|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Nė vend tė pėrkujtimit me rastin e vdekjes sė Ramė K. Nikēit
Udhėheqės shumėvjeēar i Ansamblit autokton folklorik “Rugova” i cili afirmoi vlerat dhe kulturėn shqiptare nė botė

 
 

 
27 mars 2006 /TN
 
Me rastin e vdekjes me 23 mars 2006 tė udhėheqėsit shumėvjeēar tė ansamblit folklorik dhe autokton “Rugova” z. Ramė Kapllan Nikēi, nė vend tė pėrkujtimit pėr meritat e tij tė mėdha qė ka pėr rritėn, punėn dhe mbijetesėn mbi 50 vjeēare tė tij, pėr lexuesit e gazetės “Besa” po (ri)botojmė bisedėn e bėrė me tė me 09. 10. 1999 nė Shtuttgart tė Gjermanisė:
 
Bisedoi: Rexhep ELEZAJ

Tė shkruash pėr ansamblin folklorik dhe autokton “Rugova”, pėr kėngėt dhe vallet e bukura rugovase, pėr melosin karakteristik tė tyre, pėr zėrin e dalė nga fleta e njomė e ahut (qė i fryhet ngjashėm si fyellit), pėr kėngėn me lahutė tė lahutarit tė famshėm tė Rugovės Metė Rrustemi, pėr sharkinė, ēiftelinė, pėr surlėn me zėrin e saj tė thekshėm, pėr tupanin me rrathė druri, pastaj pėr veshjen kombėtare rugovase; tirqit, shokėn, hėrrkėn, shallin e bardhė, xhamadanin, shaminė e kuqe me thekė lara-lara, fustanin e bardhė me rrudha, pėshtjellakun e madh dhe tė vogėl, opaktė e mėndafshta, qustekun e argjendit dhe kėmishėn e pėlhurės, etj, do tė thotė se ke shkruar pėr historinė dhe kulturėn e rugovasėve tė cilėt shekuj me radhė ia thanė kėngės dhe valleve pa e ndėrprerė traditėn brez pas brezi.
 
Ramė Kapllan Nikēi u lind me 3 mars tė vitit 1928 nė Shtupeq tė Madh tė Rugovės, nė njė familje bujare dhe me tradita tė mėdha kombėtare. Qė nė moshė tė re, si shumė rugovas, mbeti pa prindėrit dhe jeta iu bė edhe mė e rėndė. Nė periudhėn e pas LDB, me 14 qershor tė vitit 1947, Rama bashkė me disa djem tė Rugovės nė Pejė shfaqi njė program me kėngė dhe valle tė Rugovės, duke mos ditur se pikėrisht kėtė ditė i vuri themelet e njė shoqėrie kulturore, qė mė vonė u quajt ansambli folklorik autokton “Rugova”.
 
Pėr mė shumė se 60 vite Ramė K. Nikēi nė rrugėn e tij kombėtare dhe artistike kultivoi vlerat e kulturės shqiptare tė trevės sė Rugovės si kėngėt, vallet dhe ritet e folklorit nga jeta e shqiptarit nė kėtė trevė si “Loja e jataganėve”, “Loja e shpatave”, “Loja e pushkėve”, “Vallja e kaēakėve”, “Vallja e nusės”, kėngėt kreshnike, kėngėt malėsorēe, kėngėt e kositjes sė livadheve si dhe shumė tė tjera qė u ruajtėn me besnikėri dhe pėrkushtim tė veēantė nga Ramė Nikēi dhe ansambli “Rugova”. Ai dhe ansambli tė cilit i printe nė mėnyrėn mė burimore prezantojė para publikut, jo vetėm nė tė gjitha trevat shqiptare, por edhe nė shumė metropole evropiane vallen, kėngėn dhe kėrcimin burimor dhe shumė karakteristik tė rugovasėve, si lojėn me jatagana, kėrcimet nė ajėr si dhe shumė vlera tjera tė folklorit rugovas.
 
Ansambli “Rugova” nėn udhėheqjen e Ramė Kapllanit ka marrė pjesė nė shumė festivale kombėtare dhe ndėrkombėtare tė folklorit ku gjithmonė ėshtė shquar pėr punėn dhe krijimtarinė artistike, i cili bashkė me ansamblin pėr 50 vjet pune janė laureatė tė pesė medaljeve tė arta, 11 tė argjendta, 25 tė bronzta, 350 mirėnjohjeje, Shpėrblimit tė Dhjetorit, Shenjės sė Artė si dhe shumė mirėnjohjeve dhe dekoratave tjera. Ka kryer Shkollėn e lartė si dhe dy vite tė Fakultetit juridik nė Prishtinė me 1963, ndėrsa gjatė jetės sė tij ka kryer funksione dhe punė tė ndryshme nė Rugovė dhe Pejė, pranė aktivitetit dhe punės sė pa lodhur si udhėheqės i ansamblit. 
 
Qė nė fillim z. Ramė Nikēi na e tėrhoqi vėrejtjen se bisedėn tonė me tė rreth punės dhe aktivitetit tė ansamblit “Rugova”, udhėheqės i tė cilit ėshtė, nuk e konsideron tė plotė, sepse siē tha, kur tė shkruhet pėr kėtė ansambėl duhet qė sė paku tė jenė prezent tre gazetarė qė vijnė ekskluzivisht nga treva e Rugovės, ngase i njohin mė mirė se tė tjerėt adetet dhe traditat burimore tė kėsaj treve.. Megjithatė, ne arritėm qė nga thesari i madh i punės dhe aktivitetit tė tij kombėtar dhe kulturor tė shkėpusim sado pak nga pėrvoja e tij pėr rritėn dhe aktivitetin e kėtij ansambli qė nga themelimi.
 
Nga kjo kulturė atdhetare, nga vlerat dhe traditat e lashta shqiptare mijėvjeēare tė trevės sė Rugovės do lind me 1947 dhe do t’i mbijetojė tė gjitha furtunat deri me ēlirimin e Kosovės me 12 qershor 1999 ansambli folklorik dhe autokton “Rugova”, i cili pėr mbi 50 vite rresht do t’i kėndojė dhe vallėzojė lirisė sė Kosovės, jehona dhe zėri i tė cilit bujshėm do tė shpėrndahen anė e kėnd Kosovės dhe deri nė Angli, Francė, Gjermani, Itali, Kroaci, etj.
 
Vargu i valltareve dhe valltarėve tė kėtij ansambli gjithnjė tė veshur me teshat mė tė bukura kombėtare, me flamur kombėtar nė dorė tė qėndisur me thek ngjyrė ari kur ia thonin kėngės dhe valleve nė dasmat e Kosovės ta merrte mendja se po dilnin si “tigrat” nga nėntoka e Bjeshkėve tė Rugovės, pėr t’ia futur me pamjen e tyre madhėshtore tmerrin armiqve dhe pėr t’iu dhėnė tė kuptojnė barbarėve serb tė instaluar nė Kosovė se kėnga dhe vallja shqiptare do mbetėn prore tė gjalla mbi kėto troje tė lashta iliro-dardane.
 
Kėshtu fletė me mallėngjim sot njeriu, artisti, udhėheqėsi dhe njėri ndėr aktorėt kryesor i kėtij ansambli z. Ramė Nikēi, i cili pėr mė tepėr se 50 vite do ta udhėheq kėtė ansambėl pėr ta ndihmuar rritėn e tij, mbijetesėn si dhe kultivimin, ruajtjen dhe afirmimin e vlerave kulturore tė kėngės dhe valles shqiptare nga treva e Rugovės.
 
Tė gjitha rekuizitat tė ansamblit “Rugova” siē janė medaljet, jataganat, shpatat, veglat muzikore, albumet e shumta me fotografi, arkiva, etj, nėse i kanė shpėtuar barbarisė serbe mund tė gjenden nė Shtėpinė e kulturės nė Pejė, tani nėn udhėheqjen e KFOR-it, thotė i brengosur ky tribun i valles shqiptare dhe kur mė bie ndėrmend se sa libra (mbi 1000 copė) dhe dokumentacion me vlera kombėtare janė djegur nė shtėpinė time nė Pejė, mė vije tė pėlcas nga dhimbja pėr to, posaēėrisht, sepse nė mesin e tyre ishte njė material i rrallė tė cilin e kisha siguruar me mund tė madh nga njė malazez ku bėhej fjalė me emėr dhe mbiemėr pėr kolonizatorėt malazias nė Kosovė, d. m. th. pėr zullumin qė kishin bėrė ndaj shqiptarėve. Po ashtu mė janė djegur tėra materialet e mbledhura dhe tė sistemuara nė shirita tė kėngėve patriotike dhe kreshnike tė Rugovės..!!
 
Gjithmonė ndjehesha krenar, thotė mė tutje z. Ramė Nikēi, qė Zoti mė kishte dhėnė talentin e kėrcimit tė valleve tipike tė Rugovės dhe isha tepėr i lumtur se pėrmes hedhjes sė valles mund t’i kontribuoja kultivimit tė mė tejmė tė artit kaq tė lashtė shqiptar, ndaj nė kujtesėn time mė kanė ngelur shumė ēaste tė cilat nuk mund t’i harrojė kurrė, por edhe aso rastesh kur ndjehesha shumė i prekur siē ishte momenti kur merrnim pjesė nėpėr festivale ndėrkombėtare tė folklorit e qė nė shumicėn e rasteve shikuesit nuk e dinin se jemi shqiptarė nga Kosova, duke menduar se jemi maqedonas, e bile edhe nė Zagreb mė 1976 kur me njė rast i veshur nė tesha kombėtare po merrja pėrshtypjet nga disa shikues nė pyetjen qė i bėra njė ēifti bashkėshortor qė tė dytė ishin inxhinierė, se a dinin nga jemi, m’u pėrgjigjen: nga Maqedonia dhe as qė e dini se ku gjendej Kosova..!?
 
Sot lirisht mund tė them se ansambli “Rugova” gjatė periudhės mė tė vėshtirė nėn okupimin e egėr dhe tė gjatė serb ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė afirmimin e kulturės shqiptare nė Ballkan, por edhe mė gjerė nė Evropė, e kėtė mė sė miri e dėshmojnė medaljet e shumta tė fituara si dhe zėnia e vendit tė parė nė disa festivale folklorike ndėrkombėtare.
 
Ansambli ynė ishte ndėr tė parat qė si mysafire e vizitojė Shqipėrinė me 1972 duke e prezantuar kėngėn dhe vallen rugovase nė shumė qytete tė shtetit amė. Pėr hir tė historisė dhe vlerės artistike tė valles rugovase mė duhet tė pėrmendi njėrin nga figurat mė shembullore tė ansamblit “Rugova” tė ndjerin Ramė Elezin-Lajqin (vdiq nė vitin 1981), i cili ishte njėri ndėr shtyllat kryesore tė ansamblit pa tė cilin vlerat dhe sukseset tona do tė ishin tė mangėta, sepse ishte njeri me talent tė rrallė pėr kėrcimin e valles burimore rugovase, sidomos shquhej me lojėn e “Valles me shpata“ (gjithmonė e luanim sė bashku nė dysh) dhe ishte pa dyshim simboli mė autokton i ansamblit tonė, ndėrsa me veshjen e tij tipike rugovase (me shall dhe tirqi) tė cilėt nuk i zdeshi kurrė derisa vdiq, i jepte pamje magjepse vetė ansamblit si dhe qytetit tė Pejės ku jetoi, por edhe krejt Kosovės.
 
Pas vdekjes sė tij nuk mund tė gjeja njė valltar tė ngjashėm, ngase e veēanta e kėrcimit tonė ishte se unė vallėzoja duke e pėrcjellė taktin e zėrave tė veglave muzikore, kurse ai vallėzonte me stilin e tij tė veēantė pa e humbur kurrėnjėherė ritmin e pėrbashkėt tė valles qė luanim. Janė pėrpjekur shumė koreograf qė ta bėjnė koreografinė e stilit tė vallėzimit tonė, por nuk ia kanė dalė, thotė Ramė Nikēi, kurse sa i pėrket sukseseve tė ansamblit tonė ato janė meritė e gjithė rugovasėve tė cilėt e ndihmuan atė pa rezervė, qoftė duke dhėnė valltarė dhe valltare tė talentuara qė e mundėsonin pjesėmarrjen tonė me sukses nėpėr festivale tė shumta.
 
Pjesėmarrjen e fundit jashtė Kosovės e kishim nė njė festival nė Ulqin mė 1994 tė cilin na e mundėsojė LDK-ja, por tretmani ynė kėtu ishte tepėr i ultė nga ana e organizatorit (malazias), pėr shkak se emri i ansamblit tonė ishte i njėjtė me mbiemrin e kryetarit Ibrahim Rugova i cili nė atė kohė ishte bėrė “therrė nė sy” pėr organet shovene serbo-malazeze, por megjithatė neve kėnduam kėngė patriotike dhe luajtėm valle sipas repertoarit tonė. Mjerisht, aty e tutje puna e ansamblit tonė u vėshtirėsua aq shumė sa u detyruam ta ndėrprejmė aktivitetin.
 
Tani kur Kosova ėshtė e ēliruar, ansambli ynė serish do t’ia thotė kėngėve dhe valleve shqiptare edhe mė tė bukura, pohon nė fund tė bisedės tonė z. Ramė Nikēi.

 

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.