|
-
28
shkurt 2006 /TN
-
-
Nga
Kabil Bushati
-
-
Papritun, javėn e kaluar, sezoni dimnor i politikes shqiptare, pėsoi
nji tallazitje tė fortė. Parlamenti, u kthye nė arenė gladiatoresh
nga socialistet genetikisht sherrxhij. Kėrsiti grushti, u rrėmbyen
mikrofone, u kėputen linjat kompjuterike tė votimit e u hoq softi i
tyne, burrat e kombit u shanė si gratė llafazane.
-
-
Sa
turp. Mu nė mes tė Europės, kur Kosova ka nisė bisedimet pėr
statusin e saj dhe pret nga shteti amė shqiptar civilizim, fisnikėri
e dinjitet. Shumėkush pyet, perse ngjau gjithė kjo pėrleshje, gjithė
ky nonsens? Te gjithė kane tė njejtėn pėrgjigje.
-
-
Tė
gjithė qeveritarėt, analistėt politik e opinionistėt kanė tė njajtėn
pėrgjigje nė maje tė gjuhės. Deputetėt rozė kerkojnė shkarkmin e
kryeparlametares Topalli. . . u shkelėn procedurat e votės sė
fshehtė. . . ajo nuk ka tė drejtė t'i kerkojė doreheqjen prokurorit
tė pėrgjithshėm. . . ajo nuk ka tė drejtė t'u ndalojė fjalėn e lirė
deputetėve tė opozites, ajo ka bllokuar dekretin pėr gjyqtaren
Gjinovefa Gaba, ajo. . . etj etj.
-
-
Kryeministri Berisha shkon edhe ma larg, ai e lidh kėtė mocion me
qejfmbetjen e socialisteve pėr arrestimin e Luiza Hoxhės. . .
-
-
Pyesim, valle kėtu fshihet lepuri?
-
-
Pėr
mendimin tim lepuri fle tjera kund. Le tė analizojmė me gjak tė
ftohte dhe me argumenta e deduktivitet. Gjithnji me kambė nė tokė. A
asht e vėrtete sė kryeparlamentarja Topalli qenka tregue kaq e
ashpėr me deputetet e opozitės nė veēanti dhe me krejt socialistet
nė pėrgjithėsi?
-
-
Mendoj
sė jo. Ajo akoma nuk ka pushuar nga puna Artan Banushin, ish
sekretarin e PS-se sė Shkodrės, i cili vitet e fundit u atashue nė
parlament dhe pas 3 korrikut formalizoi grabitjen e veturave
qeveritare nga ana e titullarėve qė dorėzuan pushtetin.
-
-
Aty e
gjeti dhe aty e la. Po kėshtu edhe nė Shkodėr, ku njiheri asht dhe
kryetare e grupit tė punės pėr reformimin e administratės sė vjetėr,
akoma nuk ka pushuar nga puna asnji socialist, pėrkundrazi ka lanė
pa punė tanė demokratėt qė hoqi nga puna Fatos Nanoja para 8
vjetėsh.
-
-
Vetėm
nė vitin e mbrapshtė 1997, Fatos Nano hoqi nga administrata publike
rreth 27. 000 demokratė dhe i zėvendėsoi ata me lumpenin e shoqėrisė
shqiptare. Pra, nė ketė rast kritikat zonjės Topalli, normalisht
duhej t'i vinin prej demokrateve tė Shkodrės, ashtu si i kane ardhė
nga gazeta jonė.
-
-
Ndėrsa
opsioni pėr prokurorin e pėrgjithshėm asht shume skandaloz. Zonja
Topalli asht deputete e popullit dhe ka tė drejte me i kėrkua
dorėheqjen ashtu siē ka tė drejte ēdo qytetar i kėtij vendi me
kėrkue dorėheqjen e kujtdo, biles dhe kryeministrit e presidentit.
Kėtu nuk ka asgja anormale.
-
-
Nuk ka
asnji herezi ndaj figurės sė prokurorit. Bile mazhoranca
parlamentare duhet kritikue pėr faktin e thjeshte qė nuk po e ban
Shqipninė me prokuror tė pavarun, ashtu si e kanė shumė vende
demokratike tė botės.
-
-
At'here a do tė kishin gjetun birė miut sė ku me u fute ish
ministrat hajdute tė Nanos tė cilet edhe sot e kėsaj nate qė po
shkruej kėto rrjeshta i ke tue ba kokrrėn e sefasė nė lokalet ma
luksoze tė Tiranės.
-
-
Le tė
ndalemi pak tek procedura e votimit. Personalisht jam pėr votimin e
fshehtė me kuti. Por realisht ajo procedurė le vend pėr diskutim.
Nėse ajo nuk ishte plotėsisht e fshehtė, at'herė lind pyetja sė si
qenkan ba votimet gjate 8 vjetėve qė qeverisėn socialistėt!?
-
-
Pasi
me ketė sistem kompjuterik janė votuar nė parlament tė gjitha
institucionet kushtetuese qė ka sot ky vend. Dhe janė miratuar jo
pak por rrumbullak 108 nėpunės tė nivelit tė lartė.
-
-
A thue
kėto institucione qenkan tė gjithė jo legjitime, sepse vota e
deputeteve tė mėparshėm nuk paska qene e fshehte?! Pra siē shihet
edhe nga argumentat e siper shėnuar, faktet qė paraqitin deputetet
socialiste jane teper anemike dhe ma sė minore. tė gjitha nė kete
rast flasin nė favor tė kryeparlamentares. po at'here ku fshihet
lepuri, a fshihet gja pas kuintave?
-
-
Mendoj
sė po. Zhurma dhe zallamahia kundėr Topallit nuk asht asgja ma shume
sė sa nji furtune nė gote. Pas kuintave fshihet realisht qeveria
Berisha. Atyre iu duhet nji precedent pėr tė sulmuar qeverinė.
-
-
Deputetet socialiste kane ra nė dilemen hamletjane: "to be or not to
be". Ata deri tashti, qė tė justifikojnė qenien nė salle nė sytė e
elektoratit, nuk kane qene nė gjendje qė t'i paraqesin parlamentit
asnji akuze pėr korrupsion kundėr qeverise nė pėrgjithėsi apo ndonji
ministri nė vecanti, qė tė bante shkak pėr mocion ndaj qeverise sė
tanishme. Sepse sipas traditės ndėrkombėtare parlamentare, mocionet
paraqiten kunder qeverise e kryeministrit.
-
-
Por
deri me sot Berisha dhe kabineti i tij nuk ua ka dhanė ketė
kėnaqėsi socialisteve. Berisha deri tashti asht kritikue vetem sė
akoma nuk po godet me dore tė hekurt kupolen e korrupsionit, por jo
sė asht vete i korruptuar apo ministrat e tij. Bile asht i pa
falshėm altruizmi i tij ndaj kupolės sė socialisteve.
-
-
Akoma
nuk janė pėrballė me drejtėsinė ata qė pėr 8 vjet nė opozite Partia
Demokratike dhe lideri i saj Berisha i akuzuan si hajdute e tė
korruptuar si p. sh Cac Angjeli, Bashkim Fino, Fatos Nano, Xhoana
Nano, Spartak Braho, Edi Rama, Gramoz Ruci, Duka i krimit, klani i
Zemunit, Eskobari i droges etj etj.
-
-
Ditėn
e diele, kur zonja Topalli kishte zbrite nė aeroportin Kenedi e
ftuar me tė gjitha gratė kryeparlamentare nga Organizata e Kombeve
tė Bashkuara, Berisha doli nė darkė nė nji konference shtypi tė
jashtėzakonshme tepėr i egėrsuar e mujshar. Kjo konference u emetue
nga tė gjitha mediat elektronike shqiptare e plote. Kryeministri, pa
dashje ra nė grackėn qė i kishin ngrite socialistet.
-
-
Ai
publikisht akuzoi me dokumente zyrtare nominalisht Ben Blushin, pėr
pėrvetėsim fondesh publike nga ana e bashkėshortes nė 12 tendera nė
shumėn prej 250 milion lekesh. Akuzoi Gramoz Rucin e Arta Daden pėr
inkriminimin e fėmijėve tė tyre.
-
-
Akuzoi
si maniak seksual Blendi Klosin, pėr tė vijue me Gjinovefa Gaben pėr
tregti droge tė nji njeriu tepėr tė afėrt tė saj. nė fakt kėto akuza
patjetėr qė nuk janė halucinacione tė kryeministrit, por ato
duheshin artikuluar nga prokurori i pėrgjithshėm, por tė nesėrmen
prokuroria nuk mori pėrsipėr sė dispononte dosja pėr personat nė
fjalė.
-
-
Pra
kemi nji diskordancė mes qeverise sė kryesuar nga Berisha dhe
kryeprokurorit Sollaku, gje e cila asht pohuar prej muajsh nga
kryeministri dhe stafi i tij. Pra kemi nji impas mes qeverise dhe
institucionit tė akuzės sė shtetit, pasi Shqipnia nuk ka prokuror tė
pa varun. Tashti Berisha asht nė dileme. Atij i duhet qė tė provoje
para drejtėsisė vėrtetėsinė e akuzave tė tija.
-
-
Ne tė
kundėrt, do tė jene tė akuzuarit qė do tė kthehen nė akuzues(si
Dimitrovi). Kete, tė akuzuarit roze e manifestuan ditėn e hane para
kamerave televizive. Po ketė, dite nė parlament, deputetet
socialiste, treguan me force sė nuk e kane nė plan tė tėrhiqen nga
agresiviteti i tyne. Biles njeri syresh tundte prangat (si
Zhrinovski) mu nėn hundėt e presidiumit tė kuvendit. (?!).
-
-
Sipas
tė gjitha prognozave, gjate kėsaj jave nė vijim, nuk do tė kemi
asnji tėrheqje nga ana e socialisteve. Ata tashma kane dalė jashta
kuintave e kane marrė skenėn e teatrit politik parlamentar, tė
gatshėm pėr tė provokuar ngjarje ma tė hidhuna. Berisha duhet ta
zhbllokoje sa ma shpejt ketė situate tė pa kėndshme e cila shume
shpejt mund tė precipitojė nė shkalle ma tė gjanė, gja pėr tė cilėn
deri tash nuk ka dhanė asnji shej luajaliteti.
-
-
Pėr
medimin tim ai duhet deri nga fundi i javės apo nga fillimi i javės
tjetėr tė mbledhė strukturat e Partisė Demokratike nė qendėr,
kryesinė dhe po tė jete e nevojshme edhe Kėshillin Kombėtar tė
partisė (pasi ka shtatė muaj qė kryesia e PD-se nuk asht mbledhė)
dhe tė vendosė kolegjialisht hapat e matejshėm qė duhen ndėrmarrė
nga ana e qeverisė pėr zhbllokimin e shpejtė tė kėsaj situate.
|
|