|
-
Grupi Negociator miratoi dokumentin pėr mbrojtjen e pakicave
-
-
Prishtinė,
28 shkurt 2006 - Emisari special
pėr Kosovėn Martti Ahtisari e ka tė gatshėm dokumentin pyetėsor pėr
pakicat tė miratuar sot nga Grupi Negociator, me tė cilin do tė
takohet nesėr.
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, tha se Grupi Negociator, i cili
me tė gjitha strukturat e tij ėshtė jashtėzakonisht mirė i
pėrgatitur, miratoi dokumentin-pyetėsor tė dėrguar nga z.Ahtisari si
pėrgatitje pėr takimin e radhės nė Vjenė, tė plotėsuar paraprakisht
nga Grupi politik strategjik.
-
-
Presidenti Sejdiu tha se dokumenti ėshtė miratuar pas diskutimit nga
anėtarėt e delegacionit dhe se ėshtė njė dokument i rėndėsishėm qė
pėrmbushė "disa interesime tė veēanta" tė z.Ahtisari.
"Kontribut tė mirė dhanė tė gjithė anėtarėt e pranishėm tė
delegacionit, pėr begatimin me ndonjė vėrejtje eventuale, qė u
deshtė tė shtohet nė tekst, por jo nė esencė sepse ishte
jashėtzakonisht mirė i pėrgatitur", tha Presidenti.
Dokumenti ėshtė pėrgatitur nga Grupi Politik strategjik, i marrė nė
trajtė pyetėsori nga z.Ahtisari pas takimit tė Vjenės tė mbajtur
para njė jave.
Dokumenti pėrmban pėrgjigjjet e pyetjeve tė parashtruara nga i
dėrguari i OKB sė pėr statusin e Kosovės z.Marti Ahtisėi pėr pozitėn
e pakicave pas zgjidhjes sė statusit.
Dokumenti parasheh njė korpus parimesh tė praktikave tė ndryshme, qė
zbatohen nė Evropė nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe tė
pakicave.
Gjatė takimit tė nesėrm tė delegacionit tė Kosovės, kur z.Ahtisari
do tė jetė nė Prishtinė, sipas presidentit Sejdiu do tė bisedohet
edhe pėr procesin e filluar tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, pėr
takimin e radhės tė Vjenės si dhe pėr dokumentin e sapomiratuar. "Dhe
natyrisht edhe pėr kahet e mėhershme tė zhvillimit tė bisedimeve",
tha Sejdiu.
Presidenti tha se ēėshtjet qė ka shtruar deri tash pala shqiptare
ėshtė njė bazė e mirė, "qė reflekton seriozitetin e ēėshtjes apo tė
gjithė materies qė ėshtė marrė pėrsipėr dhe qė do tė mbahet nė
vazhdimėsi".
"Mund tė them se Delegacioni i Kosovės me tė gjitha ekipet e tij
ėshtė jashtėzakonisht mirė i pėrgatitur", tha ai pas takimit tė
rdhės tė delegacionit tė Kosovės, nė tė cilin mungonte vetėm
kryekuvendari Nexhat Daci.
-
Nė kėto pėrgjigjje ėshtė paraparė njė korpus i tėrė i parimeve dhe
praktikave tė ndryshme, tė cilat aplikohen nė Evropė pėr mbrojtjen e
tė drejtave tė njeriut dhe tė pakicave.
Kėto parime do t'i aplikojė edhe Kosova pas definimit
tė statusit.
-
-
-
U.Nesh thotė se pavarėsia e Kososvės
vjen me kushte dhe pėrgjegjėsi
-
-
Pragė, 28 shkurt 2006
- Eksperti amerikan
Uiliem Nesh thotė se nuk ėshtė pėr termin pavarėsi e kushtėzuar pėr
Kosovėn, sepse sipas tij, "pavarėsia vjen me kushte dhe
pėrgjegjėsi". Nė mesin e tyre, thotė ai, janė dhe ato qė kanė tė
bėjnė me kompensimin e individėve apo entiteve, jeta e tė cilėve
ndryshoi dukshėm.
-
-
Uiliem Nesh theksoi pėr Radion Evropa e
Lirė se "njerėzit qė janė tė detyruar tė lėvizin nga njė shtet
sovran nė njė tjetėr shtet sovran tė sapoformuar, duhet tė
kompensohen, jetėt e tė cilėve janė ndėrprerė".
-
Nė anėn tjetėr, nė rast se palėt nuk merren vesh rreth statusit tė
Kosovės, bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė jetė e pėrgatitur qė tė
imponojė zgjidhjen, duke marrė parasysh interesat e tė gjitha
palėve, tha Uiliem Nesh, ekspert pranė Kėshillit pėr Politikė tė
Jashtme (SHBA).
-
Ndonėse kjo nuk do tė jetė njė zgjidhje e pėrsosur, por megjithatė
Nesh mendon se kjo mund tė jetė e vetmja mėnyrė qė tė zgjidhet
ēėshtja e Kosovės brenda njė kohe tė arsyeshme. "Mendoj se ėshtė e
rėndėsishme pėr tė gjitha palėt qė tė kuptojnė se ekziston njė
mundėsi zgjidhje, pasi nė njė rast tė tillė ka mė shumė motivim pėr
bisedime me vullnet tė mirė", tha Nesh nė njė intervistė pėr Radion
Evropa e lirė.
-
I pyetur sesi do tė zgjidhet ēėshtja delikate e Mitrovicės, Nesh i
cili ka qenė administrator i kėtij qyteti, tha se kjo do tė jetė njė
ēėshtje shumė e vėshtirė pėr t'u zgjidhur. "Baza e ēdo zgjidhjeje
pėr Mitrovicėn dhe Kosovėn nė tėrėsi duhet tė jetė respektimi i tė
drejtave dhe nevojave tė tė gjithė individėve", tha Nesh, duke
rekomanduar "qė negociatorėt tė gjejnė zgjidhje pėr kėtė ēėshtje
shumė tė vėshtirė, qė lidhet me faktin se njerėzit duhet tė jenė tė
mbrojtur dhe tė ecin pėrpara me jetėt e tyre nė mėnyrė pozitive".
-
-
-
Alfred Moisiu shpreh shqetėsimin e thellė pėr tensionimin e jetės
politike nė Shqipėri
-
-
Tiranė, 28 shkurt 2006 -
Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, ka shprehur shqetėsimin e
thellė pėr tensionimin e jetės politike nė vend, si rezultat i
rikthimit tė retorikės konfliktuale dhe mungesės sė dialogut
politik.
Nė njė komunikatė nga Zyra e President Moisiu theksohet se
"zhvillimet negative vijnė nė njė kohė, kur Shqipėria ėshtė nė prag
tė nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit me Bashkimin
Europian dhe kur interesat e vendit dhe tė qytetarėve kėrkojnė njė
bashkėpunim tė frytshėm dhe aktiv midis forcave kryesore politike".
Presidenti Moisiu u ka bėrė thirrje partive politike nė mazhorancė
dhe nė opozitė pėr pėrgjegjshmėri, maturi dhe vullnet politik pėr tė
kapėrcyer krizėn e besimit tė ndėrsjellė, duke kėrkuar qė ēdo
institucion shtetėror dhe individ akuzat t'i adresojė nė organet e
drejtėsisė.
Presidenti shqiptar gjithashtu "u bėn thirrje forcave politike nė
mazhorancė, qė pėrmes vetpėrmbajtjes dhe respektit ndaj opozitės, tė
mundėsojė funksionimin e hapėsirave ligjore dhe politike qė
garantojnė normalitetin e demokracisė parlamentare".
-
- Njėherit
ai me tė njėjtin shqetėsim "fton partitė politike parlamentare nė
opozitė, qė tė shmangin politikat bllokuese, dhe me qetėsi e
fleksibilitet tė pėrdorin dialogun politik pėr tė ndihmuar
funksionimin normal tė institucionit tė Parlamentit".
Shqipėria, thotė Moisiu, ndodhet nė njė stad, ku lipset njė politikė
mė civile qė nuk pėrsėrit gabimet e tė kaluarės; njė politikė
vizionare dhe konstruktive, qė ndihmon tė fitojmė kohėn e humbur nė
zhvillimin e vendit dhe tė ecim realisht drejt integrimit euro
atlantik.
-
-
- Nė
Arabinė Saudite vriten 5 militantė tė Al Kaidės
-
-
Riad, 28 shkurt 2006
Katėr nga pesė militantėt e vrarė nga forcat e sigurimit saudit, tė
cilėt janė vrarė tė hėnėn, gjenden nė listėn e tė dyshimtėve mė tė
kėrkuar nė lidhje me Al Kaidėn, ka bėrė tė ditur sot (e martė)
Ministria e Brendshme saudite, njofton Rojter.
Mediat saudite thonė se njėri nga
militantėt ishte lider i Al Kaidės nė Arabinė Saudite.
-
-
-
Shtyhet gjykimi i Sadam Hyseinit pėr tė
mekurėn
-
-
Bagdad, 28 shkurt 2006
Gjykimi i Sadam Hyseini ėshtė shtyrė pėr tė mekurėn, ka bėrė tė
ditur sot ( martė) gjykatėsi kryesor, njofton Rojter.
|
|