|
28 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (27.02.2006),
Bashkimi
Evropian e paralajmėroi Serbinė se bisedimet pėr Marrėveshjen e
Asocim-Stabilizimit do tė pezulloheshin nė se Beogradi nuk arreston
sė shpejti tė pandehurin pėr krime lufte Ratko Mlladiē.
Paralajmėrimi u bė sot, gjatė takimit tė Ministrave tė Jashtėm tė
Bashkimit. Ministrat i kėrkuan Beogradit bashkėpunim tė plotė me
Gjykatėn e Hagės. Ministri sėrb i financave, Mladjan Dibnkiē tha se
Bashkimi Evropian do tė bėnte njė gabim tė madh nė se pezullonte
bisedimet pėr Marrėveshjen e Asocim-Stabilizimit. Ai shtoi se
dorėzimi i Mlladiēit ėshtė pėrparėsi pėr Sėrbinė.
Javėn e kaluar shtypi serb njoftoi pėr arrestimin e Mlladiēit, por
kryeprokurorja e Hagės Karla Del Ponte tha se autoritetet i kishin
thėnė se Ratko Mlladiē nuk ishte arrestuar.
Ndėrkohė autoritetet nė Spanjė arrestuan njė tė dyshuar serb qė
mendohet tė jetė njė dėshmitar i rėndėsishėm nė gjyqin ndaj
Sllobodan Millosheviēit. Sipas autoriteteve, Veselin Vukotic, u
arrestua gjatė fundjavės nė aeroportin e Madritit.
Vukotic dyshohet pėr vrasjen nė vitin 1990 tė Enver Hadrit, qė nė
atė kohė drejtonte njė organiztė pėr tė drejtat e njeriut. Nė kohėn
e vrasjes kishte zėra se zoti Hadri ishte duke zhvilluar hetime pėr
abuzimet e Millosheviēit. I pandehuri Vukotic po ashtu kėrkohet pėr
njė vrasje nė Beograd dhe pėr njė vrasje tjetėr nė Mal tė Zi. //rd//
|