|
-
28
shkurt 2006 /TN
-
-
-
Investimi nė arsim nė funksion tė krijimit tė mirėqenies, zhvillimit
kombėtar dhe integrimeve evropiane
-
-
-
Strategjia pėr planifikimin e zhvillimit tė arsimit parauniversitar
do tė jetė njė proces gjithėpėrfshirės pėr vijėzimin e njė vizioni
tė qartė pėr arsimin kosovar dhe tė rrugėve dhe mjeteve
(strategjive) mė efikase pėr arritjen e objektivave tė duhura pėrmes
tė cilave tė jetėsohet ky vizion
-
-
Shkruan: Xhavit REXHAJ*
-
-
Planifikimi strategjik ėshtė thelbi i funksionimit tė njė organizate
apo institucioni tė suksesshėm nė botėn e pėrparuar.
-
Mbase,
pikėrisht, duke i falėnderuar mėnyrave tė planifikimit sot nė botė i
kemi vendet e pėrparuara dhe tė tjerat jo aq tė pėrparuara.
-
Edhe
ish vendet komuniste e kanė bazuar zhvillimin e vet shoqėror
ekonomik nė planet famoze pesėvjeēare zhvillimore. Megjithatė, njė
prej arsyeve tė dėshtimit tė kėtyre planeve do tė ketė qenė se ato
ishin mė shumė vizion i paqartė dhe njė listė e dėshirave tė njė
elite politike, tė huaja pėr ata qė pritej ti zbatonin.
-
Sdo
mend se janė disa parime dhe premisa tė cilat i bėjnė disa
planifikime tė mira e disa jo edhe aq efektive. Nė kėtė kontekst dhe
para sė gjithash kemi tė bėjmė me planifikimin real (strategjia nuk
bėn tė jetė fontanė dėshirash tė parealizueshme), vizionin e qartė
(strategjia duhet tė ketė vizion lehtė tė kuptueshėm qė i lidh tė
gjithė nė procesin e zbatimit), pjesėmarrjen dhe pronėsinė (ēdo
strategji duhet tė hartohet, tė zbatohet por edhe tė ketė pronėsi
nga tė gjithė faktorėt relevantė), kreativitetin (strategjia duhet
tė hap rrugė pėr energjitė konstruktive dhe pėr kreativitet), etj.
-
Njė
element tjetėr qė gjithsesi duhet pasur para sysh gjatė procesit tė
hartimit tė secilės strategji ėshtė ndėrlidhja dhe ndėrvarshmėria e
sektorit nė tė cilin planifikohet me sektorėt e tjerė, me
komunitetin dhe rrethin e vet, me faktorėt relevantė, me kontekstin
rajonal e ndėrkombėtar, etj.
-
Fjala
kyēe nė kėtė kontekst ėshtė koherenca: ēdo plan strategjik duhet tė
jetė koherent nė vetvete, por edhe tė jetė nė koherencė me rrjedhat
dhe proceset nė sektorėt, ambientin, pėrfituesit, si dhe me
kontekstin mė tė gjerė gjeografik, politik e ekonomik.
-
Pėrfundimisht, ajo duhet tė jetė pjesė motorike e zhvillimit tė
gjithėmbarshėm ekonomik tė shoqėrisė. Pikėrisht ky aspekt i procesit
tė hartimit tė planit strategjik pėr zhvillimin e arsimit
parauniversitar ėshtė edhe nė fokus tė kėtij shkrimi.
-
Mė
poshtė do tė provojmė tė vendosim procesin tonė tė strategjisė nė
relacion me disa nga kėta faktorė dhe veprues pėr tė bėrė mė tė
qartė funksionin e strategjisė dhe misionin e MASHT nė kuadėr tė
qeverisė dhe tė arsimit nė kuadėr tė sektorėve tė tjerė nė shoqėri.
-
-
Koherenca e brendshme e strategjisė
-
-
Sistemi i arsimit parauniversitar ėshtė njė strukturė komplekse e
pėrbėrė nga shumė komponente, nivele, segmente tė rėndėsishme dhe
ndonjėherė divergjente tė cilat garojnė pėr trajtim parėsor nga
ministria, qeveria dhe nga shoqėria nė pėrgjithėsi.
-
Njė
garė e tillė mund tė rezultojė me ndarje tė sistemit tė arsimit
sipas niveleve dhe tipeve tė shėrbimeve arsimore. Nė kėtė situatė do
tė pėrfundojmė nė njė gjendje tė fragmentarizuar duke u orvatur pėr
tė bindur tė tjerėt se arsimi profesional, ai i pėrgjithshėm apo
arsimi parashkollor etj. janė pikėrisht ai segmenti mė i rėndėsishėm
pėr shoqėrinė. Kjo gjendje do tė shkaktonte konkurrencė (qė do tė
ishte pozitive) nė njėrėn anė, por edhe kundėrshti jo-konstruktive
qė do ulnin nivelin e sinergjisė, bashkėrenditjes dhe bashkėpunimit,
nė anėn tjetėr.
Pėr kėtė arsye ėshtė qasje e duhur qė koncepti fillestar i
strategjisė dhe procesi i deritanishėm janė pėrqendruar nė njė
prerje tė tėrthortė tė veprimtarive arsimore pėr tė siguruar cilėsi,
pėrfshirje, efektivitet dhe integrim tė shėrbimeve arsimore pa
dallim, nė vend tė qasjes sė trajtimit tė niveleve arsimore
(parashkollor, parafillor, fillor, i mesėm etj.) dhe tė tipeve tė
kėtyre shėrbimeve (profesional apo i pėrgjithshėm).
-
Kjo
qasje, ta quajmė holistike programore (kundruall qasjes fragmentare
sipas nivelit, tipit, apo segmentit) siguron sinergji tė
pėrpjekjeve, bashkėrenditje dhe pjesmarrje. Njė qasje e kėtillė
kurrsesi nuk e pėrjashton pastaj prioretizimin e niveleve, tipeve,
dhe shėrbimeve sipas vizionit dhe mision tė pėrcaktuar bashkėrisht,
kuptohet gjithnjė duke pasur para sysh prioritetet zhvillimore tė
shoqėrisė dhe trendet nė rajon e mė gjerė.
-
Tė
gjitha kėto krijojnė parakushte pėr njė plan koherent ku pjesa
komunikon lirshėm me tėrėsinė dhe tėrėsia funksionalizohet mė mirė
nė rrethinės mė tė gjerė. Kjo qasje gjithsesi tėrheq edhe
pėrqendrimin nga debate tė pafrytshme pėr primatin e niveleve kah
pėrqendrimi nė shkathtėsitė, dijet, dhe shprehitė pozitive tė
nxėnėsve, studentėve dhe tė tė rinjve.
-
-
Lidhja ndėrmjet dy strategjive: arsimi i lartė dhe arsimi
parauniversitar
-
-
Nė
vitin 2005 MASHT pėrfundoi hartimin dhe miratimin e Planit
Strategjik pėr Zhvillimin e Arsimit tė Lartė 2005 2015.
-
Procesi i zhvillimit tė kėsaj strategjie ėshtė njė bazė dhe pėrvojė
e mirė pėr strategjinė e arsimit parauniversitar, nė njėrėn anė, dhe
pikė e dobishme referuese pėr vendosjen e lidhjeve tė domosdoshme
ndėrmjet kėtyre dy niveleve tė shėrbimeve arsimore. !
-
Nė
kohėn e ekonomisė sė dijes, ēdo ndarje nė universitare dhe
parauniversitare do tė ishte njė ndarje artificiale dhe
kundėrproduktive e sistemit tė arsimit. Trendet dominante nė
hapėsirėn evropiane tė arsimit si: mėsimi permanent, arsimimi i tė
rriturve, ndėrlidhja e arsimit me rrjedhat dhe nevojat e shoqėrisė,
trendet nė tregun e punės, arsimi jo-formal dhe informal, marrja
para sysh e pėrvojės jetėsore nė karrierėn arsimore etj. janė
mekanizma lidhės qė imponojnė natyrshėm pashkėputshmėrinė e sistemit
arsimor nė tėrėsinė e vet.
-
Dokumente e procese relevante evropiane si: Procesi i Bolonjės (nė
arsimin e lartė), Deklarata e Kopenhagės (pėr arsimin profesional)
dhe Procesi i Lisbonės (pėr reformat dhe synimet e arsimit nė Evropė
deri nė vitin 2010) paraqesin njė kornizė tė gjerė e cila nė njerėn
anė ndikon fuqishėm pėr lidhjen e arsimit me shoqėrinė e ekonominė,
dhe thėrret pėr ndėrlidhjen dhe sigurimin e urave fleksibile
ndėrmjet niveleve arsimore.
-
Kjo
kornizė e trendeve nė arsimin evropian paraqesin udhėrrėfimin dhe
orientimin e pėrgjithshėm pėr kahet e mėtejme tė zhvillimit tė
arsimit kosovar, gjithnjė duke pasur para sysh specifikat e
rrjedhave nė arsimin kosovar dhe tė nevojave zhvillimore tė
shoqėrisė tonė.
-
-
Proceset integruese dhe trendet e zhvillimit nė Evropė dhe rajon
-
-
Dokumentet e sipėrpėrmendura evropiane dhe nisma e dokumente tė
ngjashme me karakter rajonal janė udhėrrėfyese dhe pika orientimi
edhe pėr, sė paku, dy arsye tė tjera:
-
a)
Qėllimet dhe objektivat e zhvillimit tė arsimit nė rajon e nė Evropė
mund tė shėrbejnė si pika referimi pėr qėllime krahasimi tė
kaheve dhe tė shkallės sė zhvillimit tė arsimit nė Kosovė. Ėshtė e
kotė ēfarėdo orvatje pėr vlerėsimin e efikasitetit e tė
efektivitetit tė sistemit tonė arsimor nėse pėr kėtė qėllim nuk
shfrytėzohen piketat dhe indikatorėt zhvillimorė tė sistemeve
arsimore tė vendeve tė tjera.
Pėr ilustrim mund tė pėrdorim testet ndėrkombėtare PISSA (arsimi i
pėrgjithshėm) dhe TIMS (arritshmėria nė matematikė dhe nė shkencat
natyrore). Ėshtė e kotė mbledhja, sistemimi dhe analiza e tė dhėnave
pėr sistemin arsimor nė Kosovė, nėse kėto nuk janė tė krahasueshme
me tė dhėnat e mbledhura nga, pėr shembull, vendet anėtare tė
OECD-sė. Procesi i jonė hartimit tė strategjisė mund tė luaj rol tė
rėndėsishėm nė pėrcaktimin e mekanizmave dhe masave qė do tė
siguronin koherencė dhe pėrputhshmėri tė indikatorėve, standardeve
tė arritshmėrisė, dhe tė objektivave tė proceseve arsimore kosovare
me ato pėrkatėse evropiane.
-
-
b)
Proceset integruese evropiane dhe rrjedhat pėrkatėse nė tregun e
punės nė rajon e mė gjerė, janė ndihmesė e madhe nė vendosjen e
prioriteteve tona pėr zhvillimin e mėtejmė tė arsimit kosovar.
-
Kjo
bėhet edhe mė e rėndėsishme nėse kihet para sysh mosha e re e
popullatės dhe shkalla e papunėsisė nė Kosovė. Do tė kalojnė edhe
disa vjet deri sa ekonomia kosovare tė jetė nė gjendje tė sigurojė
vende pune pėr numrin e madh tė tė rinjve tė cilėt hyjnė nė tregun e
punės ēdo vit. Nė kėtė kontekst, nė plan afatmesėm dhe afatgjatė,
ėshtė me rėndėsi tė analizohen rrjedhat nė tregun evropian tė punės.
-
Marrėveshjet pėr tregti tė lirė nė rajon, marrėveshjet dhe
dokumentet e ndryshme evropiane pėr hapjen e tregut tė punės pėr
vendet kandidate dhe pėr ato nė procesin e stabilizim asociimit,
sinjalet e ndryshme pėr lehtėsimin e regjimit tė vizave pėr po kėto
vende dhe konkluzionet e fundit tė Komisionit Evropian pėr zgjerim
tė mėtejmė tė BE-sė nė drejtim tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor,
janė tregues mjaftė tė qartė qė mund tė shėrbejnė pėr pėrcaktimin e
njė numri tė prioriteteve dhe tė kaheve tė zhvillimit tė mėtejmė tė
arsimit kosovar nė funksion tė zhvillimit tė shoqėrisė.
-
-
Arsimi dhe shoqėria (ekonomia)
-
-
Nė
situatėn kur ekonomia jonė nuk mund tė absorbojė numrin e madh tė tė
diplomuarve nga shkollat e mesme apo nga universiteti, MASHT dhe
qeveria kosovare duhet tė mendojnė mekanizma dhe strategji tė
shmangies sė aftėsimit tė tė rinjve pėr vende pune tė cilat realisht
nuk ofrohen nė treg.
-
Nė
vend tė kėsaj duhet mbėshtetur nė njė strategji tė kombinuar jo
vetėm tė sigurimit tė shkathtėsive pėr punė, por edhe nė formimin e
kandidatėve me shkathtėsi pėr rritjen e punėsueshmėrisė pėrmes
zhvillimit tė ndėrmarrėsisė te ata; pos kėsaj do tė duhej zhvilluar
profile qė i pėrshtaten prioriteteve zhvillimore tė Kosovės (qė
duhet tė pėrcaktohen nga qeveria) apo tė vendeve nė rajon e mė
gjerė.
-
Asnjė
prej kėtyre nuk ėshtė e mundur nėse paraprakisht nuk sigurohen
kushte pėr bashkėpunim mė tė mirė tė institucioneve arsimore me
komunitetin, me shoqėrinė dhe, sidomos, me institucionet e
organizatat ekonomike.
-
Strategjia pėr planifikimin e zhvillimit tė arsimit parauniversitar
ėshtė rast pėr tė dhėnė njė vizion pėr njė hapje tė tillė dhe
partneritet ndėrmjet kėtyre sektorėve. Nė tė njėjtėn kohė, kjo do tė
ishte edhe nė funksion tė vendosjes sė koherencės nė synimet e
sektorėve dhe segmenteve tė ndryshme tė shoqėrisė, por, njėkohėsisht
do tė ndihmonte edhe nė avancimin e kohezionit social.
-
-
Pėrfundim
-
-
Strategjia pėr planifikimin e zhvillimit tė arsimit parauniversitar
do tė jetė njė proces gjithėpėrfshirės pėr vijėzimin e njė vizioni
tė qartė pėr arsimin kosovar dhe tė rrugėve dhe mjeteve
(strategjive) mė efikase pėr arritjen e objektivave tė duhura pėrmes
tė cilave tė jetėsohet ky vizion.
-
Nė
kėtė kuptim ėshtė e domosdoshme pjesėmarrja e tė gjitha palėve tė
interesuara, jo vetėm pėr tė mirė tė fėmijėve e tė tė rinjve tanė,
por pėr tė mirė tė tė gjithė shoqėrisė sonė, tė zhvillimit tė saj
ekonomik dhe tė integrimit tonė nė familjen e vendeve tė Bashkėsisė
Evropiane.
-
Ne nuk
guxojmė kurrsesi tė nėnēmojmė rėndėsinė e investimit (tė energjisė
dhe tė mjeteve financiare) nė arsim pėr krijimin e mirėqenies, pėr
integrim nė Evropė dhe pėr zhvillim kombėtar.
-
-
-
(*Autori ėshtė Drejtor i Departamentit pėr Arsimin e Lartė nė MASHT)
|
|