|
27 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės
(26.02.2006), Keida
Kostreci
Dy partitė kryesore politike nė Shqipėri vazhduan tė dielėn debatet,
me demokratėt qė kėmbėngulėn se nuk do tė pėrsėritet votimi pėr
mocionin pėr shkarkimin e kryetares sė Parlamentit, ndėrsa
socialistėt qė paralajmėruan se ky ėshtė njė provė pėr mėnyrėn sesi
do tė mebaxhohen zgjedhjet lokale nga shumica. Nė njė intervistė pėr
Zėrin e Amerikės, Kryetari i Grupit parlamentar socialist Pandeli
Majko i quajti tė papėrgjegjshme dhe jo serioze akuzat e
kryeministrit Sali Berisha pėr lidhje tė opozitės me krimin. Ai
reagoi ndaj njė konference shtypi tė kryeministrit Berisha ku ai
akuzoi shumė ashpėr Partinė Socialiste duke pėr lidhje me krimin dhe
korrupsionin. Sipas kryeministrit janė kėto lidhje dhe mbrojtja e
tyre arsyeja e vėrtetė pse socialistėt po protestojnė pėr votimin
nė parlament. Ndėrsa kryetari i grupit parlamentar tė demokratėve
Bamir Topi, nė intervistėn qė i dha Zėrit tė Amerikės sė bashku me
zotin Majko e
quajti kėrkesėn e opozitė pėr rivotim tė pamotivuar dhe politike.
Zėri i Amerikės:
Zoti Majko,
kryeministri Sali Berisha sapo dha njė konferencė pėr shtyp. Mesa
duket zoti Berisha nuk ėshtė tėrhequr nga qėndrimi i demokratve pėr
votimit (mbi mocionin pėr shkarkimin e zonjės Topalli). Cili ėshtė
reagimin juaj ndaj qėndrimit tė kryeministrit?
Pandeli Majko:
Mendoj qė jo pa ironi festa e maskave qė u zhvillua nė Shkodėr po
kalon tani nė Tiranė. Pas vizitės sė zotit Barroso me rastin e
firmosjes sė Marrėveshjes sė Asociimit dhe hedhjes sė njė hapi tė
rėndėsishėm tė filluar prej vitesh nga Shqipėria pėr tė hyrė nė
Bashkimin Evropian, sot zoti Berisha nė kundėrshtim me ato qė
deklaroi nė krah tė zotit Barroso lidhur me marrėdhėniet me
opozitėn, e deklaroi opozitėn aleate tė krimit. Mė vjen shumė keq qė
dėgjoj pėrsėri deklarata tė tilla jo serioze, tė papėrgjegjshme, por
qė nė thelb tregojnė krizėn politike tė qeverisė, sesa atė tė
opozitės.
Zėri i Amerikės:
Nė kushtet e problemeve qė u shkaktuan gjatė votimit dhe acarimit
tė shkaktuar pas tij, pse nuk pranoni ju qė votimit tė pėrsėritet?
Bamir Topi: Unė
mendoj qė problemi i votimit pas kėrkesės sė Grupit Parlamentar tė
Partisė Socialiste, nuk ka tė bėjė thjesht me njė moment vullneti,
por ėshtė ēėshtje principiale qė ka tė bėjė me rregullat
parlamentare. Unė ju kujtoj qė vetėm muajt e fundit tė legjislaturės
sė kaluar nė mėnyrė konsensuale u miratua njė rregullore e Kuvendit
e cila dikton jo vetėm rregullimin e punimeve tė parlamentit, por
edhe uljen e tensioneve tė pamotivuara nė Kuvend.
Kjo
ėshtė arsyeja qė ne nė votimin e fundit jo vetėm duke marrė nė
konsideratė precedentėt sikurse dihet kur janė emėruar mbi 110
zyrtarė tė lartė tė shtetit shqiptar, por duke iu referuar
thellėsisht nenit pėrkatės nė rregullore, parashikonte qė votimi
duhet tė ishte i fshehtė dhe nė dy mėnyra: ose nė kutinė e votimit,
ose nė sistemin elektronik dhe kjo pėrcaktohej nga seanca plenare.
Mbas propozimit tonė me sistem elektronik u miratua nga mazhoranca
aktuale nė parlament dhe besoj qė jemi thellėsisht konform nenit 60,
pika numėr 3, e cila rregullon votimin e fshehtė.
Zėri i Amerikės:
Zoti Topi, acarimet u krijuan nga probleme teknike gjatė votimit
dhe jo me rregulloren dhe pse nuk do tė ishit ju tė gatshėm tė
pranonit njė rivotim jo sepse ka ndonjė problem me rregulloren, por
thjesht pėr shkak tė problemeve qė u hasėn gjatė votimit?
Bamir Topi: Kanė
qenė rreth 3-4 momente tė mungesės sė vėmendjes mė shumė nė momentin
e votimit, por ne kemi pranuar qė ka edhe probleme tė karakterin
teknologjik, por gjithsesi nuk influencon nė kėtė rezultat qė ju
siguroj qė edhe me 37 vota do tė pėrbėnte njė kalim tė mocionit nga
ana e maxhorancės parlamentare. Pra problemi nuk ėshtė tek ky moment
qė ne po diskutojmė, por ėshtė tek njė element principial qė ka tė
bėjė me njė kėrkesė politike tė pamotivuar nga grupi parlamentar i
Partisė Socialiste.
Zėri i Amerikės:
Zoti Majko, mungesa e
vullnetit tė shumicės pėr pėrsėritjen e votimit nė njė farė mase
duket se ju favorizon juve dhe opozitėn nė pėrgjithėsi politikisht.
Juve nė fakt vazhdoni ta luftoni kėtė vendim. Deri ku e keni
parashikuar ti ēoni masat tuaja tė mėtejshme?
Pandeli Majko: Besoj
se kerkoj mirėkuptimin e plotė tė tė gjithė dėgjuesve qofshin kėta
tė majtė, por sidomos u drejtohem atyre qė jane te djathtė: Partia
socialiste dhe opozita nuk ėshtė duke e vėnė nė dyshim faktin se
kush ka shumicėn nė parlament. Ne e dimė qė shumicėn e ka Partia
Demokratike dhe koalicioni i saj bashkė me imoralitetin e Xhuvelit.
Problemi qė ne shtrojmė ėshtė se duhet tė respektojmė procedurat nė
parlament. Ne nuk na intereson se kush ėshtė apo kush do tė zgjidhet
kryetare e Parlamentit. Ne duam qė kryetarja e Parlamentit me tė
njėjtėn procedurė qė u zgjodh, e njėjta procedurė tė ndiqej pėr
shkarkimin e saj. Ėshtė njė rregull juridik: Ēdo individ do tė
shkarkohet sipas logjikės me tė cilėn emėrohet.
Partia demokratike e politizon kėtė ēėshtje realisht pėr tė
kamufluar krizėn e brendshme qė e ka zaptuar dhe sigurisht qė
gjendet e papėrgatitur pėrballė reagimit nė bllok tė tė gjithė
opozitės shqiptare. Ne do tė qėndrojmė deri nė fund pėr tė
respektuar procedurat dhe kutinė e votimit nė sallėn e parlamentit.
Jemi tė bindur sepse kjo ėshtė njė provė e vėrtetė pėrballė gjithė
publikut sesi do tė menaxhohen zgjedhjet e ardhshme lokale nga zoti
Berisha dhe tė vetėt.
Zėri i Amerikės:
Zoti Topi, ėshtė e qartė qė ju e keni numrin e deputetėve nė
parlament pėr tė vendosur nė favorin tuaj. Por nė fakt ky qėndrim
duket se dėrgon mesazhin e arrogancės duke mos e pranuar njė
propozim tė tillė. A jeni ju tė shqetėsuar qoftė edhe pėr mesazhin
qė dėrgohet pėrmes kėtij veprimi?
Bamir Topi: Unė
mendoj se nuk ka asnjė lloj mesazhi arrogance, pėrkundrazi ka njė
mesazh shumė tė qartė tė nevojės dhe domosdoshmėrisė pėr tėm zbatuar
rregulloren nė mėnyrė tė pėrpiktė. Ju siguroj qė nė mungesė tė
zbatimit tė rregullores nė parlament, do tė krijoheshin probleme.
Nė
kėtė mėnyrė duke kėrkuar me rigorzoitet zbatimin e neneve tė
rregullores, mendoj se jemi nė njė pozicion mėse tė drejtė.
Gjithsesi grupit parlamentar tė Partisė Socialiste i lind e drejta
legjitime qė tė kėrkojė nė gjykatėn kushtetuese pėr njė vendim qė
atyre u duket i padrejtė.
Ne
jemi tė bindur qė edhe gjykata kushtetuese, duke iu referuar nė
mėnyrė eksplicite nenit pėrkatės, natyrisht do ti japė tė drejtė
vendimit tė parlamentit i cili nuk ka bėrė gjė tjetėr, nuk ka
devijuar nga nenet e rregullores, por i ka zbatuar ato me
korrektėsi.
Zėri i Amerikės:
Zoti Majko, juve i keni dėrguar njė letėr presidentit Moisiu pėr
kėtė ēėshtje, gjithashtu zoti Topi pėrmendi si mundėsi Gjykatėn
Kushtetuese. Ēfarė shpresoni tė arrini?
Pandeli Majko: Ne po
i drejtohemi Presidentit si garant i respektimit tė Kushtetutės dhe
frymės sė mirėkuptimit dhe dialogut nė vend pėr tė ushtruar
influencėn e tij. Sugurisht edhe nga Presidenti kanė ardhur mesazhe
pėr konsensus, por konsensusi qė do tė vendosė pėrsėri rregullin nė
parlament pėr tė ecur normalisht rreth objektivave qė ka vendi, jo
vetėm maxhoranca por edhe opozita, tė jetė edhe pėrgjegjėsia
pėrkatėse do tė jetė vetėm duke zbatuar rigorozisht ligjin dhe
kushtetutėn nė parlamentin shqiptar.
Nėqoftėse nuk zbatohen rregullat nė parlamentin shqiptar, tė jeni tė
bindur qė kjo do tė tejēohet nė gjithė jetėn politike. Ne kemi
sinjale qė shumė ministra qė kanė qenė treguar me gisht pėr
manipulimin e zgjedhjeve po vendosen nė poste kyēe nė administratė.
Janė sinjale shumė tė kėqia sė bashku me konferencėn e shtypit tė
sotme tė zotit Berisha, tė cilat ne na bėjnė tė qartė se nuk bėhet
fjalė pėr luftė kundėr korrupsionit, por bėhet fjalė pėr ti krijuar
pengesa opozitės dhe mbi tė gjitha dua ti kujtoj jo zotit Topi, por
zotit Berisha sot se edhe regjimi Taleban erdhi nė emėr tė luftės
anti-korrupsion. Anti-korrupsioni nuk ėshtė dėshirė, anti-korrupsioni
ėshtė bashkėpunim, negociatė pėr ndėrtim institucionesh.
|