|
-
27
shkurt 2006 /TN
-
-
Ēerēiz Loloēi
-
-
Pėr
herė tė parė vjen nė shqip pėrmbledhja mė e plotė e nobelistit
italian Salvatore Quasimodo, pėrgatitur nga shkrimtari Zimo Krutaj
dhe botuar nga ombra GVG. Libri hapet me parathėnien Salvatore
Quasimodo dhe poetika e fjalės dhe vijon me poezi tė zgjedhura nga
vėllimet poetike: Ujėra dhe toka- 18 poezi, Oboe e mbytur-17
poezi, Erato e Apollion-10 poezi, Poezi tė reja-11 poezi, Ditė
pas dite- 13 poezi, Jeta nuk ėshtė ėndėrr-7 poezi, Blerimi i
rremė dhe i vėrtetė- 7 poezi, Toka e pakrahasueshme-13 poezi,
Tė japėsh e tė kesh- 9 poezi dhe mbyllet me njė ese brilante tė
vetė autorit Fjalė pėr poezinė.
-
-
-
SALVATORE KUAZIMODO
DHE POETIKA E FJALĖS
-
-
GILBERTO FINZI
-
-
Shėnime biografike
-
-
Sicilia e Milano, midis kėtyre dy skajeve ekstreme, sinteza tė
pothuajse ēdo ndryshimi (kulturor, industrial, teknologjik, etj.),
midis njė veriu e njė jugu ende kaq tė ndarė, shtrihet Italia e
Kuazimodos (Quasimodo). Pėrvoja e tij si njeri e si poet shkon nga
vetmia dhe miti i njė Sicilie tė varfėr e megjithatė krenare, te njė
Milano industrial, njėherė e njė kohė qendėr aktive e Rezistenės,
ndėrsa tani maja mė e lartė e qytetėrimit tė atomit dhe e
shoqėrisė nė zhvillim.
-
-
I
lindur nė Modika (Modica) nė 20 Gusht 1901, Salvatore Kuazimodo, bir
i njė punonjėsi hekurudhash, e kalon fėmijėrinė e tij tė hershme nė
stacionet e vogla tė fshatrave. Klasat e para i ndjek nė Xhela (Gela),
qė kėtej, fare pak ditė pas tėrmetit famėkeq tė 1908-ės, shkon pas
tė atit, i cili transferohet nė Mesinėn e shkatėrruar. Gjatė gjthė
jetės, megjithė kohėn e kaluar, poeti do tė kujtojė me gjallėri tė
jashtėzakonshme, njė jetesė tė ēuditshme nė vagonat hekurudhorė,
midis gėrmadhave, vrasjeve tė ēakallėve, lėkundjeve sizmike tė
njėpasnjėshme.
-
-
Mė
pas ai studion nė Palermo: janė studime teknike qė do tė duhej ta
ēonin, mė vonė, nė fakultetin e inxhinjerisė. Nė fakt, mė 1919,
shkon nė Romė pėr tė ndjekur Politeknikun: por gjendja e pasigurt
ekonomike e detyron tė kėrkojė punė. Pasi punon si projektues teknik
nė njė ndėrmarrje ndėrtimesh, komisioner dyqanesh, nėpunės teknik
pranė njė magazine romane, pasi organizon, - siē rrėfente vetė
njė grevė, pikėrisht nė vigjilje tė hyrjes nė fuqi tė ligjit fashist
antigrevė, gjeti njė punė tė re, mė tė qėndrueshme, nė Xhenjon
Civile.
-
-
Mė
vonė u transferua nė jug, nė Rexho Kalabria dhe, pasi i la pas dore
studimet, filloi tė shkruante vargje: madje rifilloi, nėse ėshtė e
vėrtetė qė pėrpjekjet e tij tė para poetike nisin qė kur ishe 14
vjeē. Poezitė e para ua lexon miqve, Salvatore Puliatit e Elio
Vitorinit dhe, nė vijim tė ftesės sė Vitorinit, mė 1929, shkon nė
Firence, ku njeh, ndėr tė tjerė, Euxhenio Montalen, Manzaninėn,
Lorian e Bonsantin, i cili boton, pėr herė tė parė, tre poezi tė tė
riut sicilian nė revistėn Solaria.
-
-
Ėshtė viti 1930, vit nė tė cilin botohet pėrmbledhja e parė e
rėndėsishnme e poetit Ujėra dhe toka (Acque e terre), qė pritet
me vėmėndje e interes nga kritika. Pastaj, pėrveē se me Solarian,
bashkėpunon me revistat Circoli e Leteratura me poezitė qė mė
vonė do tė pėrfshihen nė botimin Oboe e mbytur (Oboe sommerso,
1932). Mė 1933 fiton ēmimin e parė letrar, Antico Fattore.
-
-
Ndėrkaq, puna pėr tė siguruar jetesėn e bėn tė zhvendoset
vazhdimisht: nga 1931-shi nė Imperia, mė afėr miqve poetė Montale,
Sbarbaro, Grande; pastaj nė Sardenjė e, mė nė fund, falė interesimit
personal tė Anxhiolo Silvio Novaros, nė Milano. Kėtu Kuazimodo duket
se gjen mjedisin e vet tė natyrshėm, mes miqve qė mblidhen tek Biffi
e tek Savini, nė diskutime tė frytshme me artistė, shkrimtarė,
muzikantė, si Arturo Martini, Kantatore, Sasu, Sinisgali, Ronjoni,
Tofaneli, Persiko etj.
-
-
Edhe pse i internuar nė Valtelina nga njė shef qė nuk i duronte
poetėt janė fjalė tė tij kthehej vazhdimisht nė Milano pėr
miqtė, pėr poezinė, pėr kėrkesat e tij tė thella kulturore e
letrare. Njė pėrmbledhje e re, Erato e Apollion e paraprirė nga
njė parathėnie autoritare, sot e famshme, shkruar nga Sergio Solmi
(mė vonė parathėnie edhe e vėllimit E mbrėmja ia beh nė ēast (Ed
e subito sera) del mė 1936; i vitit 1938 ėshtė vėllimi Poezi
(Poesie), i shoqėruar gjithashtu me njė studim tė rėndėsishėm tė
Orest Makrit (Macri); kritika mė e mprehtė ndjek veprėn e tij
poetike.
-
-
Ndėrkohė e ka lėnė zyrėn e Xhenjos Civile: tani punon me Cezar
Zavatinin, nė fillim si sekretar i vetė Zavatinit, pastaj nė
Settebello dhe, duke nisur nga 1939-a si redaktor nė Tempo. E po
kėsaj periudhe ėshtė vepra e tij e parė e rėndėsishme nė fushėn e
pėrkthimit poetik: Lirikė grekė (Lirici greci) botuar pėr herė
tė parė mė 1940 me parathėnie tė Luēiano Ansekit. (Ansechi). Mė 1942
pason vėllimi qė pėrmbledh krijimtarinė poetike tė tė gjithė
periudhės sė mėparshme, Dhe mbrėmja ia beh nė ēast.
-
-
Pastaj vjen lufta, momentet mė tė kėqia tė saj, tė jetuara nė
Milano, nė mes tė frikės e tė errėsirės sė bodrumeve. Zhytet nė punė
e pėrkthen pėrsėri: nga Odiseja e nga Katuli, Edipi-n mbret tė
Sofokliut dhe Ungjillin e Shėn Gjonit. Por poeti, ndėrkaq,
pėrgatit njė tjetėr provė force: kėngėn epike tė Ditė pas dite
(Giorno dopo giorno), 1947, tė cilėn do ta ndjekin vepra gjithashtu
me vlerė: Jeta nuk ėshtė ėndėrr (La vita non e sogno), 1949,
Blerimi i rremė dhe i vėrtetė (Il falso e vero verde), 1956. Nė
vitin 1958, pėr veprėn Toka e pakrahasueshme (La terra
imparegiabbile) poetit i jepet ēmimi Viareggio (mė 1953 kishte
marrė, bashkė me anglezin Dylan Thomas, ēmimin Etna Taormina). Mė
nė fund, njė vit mė pas (1959), Kuazimodo fitoi vlerėsimin mė tė
madh, ēmimin Nobel pėr letėrsi.
-
-
Nga
viti 1941 e pothuajse deri nė vdekje (e cila ndodhi papritur nė
Napoli mė 14 qershor 1968) Kuazimodo jep mėsim Letėrsinė Italiane nė
Konservatorin Muzikor Xhuzepe Verdi tė Milanos; vijon nė mėnyrė
aktive punė e tij si pėrkthyes poet; pas Eskilit dhe Euripidit
pėrkthen kryesisht Shekspirin, nga Romeo e Zhuljeta te Antoni dhe
Kleopatra dhe pak poetė modernė: kilianin Neruda, amerikanėt
Cummings e Aiken, rumunin Arghezi. Shėnime dhe recensione tė
rubrikės teatrore tė mbajtur prej tij nė tė pėrjavshmet Omnibus
dhe Tempo u mblodhėn nė vėllimin Shkrime pėr teatrin (Scritti
sul teatro) 1961, ndėrsa pėrmbledhja poetike Tė japėsh e tė kesh
(Dare e avere), e pėrfshirė nė botimin e tanishėm (Tutte le
poesie), ėshtė e vitit 1966.
-
-
Sidoqoftė, njė profil i tij biografik nuk do tė ishte i plotė, nėse
nuk do tė shtohej se poeti ka qenė nė qendėr tė debatit letrar tė
kohės sonė, duke ndėrhyrė mprehtėsisht, para sė gjithash, mbi
problemin e raportit midis poezisė e shoqėrisė, duke teorizuar e
mbėshtetur nevojėn e kalimit nga monologu nė dialog dhe nga njė
poezi lirike nė njė poezi dramatike e epike. Por, nuk janė
vetėm studimet dhe artikujt e ribotuar nė Poeti e politikani dhe
studime tė tjera (Il poeta e il politico ed altri saggi, 1960) qė
dėshmojnė angazhimin etik e qytetar tė poetit; jo rrallė Kuazimodo
ka ndėrhyrė publikisht apo privatisht nė favor tė shkrimtarėve tė
burgosur, tė keqtrajtuar, tė ndaluar, nė ēdo pjesė tė botės.
-
-
Nėse gjuha e tij ėshtė shenja tipike e njė origjinaliteti tė
padyshimtė poetik, interesat e tij konkrete etike e demokratike,
dokumentojnė atė kurajė e atė synim tė pareshtur ndaj lirisė
individuale e kolektive, tė cilat gjithashtu pėrbėjnė indin e
nevojshėm, sfondin, vetė origjinėn e poezisė sė tij mė tė zgjedhur.
-
-
-
Shėnime kritike
-
-
Duke lėnė mėnjanė avanguardat e fillimit tė shekullit XX, klima e
viteve tridhjetė nė Itali pasqyron njė situatė historike tė mbyllur,
nė tė cilėn hapėsira qė i lihet shkrimtarit bėhet zbrazėti, vetmi,
mungesė. Edhe duke mos i lėnė pas dore prirjet origjinale tė mė
modernėve ndėrmjet shkrimtarėve tanė Jahier, Ungareti, Montale, -
Kuazimodo i hershėm, ai i vėllimit Ujėra dhe Toka, rishfaq ende
ndikime paskoliane, danunciane: por zėri i tij autentik tashmė
akumulon pėrvoja ekzistenciale vetjake nė njė gjuhė plotėsisht tė
ndėrgjegjshme pėr mundėsitė e veta shprehėse.
-
-
Miti i Kuazimodos buron nga pjekuria e veprave Oboe e mbytur dhe
Erato e Apollion: ėshtė miti i vetmisė psikologjike e metafizike
tė njeriut nė dhembjen e jetės, asgjėja e gėrmadhave tė zemrės,
zhgėnjimi i plotė i ekzistencės, tė cilat bėhen kėngė e poezi nė
vetė gjendjen e dėshpėrimit shumė tė madh abstrakt. Nė teknikėn e
pėrkryer tė njė gjuhe tė pėrpiktė, tė fisme, tė mbyllur, asnjėherė
krejt e shtendosur apo e lėnė pas dore; nė sigurinė e skajshme tė
pėrfytyrimeve qė kujtohen ose nuk mbahen mend, trupore apo jolėndore,
tė pranėvėnieve analogjike tė pazakonta, nganjėherė edhe tė
detyrueshme, gjendet masa dhe vėrtetimi i asaj qė kritika e quan
Poetika e fjalės.
-
-
Por,
pasi kishte filluar lufta, kur Mondadori botoi nė Specchio E
mbrėmja ia beh nė ēast (1942), nė kėtė pėrmbledhje tė fundit,
ndihet qė rrethi i mbyllur i vetmisė priret nga pėrthyerja e njė
qėndrimi tė ri tė poetit, tė cilin dhimbja e ka bėrė mė tė ndjeshėm
ndaj njerėzve tė tjerė, ndaj dhimbjeve tė tjera. Nė ndarjen e fundit
tė kėtij libri, Poezi tė reja, (19361942) ndjehen, nė fakt,
shqetėsime dhe gjendje mė pak tė shkėputura, mė pak vetjake apo tė
rralla.
-
-
Sigurisht un-i, njeriu i vetmuar, individi i veēantė qė del nė pah
te Mbrėmja ia beh nė ēast, ka gjithashtu njė histori tė vetėn, njė
fėmijėri, njė familje: dhe kjo ėshtė Sicilia, ishulli mitik, koloni
greke me kulturė tė pasur. Mė vonė, pėrsėri Sicilia do tė luajė njė
rol parėsor nė evolucionin e un-it drejt nesh, derisa tė
humbasė ravijėzimet reale pėr tu bėrė simbol: kujtimi jetėshkrimor
e letrar, i filtruar nga njė kulturė klasike e nivelit tė lartė, do
tė bėhet vetė emblema e atdheut dhe e kontrakditave tė tij, apo edhe
mė shumė e tė fyerve dhe e tė poshtėruarve nė protestėn e
pasluftės.
-
-
Pak
a shumė nė tė njėjtėn periudhė, Kuazimodo i dha dorėn e fundit atij
pėrkthimi tė Lirikėve grekė qė risjell me njė aktualitet dinamik
tė gjuhės e tė stilit, klasikėt e lėnė deri atėherė nėn pėrkujdesjen
akademike tė filologėve. E vlerėsuar si njė krijim i vėrtetė dhe i
mirėfilltė poetik, edhe Lirikė grekė ndihmon nė njė farė mėnyre,
nė procesin evolutiv tė qartėsuar tashmė nė krijimtarinė
bashkėkohore tė poetit; ndėrsa mė pas, lufta dhe ngjarjet e kohės
historike, edhe duke mos pėrcaktuar njė ndarje reale tė njė vepre nė
tėrėsinė e saj unike, (nė tė vėrtetė do tė ishte e pasaktė tė flitej
pėr njė Kuazimodo tė parė e tė dytė) arrijnė tė pėrshpejtojnė
tensionet dhe ndryshimet tanimė nė veprim, nga lirika tek epika dhe
nga monologu ne dialog.
-
-
Edhe nė planin formal, pėr nga mjetet e pėrdorura, Ditė pas dite
(1947), dėshmon njė qėndrim tė ndryshėm tė poetit kundrejt gjuhės,
pėr shembull, njė hapje ndaj gjuhės sė folur, e cila nė poezitė qė
vijojnė do tė vijė duke u zgjeruar deri te kronika apo fakti i
vėrtetė.
-
-
Megjithatė, hapja formale dhe prirja ndaj epikės ishin koherente si
me dijet stilistike tė viteve tė hermetizimit (edhe tė hermetizmit
tė veēantė tė Kuazimodos), si me kėrkesat e njė poezie korale e cila
ishte kėngė e popullit nė luftė dhe pikėllim pėr tė rėnėt.
Kuazimodo, duke kuptuar apo gjetur me intuitė kėrkesat anarkiste, jo
vetėm kombėtare, por edhe europiane, kishte futur rishtaz historinė
nė poezi, pa u trembur nga ajo oratori fisnike qė ndonjėherė iu
rrėshqet nga duart poetėve tė atdheut e tė protestės.
-
-
Librat pasues Jeta nuk ėshtė ėndėrr (1949), Blerimi i rremė dhe
i vėrtetė (1956) sjellin ripohime magjepsėse tė njė gjuhe e tė
njė tematike tė ndėrlikuar: me tė njėjtat rrėnjė tė thella nė tokėn
e tij Sicilia, Italia - poeti kėrkonte dialogun me njeriun, me
njerėzit, dhe toni epiko- lirik i zhvendoste caqet e problemit, nga
martirėt e sheshit Loreto, nė Aushvic, pėr tu rikthyer edhe njė
herė nė shenjė proteste, nė keqardhjen pėr Jugun e largėt, pėr tė
shpronėsuarit e Veriut industrial.
-
-
Eshtė fjala pėr njė angazhim kulturor modern, i theksuar edhe nga
shkrimet kritike e teorike tė botuara nė njė pėrmbledhje tė vitit
1960 (Poeti dhe politikani), nė kuptimin dhe nė kahjen e
pėrhershme tė interesave tė kthyer nė mėnyrė dinamike ndaj botės nė
tė cilėn jetojmė. Dhe interesi pėr qytetėrimin e atomit, i ndjekur
nga pasioni politik i pasluftės, shkakton pikėnisje kronikash e
motive polemikash nė shumė poezi tė vėllimit Toka e pakrahasueshme
(1958), edhe pse poeti as kėtu nuk mund tė heqė dorė nga ajo qė
pėrbėnte qendrėn e poezisė sė tij tė deritanishme: Sicilia
njerėzimi, karakteri etik, kėrkimi pėrdėllyes i njeriut tė kohės
sonė, tek i cili Kaini dhe Abeli janė tė bashkėpranishėm; pėrveē,
natyrisht, elementit tė parė tė njė gjuhe qė ngjishet ose shkrihet
me elasticitetin dhe pėrkulshmėrinė e kėrkuar nga tematikat etike
dhe ideologjike.
-
-
Dhe
nga njeriu i plotė si identitet i sė mirės e sė keqes, nė njė stil
tė mbėshtetur nė arritjet e tij mė tė mira, do tė lindė edhe vėllimi
pasues Tė japėsh e tė kesh (1966), ku dendur, por shtruar,
mbizotėron njė raport dramatik i poetit me vdekjen, e cila
pėrfaqėson anėn tjetėr, mohimin e dashurisė sė tij tė pafund pėr
jetėn, nė tė gjitha pamjet e saj, individuale e kolektive,
kulturore, shoqėrore, etike, politike.
-
-
Miti dhe zhvillimi i tij
-
-
Miti i moēėm i Kuazimodos ėshtė njė ndjenjė vetmie qė bėhet kėngė e
monodi duke buruar nga rrėnojat psikologjike e ekzistenciale tė
individit. Ky mit, i mbyllur dhe i pjekur nė njė gjuhė, vokaliteti
i sė cilės ėshtė vėnė nė spikamė nga kritika, nėpėrmjet njė
zhvillimi tė dėshmuar nga shprehjet poetike, pėrveē se nga poezitė e
ndėrmjetme apo kalimtare, ėshtė vėnė rishtaz nė diskutim kundrejt
historisė, problemeve kolektive, temave shoqėrore.
-
-
Megjithatė, bėhet fjalė pėr njė zhvillim qė nuk e prek kryesoren,
vijėn e harmonishme brenda sė cilės shtjellohet vepra poetike e
Kuazimodos. Qė kėtej rrjedh poezia e madhe e Rezistencės dhe e
atdheut nė luftė (Ditė pas dite, Jeta nuk ėshtė ėndėrr, Blerimi
i rremė dhe i vėrtetė). Poezi korale, e cila, nė rreptėsinė e njė
stili tė pavarur, tashmė tė arrirė, priret drejt epikės ose drejt
njė forme epikolirike. Antimiti (apo miti i ri) i Kuazimodos ėshtė
tani njė vlerė morale e qytetare, brenda sė cilės individi mund tė
rinjohė vetveten tė plotė e tė lirė psikologjikisht, shoqėrisht,
politikisht.
-
-
Motive morale e civile
-
-
Kuptime tė ekzistencės, motive etike individuale, polemika civile e
shoqėrore janė elementė pėrbėrės tė kėsaj poezie: ajo qė ėshtė dhe
mbetet njė vlerė e pakapėrcyeshme nė poezitė e luftės e tė
Rezistencės, nė mbishkrimet dhe nė epigrafet tė ashtuquajura tė
zjarrta. Por ndryshimi vijues te Ditė pas dite pėrcakton dhe
rregullon njė sistem tė veēantė e tė qėndrueshėm antropometrik.
-
-
Poeti beson gjithnjė te njeriu, megjithė rravgimet e luftės dhe ato
nė njė farė kuptimi edhe mė tė kėqia tė paqes e tė qytetėrimit
tė atomit. Beson nė mundėsitė e ndryshimit tė botės e tė shoqėrisė,
beson nė historinė e bėrė nga njeriu: histori rrėnqethėse,
kriminale, cfilitėse, qė ēon detyrimisht nė trajtimin pa rrugėdalje
tė epokės sonė, kur nuk ecet drejt njė shndėrrimi tė plotė tė
njeriut, drejt njė verifikimi tė miteve tė tij, nė themelimin e njė
ekzistence tė denjė pėr tu jetuar.
-
-
-
Vendet gjeografike poetike
-
-
Eshtė thėnė qė Sicilia e Milanoja janė vendet tipike tė poezisė sė
Kuazimodos: ishulli i kujtimeve mitike, i kujtesės jetėshkrimore e
kulturore, shndėrrohet pak nga pak nė njė prani konkrete, reale, tė
njė kohe e tė njė grupi njerėzish, problemet e tė cilėve poeti do
ti ndjejė mė tė gjalla pikėrisht duke jetuar nė Milanon e
qytetėrimit e tė kulturės moderne.
-
-
Dhe
ky Milano ėshtė simbol i luftės sė pėrhershme tė njeriut: nė fillim
kundėr antinjeriut tė bombave, tė kampeve tė pėrqėndrimit e tė
frikės, pastaj kundėr gjithė asaj qė njeriu, nė kohė paqeje, duhet
tia heqė maskėn pėr tė qenė i lirė nė shoqėri e vetvete.
-
-
Nė
Milano, nė natyrėn e deformuar tė qytetit ku njerėzia ėshtė numėr,
sasi, ndoshta ka ende pėr poetin njė mundėsi racionaleemocionale
pėr kundėrshtimin e strukturave (shoqėrore, politike, kulturore) nė
njė epikė tė re, moderne.
-
-
Figura dhe stili
-
-
Pas
poetikės sė fjalės, kumbimit tė pastėr, figurave tė tejpashme dhe
muzikės sė vėllimit E mbrėmja ia beh nė ēast, nė poezinė e
Kuazimodos bėn udhė njė ndėrgjegjėsim gjuhėsor i cili kundrejt
pėrsosjes formale edhe pse tė ruajtur e tė pėrēuar nė ēdo ngjarje
poetike tė mėpasshme parapėlqen domethėnien dhe komunikimin. Tipik
pėr kėtė ėshtė kalimi (i ndėrlidhur me temat popullore dhe me
projektimin e njė njerėzimi tė ardhshėm, tė mundshėm) nga monologu
lirik nė dialogun dramatik, nė epikė apo nė formėn epikolirike,
karakteristike pėr krijimtarinė e vonshme tė Kuazimodos.
-
-
Pėrktheu: ZIMO KRUTAJ
-
-
-
Vepra
tė Salvatore
Kuazimodos
-
-
Poezi:
-
-
Ujėra dhe toka, Firence, 1930
-
Oboe e mbytur , Xhenova, 1932
-
Aromė ekualipti e vargje tė tjera, Firence, 1933
-
Erato e Apollion, Milano, 1936
-
Poezi Milano, 1938
-
E
mbrėmja ia beh nė ēast, Milano, 1942
-
Me
kėmbėn e huaj pėrmbi zemėr, Milano, 1946
-
Ditė pas dite, Milano,
1947
-
Jeta nuk ėshtė ėndėrr, Milano,
1949
-
Blerimi i rremė e i vėrtetė, Milano,
1953
-
Toka e pakrahasueshme, Milano,
1958
-
Poezi tė zgjedhura Parma,
1959
-
Tė
gjitha poezitė, Milano,
1960
-
Tė
japėsh e tė kesh, Milano,
1966
-
Poezi e ligjėrime pėr poezinė, Milano, 1971 (pas vdekjes)
-
-
-
Studime
-
-
Petrarka dhe ndjenja e vetmisė Milano, 1959
-
Poeti e politikani dhe studime tė tjera, 1960
-
Shkrime pėr teatrin, Milano, 1961
-
Veprat e Kuazimodos janė pėrkthyer nė 35 gjuhė.
-
-
-
-
Poezi
nga Salvatore Kuasimodo
-
-
-
E
MBRĖMJA IA BEH NĖ ĒAST
-
-
Sikush fillikat nė zemėr tė tokės
-
tejshpuar nga njė rreze dielli:
-
e
mbrėmja ia beh nė ēast.
-
-
-
ERĖ
NĖ TINDARI
-
-
Tindari, tė butė tė njoh
-
mes
kodrash tė gjera varur mbi ujėrat
-
e
ishujve tė ėmbėl tė Zotit,
-
ti
sot mė kaplon
-
e
futesh nė zemėr.
-
-
Unė
ngjis maja, humnera ajrore,
-
pėrhumbur nė erėn e pishave,
-
dhe
shpura e lehtė qė mė pėrcjell
-
pėrhap nė ajėr,
-
valė tingujsh e dashuri,
-
e
ti mė merr,
-
nga
malli i tyre mė nxjerr
-
e
frikėra hijesh e heshtjesh,
-
strehė gėzimesh dikur tė pareshtura
-
e
vdekje shpirti.
-
-
Pėr
ty e panjohur ėshtė toka
-
ku
fundosem ēdo ditė
-
e
fjalė tė fshehta mėkoj:
-
tjetėr dritė tė zhvesh pėrmes xhamash
-
nė
petkun e natės,
-
e
njė gėzim qė sėshtė imi prehet
-
nė
parzmin tėnd.
-
-
I
sertė ėshtė mėrgimi,
-
e
kėrkimi i harmonisė qė pėrfundonte
-
te
ti, sot shndėrrohet
-
nė
ankth tė parakohshėm vdekjeje;
-
e
ēdo dashuri ėshtė strehė pėr trishtimin,
-
hap
i heshtur nė terrin
-
ku
ti mė ke vėnė
-
bukėn e hidhur tė thyej.
-
-
Tindari, i kthjelltė, kthehet;
-
mik
i ėmbėl, mė shfaqet qiellit
-
nga
njė kreshtė e mė zgjon,
-
e
unė bėj sikur i druhem kujtdo qė sdi
-
se
ēerė e thellė mė ka pėrfshirė.
-
-
-
TOKĖ
-
-
Natė, hije tė kthjellėta
-
djep ajri,
-
era
mė mbėrrin nė fluturofsha te ti,
-
me
tė dhe deti aromė e tokės
-
ku
bregut gjindja ime kėndon
-
me
vela, me trale
-
me
fėmijė zgjuar herėt nė agim.
-
-
Male tė thatė, fusha ku bari i parė
-
pret tufa e grigja,
-
malli juaj mė mih nė shpirt.
-
-
-
-
DIMĖR I LASHTĖ
-
-
Dėshirė pėr duart e tua tė dlira
-
nė
gjysmėhijen e flakės:
-
dinin pėr lisin e trėndafilat;
-
pėr
vdekjen. Dimėr i lashtė.
-
-
Melin kėrkonin zogjtė
-
e
bėheshin borė nė ēast;
-
kėshtu dhe fjalėt.
-
Pak
diell, njė brerore engjėlli
-
e
mė tej mjegulla; e pemėt,
-
dhe
ne tė ajėrt nagullim.
-
-
-
RRUGICĖ
-
-
Nganjėherė mė grish sėrish zėri yt
-
e
sdi ēqiej e ujėra
-
mė
zgjohen pėrbrenda:
-
njė
rrjetė dielli tek shthuret
-
mbi
muret e tu qė mbrėmjeve ishin
-
njė
nanuritje llambash
-
dyqanesh tė mbyllur vonė
-
plot erė dhe trishtim.
-
-
Kohė tjetėr: njė vegjė rrihte nė oborr,
-
e
natėn dėgjohej njė vaj
-
kėlyshėsh e fėmijėsh.
-
-
Rrugicė: njė kryq shtėpish
-
qė
pėrmenden ngadalė
-
e
sdinė se ēfrikė ėshtė
-
tė
mbetesh vetėm nė terr.
-
-
-
-
PREHJA E BARIT
-
-
Rravgim drite; shtjella tė brishta,
-
breza ajrorė diejsh,
-
kėrkojnė sėrish humnera: hap plisin
-
qė
mė pėrket e qetohem. Dhe fle.
-
prej shekujsh prehet bari
-
e
zemra e tij me mua.
-
-
Vdekja mė zgjon:
-
mė
qyq, mė i vetėm,
-
rrah thellėsinė e erės:
-
natėn.
-
-
-
-
VJESHTĖ
-
-
Vjeshtė e butė, unė rrėmbehem
-
e
nujėrat e tua pėrkulem tė pi qiellin,
-
fugė e ėmbėl honesh e drurėsh.
-
-
Sfilitje e sertė e lindjes
-
puqur me ty mė gjen;
-
e
nė ty shembem e mėkėmbem:
-
-
gjė
e ngratė e rrėzuar
-
qė
toka e vjel.
-
-
TANI QĖ DITA PO LIND
-
-
Nata po ikėn dhe hėna
-
ngadalė shkrihet nė kthjelltėsi,
-
perėndon nė kanale.
-
-
Ėshtė kaq i gjallė shtatori nė kėtė tokė
-
rrafshinė, luadhet janė tė gjelbėra
-
si
nė luginat e jugut nė pranverė.
-
I
lashė shokėt,
-
e
fsheha zemrėn brenda mureve tė vjetėr,
-
pėr
tė mbetur i vetėm me kujtimin tėnd.
-
-
Si
qenke mė e largėt se hėna,
-
tani qė dita po lind
-
e
kėmba e kuajve trokon mbi gurėt!
-
-
-
ELEGJI
-
-
Lajmėtare e akullt e natės
-
e
kthjelltė je rikthyer nė ballkonet
-
e
shtėpive tė shembura, pėr tė ndriēuar
-
varret e panjohur, gėrmadhat e shkreta
-
tė
tokės qė nxjerr tym. Kėtu prehet
-
ėndrra jonė. Dhe fillikate kthen
-
nga
veriu, ku ēdo gjė ngarend
-
pa
dritė drejt vdekjes, e ti sjepesh.
-
-
-
NJĖ
HARK I HAPUR
-
-
Mbrėmja thėrmohet nė tokė
-
me
gjėmim tymi e qokthi
-
nuk
resht, flet vetėm
-
heshtja. Ishujt e lartė, tė errėt
-
copėtojnė detin, nė plazh
-
nata pėrvidhet guaskave.
-
E
ti mat tė ardhmen, zanafillėn
-
qė
smbetet, ndan me krisje
-
tė
ngadaltė shumėn e njė kohe qė mungon.
-
Ashtu si shkuma u qepet
-
gurėve, ti e humb ndjenjėn e rrėshqitjes
-
sė
patundur tė shkatėrrimit.
-
Vdekjen se njeh, teksa vdes
-
kėnga e zymtė e hutinit, heton pėrreth
-
prenė e tij tė dashurisė, zgjeron
-
njė
hark tė hapur, rishfaq
-
vetminė e vet. Dikush do tė vijė.
-
Pėrktheu: ZIMO KRUTAJ
-
-
-
FJALĖ PĖR POEZINĖ
-
-
Ese nga Salvatore QUAZIMODO
-
-
-
Filozofėt, armiqtė e natyrshėm tė poetėve, dhe skeduesit e
pėrhershėm tė mendimit kritik, pohojnė se poezia (dhe tė gjitha
artet), ashtu si veprat e natyrės, nuk pėsojnė ndryshime as gjatė
dhe as pas njė lufte. Ky ėshtė iluzion, sepse lufta ndryshon jetėn
morale tė njė populli dhe njeriu, nė rikthimin e tij, nuk gjen mė
masa sigurie nė njė modus jetese tė brendshėm, tė harruar apo tė
ironizuar gjatė provave tė tij me vdekjen.
-
-
Lufta rivendos me dhunė njė rregull tė pashpallur nė mendimin e
njeriut, njė zotėrim mė tė madh tė sė vėrtetės: shfaqjet e
realitetit ndikojnė nė historinė e saj. Valeri (Valéry), mė 1918,
mbyll njė periudhė tė poezisė franceze, dhe Apolineri (Apollinaire)
nis njė tjetėr, atė moderne. Hegjemonia e pranisė danunciane (dhe
poeti kishte qenė pėrhapėsi i vetėdijshėm i buēitjes sė armėve)
rrėzohet pikėrisht nė atė vit, kur fillon reagimi ndaj poetikės sė
tij, ndaj gjuhės sė tij. Mė 1945, heshtja depėrton nė shkollėn
hermetike, nė koliben baritore fiorentine tė fonemave metrike. Qysh
atėherė, ėshtė hapur njė proces ndaj pritjeve. Pjekuri e njė gjuhe
apo dekadencė?
-
-
Kritika nuk mund ti pėrgjigjet pyetjes dhe provon bilance ose
pseudoteori tė poezisė midis dy luftrave, duke shprehur lidhjet e
saj me njė traditė humaniste. Janė gurė tė pėrkohshėm varresh, tė
cilėt njė ditė do tė shkulen sėrish pėr ta vėnė kronikėn e hirit tė
formave nėn varėsinė e historisė sė njeriut poetik bashkėkohor. E
ashpėrsuar nė njė metodė abstrakte, ose e ngopur metodoligjikisht,
njė pjesė e kritikės ka kėrkuar, prej mė se 20 vjetėsh, shijen pėr
tė rivlerėsuar apo mohuar njė poezi.
-
-
E
mbushur me vese romantike, ka afruar format, duke besuar se i
shmangej zhvillimit tė kritikės kroēiane. Pėrmes shtrembėrimeve tė
vetėdijshme (pėr shembull, norma e rreme e brezave), njė antologji
e vonė e lirikės sė shekullit XX, ngurtėson nė njė muze familjar,
nga viti 1905 deri mė 1945, disa figura poetėsh (nga krepuskolarėt te
majat dhe bishtat hermetikė) nė njė sekuencė tė frymėzuar me fjalė,
por pa njė ndėrtim sistematik. Kritika hermetike, sė cilės edhe
Luēiano Anēeski ia lidhi shiritat trėndafilģ tė lindjes, filloi, mė
duket, ushtrimet e saj tė para tė leximit rreth vitit 1936 me njė
studim tė Orest Makrit, mbi poetikėn e fjalės nė poezinė time.
-
-
Filozofi dėshmonte njė entuziazėm tė vetin pėr njė metodė
filologjike: ndoshta kjo ishte rruga e drejtė, mbėshtetja nė mėsimet
e historisė, pėr tė mbėrritur nė njė pėrfundim mbi origjinėn e
gjuhės sė sotme poetike italiane. Anēeski, ndoqi mėsimet e mjeshtrit
tė vet, Xhuzepe de Robertit, duke i ringjitur nė fillim Kampanės te
Lirikėt e rinj e pastaj krepuskolarėve kohėn e bisedave tė para
antidanunciane dhe belbėzimet e ndrojtura tė njė ars poetika tė ri,
pėr tė afruar thyerjet e Ungaretit (mė shkoqur, tė Alegrisė, qė
nuk ėshtė hermetike) me njė hulli tė mundshme tradicionale.
-
-
Njė
perspektivė leximi e zbehtė e baroke, e ēon kritikun, tek ato
parashtresa, nė pėrcaktime tė pasigurta, nė dėshmi alarmante mbi
vlefshmėrinė (vetė zgjedhja ėshtė njė akt kritik) e njė periudhe
poetike tė prekshme e pozitive tė historisė sė letrave italiane.
Kush priste me ambicie tė madhe, kėrkimet e novatorėve, mė parė se
tė bėnte shembull njė semantikė ndėrtimesh, (sqarojmė, tė
figurave) pėr tė pėrcaktuar origjinat e njė shkolle hermetike (dhe
shkolla ka qenė, smund tė mohohet) u ngrit, pėr arsye krejt tė
veēanta, nė gjeometritė abstrakte tė artit tė pastėr, nė arkadizmin
ose spiritualist ose stilistiko-evokativ, sipas hapėsirės qė u
lejonte pavarėsia e formės.
-
-
Kėshtu shfaqet mungesa e njė orientimi kritik kundrejt poezisė sė
kohėve tė fundit, asaj poezie qė kristalizoi lufta, ndėrsa rrekjet e
tė vegjėlve tirrnin simbolizma tė reja dhe sentenca ekzistenciale
kundėr heshtjes sė poetėve. A qe kjo njė kritikė pėr emblemat? E
formalizmit tė rreptė? Pėrfundimet vagėllohen nė induksione tė
pėrafėrta. Kėtu krepuskolarėt, atje futuristėt, e mė tej prapė
voēianėt: njė kronikė qė nuk di tė dallojė poezinė nga letėrsia. Nė
tė vėrtetė, poetėt shfaqen si motive pėrcaktuese tė njė lėvizjeje
letrare, vijojnė njė fazė tė ndėrprerė mė parė nga hija, Korazini,
nga statuja Kampana, nga lugati Sbarbaro.
-
-
Fantazmat na rikujtojnė qė shumė shekuj tė poezisė italiane mbartin
frymėzimet e stėrholluara tė Arkadisė. Njė lulėzim zėrash tė
fashitur nga Komunat, nga Kontetė, nga Principatat, nga Oborret, nga
pushtetet fetare. Trashėgimi pėrkimesh tė pėrgjithshme, ku poeti
ėshtė dashnori i padashuruar pėrmes shifrave, midis zjarrit dhe
ngricės, tė pėrpikta si vdekja. Ja poeti, njė njeri qė rrezikohet
nga ndjenjat, njė natyrė inferiore peng i dashurisė, tė cilėn e
zotėrojnė tė tjerėt, tė gjithė tė tjerėt, tė pasur nė emėrtime
psikologjike: qė prej zanafillave tė letėrsisė sonė, pikėrisht
vrulli estetik e doktrinar na mbajti tė gjallė nė kohė shtatė-tetė
poetė, shtatė-tetė njerėz.
-
-
Pra, pėr besnikėri ndaj bėmave tradicionale, nė hapėsirat e vox-it
letrar, mjerisht, me pėrjashtim tė dy ose tre shembujve tė
mjaftueshėm e kumtues, kritika na shtyn tė pyesim: cilėt janė kėta
poetė dhe ēfarė pėrfaqėsojnė nė botėn bashkėkohore? Luajnė me hijet
nė forma tė pastra arti, apo, pėrmes njė zhvillimi tė njohjes e tė
pėrcaktimeve kalimtare, lidhin jetėn me letėrsinė? Udhėpėrshkrimi
kritik ėshtė i nevojshėm. Lufta zuri nė befasi njė ligjėrim poetik
qė po formėsonte njė pjesėmarrje tė objekteve tokėsore pėr tė
arritur universalen. Alegoritė ishin shkrirė nė vetminė e
diktaturės. Kritika ka parapėlqyer zgjidhjet intelektuale tė
procesit poetik: nė simbolet dhe baroket petrarkiane ka besuar se
individualizonte vetėt poetikė, qenien e fjalės formuese.
-
-
Por
letėrsia mendohet, ndėrsa poezia bėhet. Poeti nuk ekziston si
pjesėmarrje letrare pėrveēse pas pėrvojės sė tij tė ērregullt.
Thyerje e natyrshme dhe e panatyrshme e njė metrike dhe teknike tė
zakonshme, poeti ndryshon botėn me lirinė dhe tė vėrtetėn e tij.
Zėri i Homerit ekziston pėrpara Greqisė, dhe Homeri formon
qytetėrimin e Greqisė. Historia e formave si histori e fjalės,
edhe kur tė jetė kryer, nuk e shteron hitorinė e poetėve. Poeti
ėshtė njė njeri qė u bashkėnjitet njerėzve tė tjerė nė fushėn e
kulturės dhe ėshtė i rėndėsishėm pėr pėrmbajtjen e tij (ja fjala e
rėndė), pėrveēse pėr zėrin e tij, kadencėn e zėrit tė vet (menjėherė
tė dallueshme, nėse imitohet).
-
-
Poeti nuk thotė, por pėrmbledh shpirtin dhe njohjen e vet e kėto
tė fshehta i bėn tė qenėsishme duke i detyruar tė dalin nga
anonimati e tė personalizohen. Cilat janė pra, fjalėt e kėtyre
poetėve midis dy luftrave? A janė kėta poetė mjeshtra, qė kanė tė
drejta ndaj atdheut bashkėkohor, apo pėrkundrazi, janė shtegtarė,
zbatues ushtrimesh stili, kategori letrare tė shuara?
-
-
Askush nuk na e ka thėnė kėtė dhe kritikėt (tė shumtė nė periudhėn
midis dy luftrave) kanė ripėrsėritur skema jo tė veēanta, mė shumė
pėrngjasime sesa shėmbėlltyra tė njerėzve. Siē e kam thėnė, poezia
ėshtė njeriu: dhe ato letra tė numėruara nga shija janė vetėm njė
hyrje nė dramėn e njė pjese tė historisė sė Italisė, janė teza pėr
tu zhvilluar. Logjika e fantazizė, si kritikė, nuk mund ta
pėrballojė poezinė, sepse poezia, duke mos qenė pėrkushtimi i
gėnjeshtrės, por i sė vėrtetės, nuk mat trillime tė mira.
-
-
Mė
1945, kritikės formaliste, empirike, tė paqėndrueshme e tė pasigurt
nė dhėnie gjykimesh, iu bashkėngjit, edhe pse e kufizuar, njė
kritikė e realitetit tė njėmendtė, ende jo marksiste, por e prirur
ndaj formulimeve ortodokse tė kėsaj tė fundit. E mbetur nė
mjegullnajėn enciklopedike tė kahjeve tė ndryshme estetike,
historia e poezisė midis dy luftrave, iu nėnshtrua njė shqyrtimi
tjetėr, mė shkencor. Nga njė estetikė e pasistemuar (edhe estetika
marksiste ėshtė nė lėvizje e mbėshtetet nė shkrime tė Marksit e tė
Engelsit mbi artin dhe letėrsinė, tė cilat duan tė interpretohen nė
zhvillimin e mendimit kritik bashkėkohor) njohim kuturisjen e
makinave teoritike; nga lindja e njė mendimi tė ri pėr botėn presim
kėrkime mė tė rrahura nga prania e njeriut.
-
-
Brezi i ri, qė nga viti 1945, gjithnjė pėr arsyet historike qė i
theksova nė fillim tė fjalės sime, duke reaguar ngaj poetikave
ekzistuese, u gjend papritur pa mjeshtrat e shquar, qė tė mund tė
vijonte tė shkruante poezi. Duke pėrjashtuar traditėn humaniste, sė
cilės ia njohu pjekurinė, nė mos patundshmėrinė, zuri fill njė
gjendje letrare qė nuk mund tė mos shkaktonte admirim tek ata qė u
intereson fati i kulturės italiane. Kėtė herė, kėrkimi i njė
ligjėrimi tė ri pėrkon me njė kėrkim tė vrullshėm tė njeriut: nė
thelb, ėshtė rindėrtimi i njeriut tė mashtruar nga lufta, ajo
ribėrja e njeriut tė cilėn e theksoja, pikėrisht mė 1946, jo nė
kuptim moralizues, sepse morali nuk mund tė pėrbėjė poetikė. Njė
gjuhė e re poetike, kur ende njė tjetėr ėshtė duke arritur
pjekurinė, nėnkupton njė dhunė tė skajshme. Pėrpara akteve poetike
tė brezit tė ri, kritika formaliste (dhe jo vetėm ajo), flet pėr
stil pėrkthimi duke vėnė re nė format e jashtme (nganjėherė jo
metrike e prozaike) njė dėshirė ligjėrate nė nyjėtimet poetike.
-
-
Por
stil pėrkthimi, mos do tė thotė edhe imitim i poetikave dhe
frymėve tė huaja? Eshtė njė ēėshtje qė mbetet pėr tu sqaruar. Si
reagim ndaj Arkadisė tradicionale italiane, ndaj ushtrimeve
elegjiake molepsur dashurie, ndaj stilit tė ringjallur petrarkian,
lind fjalori i parė i njė poezie tė re, (fjalori i poezisė midis dy
lufėrave ishte individualizuar me njė kėrkim tė pėrpiktė nga
Franēesko Flora) qė, nė shprehjet sintaksore ka lėvizje tė mėdha
ritmesh e formash. Ndoshta janė hekzametra tė gabuar qė i
pėrgjigjen njė lloj fodullėku tė gjinisė letrare.
-
-
Pra, jemi nė lulėzimin e njė poezie shoqėrore, e cila i drejtohet
grupimeve tė ndryshme tė shoqėrisė njerėzore. Jo poezi sociologjike,
sepse asnjė poet nuk ėndėrron tė bėjė sociologjizėm duke rizgjuar
forcat e shpirtit e tė mendjes. Dantja, Petrarka, Foskoloja,
Leopardi, kanė shkruar poezi shoqėrore, poezi tė nevojshme nė njė
periudhė tė caktuar tė qytetėrimit. Por poezia e brezit tė ri, qė do
ta quajmė shoqėrore, nė kuptimin qė sapo u tha, synon drejt dialogut
mė shumė se ndaj monologut, dhe ėshtė tashmė, njė kėrkesė e poezisė
dramatike, njė formė elementare e teatrit. Kontrasti i Ēiulo
dAlkamos dhe Vajtimet e shkollės siciliane, mund tė qartėsojnė
njė gjendje ēarjeje (asokohe e lidhur me shkollėn provansale, -
njė tjetėr arkadi, megjithė poetėt e paktė).
-
-
Dramatike ose epike (nė kuptimin modern) mbase do tė mund tė jetė
poezia e re. E pėrsėris, jo poezia gnomike, apo sociologjike. Dihet
se poezia qytetare ka gracka tė thikėta dhe nganjėherė ka luajtur me
estetizmat e nje populli. Le tė kujtojmė Tirteun, i cili i fton
tė rinjtė tė luftojnė pėr atdheun nė vijėn e parė, pasi kufoma e njė
plaku ėshtė e shėmtuar pėr syrin, ndėrsa trupi i njė djaloshi tė
vdekur ėshtė gjithnjė i bukur. Brezi i ri ėshtė vėrtet engagee nė
ēdo kahje tė fushės sė letrave. Pėrmbajtjet e reja kanė peshė, por
pėrmbajtja ėshtė e kushtėzuar nė rrjedhėn e historisė. Poeti sot e
di se nuk mund tė shkruajė idile apo horoskope lirike. Pėr fat tė
mirė, nuk ka njė vulgarizim tė zellshėm kritik, tė njėkohshėm e
pėrqasės, qė ta pėrndjekė me tregues zgjidhjesh pak a shumė tė
mundshme, siē ka ndodhur nė periudhėn e fundit poetike: njė kritikė
qė iu del pėrpara zgjidhjeve poetike, njė filozofi sunduese e
poezisė. Hegeli shkroi se arti po vdiste, ngaqė po shndėrrohej nė
filozofi, domethėnė nė mendim, dhe sot mund tė duket se poezia
priret tė humbasė nė mendimin e poezisė.
-
-
Ndėkohė, duke u rikthyer nė atė stil pėrkthimi tė shenjuar me
pėrbuzje si indi i poezisė rreth vitit 1945, vėrejmė se, si kritika
e vlerave formale, si ajo tjetra e lidhur me materializmin historik,
me kėtė synojnė tė pėrcaktojnė njė mėnyrė, njė gjuhė, qė pėrftohej
pėrnjėherėsh duke pėrkthyer njė tekst poetik tė njė gjuhe tė huaj. A
ėshtė plotėsisht i vėrtetė, apo jo njė formulim i pėrafėrt rreth njė
shijeje tė tė folurit pėr botėn ose pėr gjėrat e botės me njė
teknikė tė re, qė i paraprin njė gjuhe konkrete, qė pasqyron realen
duke i zhvendosur rrafshet e retorikave? Tradita jonė poetike
gjithnjė i ėshtė dukur lexuesit tė huaj si njė denduri e
padepėrtueshme skemash, ku njeriu e ēon dėm kohėn e tij mė tė mirė,
nė rastėsira elegjiake, i shkėputur nga pasionet autentike,
thelbėsore pėr natyrėn e tij.
-
-
Pas
dyzet vitesh heshtjeje tė kritikės ndaj poezisė italiane, Europa ka
rinisur tė lexojė poezinė tonė: jo hermetiken, a shkollaresken, por
atė qė u pėrgjigjet apo u bėn pyetje njerėzve; janė poezi tė viteve
43, 44, 45 e mė tėhu. A i detyrohet kjo vėmendje njė projektimi
ndjenjash e objektesh tė pėrbashkėta pėr njeriun e sotėm? Pra, a do
tė ishte njė vėmendje e llojit etik e problematik? Nuk besoj: tani,
janė pikėrisht arsyet e formės ato mė pak tė dukshmet pėr ne, qė
pėrfshijnė poezinė tonė nė bashkėveprimin njerėzor tė botės. Janė
lidhje, jo tė ushtrimit gjuhėsor, por tė pėrgjegjėsisė poetike,
lidhje qė ishin errėsuar pas Leopardit.
-
-
Eshtė shenja e njė pranie aktive tė qytetėrimit tonė, dhe tok me tė,
tė njeriut italian (kjo ėshtė tradita e vėrtetė, pėrtej flauteve tė
oborreve, tė nėnshtruar ndaj Arkadisė sė pėrjetshme). E fshehta e
njė gjuhe poetike i zbulohet me vonesė kritikės, pra kur modeli
degėzohet nė imitimet dhe kujtesa mė e mirė e tij copėzohet nė
shkollat: atėherė poetėt e vegjėl paraqesin, nė funksion tė sė
bukurės, teknika letrare tė ekuilibruara, tė mbivendosura nė
pėrsėritjen e figurave tė pėrbashkėta, jo mė origjinale. Po njeriu
siē ėshtė, a ėshtė pėrmbajtja e njė poetike pėrkufizuese? Lidhur me
pėrvojat poetike tė kėtyre viteve tė fundit, ėshtė folur pėr
realizėm etik, duke pranuar realen (ose tė vėrtetėn) nė paraqitjen
dhe etikėn nė pikėsynimin.
-
-
E
kollajtė tė skedosh, por jetesa e keqe, ashpėrsia e mendjes sė tij
politike, kundėrshtimi ndaj dhimbjes e kanė afruar njeriun te
njeriu, po thoja, poetin te njeriu qė e dėgjon. Nganjėherė, poeti
modern ėshtė gojėtar (gojėtaria e vjetėr nxitėse ka tjetėr kuptim tė
figurshėm) pra duket se do tė kuvendojė me botėn e pėrmbledhur nė
njė peizazh tė ngushtė, (toka e tij): ėshtė gojėtar, edhe kur toni i
tij ėshtė i ulėt, familjar.
-
-
Shpesh, janė njerėz tė Jugut, tė Lukanisė, tė Abruxeve, tė Puljes,
tė ishujve, por edhe tė Piemontit, tė Venetisė, tė cilėt, duke pasur
njė trashėgimi feudale e tė lidhur me tokėn, i nisin kuvendimet pėr
fatin e tyre shkoqur e drejtpėrdrejt. Nuk kanė fėmijėri, as kujtime
prej saj, por kanė ende vargoj pėr tė thyer dhe tė vėrteta tė
prekshme, qė tė mund tė hyjnė nė jetėn e kulturore tė kombit. Tek
ata, muzat e pyjeve e tė luginave heshtin: nė vend tė tyre
grafullojnė gjėmimet e rrėnimeve e tė vėrshimeve pėrmes mitologjive
tė veta fshatarake.
-
-
Njė
ditė do tė bėjmė njė hartė poetike tė Jugut, dhe nuk ka rėndėsi nėse
do tė prekė pėrsėri Magna Grecian, qiellin e saj me pamje tė
paturbulluara pafajėsie dhe pėrshtypjesh verbuese. Ndoshta atje po
lind qėndrueshmėria e poezisė. Pėr fat tė mirė, nuk ka poetė
dialektorė shumė tė shkolluar, qė tė rrėgjohen nė kufijtė e skicave
dhe, shtegtimet e tyre sintaksore e gjuhėsore, sjellin tashmė njė
fjalor tė veēantė, kumtin e njė ligjėrimi.
-
-
Nė
Toskanė, pėr fat tė keq, ka ende ndonjė Guitone dArezzo, qė, nė
doktrinėn e tij tė stėrholluar ushqen utopitė e fundit tė zotėrimeve
tė mungesės, ku vėrtitet qerthulli ekzistencial. Nė atė gjeografinė
tjetėr poetike e popullore (minimale, thonė kritikėt) ruhet
besnikėrisht prania e njeriut, ndjenjat e tij, bėmat, veprat. Nuk do
tė flasim pėr realizėm etik, poetėt nuk na mėsojnė tjetėr, pėrveēse
tė jetojmė: lėnda ėshtė tepėr e vėshtirė pėr tu ngjeshur nė forma
tė reja. Thyerja dhe rindėrtimi i masės sė njėmbėdhjetėrrokėshit ka
qenė njė shtytje e menduar dhe e zhvilluar gjatė njė brezi. Humbja e
aftėsisė sė leximit ritmik sipas shkrimit tradicional metrik ishte
rastėsore.
-
-
Poetėt njihen pėr shqiptimin e veēantė tė masave metrike e, nė atė
kadencė qėndron zėri i tyre (le tė themi kėnga); njėsia e shprehjes
mund tė jetė varg i gjatė ose i shkurtėr, por gjithnjė ai zė do tė
jetė i dallueshėm nė ēfarėdolloj strukture. Kemi njė zė pėr secilin
poet: edhe nė tė ashtuquajturin stil pėrkthimi, ajo qė ka rėndėsi
ėshtė shqiptimi poetik.
-
-
Pėr
gjuhėn e reales, nė njė studim mbi Danten, unė i kthehesha sėrish
forcės sė qėndrueshme tė stilit tė thjeshtė. Ishte njė qasje edhe
intensiteti, sepse, gjuha e Komedisė, nėse i kishte patur bazat e
veta nė dolce stil novo, ishte pastruar nė kontakt me pėrmbajtjet
reale e njerėzore. Figurat danteske synonin njė dramė qė nuk ishte
mė ajo e botės klasike, sado qė mėnyra e tė paraqiturit tė figurave
(ose krijimi i tyre) kishte rrėnjė tė njohura. Mėsimi i Dantes i
shėrbeu Petrarkės dhe poetėve tė tjerė tė mėdhenj tė shekullit XVI:
ishte vėrtet njė shenjė e lartė e qytetėrimit letrar italian.
-
-
Dhe
sot, ka mė shumė se njė kahje ku ne mund ta lexojmė Danten, pėr tė
harruar Petrarkėn dhe kadencat e tij plot ankth, tė pasqyruara nė
hapėsirėn e paktė qė u lejon ndjenja. A shkakton ende dyshime nė
peizazhin tokėsor poezia shoqėrore e Dantes, bota e tij e pėrtejme,
apo, tek e mbramja, mund tė jetė pika mė e ligjshme e nisjes pėr
poetėt e rinj? Stili i pėrkthimit mund tė befasojė kėdo qė ėshtė
mėsuar me lėvizjen unike tė lirikės, por hap njė diskutim tė
pazakontė nė poezinė italiane, i prish pėrgjithnjė pėrafrimet e
harmonishme me Arkaditė.
-
-
Mbase do tė krijojė retorika tė tjera, por do ti heqė robėrinė
poezisė sonė, e cila tashmė ska pak qė ka hyrė nė zotėrimin letrar
tė njeriut europian, deri dje i mbrojtur nga mure heshtjeje; tė
njėjtat mure qė kritika italiane ka ngritur rreth kėsaj poezie.
Pėrtej tyre, nganjėherė, kritika kėrkon tė mėdhenjtė e prirjes sė
re, me masat e vjetra estetike, (megjithatė, jo tė gjitha) e nuk
vlerėson veēse pėrmbajtje, gjykime, shpresa. Ėndrrat nuk janė
veēse zhurma tė jetės, pėrgjigje tė pamėshirshme pėr pyetjet mė tė
zakonshme e mė tė trazuara. E format? Ku ėshtė ngyra e ėmbėl e
zafirit oriental, apo flladi i freskėt i dafinave?
-
-
Kritika, tė dyja kritikat, teorizojnė dhe do tė donin ti krijonin
poetėt sipas caqeve dhe ideve tė tyre mbi artin, duke besuar se mund
ta kthejnė poezinė nė shkencė, teksa e dinė se pastaj do tė jetė
poeti ai qė do ta detyrojė shkencėn e tyre ti pėrulet natyrės sė
tij rebele.
-
-
Arėsyet e fjalės sime mund tė duken polemike, edhe sa i takon
gjendjes sė poezisė sime, por dokumentet e historisė sė ardhme
letrare tė shekullit tė njėzetė, (prej tyre kam cituar dy tė natyrės
antologjike), janė dėshmi mediokre, katalogė tė zejes letrare.
-
-
Poetėt citoj fjalėt e Kroēes - janė pak tė prirur ndaj
pėrfilljeve organike e filozofike, por tė mprehtė e shijehollė nė
ēėshtje tė veēanta, dhe prandaj mund tė diskutojmė mbi shembujt e
dhėnė nga antologjistėt e tė dallojmė, nė mos tjetėr, letėrsinė e
vėrtetė, pra tė krijimit poetik e ta trajtojmė figurėn e poetit nė
botėn e sotme nė pėrpjekjen e tij pėr tė lidhur jetėn me letėrsinė.
Raporti jetėart ėshtė nė qendėr tė problemve tė mendimit modern,
por poeti - gjetkė e kam quajtur papėrsosmėri e natyrės ngaqė ka
hapur njė dialog me njeriun, flaket tej nga urdhėrat supreme
estetike.
-
-
Ujėra tė kulluara, tė freskėta, tė ėmbla! Dhe kjo qe kohė e
rrokjezimeve kaq tė dashura, qe kohė ku kujtesa cyt njė poetikė
aktive pėr ta parė rishmė botėn nė pėrmasat e dashuritė e saj
fisnike. Tani, kėtu, brezi i sotshėm qė guxon tė lexojė numėra tė
rinj nė tryezat poetike, mėson, ditė pas dite, se ēdomethėnė tė
shkruash vargje gjė kaq e lehtė pėrpara pėrleshjeve qytetare e
politike. Nga errėsira e burgut tė vet, Gramshi i shihte qartas
arsyet letrare tė botės. Pozicioni i poetit nuk mund tė jetė pasiv
nė shoqėri, ai, kemi thėnė, e ndryshon botėn. Figurat e tij tė forta,
ato tė krijuarat, rrahin nė zemrėn e tij mė shumė sesa filozofia dhe
historia.
-
-
Poezia shndėrrohet nė etikė pikėrisht pėrmes pėrftimit tė sė
bukurės: pėrgjegjėsia e saj ėshtė nė raport tė drejtpėrdrejtė me
pėrsosmėrinė e saj. Tė shkruash vargje do tė thotė ti nėnshtrohesh
njė gjykimi; gjykimi estetik pėrfshin nė mėnyrė tė heshtur reagimet
shoqėrore qė shkakton njė poezi. I njohim rezervat pėr kėto
parashtrime. Por njė poet ėshtė i tillė kur nuk heq dorė nga prania
e tij nė njė tokė tė dhėnė, nė njė kohė tė saktė, tė pėrcaktuar
politikisht. Dhe poezia ėshtė liri dhe e vėrtetė e asaj kohe, jo
shumėfishimi abstrakt i ndjenjės.
-
-
Tani, tu bėsh procesin prurjeve tė formimit poetik nė njė
periudhė si kjo e tanishmja, ėshtė e pakuptimtė nga ana e kritikės,
sidomos kur shfaqen teori tė reja estetike dhe vijimėsia e njė
shkolle poetike tė shteruar mund tė japė pėrshtypjen e
jetėgjatėsisė. Lufta e ndėrpreu njė kulturė dhe nxorri nė pah
vlera tė reja tė njeriut, dhe, nėse armėt janė ende tė fshehura,
kuvendimi i poetėve me njerėzit ėshtė i nevojshėm mė shumė se
shkencat dhe marrėveshjet midis kombeve, tė cilat mund tė
tradhtohen. Poezia italiane, pas vitit 1945, ėshtė me natyrė korale,
brenda llojit tė vet, rrjedh pėrmes ritmeve tė gjera, flet pėr botėn
reale me fjalė tė thjeshta; nganjėherė i afrohet epikės. Ajo ka fat
tė vėshtirė, pėr shkak tė hapjes sė saj drejt formave qė mohojnė
traditėn e rreme italiane. Poetėt e saj, hėpėrhė, shlyejnė heshtjen
midis alarmeve politike dhe kronikave tė rėnies morale.
-
-
Pėrktheu: ZIMO KRUTAJ
|
|