|
27 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės
(25.02.2006), Linda
Karadaku-Ndou, Prishtinė
Pėrfaqėsues tė serbėve tė Kosovės tė zhvendosur nė Serbi, po
vizitojnė pjesė tė ndryshme tė Kosovės pėr tė parė vetė gjendjen dhe
pėr tė informuar serbėt e zhvendosur nė Serbi. Ata u takuan sot me
ministrin e pushtetit lokal Lutfi Haziri, i cili u ka premtuar
mbėshtetjen e plotė tė institucioneve tė Kosovės pėr kthimin e tė
qėndrueshme dhe pėr krijimin e njė jete normale nė Kosovė. Po sot,
pėrfaqėsues tė pakicave jo-serbe zhvilluan konsultime brenda
Kėshillit Konsultativ pėr Pakicat, nė lidhje me kėrkesat qė kanė pėr
statusin e bashkėsive tė tyre nė Kosovėn e sė ardhmes.
Ministri i pushtetit lokal nė Kosovė, njėkohėsisht kryesues i
delegacionit tė Kosovės nė bisedimet e drejtpėrdrejta midis
Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtjen e reformės nė pushtetin lokal,
Lutfi Haziri, u takua sot nė Prishtinė me pėrfaqėsues tė serbėve tė
Kosovės tė zhvendosur nė Serbi.
Zllatko Mavric, pėrfaqėsues i Shoqatės qytetare tė tė zhvendosurve
nga Kosova, Shpėtimi i Shenjtė, tha se pėrfaqėsuesit e tė
zhvendosurve serbė nga Kosova kanė vizituar disa vende nė Kosovė dhe
kanė bėrė atė qė e quajnė matje pulsi tė tė zhvendosurve dhe atyre
qė nuk i kanė lėnė shtėpitė e veta, pėr tė parė cilat janė
problemet, shqetėsimet dhe mendimet e tyre nė lidhje me zgjidhjen e
statusit tė Kosovės.
Raundi i parė ka pėrfunduar, mendojmė se ėshtė ende herėt tė
nxirret ndonjė pėrfundim, por sido qė tė jetė, mirė ėshtė qė
delegacionet janė ulur nė tė njėjtėn tavolinė, ndėrsa detyra jone e
vetme ėshtė t'i informojnė tė zhvendosurit nė mėnyrė tė besueshme,
nė lidhje me gjendjen nė Kosovė."-
tha ai.
24
autobusė me serbė tė Kosovės kanė ardhur sot pėr tė vizituar
varrezat e mė tė dashurve tė tyre nė gjithė Kosovėn, dhe sipas
informacioneve, gjithēka po shkon sipas planit, pa probleme tė
mėdha, qė do tė thotė se edhe komuniteti shqiptar, ish-fqinjėt, kanė
pranuar qė fqinjėt tė vijnė dhe tė vizitojnė mė tė dashurit e tyre.
"Shpresojmė se me anė tė bisedimeve, do tė mundėsohet kthimi i tė
gjithė atyre qė dėshirojnė tė kthehen,
tha zoti Mavric.
Ministri Haziri theksoi se ishte biseduar pėr bashkėrendimin e punės
pėr kthimin e tė zhvendosurve.
"Kthimi pėr ne ėshtė obligim, ėshtė pėrgjegjėsi e institucioneve
tona, pėr tė krijuar kushte qė tė gjithė tė zhvendosurit e
konfliktit tė kthehen nė shtėpitė e tyre"-
tha ai.
Ēėshtja e kėrkesave dhe tė drejtave tė pakicave u trajtua sot edhe
nė njė takim qė pati Kėshilli Konsultativ pėr Pakicat, nė tė cilin
merrte pjesė edhe ministri Haziri. Sabit Rrahmani, pėrfaqėsues i
ashkalinjve tė Kosovės, tha se komunitetet pakicė jo serbe janė
unike nė qėndrimin e tyre.
Pėrfaqėsuesi i egjiptasve tė Kosovės, Xhevdet Neziri, theksoi
mbėshtetjen pėr pėrfaqėsimin e kėtyre pakicave nė Vjenė nga ministri
Haziri.
"I mbėshtesim tė gjitha pėrpjekjet pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės dhe jemi tė mendimit se ai duhet tė jete pavarėsia"-
tha ai.
Numan Baliq, pėrfaqėsues boshnjak tha se bisedimet e sotme kishin
qenė konstruktive. Ndėrsa Sadik Idriz, ministėr i shėndetėsisė,
anėtar i delegacionit tė Kosovės nė bisedimet e drejtpėrdrejta midis
Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtjen e reformės nė pushtetin lokal,
tha se takimi kishte qenė konsultativ.
Kryetari i Kėshillit Konsultativ pėr Pakicat dhe njėkohėsisht anėtar
i delegacionit tė Kosovės nė bisedimet pėr statusin, Veton Surroi,
tha se konsultimet e sotme ishin bazuar nė dy pika thelbėsore, nė
informimin lidhur me bisedimet pėr decentralizimin dhe pėrgjigja qė
duhet ti jepet kryenegociatorit Ahtisari nė lidhje me kėrkesat e
pakicave.
"Ne shpresojmė se brenda njė afati 4-6 javėsh do tė kemi njė
dokument tė kompletuar qė ka tė bėjė me pakicat"
the zoti Surroi
Respektimi dhe garantimi i tė drejtave tė pakicave nė Kosovė, ėshtė
ēėshtje kyēe nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
|