|
27 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės
(25.02.2006), Pėllumb
Sulo, Shkodėr
Pas
njė periudhe tė gjatė e tė vėshtirė tė tranzicionit tė ekonomisė,
biznesi privat po e ndjen gjithnjė e mė shumė nevojėn e
bashkėpunimit me investitorėt e huaj. Kryetari i Dhomės sė tregtisė
dhe industrisė nė Shkodėr, Anton Leka, tha se rajoni i Shkodrės po
ofron lehtėsira dhe mundėsi investimi edhe pėr investitorėt e huaj.
" Nė drejtim tė burimeve tė punės Shkodra aktualisht, pėr shkak tė
periudhės sė tranzicionit, ka 16 mijė tė papunė, por qė ėshtė njė
fuqi punėtore shumė e kualifikuar. Ndėrsa nė drejtim tė burimeve
financiare, aktualisht Shkodra ka 6 banka. Edhe dy banka tė tjera po
vijnė, Banka Amerikane dhe Banka Credins. Gjithashtu, interesimi i
shumė investitorėve tė huaj pėr tė sjellė teknologji, kryesiht
italianė por edhe tė shteteve tė tjera, do tė sjellin edhe mjete tė
tjera financiare nė Shkodėr."-
tha ai.
Pronari Grupit Italian Filanto, Antonio Eduardo Filograno, i cili
ishte nė Fabrikėn Bertoni sė bashku me njė delegacion nga Italia,
tha se punėtorėt dhe administratorėt shqiptarė janė seriozė dhe tė
pėrkushtuar . Pronari i grupit italian Filanto tha se me
ndėrmarrjet e tija, tė ngritura nė Shqipėri, Filanto ėshtė e
pranishme prej 13 vitesh, duke prodhuar fillimisht 10 mijė palė
kėpucė nė ditė dhe duke punėsuar mė shumė se 1500 punėtorė.
Zoti Filograno tha se nė Shqipėri ka gjetur bashkpunėtorė seriozė
dhe korrektė, me kėrkesa tė larta profesionale, me tė cilėt synon tė
zgjerojė sipėrmarrjen e tij nė Shqipėri. Ndėrkohė, administratori i
Grupit Filanto pėr Shqipėrinė, pronari i fabrikės Bertoni,
Paulin Radovani, tha se bashkėpunimi me investitorėt e huaj, jo
vetėm qė garanton tregun e prodhimeve shqiptare, por edhe aftėson
fuqinė punėtore.
"Aktualisht, kėtu punojnė pesė tė huaj pėr tė kualifikuar punėtorėt
tanė dhe pėr tė pėrvetėsuar prodhimet e reja. Garantoj me hy nėpėr
tregje tė tilla, qė nuk ėshtė menduar ndonjėherė me hy shqiptarėt.
Konkretisht, jam futur nė tregun amerikan me kompanitė mė tė mėdha
amerikane siē janė Klark dhe Bass. Aktualisht po prodhoj pėr ta, me
shtampėn Made in Albania"
Nė
tė njejtėn kohė, bashkėpunimi i kapitalit vendas me kapitalin e
huaj, ėshtė edhe pėr vendin njė pėrfitim i madh sepse inkurajon
investitorėt e tjerė vendas. Bashkimi, kohėt e fundit, i dy
fabrikave tė Filantos, nė Tiranė dhe nė Shijak, me Fabrikėn
Bertoni tė Shkodrės, kanė krijuar Grupin mė tė madh industrial nė
Shqipėri, me mbi 3 mijė punėtorė, duke prodhuar pėr tregun e huaj mė
shumė se 12 mijė palė kėpucė nė ditė.
|
|