|
27 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (25.02.2006),
Nė Mal tė
Zi, partia mė e madhe e opozitės i pranoi udhėzimet e Bashkimit
Evropian pėr organizimin e referendumit rreth pavarėsisė sė kėsaj
republike, i cili pritet tė mbahet brenda vitit.
Pėrfaqėsues tė Partisė Socialiste Popullore thanė se propozimet e
Bashkimit Evropian lidhur me rregullat e referendumit janė
plotėsisht tė pranueshme. Nė propozimet e paraqitura javėn e kaluar
thuhet se qė rezultatet e referendumit tė jenė tė pranueshme duhet
qė tė paktėn 55 pėrqind e votuesve tė jenė shprehur nė favor tė
pavarėsisė.
Kryeministri i Malit tė Zi, Millo Gjukanoviē, i cili ėshtė shprehur
me kėmbėngulje pėr pavarėsinė, i ka rezistuar planit tė Bashkimit
Evropian duke e quajtur tepėr tė lartė pragun e 55 pėrqindėshit.
Nėse fiton pavarėsinė, pritet qė Mali i Zi tė kėrkojė anėtarėsim nė
Bashkimin Evropian. Mali i Zi ishte e vetmja republikė qė mbeti me
Serbinė pas shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė nė fillim tė viteve
90.//lk
|