|
27
shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (26.02.2006),
Besim
Abazi
Lidhja Demokratike dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, dy partitė
qė pėrbėjnė koalicionin qeverisės, ende nuk kanė arritur ndonjė
marrėveshje pėr ti dhėnė fund zvarritjes mė se dymuajshe tė
plotėsimit tė posteve tė ministrave tė drejtėsisė dhe rendit.
Nė
prag tė Krishtlindjeve tė vitit tė kaluar, Misioni i Kombeve tė
Bashkuara shpalli vendimin pėr ti kaluar pėrgjegjėsitė nga fushat e
policisė dhe drejtėsisė tek institucionet vendase, njė veprim ky qė
u cilėsua si shumė i rėndėsishėm, por qė ende nuk ėshtė vėnė nė
praktikė. Edhe mė shumė se dy muaj pas kėtij vendimi nuk ka ministra
pėr kėto dy poste.
Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi tha se i ka inkurajuar tė dyja
partitė qė tė hedhin propozimet e tyre sa mė parė qė ėshtė e mundur,
por nėnvizoi se nuk ėshtė nė pozitė qė ti detyrojė ato tė marrin
vendime. Ai tha se ka emėruar dy zyrtarė tė lartė qė tė pėrgatisin
fillimin e punės sė ministrive nė mėnyrė qė kurdo qė tė zgjidhen
ministrat cdo gjė tė jetė gati.
Partitė e koalicionit kanė pėrvijuar shumė emra si bartės tė
mundshėm tė kėtyre dy ministrive, por marrėveshje ende nuk ka.
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės pohon se drejtuesit e dy partive qė
nė fillim kanė pasur njė marrėveshje qė postet tė ndahen ndėrmjet
partnerėve tė koalicionit.
Kjo
ėshtė mohuar nga njė pjesė e pėrfaqėsuesve tė Lidhjes Demokratike,
ndėrsa njė pjesė tjetėr e tyre kanė theksuar se njė marrėveshje jo
formale ka ekzistuar, por gjėrat kanė ndryshuar me kohė. Ata
kėrkojnė qė tė dyja ministritė tė drejtohen nga Lidhja Demokratike
partia me numrin mė tė madh tė deputetėve nė Parlamentin e Kosovės
dhe pėr kėtė siē thuhet ėshtė kėrkuar mirėkuptim nga Aleanca pėr
Ardhmėrinė e Kosovės.
Sido qė tė jetė, muaji mars ėshtė paraparė tė jetė periudhė e
vlerėsimeve tė para pėr punėn e kėtyre ministrive nga i cili varet
edhe shkalla e kalimit tė pėrgjegjėsive, por zvarritja e krijimit tė
tyre do tė bėjė qė Misioni I Kombeve tė Bashkuara i cili ka bėrė
thirrje pėr pėrshpejtim tė punėve tė mos ketė se ēfarė tė vlerėsojė.
//ad//
|