|
27 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (25.02.2006),
Kastriot
Haxhiaj
Opus Dei ėshtė njė grup i vogėl katolik, i njohur pėr ruajtjen e
sekreteve. Por tani ky grup po del nė publik....duke u munduar qė ta
pėrdorė tė gjithė ndikimin negativ tė librit Kodi i Da Vinēit nė
favor tė tij, duke pėrhapur kėshtu mesazhin e vet dhe pėr ti
treguar botės se kush ėshtė Opus Dei i vėrtetė. Dhe e gjithė kjo
ndodh ndėrkohė qė afrohet data e daljes nė kinema tė filmit tė
bazuar nė novelėn Kodi i Da Vinēit.
Pas
pothuajse tre vitesh nė listėn e librave mė tė shitur, novela e Dan
Brown-it Kodi i Da Vinēit ėshtė gati tė kthehet nė njė nga filmat
mė tė parė. Filmi i regjisorit Ron Howard del nė kinema me 19 maj
ndėrkohė qė kanė filluar reklamat.
Por
krahas reklamave pėr filmin, grupi katolik Opus Dei, qė latinisht do
tė thotė Puna e Zotit, po fillon fushatėn e tij publike. Grupi
ėshtė mjaft kritik si ndaj librit dhe filmit. Pėr ata qė kanė lexuar
librin, zyra qendrore e Opus Deit nė New York nuk ėshtė vendi ku
flitet pėr novelėn Kodi i Da Vinēit.
Organizata konsevatore i ka kaluar vitet e fundit duke u munduar ti
shpėtojė hijes sė librit, pasi novela e portretizon Opus Dein si njė
sekt vrasės tė orientuar ndaj fuqisė dhe vetė-sakrificės. Por tani
komuniteti pak i njohur fetar po mundohet tė pėrmirėsojė imazhin
para shfaqjes sė filmit.
Zėdhėnėsja e Opus Deit, Teri Keron, thotė se grupi i saj nuk po bėn
thirrje pėr bojkotimin e filmit. Shpresojmė se njerėzit do tė
fillojnė tė bisedojnė rreth besimit tė tyre ... dhe se ata do tė
zbulojnė gjėrat qė nuk i dinė ... pra do tė zbulojnė se sa nuk dinė.
Kėshtu qė ata do tė fillojnė tė zbulojnė gjėra tė reja rreth Opus
Deit."
Por
drejtuesit e lartė tė Opus Deit nė Romė e dinė se kritikat e hidhura
ndaj filmit tė Mel Gibsonit, Pasioni i Krishtit nė fakt ndihmuan
pėr ti dhėnė jehonė filmit. Njė deklaratė e organizatės thotė se
shpreson qė filmi pas redaktimeve tė dalė i tillė, qė tė mos
ofendojė besimtarėt.
Fushata publike e Opus Deit, fillon qė nė hyrje tė zyrave nė Nju
Jork, ku njė parullė i fton lexuesit e novelės sė Dan Brownit, qė tė
mėsojnė tė vėrtetėn rreth Opus Deit. Shumė vizitorė tek zyrat
qendrore tė Opus Deit besojnė se libri ėshtė mė afėr realitetit sesa
trillimeve.
Njė
pjesė tjetėr e punės sė Opus Deit ėshtė tė njohė publikun me njeriun
real qė nė libėr identifikohet me personazhin Silas. Silas Agbim
ėshtė i lindur nė Nigeri dhe punon si financier nė Nju Jork. Ai
thotė se ėshtė krejt ndryshe nga karakteri qė pėrshkruan libri i
quajtur Silas. Siē e shikoni nuk jam albino, krejt pa ngjyrė siē
thotė libri. Nuk jam murg dhe nuk jetoj nė zyrat kryesore tė Opus
Deit. Jam i martuar dhe kam fėmijė. Nuk dubloj njeri dhe nuk vras
njerėz natėn sipas urdhėrave siē thuhet nė libėr.
Filmi me aktor kryesor Tom Hanks pritet tė korrė njė sukses tė
veēantė. Kisha katolike po mundohet ti kundėrvihet me prodhimet e
veta. I themeluar nė Spanjė dhe tani me 86 qendra nė mbarė botėn,
grupi Opus Dei ka prodhuar njė dokumentar tė shkurtėr pėrmes tė
cilit hidhet dritė rreth tė mirave dhe ndjenjave shpirtėrore qė e
karakterizojnė grupin. Gjithashtu Opus Dei ka arritur njė kontratė
me tė njėjtėn shtėpi botuese qė nxori Kodin e Da Vinēit dhe do tė
publikojė dhjetė ditė para filmit librin The Way Rruga njė
koleksion mendimesh shpirtėrore nga themeluesi i Opus Deit,
Josemaria Escriva.
Por
problemet me imazhin e grupit nuk filluan me librin e Dan Brownit
edhe mesa duket nuk do tė mbrajonė me filmin e Ron Howardit.
Organizata ka qėnė e debatueshme qė nga themelimi i saj nė vitin
1928. Njė ēėshtje e Opus Dei ėshtė edhe fshehtėsia. Rezistenca
historike e Opus Deit pėr tė mos treguar anėtarėt, duke u lėnė
vendimmarrjen individėve, ka bėrė qė kjo organizatė shpesh tė quhet
edhe kult. //ad//
|