|
24 shkurt 2006 /TN
Nga Ardit Rada
A duhet tė rinjtė tė ndryshojnė mendėsine politike nė Shqipėri?Unė
mendoj se po, por mesa duket, edhe ato pak organizata aktive qė
funksionojnė si pjesė pėrbėrėse tė shoqėrisė civile, e kanė tė
vėshtirė tė na e konfirmojnė njė gjė tė tillė.
Dy apo tre herė nė vit, kemi dėgjuar nė media pėr njė Parlament
Rinor, herė parė duke ndezur qirinj nė kujtim tė viktimave tė
emigracionit, herė duke dalė me letra higjenike nė qendėr tė Tiranės
pėr tė ironizuar sondazhet e "Mjaft" dhe herė duke firmosur kontrata
propagandistike me Drejtorinė e Policisė pėr tė "kontribuar" nė
forcimin e shtetit ligjor.
Mirėpo duke filluar qė nga individi mė i thjeshtė i Republikės lind
pyetja: Me cfarė statusi vepron ky Parlament Rinor dhe cfarė synon?
Nė pamje tė parė duket si njė institucion i pėrbėrė nga perfaqėsues
tė rinisė tė cilėt diskutojnė midis tyre dhe nxjerrin konkluzione
pozitive se si tė bėhen politika rinore dhe qė synon afirmimin e tė
rinjve nė politikėn tonė.Por ajo qė ndodh brenda kėsaj strukture,
nqs do mund ta quanim kėshtu, ėshtė tepėr e veshtirė pėr tu kuptuar
nga opinioni publik.
Telashet nisėn pikėrisht vitin qė lamė pas kur nga deputetėt qė
merrnin pjesė nė tė, sekretarja e pėrgjithshme dhe nga unė qė isha
zgjedhur me statusin e nėnkryetarit, u vu re mungesa e njė statuti
dhe njė programi.Problemi ėshtė tepėr i nderlikuar por jo i
pashpjegueshėm kur e do puna.
Ai qė na pengonte gjithmonė dhe vazhdon akoma tė mbajė tė ngrira
gjymtyret e PR, ėshtė drejtuesi aktual dhe i vetėm qė ka pasur
ndonjėherė ky "forum rinor i pavarur", Endri Shabani, i cili ka hyrė
tashmė nė vitin e tij tė pestė tė drejtimit tė Parlamentit Rinor.
Njė njeri ky qė synon tė ndėrtojė njė institucion pėr tė rinjtė por
qė vepron me statusin e njė forumi tė parregjistruar nė asnjėlloj
gjykate dhe pa pasur asnjėlloj vule institucionale.Mos vallė kjo pėr
tju shmangur sanksioneve tė ligjit pėr OJF-tė?Jo vetėm kaq por ka
dhe mė tepėr; e gjithė kjo qė drejtuesi i sipėr pėrmendur tė jetė
njė "zog i lirė" dhe asnjė statut i brendshėm tė mos ja cėnojė
pushtetin.
Dhe kur kolltukun e zapton dhe e trashėgon vit pas viti kryetari,
smbetet gjė tjetėr pėr tu bėrė nga 26 deputetėt e Tiranės, vetėm ta
braktisin sic bėnė nė vitin 2005 dhe tė marrin njė mėsim tė mirė: "Kėtu
jam unė dhe vėshtirė se e zė njėri kolltukun tim!" Totalisht e
njėjta dramė e skenės politike shqiptare.
E pra mesa duket Parlamenti Rinor nuk ėshtė ajo makineri e cila
duhet tė pėrgatisė tė rinjtė 16 vjecarė apo 18 vjecarė pėr tė marrė
pjesė nė politikėn shqiptare si shpresa tė reja tė kėtij kombi, por
si pasardhės tė asaj katrahure dhe anarshie politike qė po
pėrjetojmė prej dhjetėra vitesh.
Pėr aq kohė sa njė forum qė pretendon tė mbajė emrin "parlament"
vepron pa njė rregullore tė brendėshme, nuk mund tė pretendojmė pėr
funksionim normal.
Pėr aq kohė sa njė parlament rinor vetėm njė herė nė jetėn e tij ka
kryer zgjedhje elektorale nė shkollat e mesme dhe kėsaj herė kėta
deputetė e braktisėn se ishin kundėr autoritarizmit tė kryetarit dhe
detyrės qe ai trashėgon prej disa vitesh, nuk mund tė themi se kemi
tė bėjmė me njė institucion demokratik dhe integrues dhe nuk mund tė
presim tė prodhohen "vegla tė reja" pėr ti shėrbyer demokracisė, qė
janė tė rinjtė!
|