|
- 24
shkurt 2006 /TN
-
-
Engjujt
ndėrrojnė jetė duke fluturuar
-
-
-
Vdekja tė gjithė i palos pėrtokė, vetėm engjėjt vdesin nė qiell,
ndėrrojnė jetė duke fluturuar!
-
- Ata nuk bijnė pėrtokė, nė fakt ata nuk vdesin kurrė, ata ngjiten
mė lart!
-
-
Ata shkojnė nė parajsė! Lum Engjėjt pėr vdekjen e tyre!
-
-
Shkruan: Bajrush MORINA
-
-
Oh
Zoti im!. Mbase kjo ka qenė ofshama e fundit para se Atij ti binte
shkopi prej dore (bambusi te Ghandi). Ka disa ditė qė Ai mbahej me
shkopin e tij ndihmės, saherė qė ngrihej nga shtrati dhe bėnte
ndonjė hap nėpėr dhomė. Ai nuk preferonte tė ecte me shkop ndihmės
por mjekėt ia preferuan, mjekėt amerikanė. Ai kishte besim tė madh
te Amerika, Ai kishte besim tė madh te Zoti.
-
-
* * *
-
Njė
foshnje trejavėshe po dėneste sė qari, kur u dėgjuan do krisma. Vaji
i foshnjes jehoi deri vonė nė janarin e ftohtė tė Dimrit tė Madh,
derisa krismat u tretėn nė male. Ky vaj nuk pushoi asnjėherė ne jetė
nga pėrkėdhelja e babait. Ai u rrit jetim pa babė.
-
-
Si
djalė i nėnės shkoi nė shkollė me vonesė por si bir i babės
martir u pėrgatit si ėshtė mė sė miri nė jetė. Pyetni jetimėt pa
prind sa e rėndė ėshtė jeta pa prind, pėrkėdhelni kokėn e fėmijėve
jetimė tė Kosovės, sa tė brishta i kanė flokėt, fshijuani lotėt nė
faqe sa tė ngrohta i kanė fytyrat, merrni nė pėrqafim sa tė
pėrmallshėm qė janė ata, fėmijėt jetimė tė Kosovės qė janė pa babė
apo pa nėnė, tė vrarė nė luftė!
-
-
Ai u
rrit pa baba, pa pėrkėdheljen dhe pėrqafimin e babait, me vaj nė
buzė e me lot nė faqe, pa babain qė tia ndalė vajin e tia fshijė
lotin. Ai kurrė nė jetė nuk pati kė ta thėrriste me emrin: baba!
-
-
Vėjeni
dorėn nė zemėr: paramendojeni veten pa njėrin prind, qė nuk e keni
parė kurrė nė jetė! Apo, aq mė rėndė: merreni me mend jetėn e
fėmijėve tuaj pa njėrin prind! Ah ēfarė dhembje nė shpirt! Mos
mendoni mė kėshtu se do tė ju mbushen sytė me lot. Por dijeni,
dijeni mirė se Ai u rrit me sy tė pėrlotur sa herė qė shihte ndonjė
fotografi tė babait apo sa herė qė nėna i fliste pėr babain ...qė
njė ditė do tė kthehet nė shtėpi.
-
* * *
-
Derisa
rrugėt vlonin nga truma e masės, njė mendje me njė pendė nė dorė po
shkruante ligjin e tė drejtės, tė lirisė, tė paqes, tė pavarėsisė.
-
-
Ata
po na gjuajnė me plumba vdekjeprurės, e ne do tua kthejmė me
pėllumba tė paqes.
-
Ne
jemi kundėr dhunės.
-
Ne
duam qė me paqe e me dialog ti zgjidhim mosmarrėveshjet tona.
-
Ne e
duam lirinė dhe Pavarėsinė qė na takon.
-
Pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja zgjidhje qė do ta qetėsonte
rajonin dhe kėtė pjesė tė Evropės e tė botės.
-
Unė
insistoj qė Pavarėsia e Kosovės tė njihet sa mė parė drejtpėrdrejtė
nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimi Evropian.
-
Kjo
ishte filozofia mė e thjeshtė politike qė predikoi Ai pėr gati dy
decenie.
-
-
Gjithēka tjetėr pėrtej kėsaj filozofie politike ishte ose aventurė e
pėrgjakshme ose lojė e rrezikshme me zjarr, ose edhe prapaskenė jo e
ndershme politike.
-
-
Atij
ia kanė vrarė babain serbėt kur ka qenė vetėm foshnje trejavėshe, tė
tjerėt ose i kanė patur prindėrit ambasadorė nė Meksikė e Spanjė ose
shefa tė UDB-sė serbe nė Kosovė!
-
-
Ai ka
guxuar i pari tė flasė kundėr okupimit serb. Madje edhe ka kėrcėnuar
se ...Nė qoftė se Serbia pėrpiqet qė pėrsėri tė shtyp identitetin
tonė kombėtar, atėherė do tė ketė njė kryengritje. Unė vetėm mund
ti paralajmėroj serbėt: edhe ata janė njė popull i vogėl!. Tė
tjetėr nė kėtė kohė ose kanė studiuar e jetuar nė Beograd, ose kanė
formuar degė tė UJD-it nė Prishtinė.
-
-
Vetėm
Ai ka organizuar referendumin, zgjedhjet paralele, formimin e
Institucioneve paralele.... Tė tjetėr ose e ftonin popullin tė
dilnin e zgjedhje tė Serbisė ose varrosnin dhunė me arkivole tė
zbrazura dhe bėnin zhurmė nga ballkonet me ēelėsa tė banesave e tė
veturave.
-
-
Ai dhe
vetėm Ai pati guximin tė kthehej dhe tė qėndronte nė Kosovė pas
pėrfundimit tė Konferencės sė Rambujesė nė Parisė. Tė tjerėt ose u
vendosėn nė hotelet luksoze tė Tiranės, ose e ftonin popullin qė mos
tė largohet nga Kosova ndėrkaq vetė, rruanin mjekrrat, mbulonin
fytyrat dhe si lepujt (pardon: si komandantėt e Ballacės) kalonin
kufirin pėr nė Maqedoni.
-
-
Tė
vėrtetėn pėr dhunėn e krimet serbe si dhe arrestimin e dhunshėm e
dėshmoi vetėm Ai nė Tribunalin e Hagės. Tė tjetėr ose dėshmuan pėr
takimet e fshehta me Stanishiqin e bashkėpunėtorėt e tyre nėpėr
banesat private duke u servuar atyre edhe mish derri, ose i hanin
fjalėt e tyre duke thėnė se; ..nuk mė kujtohet kur jam zgjedhur
komandant apo nuk mė kujtohet kur ka ndodhur kjo ose ajo betejė!
-
-
Vetėm
Ai i fitoi katėr herė zgjedhjet e lira tė pas luftės nė Kosovė. Tė
tjetėr shpresonin nė mėshirėn e tij ose nė fitoret qė do ti
korrin nė zgjedhjet e vitit 2222.
-
-
Vetėm
Ai fliste pa ndėrprerė pėr Pavarėsinė dhe kėrkonte njohjen e
drejtpėrdrejtė tė Pavarėsisė sė Kosovės. Tė tjerėt ose kėrkonin
konferenca e takime ose edhe Pavarėsi tė cunguar e tė kushtėzuar.
-
-
Dhe nė
fund....
-
-
Nė
fund vetėm para Tij u pėrkul i gjithė populli i Kosovės dhe shprehėn
dhembje mbarė bota demokratike perėndimore. Pėr tė tjerėt do tė
marrim vesh herdokur vetėm pėrmes pėrkujtimeve nė faqet e fundit tė
gazetave.
-
-
* * *
-
Vdekja
tė gjithė i palos pėrtokė, vetėm engjėjt vdesin nė qiell, ndėrrojnė
jetė duke fluturuar! Ata nuk bijnė pėrtokė, nė fakt ata nuk vdesin
kurrė, ata ngjiten mė lart! Ata shkojnė nė parajsė! Lum Engjėjt pėr
vdekjen e tyre!
|
|