| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Lajmet e ditės
(2) |
|
|
|
|
|
|
|
|
24 shkurt 2006 /TN /QIK
Pėrmbajtja:
-
Diskutimet pėr Kosovėn do tė gravitojnė nė
pavarėsi, thotė presidenti Sejdiu
-
Estonia e gatshme tė pėrkrahė Kosovėn nė
zhvillimin e negociatave pėr ta zgjidhur statusin
-
Edhe nė Mitrovicė janė pėrmbytur 76 shtėpi dhe
janė evakuar tė 471 banorė
-
Mediu nė Shkup: Kosova tė bėhet e pavarur,
ndėrkaq kufiri me Maqedoninė tė shėnohet pas statusit
-
Vendi po
pėrballet me tri fatkeqėsi natyrore, u tha nė takimin Kosumi
Petersen
-
Ahtisari propozohet pėr Ēmimin Nobel pėr Paqe
-
Autoritetet malazeze tė kufirit kanė penguar
trafikimin e 35O kg marihuane afėr Tuzit
-
Haga nuk i beson Millosheviqit dhe nuk i lejon
tė shkojė pėr mjekim nė Rusi
-
Personat e armatosur kanė vrarė 3 anėtarė tė njė
familjeje shiite nė juglindje tė qytetit Latifija
-
Nga njė shpėrthim zjarri nė njė fabrikė nė
Bangladesh kanė vdekur tė paktėn 51 njerėz
-
Nė Indi dėnohen me burg tė pėrjetshėm 9 persona
lidhur me revoltat mė 2002 nė Guajart
-
Orė policore nė Bagdad nė pėrpjekje pėr tė
frenuar dhunėn sektare
-
Ushtria izraelite ka vrarė 2 palestinezė
pėrgjatė kufirit tė Rripit tė Gazės dhe Izraelit
-
Nė njė minierė thėngjilli nė Meksikė besohet tė
kenė humbur jetėn rreth 25 minatorė
-
Guerilėt talibanė kanė vrarė 4 ushtarė afganė nė
njė pritė nė provincėn Helmand
-
Autoritetet pakistaneze kanė arrestuar kreun e
aleancės islamiste para protestave tė paralajmėruara
-
Gjendje e jashtėzakonshme nė Filipine
-
Evropa diskuton gripin e shpendėve
-
Pėrshkallėzim i dhunės nė Irak - mbi 130 njerėz
humbin jetėn
-
Digjet njė fabrikė tekstili, tė paktėn 51 njerėz
humbin jetėn
-
Arrestohen dy tė dyshuar pėr vjedhjen
spektakulare nė Angli
-
Indonezia porosit 30 avionė nė vlerė 1,8 miliard
euro
|
|
|
-
Diskutimet pėr Kosovėn do tė gravitojnė nė pavarėsi, thotė
presidenti Sejdiu
-
-
Prishtinė,
24 shkurt 2006 /TN /QIK - Diskutimet pėr
statusin e Kosovės do tė ēojnė drejt pavarėsisė, tha sot presidenti
Fatmir Sejdiu pas takimit me Ministrin e Punėve tė Jashtme tė
Estonisė, z.Urmas Paet.
-
Presidenti Sejdiu tha se nga diplomati estonez z. Paet ka marrė
mbėshtetje tė rėndėsishme pėr popullin e Kosovės.
-
-
Ministri estonez z.Paet mė pėrcolli mesazhe
mbėshtetje nė kėtė fazė tė diskutimeve pėr definimin e statusit tė
Kosovės, e cila graviton dhe ėshtė e pėrqėndruar nė realizmin e
pavarėsisė sė Kosovės, tha Sejdiu, ndėrsa ka marrė edhe mesazhe
pėrgėzuese nga Estonia pėr punėn qė po e bėnė Presidenti.
-
Presidenti Sejdiu tha se ndihet i kėnaqur qė takon njė mik nga njė
vend qė ka pasur njė rrugėtim specifik pėr realizimin e pavarėsisė,
ditė tė cilėn e shėnojnė sot ata, pėr tė cilėn Presidenti i
pėrgėzoi.
-
Pėr Kosovėn ėshtė shumė e rėndėsishme qė Estonia si njė vend anėtare
e BE-sė dhe me njė pėrvojė siē tha presidenti, jazhtėzakonisht tė
mirė, tė jetė nė proces tė ndihmimit tė Kosovės pėr tė cilėn
ekzistojnė garancione dhe njėherit sipas Presidentit ėshtė njė
mbėshtetje edhe pėr proceset tjera demokratike, tė ndihmės ekonomike
dhe tė bashkėpunimit edhe nė fushat e tjera.
-
Ai tha se ia ka pėrcjellė edhe diplomatit estonez qėndrimin se do tė
ketė njė kujdes esencial pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe nė
veēanti nė trajtimin e minoriteteve, duke pasė parasysh se Kosova do
tė respektojė standardet mė tė larta ndėrkombėtare pėr minoritete.
-
Fundja ėshtė shumė e rėndėsishme qė ne gravitojmė tė jemi pjesė
integruese nė misionet euroatlantike, dhe rrugė tjetėr nuk kemi,
tha presidenti Sejdiu.
-
Diplomati Paet tha se dėshiron qė Kosova sa mė parė tė mos ketė
nevojė pėr trupat estoneze dhe tė huaja, ndėrkohė qė do tė vazhdojė
tė mbėshtesė zhvillimin e shoqėrisė tonė. Ne shpresojmė se nė tė
ardhmen Kosova nuk do tė ketė nevojė pėr patrullat ushtarake tė
Estonisė, por sado qė tė ketė nevojė, ne do t'i mbajmė ushtarėt tanė
kėtu, tha ai.
-
-
Diplomati estonez tha se shpreson qė rezultatet nga
negociatat pėr statusin do tė dihen sė shpejti dhe se ai shpreson qė
bisedat rreth statusit tė Kosovės do tė pėrfundojnė me sukses dhe se
rezultati do tė jetė pozitiv pėr tė gjithė njerėzit qė jetojnė kėtu.
-
-
Z.Paet tha se Estonia si anėtare e BE-sė, por edhe e
NATO-s, shpreson qė do tė mund ta mbėshtesė ecurinė pėr pėrcaktimin
e statusit tė Kosovės, ndėrsa ka shprehur mbėshtetjen estone pėr
emisarin special z.Ahtisari.
-
Diplomati Urmas gjatė ditės do tė vizitojė edhe trupat estoneze qė
janė nė pėrbėrje tė KFOR-it nė qytetin e Mitrovicės, ndėrsa ėshtė
takuar edhe me kryekuvendarin Daci, kryeministrin Kosumi dhe
kryeadministratorin Petersen.
-
-
-
Estonia e gatshme tė pėrkrahė Kosovėn nė zhvillimin
e negociatave pėr ta zgjidhur statusin
-
-
Prishtinė,
24 shkurt 2006 /TN /QIK - Ministri i
Punėve tė Jashtme tė Estonisė, Urmas Paet ndodhet sot pėr njė vizitė
nė vendin tonė. Nė njė takim me kreun e UNMIK-ut Soren Petersen
ministri estonez vlerėsoi lart punėn e institucioneve tė Kosovės dhe
njėherit shprehu gatishmėrinė e vendit tė tij pėr pėrkrahje.
-
"Estonia dhe Bashkimi Euvopian shpresojnė qė negociatat pėr statusin
do tė jenė pozitive pėr tė gjithė popujt nė Kosovė, dhe ajo ėshtė e
gatshme qė ta pėrkrahė Kosovėn nė zhvillimin e negociatave pėr ta
zgjidhur statusin", u shpreh diplomati estonez.
-
Ndėrkaq, shefi i UNMIK-ut tha se Kosova ka nevojė pėr njė pėrkrahje
profesionale pėr negociatat me palėn serbe nė pėrcaktimin e statusit
pėrfundimtar. Estonia, tha ai, ka pėrvojė nė kėtė drejtim, prandaj
vizita e ministrit Paet realiozohet nė kohėn e duhur pėr Kosovėn.
-
Estonia ka kaluar njė periudhė tė rėndėsishme tė tranzicionit dhe si
anėtare e Kombeve tė Bashkuara dhe e NATO s gjatė muajve tė ardhshme
do tė ndihmojė me kėshilla profesionale dhe pėrkrahje tė fortė.
-
"Shpresoj qė gjatė muajve tė ardhshėm Estonia do tė ndihmojė me
kėshilla profesionale dhe me pėrkrahje tė fortė, jo vetėm si anėtare
e BE-sė, por edhe nė bashkėpunim bilateral", tha Petersen, duke
shtuar se nė kohėn kur Kosova po pėrballet me negociatat pėr
statusin ėshtė e rėndėsishme vizita e ministrit tė Jashtėm tė
Estonisė nė Kosovė.
-
Ndėrkohė ministri i Jashtėm i Estonisė vizitoi edhe trupat e vendit
tė tij nė kuadėr tė KFOR it nė Mitrovicė pėr tė kremtuar ditėn e
pavarėsisė sė Estonisė.
-
-
-
Edhe nė Mitrovicė janė pėrmbytur 76 shtėpi dhe janė
evakuar tė 471 banorė
-
-
Mitrovicė, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Si pasojė e shiut qė ka rėnė pandėrprerė gjatė dy
ditėve tė fundit, edhe nė komunėn e Mitrovicės, kanė dalė nga
shtrati lumenjtė, Ibri, Lushta dhe Sitnica.
-
Sipas Xhevat Veselit, drejtor i Drejtorisė pėr Mbrojtje Civile dhe
Gatishmėri Emergjente (DMCGE), janė pėrmbytur 76 shtėpi dhe qindra
hektarė tokė.
-
Kėshtu, nė Lagjen e Boshnjkėve janė vėrshuar 9 shtėpi, nė fshatin
Lisicė 8 shtėpi, nė lagjen "2 Korriku", nė tė dyja anėt e lumit
Sitnicė janė vėrshuar 36 shtėpi, nė stacionin e vjetėr hekurudhor 7
shtėpi, nė tregun e bagėtive 2 shtėpi dhe nė lagjen e Vaganicės janė
vėrshuar 13 shtėpi nga lumi Lushtė. ?shtė vėrshuar edhe NTP
"Interplast".
-
Pėr shkak tė gjendjes sė rrezikshme tė krijuar nga niveli i lartė i
ujit, pėrkatėsisht vėrshimi, nga shtėpitė e lartėpėrmendura janė
evakuar tė gjithė banorėt, pėrkatėsisht 471 banorė. Familjet e
evakuara janė vendosur tek tė afėrmit e tyre dhe nė fqinjėsi.
-
-
Ndonėse, komuna u ka ofruar ndihmė, familjet e
evakuara kanė thėnė se pėr momentin nuk kanė nevojė as pėr ndihma nė
ushqim dhe as nė veshėmbathje.
-
Me qėllim qė vėrshimet tė vėhen nėn kontroll dhe tė evitohet rreziku
nga pėrmbytjet, udhėheqja e Kuvendit tė Komunės, me nė krye Mursel
Ibrahimi, kryetar dhe kryeshefin e Ekzekutivit, Sadri Ferati, kanė
qenė tė mobilizuar gjatė natės sė mbrėmshme, me ē'rast kanė vizituar
tė gjitha vendbanimet e rrezikuara, duke propozuar masa konkrete pėr
evitimin e rrezikut.
-
-
-
Mediu nė Shkup: Kosova tė bėhet e pavarur, ndėrkaq
kufiri me Maqedoninė tė shėnohet pas statusit
-
-
Shkup, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Ministri i Mbrojtjes i Shqipėrisė Fatmir Mediu pėrsėriti sot
qėndrimin zyrtar tė Tiranės se angazhohet pėr njė Kosovė tė pavarur,
ndėrsa porositi qė demarkacioni i shėnimit tė kufirit ndėrmjet
Shkupit e Prishtinės tė zgjidhet pas statusit pėrfundimtar tė
Kosovės.
-
"Kuptohet pozicioni i Shqipėrisė ėshtė Kosova e pavarur me
respektimin e tė drejtave tė minoriteteve dhe respektimin e kufijve
ndėrkombėtarė. Kjo do tė thotė, sa i pėrket kufirit mendoj se do tė
ishte mė sė miri qė kėto aktivitete tė zhvillohen pas zgjidhjes sė
statusit pėrfundimtar tė Kosovės", ėshtė shprehur Mediu sot gjatė
njė vizite nė Shkup, ku me homoloun e tij maqedonas Jovan
Manasievski kanė rėnė dakord pėr intesifikimin e bashkėpunimin
ndėrmjet dy vendeve nė prag tė samitit tė NATO s, qė do tė mbahet nė
nėntor nė Rigė.
-
Nė njė takim me gazatarė, Ministri shqiptar theksoi se Maqedonia dhe
Shqipėria kanė njė bashkėpunim intensiv nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr
t'u anėtarėsuar nė NATO.
-
"Besoj se nė samitin e Rigės do tė ketė njė vlerėsim konkret nga
gjithė kjo qė kemi bėrė dhe do tė paraqitet njė pėrcaktim i qartė
lidhur me zgjerimin e NATO s", tha Mediu.
-
Edhe Manisievski tha se tė dy vendet do tė vazhdojnė me komunikimin
intensiv gjatė muajve tė ardhshėm nė prag tė samitit tė nėntorit tė
NATO-s.
-
NMdėkohė ministrat nėnshkruan njė marrėveshje dypalėshe pėr
bashkėpunim ushtarak nė vitin 2006. Bėhet fjalė pėr njė program
ambicioz, qė ka pėr synim tė rrisė nivelin e bashkėpunimit tė
forcave ushtarake tė Maqedonisė dhe tė Shqipėrisė nė kuadėr tė
pėrpjekjeve tė pėrgjithshme pėr integrim nė NATO, tha Mansijevski.
-
Gjithashtu dė dy ministrat vlerėsuan si tejet tė suksesshėm
pjesėmarrjen e tyre tė parė nė operacionet e udhėhequra nga vendet e
NATO s nga Grupi i Adriatikut, pėrmes Ekipit tė pėrbashkėt mjekėsor
nė misionin nė Afganistan.
-
-
- Vendi
po pėrballet me tri fatkeqėsi natyrore, u tha nė takimin Kosumi
Petersen
-
-
Prishtinė, 24 shkurt 2006 /TN /QIK -
Kosova po ballafaqohet me fatkeqėsi natyrore tė njėpasnjėshme pėr tė
cilat qeveria ka vėshtirėsi finanaciare nė pėrballimin e tyre, meqė
nuk ka njė institucion pėrkatės pėr menaxhimin e tyre.
-
- Kėshtu
ėshtė vlerėsuar pas takimit tė sotėm tė kryeministrit Bajram Kosumi
me kryeadministratorin Jesen Petersen me tė cilin ka biseduar pėr
tri ballafaqimet e vendit me fatkeqėsi natyrore: me shembjen e
kodrės qė ka mbyllur arterien kryesore tė furnizimit tė vendit dhe
njėkohėsisht tė udhėtimit jashtė, rrugėn Prishtinė-Shkup, pėr
vėrshimet, qė ka pėrmbytur minierėn e qymyrit dhe pėr gripin e
shpezėve qė po kėrcėnon vendin pas shfaqjes nė gjithė rajonin.
Kryeministri Kosumi tha se qeveria nuk ka njė institucion apo njė
trup qė do tė merrej me ballafaqimin e fatkeqėsive natyrore, me tė
cilat pėr herė tė parė nė kėtė shkallė tė lartė po ballafaqohet
vendi. "Fondet pėr dalje nga kėto kriza po pėrdoren nga fondi
rezervė", tha Kosumi.
Ndėrkohė qarkullimi i mallrave dhe njerėzve do tė vazhdojė tė kryhet
nėpėrmjet Tetovės dhe Kumanovės, ndėrsa varėsisht nga vlerėsimet e
ekspertėve rruga mund tė lėshohet pėr transport mallėrash vetėm
gjatė natės, tha kryeministri Kosumi duke lutur qytetarėt pėr
mirėkuptim dhe qė ata tė shfrytėzojnė rrugėt anėsore.
Ndėrkaq, kryeadministratori Soren Jesen Petersen tha se ka
mirėpritur hapat e qeverisė pėr zhbllokimin e rrugės Kaēanik
Shkup. "Deri tani qeveria e Kosovės ėshtė pėrballė me sukses me
krizat politike, por tani duhet tė jetė e pėrgatitur edhe pėr raste
tė tilla tė fatkeqėsive natyrore", tha ai.
-
- Por,
sipas tij ndonėse pėrgjigja e qeverisė ėshtė pak e vonuar ky problem
duhet tė zgjidhet sa mė parė sepse prek drejtpėrdrejt qytetarėt.
Qeveria ka ngritur nivelin e pėrgjegjėsisė pėr zhbllokimin e rrugės
sė mbyllur nga kodra qė po shembet nė afėrsi tė Hanit tė Elezit te
vendi i njohur si "Guri i shpuar", pasi grupi emergjent do tė
udhėhiqet nga zėvendėskryeministri Adem Salihaj dhe do tė jenė
anėtarė edhe tre ministra, ai i Transportit dhe Telekomunikacionit
Qemajl Ahmeti, i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor Ardian Gjini
dhe ministri Ethem Ēeku i Energjisė dhe Minierave, pastaj komandanti
i KFOR-it gjenerali Valoto, si dhe ekspertėt qė kanė punuar qė nga
fillimi pėr zhbllokimin e rrugės. Grupi i mėparshėm udhėhiqej nga
ministri Ahmeti.
Kryeministri tha se ėshtė punuar pėr parandalimin e shembjeve qė do
tė rrezikonin drejtpėrdrejtė jetėn e qytetarėve duke rregulluar disa
kaskada nė kodėr qė pengojnė rėnien e gurėve dhe tė dheut
drejtpėrdrejtė nė rrugė.
-
- Ndėrsa,
nga dje ėshtė duke u hulumtuar nga ekspertėt pėr shkallėn e ēarjes
sė kodrės dhe tė rrezikut qė sjell ajo, me anė tė instrumenteve tė
vendosura atje pėr t'i regjistruar tė dhėnat e lėvizjeve brenda tri
dhe 6 orėve, gjatė dhjetė ditėve.
Kryeministri Kosumi tha se ėshtė krijuar grupi i krizės edhe pėr
ēėshtjen energjetike, pėr shkak tė pėrmbytjes sė minierės sė qymyrit
nga vėrshimi i lumit Sitnica, tė cilin do ta udhėheq ministri i
Planifikimit Hapėsinor Ardian Gjini. Ndėrkohė qė vetė
kryeadministratori Petersen tha se do tė mbajė njė takim tė
jashtėzakonshėm pėr shkak tė kėsaj gjendjeje.
Kryeministri Kosumi tha se qeveria po e pėrcjell me vėmendje edhe
ēėshtjen e gripit tė shpezėve, meqė kjo pėr mungesė mjetesh mė parė
ka refuzuar tė pranojė kėrkesėn e Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe tė
institucioneve shėndetėsore qė tė blejė barėra dhe preparate tė
nevojshme pėr luftimin e gripit tė shpezėve.
Sa i pėrket ēėshtjes sė emėrimit tė dy ministrave tė rinj, i pyetur
nga gazetarėt, kryeministri Kosumi tha se nuk ėshtė "nė atė pozitė'
qė t'i detyrojė partitė t'i emėrojnė kandidatėt e tyre pėr
udhėheqjen e Ministrisė sė Rendit dhe atė tė Drejtėsisė, ndėrkohė qė
bėri thirrje qė emėrimet tė bėhen sa mė parė dhe tė jenė tė
qėlluara.
Kryeministri Kosumi sqaroi edhe ēėshtjen e privatizimit tė hotelit,
"Union", e cila tha se ėshtė njė ēėshtje e pėrmbyllur dhe se nuk ka
pse tė protestohet apo tė pėrcillet me "reklama mediatike".
-
- Kjo ka
ndodhė pėr faktin se bazuar nė legjislacionin e Kosovės, nuk mund tė
ndėrrohet titullari i pronės, qė nė kėtė rast ishte kompania
hoteliere "Kosova" dhe pas dėshtimit qė ajo tė blihej qoftė edhe nga
qeveria.
-
- Qeveria
nuk ka pasur mjete, tha Kosumi, pasi edhe ajo nuk ka strehė tė
mjaftueshme pėr vete, pasi mbi 50 pėr qind e saj paguan vet qira, e
kėshtu do tė ndodhė edhe pėr tė paktėn me njėrėn nga ministritė e
reja qė sapo janė krijuar.
-
-
-
Ahtisari propozohet pėr Ēmimin Nobel pėr Paqe
-
-
Oslo, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- I dėrguar i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės,
Marti Ahtisari ėshtė kandiduar pėr Ēmimin Nobel pėr Paqe, qė do tė
ndahet nė 10 dhjetor tė kėtij viti.
-
Ndėr kandidatėt janė dhe kėngėtari irlandez Bob Geldof, organizator
i aksioneve humanitare "Live Aid", si dhe irlandezi tjetėr Bono nga
grupi "U 2", i cili angazhohet pėr luftimin e varfėrisė nė botė.
-
Siē dihet propozimet pėr Ēmimin prestigjioz Nobel janė pranuar deri
mė 1 shkurt.
-
-
-
Autoritetet malazeze tė kufirit kanė penguar
trafikimin e 35O kg marihuane afėr Tuzit
-
-
Podgoricė, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Autoritetet malazeze tė kufirit shtetėror dje kanė penguar
trafikimin e 35O kg marihuane afėr Tuzit, njoftojnė mediat malazeze.
-
Nė vendin e quajtur Pothum afėr Tuzit policia malazeze ka penguar
trafikimin e 2OO kg marihuane si dhe nė rajonin Daēiqi ka ndėrprerė
kanalin e trafikimkit tė drogės nga Shqipėria nė Mal tė Zi, dhe ka
konfiskuar 15O kg marihuanė. me atė rast ka arrestuar njė shtetas tė
Shqipėrisė emri tė cilit nuk bėhet i ditur.
-
-
Ndėrkaq mė 22 shkurt nė pikėn kufitare Bozhaj nė
kufi me Shqipėrinė janė konfiskuar 84 kg duhan tė grirė. Policia
malazeze ka arrestuar njė qytetar malazez tė dyshuar se ėshtė marrė
me trafikimin e duhanit.
-
-
-
Haga nuk i beson Millosheviqit dhe nuk i lejon tė
shkojė pėr mjekim nė Rusi
-
-
Hagė, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Megjithė garancionet e Moskės dhe "premtimeve personale", Kolegji
gjyqėsor i Tribunalit tė Hagės dyshon se i akuzuari Sllobodan
Millosheviq do tė kthehej pėr ta pėrfunduar procesin gjyqėsor nė
Hagė, andaj ka refuzuar kėrkesėn e tij qė tė shkojė pėr mjekim tė
pėrkohshėm nė Rusi.
-
Ish-diktatori jugosllav, i cili vuan nga sėmundja e zemrės dhe
presioni i lartė i gjakut, megjithatė i kėrkoi gjykatės ta
rishqyrtojė vendimin.
-
Millosheviq gjykohet pėr krime tė luftės dhe gjenocid nė luftėrat nė
Kroaci, Bosnje dhe Kosovė dhe mund tė dėnohet me burgim tė
pėrjetshėm.
-
-
-
Personat e armatosur kanė vrarė 3 anėtarė tė njė
familjeje shiite nė juglindje tė qytetit Latifija
-
-
Bagdad, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
Personat e armatosur kanė vrarė sot (e premte) tre anėtarė tė njė
familjeje shiite dhe kanė plagosur dy fėmijė tė tjerė nė shtėpinė e
tyre nė juglindje tė qytetit Latifija, qė gjendet nė juglindje tė
Bagdadit, nė shenjė hakmarrje sektare, ka bėrė tė ditur policia,
njofton Rojter.
-
-
Personat e armatosur kanė thyer derėn e shtėpisė dhe
kanė hapur zjarr kundėr kėsaj familjeje. Nga tė vrarėt janė dy burra
njė grua. Fėmijėt e plagosur janė tė moshės 11 dhe 13 vjeēare.
-
-
-
Nga njė shpėrthim zjarri nė njė fabrikė nė
Bangladesh kanė vdekur tė paktėn 51 njerėz
-
-
Daka, Bangladesh, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
Tė paktėn 51 njerėz kanė vdekur nga njė shpėrthim zjarri nė njė
fabrikė tekstili nė Bangladesh, ka bėrė tė ditur policia, njofton
BBCWorld. Mbi 100 tė tjerė janė lėnduar nga flaka qė shpėrtheu nė
kėtė fabrikė nė qytetin portal juglindor Ēitagong.
-
-
Tė paktėn 500 punėtorė ishin brenda fabrikės kur
shpėrtheu flaka. Zyrtarėt vazhdojnė tė pėrpiqen pėr tė konstatuar
shkakun e zjarrit.
-
-
-
Nė Indi dėnohen me burg tė pėrjetshėm 9 persona
lidhur me revoltat mė 2002 nė Guajart
-
-
Nju Delhi, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Njė gjykatė nė Indi u ka shqiptuar dėnim me burg tė pėrjetshėm
nėntė personave lidhur me revoltat mė 2002 nė shtetin perėndimor
Guajart, njofton BBCWorld.
-
-
Gjatė kėtyre revoltave qenė kallur deri nė vdekje 12
myslimanė dhe dy tė tjerė kur njė furrtar qe sulmuar nga turma
hinduse.
-
-
Revoltat patėn shpėrthyer pas vdekjes sė rreth 60
hindusve pasi turma myslimane pat sulmuar njė tren nė shkurt 2002.
Mbi 1,000 njerėz, kryesisht myslimanė, qenė vrarė nė kėto revolta.
-
-
-
Orė policore nė Bagdad nė pėrpjekje pėr tė frenuar
dhunėn sektare
-
-
Bagdad, 24 shkurt 2006
/TN /QIK - Qeveria e Irakut ka shpallur orė policore nė Bagdad,
nė pėrpjekje pėr tė frenuar dhunėn sektare. Masat u morėn dy ditė
pas sulmeve kundėr pakicės sunite, qė ishin pasojė e shpėrthimit nė
tempullin shiit nė Samarra, pėr tė cilin dyshohet Al Kaida. Dhuna
sektare nė Irak, vetėm tė enjten la mė shumė se 130 tė vdekur, kurse
dhjetra xhami u dėmtuan.
-
Klerikėt mė tė njohur, pėrfshirė Ajatollahu i Madh Ali al Sistani,
po bėjnė pėrpjekje pėr t'i frenuar militantėt shiitė. Ndėrkaq,
kleriku radikal shiit Moktada al Sadėr bėri thirrje pėr formimin e
njė komiteti sunito shiit, i cili do t'i jepte fund dhunės.
-
Ngjarjet e fundit bėnė qė udhėheqėsit politikė sunitė tė tėrhiqen
nga negociatat pėr formimin e qeverisė nga grupet e dala nga
zgjedhjet e dhjetorit.
-
Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Kofi Annan u bėri
thirrje udhėheqėsve irakianė tė qetėsojnė situatėn.
-
"Gjendja nė Irak ėshtė tejet shqetėsuese. Isha i shokuar dhe i
dėshpėruar nga sulmi nė xhaminė, dhe u bėj thirrje liderėve irakianė
tė bėhen bashkė pėr tė qetėsuar gjendjen", tha Annan.
Presidenti i Shteteve tė Bashkuara Xhorxh Bush e ka cilėsuar
shpėrthimin nė Samara si akt politik, qė synon tė shkaktojė luftė
civile.
-
-
-
Ushtria izraelite ka vrarė 2 palestinezė pėrgjatė
kufirit tė Rripit tė Gazės dhe Izraelit
-
-
Gaza, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
Ushtria izraelite ka vrarė sot herėt nė mėngjes (e premte) dy
palestinezė derisa po synonin tė vendosnin bomba pėrgjatė kufirit
ndėrmjet Rripit tė Gazės dhe Izraelit, kanė bėrė tė ditur burimet
palestineze dhe izraelite, njofton Rojter.
-
-
Njėri nga militntėt e vrarė ishte djali i liderit
dhe bashkėthemeluesit tė grupit militant islamik Hamas, Abdel Fatah
Dukan. Dukan ėshtė zgjedhur nė parlament nė zgjedhjet palestineze tė
25 janarit.
-
-
-
Nė njė minierė thėngjilli nė Meksikė besohet tė kenė
humbur jetėn rreth 25 minatorė
-
-
San Huan de Sabinas, Meksiko, 24 shkurt 2006 /TN
/QIK Rreth 25 minatorė tė ngujuar nė
njė minierė thėngjilli nė Meksikė pas njė shpėrthimi tė fuqishėm, tė
para pesė ditėve, besohet tė kenė humbur jetėn, ndėrsa shpresat pėr
gjetjen tė gjallė tė 65 minatorėve tė zhdukur nė zgafellet e
minierės po zbehen gjithnjė e mė shumė, njofton Rojtrer.
-
-
Deri tash nuk ėshtė gjetur asnjė kufomė, kurse
testet e ajrit nė minierė tregojnė se nuk ka oksigjen tė mjaftueshėm
pėr jetė, ka thėnė zėdhėnėsi i minierės. Ministri meksikan i punės
ka thėnė se mund tė jenė rreth 25 minatorė nė zonėn e fatkeqėsisė.
Familjet kanė kėrkuar emrat e tė vdekurve, por ai ka thėnė se nuk
ende nuk i di.
-
-
-
Guerilėt talibanė kanė vrarė 4 ushtarė afganė nė njė
pritė nė provincėn Helmand
-
-
Kandahar, Afganistan, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
Guerilėt talibanė kanė vrarė katėr ushtarė afganė dhe njė tjetėr e
kanė plagosur nė njė pritė nė provincėn Helmand, ku trupat britanike
kanė filluar tė ngrisin bazėn si pjesė e njė zgjerimi tė trupave tė
NATO-s atje, njofton Rojter.
-
-
Nga ana e guerilėve, ėshtė vrarė njė taliban dhe
pesė tė tjerė janė plagosur. Ushtarėt janė vrarė mbrėmė gjatė njė
patrullimi nė distriktin Girishk. Sulmuesit kanė ikur pas njė
shkėmbim zjarri tė shkurtėr. Zėdhėnėsi i talibanėve ka thėnė se nė
kėtė pritė janė vrarė 12 ushtarė afganė.
-
-
-
Autoritetet pakistaneze kanė arrestuar kreun e
aleancės islamiste para protestave tė paralajmėruara
-
-
Lahore, Pakistan, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
Autoritetet pakistaneze kanė arrestuar sot (e premte) kreun e
aleancės kryesore opozitare islamiste tė vendit para protestave tė
paralajmėruara nė mbarė vendin kundėr karikaturave tė profetit
Muhamed, njofton Rojter. Lideri i kėsaj aleance Qazi Husein Ahmed,
ėshtė arrestuar nė njė takim nė zyrėn e tij nė Lahore. "Ai nuk mund
tė dalė nga zyra e tij e partisė", ka thėnė zėdhėnėsi provincial
qeveritar.
-
-
-
Gjendje e jashtėzakonshme nė Filipine
-
-
Manila, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Presidentja e Filipineve, Gloria Arojo ka shpallur gjendje tė
jashtėzakonshme nė vend pas dėshtimit tė njė grushti shteti.
-
Duke folur nė radio dhe TV, presidentja Arojo tha se ajo kishte
shpallur gjendje tė jashtėzakonshme.
-
-
Ajo shtoi se ajo kishte autorizuar ushtrinė dhe
policinė tė merrte masa tė nevojshme.
Gjendja e jashtėzakonshme u thirr orė pasi ushtria kishte mundur tė
ndalonte njė pėrpjekje tė ushtarėve pėr tė rrėzuar zonjėn Arroyo dhe
pėr tė formuar njė qeveri ushtarake.
-
Ushtria kishte arrestuar komandantin e elitės sė Scout Rangers,
gjeneral brigade Danilo Lim.
Thuhet se ai dhe pėrkahėsit e tij do tė marshonin sė bashku me
civilė gjatė protestave kundėr presidentes tė premten.
-
Gjendja e jashtėzakonshme mundėson arrestime pa urdhra arresti dhe
gjatė periudhės sė paraburgimit pa akuzė.
-
-
-
Evropa diskuton gripin e shpendėve
-
-
Vjenė, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Ministra tė shėndetėsisė nga 25 shtete anėtare si dhe Kroacia,
Turqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania do tė takohen me ekspertė
tė OKB-sė nė Vienė pėr tė diskutuar problemin e gripit tė shpendėve.
-
Ministrja austriake e shėndetėsisė, Maria Rauch Kallat, vendi i tė
cilės ka presidencėn aktuale tė BE-sė, ka kėrkuar tė ulė shqetėsimet
pėr pėrhapjen e sėmundjes. Ajo thotė se pėr momentin nuk ka kėrcėnim
tek shėndeti i njerėzve, por ajo shtoi se kontaktet me zogj tė
sėmurė duhen shmangur.
-
-
-
Pėrshkallėzim i dhunės nė Irak - mbi 130 njerėz
humbin jetėn
-
-
Bagdat, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Qeveria irakiane po pėrpiqet tė parandalojė njė luftė tė mundėshme
civile qė mund tė nisė nė vend. Mbi 130 irakianė, pjesa mė e madhe
sunit, mbetėn tė vrarė gjatė dy ditėve tė dhunės qė pasoi nga
shpėrthimi nė njė prej objekteve mė tė shenjta tė myslimanėve
shiitė.
-
Dhjetėra xhami sunite janė sulmuar, megjithėse udhėheqės politikė
dhe fetarė tė Irakut kanė bėrė thirrje pėr gjakftohtėsi. Aeroporti
nė kryeqytetin irakian qėndron i mbyllur. Presidenti amerikan,
George Bush tha se sulmi ndaj Tempullit tė shenjtė shiit nė Irak
ishte "akt i djallit" qė synon krijimin e konfliktit. Ai vlerėsoi se
ky sulm ishte me motive politike.
-
-
-
Digjet njė fabrikė tekstili, tė paktėn 51 njerėz
humbin jetėn
-
-
Dhaka, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Si pasojė e e djegjes sė njė fabrike tekstili nė Bangladesh kanė
humbur jetėn tė paktėn 51 njerėz dhe mė shumė se 100 tė tjerė janė
plagosur.Nėn rrėnojat e ndėrtesės sė djegur ka ende njerėz tė vdekur
tė cilėt nuk kanė mundur tė dalin deri tani, tha njė zėdhėnės i
zjarrfiksave.Policia kritikoi mbylljen e derės kryesore nga roja, e
cila bėri qė shumė punonjės kryesorė tė kenė mbetur brėnda duke u
pėrpirė nga flakėt.
-
-
-
Arrestohen dy tė dyshuar pėr vjedhjen spektakulare
nė Angli
-
-
Londėr, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Pas vjedhjes spektakulare tė rreth 70 milion Eurove nė Anglinė
juglindore, policia britanike ka arrestuar dy tė dyshimtė.Sipas
policisė nė Grafshaft Kent, bėhet fjalė pėr njė burė 29 vjeē dhe njė
grua 31 vjeēe.
-
-
-
Indonezia porosit 30 avionė nė vlerė 1,8 miliard
euro
-
-
Xhakarta, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Koncerni europian Airbus ka marrė njė ofertė tė madhe nga Azia.
Sipas gazetės"Wall Street Journal", shoqėria ajrore indoneziane
"Adam Air" ka porositur 30 avionė Tip 320. Kjo kontratė kap vlerėn e
rreth 1,8 miliard Eurosh.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|