|
-
Petersen thotė Serbia do ta humbasė Kosovėn
-
-

-
-
Vjenė, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen ka deklaruar se Serbia
pėrballet me tri lloj presiones: me humbjen e Kosovės, me ndarjen e
Malit tė Zi, ndėrkaq procesi i afrimit me BE-nė ėshtė bėrė "peng i
Karaxhiqit dhe Mlladiqit".
-
"Serbia ėshtė nėn presion tė trefishtė, sepse do ta humbasė Kosovėn,
Mali i Zi mund tė ecė rrugės sė vet, por edhe procesi i afrimit me
BE-nė dhe anėtarėsimi nė Partneritetin pėr Paqe ėshtė peng i rastit
Karaxhiq dhe Mlladiq", ka thėnė Petersen pėr gazetėn vjeneze
"Standard".
-
"Unė nuk kam thėnė se Kosova do tė jetė e pavarur. Unė vetėm po them
se Serbia do ta humbasė Kosovėn. Ka shumė rėndėsi qė tė gjithė tė
pranojnė se nė Kosovė ekziston njė shumicė prej 9O pėr qind e cila
qartė e di ēfarė don.
-
-
Njėkohėsisht ka rėndėsi qė kjo shumicė
ta kuptojė se ekziston njė pakicė prej 1O pėr qind, dhe qė shoqėria
qė injororn synimet dhe shqetėsimet e kėtyre 1O pėr qindve nuk mund
tė funkksionojė", ka paralajmėruar Petersen.
-
-
-
Qeveria diskutoi pėr vonesėn e pagave
dhe pėrgėzoi delegacionin e Kosovėn pėr takimin e Vjenės
-
-
Prishtinė, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Nėn drejtimin e kryeministrit Bajram Kosumi ėshtė zhvilluar
vazhdimi i mbledhjes sė 188 tė tė Qeverisė sė Kosovės, nė tė cilėn
ėshtė shqyrtuar ēėshtja e vonesės sė pagave pėr muajin janar tė
punėtorėve tė administratės publike nėpėr disa ministri.
-
Sipas njė komunikate, Qeveria pasi ka analizuar lėshimet qė janė
evidentuar nėpėr ministritė pėrkatėse, ka kėrkuar qė tė merren tė
gjitha masat pėr eliminimin e tė gjitha gabimeve dhe defekteve qė
janė shfaqur nė sistemin e pagave.
-
-
Nė kėtė kuadėr, ėshtė kėrkuar qė
struktura e organizimit dhe e pagave nėpėr ministri tė harmonizohet
nė nivelin vertikal dhe horizantal, respektivisht tė bėhet rishikimi
i pagave sipas Udhėzimit Administrativ pėr gradimin e koeficienteve
tė nėpunėsve civil.
-
Pėr kėtė qėllim, Qeveria ka vendosur tė formohet njė grup punues 6
anėtarėsh: dy kėshilltarė politikė tė Kryeministrit,
zėvendėsministri i ShP sė dhe njė zyrtar i Divizionit tė Pagesave,
zėvendėsdrejtori i Buxhetit dhe njė kėshilltar i ministrit tė
Ekonomisė dhe Financave.
-
-
Ky grupi ėshtė i ngarkuar tė rishikojė
kofiencat e punėtorėve dhe listėn e pagave nėpėr ēdo ministri,
respektivisht departament dhe divizion, dhe qė deri mė qė deri mė 10
mars nė qeveri tė dorėzohet raporti i punės.
-
Na vazhdim, ministri Lutfi Haziri ka njoftuar qeverinė pėr takimin e
Vjenės midis delegacionit tė Kosovės dhe atij tė Serbisė lidhur me
ēėshtje qė kanė tė bėjnė me reformat e pushtetit lokal.
-
-
Ministri Haziri ka theksuar se nė
takimin e Vjenės janė mbrojtur parimet e dokumentit kosovar pėr
decentralizimin dhe tė kompetencave tė pushtetit lokal, duke shtuar
se koncepti kosovar pėr decentralizimin ėshtė shumė i avancuar dhe
sipas standardeve evropiane.
-
-
Ai gjithashtu, se delegacioni nga
Prishtina nė takimin e Vjenės ka demonstruar njė profesionalizėm dhe
unitet tė madh dhe ka mbrojtur qėndrimin se tė gjitha ēėshtjet do tė
implementohen pas pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės.
-
Kryeministri Kosumi ka pėrgėzuar punėn e delegacionit kosovar, qė
ėshtė drejtuar nga ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri dhe ka
vlerėsuar se ky proces negociua do tė rezultojė me arritjen e tonė,
bėrjen e shtetit tė Kosovė brenda vitit 2006.
-
-
-
Oli Ren thotė se pas zgjidhjes sė
statusit rol substancial nė Kosovė do tė ketė Bashkimi Evropian
-
-
Bruksel,
24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Komesioneri pėr zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli
Ren ka thėnė se pas zgjidhjes sė statusit rol substancial nė Kosovė
do tė ketė Bashkimi Evropian. Kėto komente Ren i bėri nė njė fjalim
nė Parlamentin Evropian.
-
-
Ai ka shtuar se Beogradi duhet tė ketė
njė qėndrim mė realist nė procesin e e negociatave pėr statusin e
Kosovės, ndėrsa Prishtina sipas tij duhet tė jep propozime proaktive
pėr pozitėn e pakicave nė Kosovė, sikur edhe tė pėrshpejtojė
procesin e pėrmbushjes sė standardeve qė janė caktuar para tyre.
-
Komesioneri Ren u ka raportuar deputetėve nė Komisionin pėr Politikė
tė Jashtme tė Parlamentit Evropian edhe pėr turneun qė ai ka pasur
sė bashku me Kryetarin e Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barozo nė
rajonin e Ballkanit. Ren ka thėnė se nė Kosovė edhe pas statusit
duhet tė ketė garanca kushtetuese pėr pakicat, ndėrsa BE ja ėshtė e
detyruar qė tė luajė njė rol substancial edhe pas caktimit tė
statusit.
-
Shumė deputetė tė Parlamentit Evropian e kanė pyetur komesionerin
Oli Ren edhe se a do tė paraqesė pavarėsimi i Kosovės precedent edhe
pėr zgjidhje tė mospajtimeve tjera territoriale gjetiu nėpėr Evropė.
-
-
Ndėrkaq Oli Rehn ėshtė pėrgjigjur se nė
Kosovė nė vitin 1989 ishte hequr autonomia nė mėnyrė jokushtetuese,
qė ishte hyrje nė zhvillimet tragjike tė mėvonshme. Ai ka shtuar se
ndėr bazat e zgjidhjes sė statusit ėshtė edhe ajo se Kosova nuk mund
tė kthehet mė nėn pushtetin e Beogradit.
-
-
-
Gjykata Evropiane ka refuzuar padinė
penale kundėr UNMIK ut pėr tė drejtat e romėve
-
-
Strasburg 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Gjykata Evropiane
pėr tė Drejtat e Njeriut me seli nė Strasburg ka hedhė poshtė padinė
penale kundėr UNMIK ut qė e ka bėrė Qendra Evropiane pėr tė drejtat
e romėve.
-
-
Drejtoresha juridike e kėsaj qendre,
Diana Post ka thėnė se gjyqi e ka refuzuar padinė pasi administrata
e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė nuk ėshtė nėnshkruese e Konventes
evropiane pėr tė drejtat e njeriut.
-
Romėt kanė akuzuar UNMIK un pėr shkeljen e tė drejtave tė tyre pėr
jetė dhe pėr trajtim degradues. Romėt po ashtu kanė kėrkuar qė tė
zhvendosen nga tri kampet, tė cilat sipas tyre janė tė kontaminuara
me plumb.
-
-
Por afro 560 romė kanė refuzuar tė
vendosen nė kampin e ri, qė pėr ta e ka pėrgatitur OKB nė Kosovė,
megjithėse ftesė pėr zhvendosje u ka bėrė edhe Organizata Botėrore e
Shėndetėsisė.
-
-
-
Hapja e rrugės sė mbyllur Prishtinė -
Shkup nuk ėshtė ēėshtje ditėsh
-
-
Kaēanik, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Ekspertėt e gjeologjisė dhe gjeofizikės i kanė thėnė Kryeministrit
Bajram Kosumi se pėr shkak tė shembjes sė dheut tė paktėn edhe dy
javė nuk mund tė hapet rruga e bllokuar Prishtinė - Shkup afėr
Kaēanikut.
-
-
Kryeministri Kosumi, i cili sė bashku me
Zėvendėskryeministrin Adem Salihaj dhe njė pjesė tė kabinetit tė tij
dhe zėvendėskomandantin e KFOR it vizitoi vendin, ku ėshtė mbyllur
rruga, tha se hapja e kėsaj rruge, nuk ėshtė ēėshtje ditėsh.
-
"Ne kemi analizuar dhe duhet tė orientohemi te qarkullimi i makinave
tė mėdha nė rrugėn kah Glloboēica nė mėnyrė qė tė mos bllokohet
qarkullimi ekonomik", ka thėnė Kosumi.
-
Shembjen e dheut nė rrugėn magjistrale Prishtinė - Shkup nė afėrsi
tė Kaēanikut ai e quajti katastrofė natyrore, me tė cilėn Kosova nuk
ėshtė ballafaquar mė herėt dhe se mbyllja e rrugės po i kushton
shumė shtrenjtė buxhetit tė Kosovės dhe banorėve tė kėsaj ane.
-
Kryeministri Kosumi paralajmėroi fazėn e dytė tė punimeve, por nuk
saktėsoi se kur kjo rrugė do tė jetė e qarkullueshme.
-
Nė anėn tjetėr pjesėtarėt e KFOR it kanė filluar meremetimin e njė
rruge alternative, tė cilėn mund ta kalojnė vetėm veturat me peshė
deri nė 2500 kilogram.
-
-
-
Edhe njė premtim se linja hekurudhore
Shkup - Prishtinė do tė vėhet nė qarkullim tė martėn e ardhshme
-
-
Shkup, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Xhemali Mehazi tha se shpreson
qė linja hekurudhore Shkup - Prishtinė, e cila ka punuar vetė njė
ditė vitin e kaluar do tė vėhet nė qarkullim tė martėn e ardhshme.
-
Mehazi tha se rivėnia nė qarkullim e kėsaj linje hekurudhore do t'i
ndihmojė edhe situatės sė krijuar pas mbylljes sė qarkullimit rrugor
nė afėrsi tė Kaēanikut.
-
Treni nė relacionin Shkup Prishtinė pas 6 vjet ndėrprerjeje ishte
rivėnė nė funksion mė 20 dhjetor tė vitit tė kaluar, por pas
udhėtimit tė parė promovues u ndėrpre qarkullimi i tij.
-
-
-
Vėrshimi i lumit Sitnica ka ndėrprerė
prodhimin e rrymės nė TE Kosova B
-
-
Prishtinė, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Si pasojė e vėrshimit tė ujit nga shtrati i lumit Sitnica nė
sipėrfaqen e thėngjillit nė zonėn e termocentralit Kosova B nė
Kastriot ėshtė ndėrprerė pėr kohė tė pacaktuar prodhimi nė dy
blloqet e kėtij termocentrali.
-
-
Si pasojė furnizimi me energji elektrike
do tė jetė i vėshtirėsuar dhe do tė bazohet kryesisht nė import.
Kėshtu kanė thėnė zyrtarėt e KEK ut nė njė konferencė me gazetarė.
-
Kėshilltari i menaxhmentit ndėrkombėtar tė KEK ut Tom Lanigen
njoftoi se drejtuesit dhe ekspertėt e kėsaj koorporate po e
vlerėsojnė gjendjen nė kėtė zonė dhe mundėsinė pėr evitimin e dėmit.
Sipas tij KEK u tash pėr tash ka kontraktuar importimin e 90
megavatėve.
-
-
Por furnizimi i banorėve me energji
elektrike do tė bėhet sipas planit tė ri. Pėr kategorinė A furnizimi
do tė jetė 5:1, pėrkatėsisht 5:2 nė favor tė rrymės, pėr kategorin B
4:2 ose 3:3 dhe pėr kategorinė C furnizimi do tė bėhet sipas
programit 2:4.
-
-
-
Holanda do tė vazhdojė ta pėrkrahė
Kosovėn edhe nė tė ardhmen
-
-
Prishtinė, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Holanda do tė vazhdojė ta pėrkrahė Kosovėn edhe nė tė ardhmen, ka
thėnė Margaret Strajn, shefe e re e Zyrės nė Prishtinė pas takimit
qė pati me Ministrin e Pushtetit Lokal Lutfi Haziri.
-
Edhe Ministri Haziri ėshtė shprehur i gatshėm pėr tė vazhduar
bashkėpunimin me Zyrėn holandeze dhe Qeverinė e saj pėrmes kėsaj
zyre. Ai ka pėrsėritur fjalėt e Ahtisarit nga takimi i Vjenės se nuk
ka asnjė marrėveshje derisa nuk ka marrėveshje pėr statusin
pėrfundimtar tė Kosovės.
-
Ministri Haziri ka bėrė tė ditur se e ka njoftuar Presidentin e
Kosovės Fatmir Sejdiun pėr rrjedhėn e takimit tė Vjenės, ndėrsa sot
zyrtarisht do t'i raportojė Delegacionit tė Kosovės bashkė me ekipin
e tij.
-
-
-
Kryeministri Kosumi mbėshtet kėrkesėn
pėr mosprivatizimin e Unionit
-
-
Prishtinė, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi ka mbėshtetur kėrkesėn pėr
mosprivatizimin e hotelit "Union". Nė deklaratėn e tij thuhet se ai
ndėr tė parėt ka kėrkuar shndėrrimin e kėtij objekti nė njė qendėr
kulturore tė Kosovės. Kosumi vazhdon tė beson se kjo do tė ishte
zgjidhja mė e mirė pėr tė.
-
-
-
Kosta thotė se krimi i organizuar dhe
korrupsioni janė problemet kryesore nė Ballkan
-
-
Tiranė, 24 shkurt 2006 /TN /QIK
- Krimi i organizuar po bėhet gjithnjė e mė i fortė nė Ballkanin e
pasluftės dhe po e kėrcėnon stabilitetin e rajonit, ka thėnė nė
Tiranė, shefi i Zyrės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Drogė dhe Krime
Antonio Maria Kosta.
-
-
Ai tha se zyra e tij me seli nė Vjenė po
e pėratit njė program pėr t'iu ndihmuar vendeve nė rajon qė tė
luftojnė tregun ilegal tė drogės dhe tė armėve, trafikimin e qenieve
njerėzore dhe krime tė tjera.
-
Duke folur para zyrtarėve tė Shqipėrisė dhe diplomatėve perėndimorė,
Kosta tha se krimi i organizuar, pastrimi i parave, korrupsioni dhe
trafikimi janė problemet kryesore sot nė Ballkan.
-
-
-
SHBA-tė kanė investuar mbi 450 milionė
dollarė nė Maqedoni qė nga viti 1993
-
-
Shkup, 24 shkurt
2006 /TN /QIK - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė
investuar mė shumė se 450 milionė dollarė nė Maqedoni qė nga viti
1993. Drejtori i USAID it nė Maqedoni Riēard Goldman ka thėnė se
populli amerikan kujdeset pėr popullin e Maqedonisė. Ai ka shtuar se
SHBA tė mbėshtesin tranzicionin e Maqedonisė nė njė vend me ekonomi
tė tregut dhe shoqėri shumetnike dhe atė me anė tė tre programeve:
ngritjen ekonomike, zhvillimin e institucioneve demokratike dhe
arsimin.
-
-
-
Trashėgimia kulturore mbetet njė
preokupim permanent i Ministrisė sė Kulturės
-
-
Prishtinė, 24 shkurt
2006 /TN /QIK - Pėrmbushja e standardeve mbetet edhe mė tutje
detyrė dhe prioritet i Qeverisė sė Kosovės dhe institucioneve tė
saja. Nė kėtė kuadėr edhe plotėsimi i Standardit tė 6 qė ka tė bėjė
me Trashėgiminė kulturore mbetet njė preokupim permanent i
Ministrisė sė Kulturės, Rinisė e Sporteve.
-
Ministri Astrit Haraqija, si kryesues i Grupit Punues pėr Standardin
- Trashėgimia kulturore mbajti njė takim pune me anėtarėt vendorė e
ndėrkombėtarė tė kėtij grupi. Nė kėtė takim u raportua pėr tė
arriturat tė cilat janė shėnuar nė kėtė fushė, qė ka tė bėjė me
trashėgiminė kulturore.
-
-
Ndėrkaq Projektligji pėr Trashėgimi
kulturore me kėrkesėn e ministrit Astrit Haraqija ėshtė hequr nga
procedura e miratimit nė Kuvendin e Kosovės pėr shkak se kjo temė
ėshtė njė prej ēėshtjeve tė bisedimeve me palėn serbe dhe se njė
rezultat eventual i kėtyre bisedimeve do tė duhet tė implementohet
edhe nė Ligjin pėr Trashėgiminė kulturore tė Kosovės.
-
Duke folur pėr ēėshtjen e inventarizimit, zv.ministrja Angjelina
Krasniqi, vlerėsoi se pas njė pune tė sukseshme tė ekipit
profesional nė terren, janė identifikuar rreth 2500 objekte me vlera
tė trashėgimisė kulturore prej tė cilave janė pėrzgjedhur 300 sosh e
tė cilat sė shpejti do tė botohen si broshurė e veēantė informative.
-
Nė kėtė takim u fol edhe pėr procesin e rindėrtimit tė objekteve
ortodokse serbe tė dėmtuara gjatė trazirave tė marsit tė vitit 2004.
Si ministri Haraqija ashtu edhe pjesėmarrėsit e tjerė vlerėsuan lart
suksesin qė ėshtė arritur nė kėtė drejtim.
-
-
Kėshtu udhėheqėsi i Kėshillit tė Evropės
nė frishtinė, Zurab Kaēkashvili shprehu falenderimet dhe pėrkrahjen
pėr Ministrinė e Kulturės dhe pėr vetė ministrin Haraqija, pėr
procesin e rindėrtimit tė monumenteve ortodokse tė dėmtuara gjatė
trazirave tė marsit tė vitit 2004.
-
|
|