|
-
Prishtinė,
24 shkurt 2006 /TN
/QIK - Kosova duhet tė vazhdojė integrimin e saj nė strukturat e
Bashkimit Evropian dhe ato euroatlantike. Kėshtu u shpreh nė
Prishtinė analisti Janush Bugajski gjatė promovimit tė librit tė tij
"Ngritja e Kosovės", nė tė cilin janė pėrmbledhur ngjarjet nė Kosovė
qė nga vizita e tij e parė mė 1990 e deri mė tash.
-
"Edhe tash kur ka filluar procesi negociator, sytė e Beogradit janė
tė mbyllur dhe nuk po e shohin se tani nė Kosovė ėshtė njė realitet
tjetėr", ka thėnė Bugajski, duke shtuar se siē duket ata ende
jetojnė nė tė kaluarėn.
-
Duke folur pėr procesin e bisedimeve pėr definimin e statusit final,
Bugajski tha se pala serbe do tė mundohet tė pėrdorė dredhi dhe
provokime me qėllim tė komplikimit tė procesit.
-
"Ėshtė shumė me rėndėsi qė ekipi kosovar tė jetė i qetė, tė
bashkėpunojė me bashkėsinė ndėrkombėtare, por tė mos bėjė asnjė
kompromis rreth synimit qė ka pėr pavarėsinė e vendit", tha Bugajski.
-
Autori i librit tha se Kosova gjatė viteve tė fundit ka ndjekur njė
rrugė tė gjatė dhe tė vėshtirė pėr tė ardhur deri te pavarėsia, tė
cilėn ai ka thėnė se do ta pėrjetojė sė shpejti.
-
"Kur e kam vizituar Kosovėn pėr herė tė parė nė vitin 1990 pata
takuar Presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova. Atėherė unė e pashė se
situata kėtu ėshtė anormale dhe e paqėndrueshme. Kėtė ua thashė edhe
disa politikanėve nė Beograd, por ata qėndruan symbyllur... Edhe
tash njėri sy i politikanėve tė Beogradit ėshtė i mbyllur, apo
ndoshta tė dytė", ėshtė shprehur Bugajski.
-
Pas disa vitesh, Bugajski ka thėnė se ka nė plan ta botojė njė libėr
tjetėr pėr Kosovėn nė tė cilin do ta paraqesė rrugėn e Kosovės dhe
vėshtirėsitė e integrimit tė saj nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian.
-
"Integrimi i Kosovės nė NATO dhe BE varet nga zhvillimet kėtu por
edhe nga ato nė organizatat pėrkatėse. Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė
fundi i rrugės, por filli-mi i njė rruge tė re. Nuk e them se kjo
rrugė ėshtė mė e vėshtirė se ajo pėr t'u bėrė shtet, por e them se
ėshtė mė e komplikuar", ka thėnė analisti Bugajski.
|
|