|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenti Sejdiu kėrkoi pėrkrahjen e FMN-sė pėr investimet afatgjata nė Kosovė

 
 

 
Prishtinė, 23 shkurt 2006 /TN /QIK- Presidenti Fatmir Sejdiu priti sot shefin e Zyrės sė Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė Prishtinė Gervin Bell, me tė cilin diskutoi pėr elementet e zhvillimit tė politikave ekonomike dhe kėrkoi pėrkrahjen e kėtij institucioni financiar pėr investimet afatgjata nė Kosovė.

Nga ana e tij shefi i Zyrės sė FMN, Gervin Bell, i premtoi Presidentit Sejdiu se FMN ja do tė ndihmojė qeverinė e Kosovės pėr hartimin e politikave makroekonomike dhe pėr hartimin e strategjisė se zhvillimit ekonomik qė ka pėr synim zbutjen e papunėsisė.
 
Presidenti Sejdiu kėrkoi pėrkrahjen e FMN sė pėr investimet afatgjata nė Kosovė, ndėrkohė qė qeveria dhe institucionet e tjera duhet tė pėrqendrohen mė shumė nė hartimin e strategjive afatgjatė tė zhvillimit ekonomik tė vendit.

Shefi i zyrės sė kėtij institucioni financiar ndėrkombėtar nė Prishtinė, Gervin Bell, theksoi se FMN ja do tė ndihmojė qeverinė e Kosovės pėr hartimin e politikave makroekonomike dhe pėr hartimin e strategjisė se zhvillimit ekonomik, me qėllim tė zbutjes sė shkallės sė papunėsisė nė Kosovė.

"Qėllimi ynė kryesor dhe i qeverisė ėshtė qė nė tė ardhmen tė zvogėlohet numri i papunėsisė nė Kosovė. Ne biseduam me Presidentin disa elemente tė kėtyre politikave, tė cilat i kemi biseduar edhe me qeverinė, nė veēanti pėr fushėn e buxhetit, rreth sistemit bankar, infrastrukturės ligjore dhe strategjisė sė investimeve ekonomike", tha z.Bell.

Kreu i vendit Fatmir Sejdiu tha se institucionet e Kosovės duhet tė mendojnė pėr zhvillimin e pėrgjithshėm tė Kosovės pas zgjidhjes sė statusit, duke theksuar nevojėn pėr planifikimin e investimeve afatgjata pėr zhvillimin e ekonomik tė vendit dhe tė hartimit tė njė legjislacioni stabil.

"Do tė bėjmė pėrpjekje qė bashkė me qeverinė dhe me parlamentin tė bėjmė njė legjislacion tė qėndrueshėm qė do tė mbėshtetė kėto politika, i cili qė natyrisht duhet tė jetė nė pėrputhje me standardet evropiane pėr tė shpejtuar proceset e zhvillimit tonė tė gjithmbarshėm", tha Sejdiu.


 

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.