|
-
23
shkurt 2006 /TN
-
-
ENTUZIAZMI I DELEGACIONIT SHQIPTAR DHE VAZHDIMI I BISEDIMEVE
-
-
Me tė
mbėrritur nė aeroportin e Prishtinės, delegacioni shtetėror i
Kosovės, u vu para gazetarėve pėr tu kumtuar atyre dhe nėpėrmjet
tyre edhe opinionit tė gjerė tė Kosovės veēori tė takimit tė parė nė
Vjenė. Nga ato qė u dėgjuan, mund tė thuhet lirisht se ky delegacion
me shumė shprehu entuziazmin dhe ngazėllimin e anėtarėve tė tij, si
veēori tė aspektit psiko-emocional, se sa ndonjė tė dhėnė konkrete
si veēori tė aspektit pėrmbajtėsor tė bisedimeve nė Vjenė.
-
-
-
Shkruan: Rexhep KASTRATI*
-
-
Nė
diplomaci, nė ēkuadėr hyjnė edhe diplomacitė e tipit qė po e
praktikon edhe Marti Ahtisari, kryendėrmjetėsuesi i OKB-sė pėr
statusin e Kosovės, e qė ėshtė njė diplomaci e kombinuar: sa
fluturuese, sa e fshehtė, sa ballafaquese, shprehja e emocioneve dhe
e aspekteve tė tjera psiko-emocionale, mė tepėr sesa shprehje e
realiteteve diplomatike, mė tepėr sesa shprehje e pjekurisė,
aftėsisė dhe zhdėrvjelltėsisė politiko-diplomatike, ėshtė mungesė
faktike e tyre, apo mospasje nė nivelin e duhur e kėtyre veēorive tė
fundit.
-
-
Ėshtė
kėshtu se diplomacia dhe veprimi diplomatik nė pėrgjithėsi shquhet
pėr nga matja e saktė e veprimeve, e situatave dhe e pozitave
diplomatike, si dhe pėr nga stili i veēantė ligjėrimor qoftė nė
raport me pėrbėrėsit e njė gjendje diplomatike, qoftė nė raport me
subjektet pjesėmarrėse, qoftė edhe nė komunikimin me opinionit nė
emėr tė tė cili bėhet njė veprim politiko-diplomatik.
-
-
Parė
nga kėto aspekte, delegacioni shtetėror i Kosovės, ashtu siē e
quajti edhe njėri nga anėtarėt e kėtij delegacioni, z. Fehmi Mujota
gjatė konferencės me gazetarė nė aeroportin e Prishtinės, kryesisht
veēori kryesore pati entuziazmin dhe shpėrfaqjet e tjera psiko-emocionale,
siē janė ngazėllimi, mburrja, retorika e lartė dhe patosi nė
shpėrfaqjen e zmadhuar, e pse jo edhe tė deformuar tė realiteteve
diplomatike, nė rastin konkret, tė bisedimeve nė Vjenė pėr ēėshtjen
e reformės sė pushtetit lokal.
-
-
Nuk
ėshtė vetėm kjo fotografi, e nė tė cilėn shihen Skėnder Hyseni,
Lutfi Haziri dhe Blerim Shala, qė shpėrfaq ngazėllimin dhe aspektin
psiko-emocional. Mė tepėr se sa kjo, ėshtė njė deklaratė e ministrit
Haziri bėrė nė Vjenė, sipas tė cilės po vjen pavarėsia. Dhe kjo
deklaratė bėhet ende pa filluar bisedimet pėr reformėn e pushtetit
lokal, e cila nė vete pėrbėn vetėm njė nga temat e shumta qė do tė
mund dhe qė do tė bisedohen deri te ēasti kur do tė mund tė
pėrmbyllej procesi bisedimor pėr tė ardhmen e Kosovės.
-
-
Deklarimi i kėtillė i ministrit Haziri, i ngutshėm dhe aspak
diplomatik, duket se e ka bazėn te mospėrvoja diplomatike dhe te
ndjenja se njė proces politiko-diplomatik dhe juridiko-kushtetues, i
filluar nga njė lėvizje politike e drejtuar nga dr. Ibrahim Rugova
ėshtė duke u pėrmbyllur.
-
-
Por
pėr ta kuptuar kėtė, nuk u desh qė tė shkohej nė Vjenė, sepse
pavarėsia si njė zgjidhje e mundshme pėr Kosovėn, bile edhe zgjidhje
reale, ka kohė qė ėshtė theksuar nga bashkėsia ndėrkombėtare, qoftė
si pavarėsi, qoftė si pavarėsi e kushtėzuar, qoftė si pavarėsi
kreative, qoftė si pavarėsi e shoqėruar, qoftė si pavarėsi e
mbikėqyrur, qoftė edhe si vullnet i shumicės sė qytetarėve tė
Kosovės. Bile si opsion real, dhe si respektim i vullnetit tė
shumicės sė qytetarėve, u pėrmend edhe nė Kėshillin e Sigurimit tė
OKB-sė, kurse dr. Ibrahim Rugova jo pa arsye thoshte se Kosova de
facto ėshtė e pavarur, dhe se duhej tė bėhej njohja formale nga ana
e SHBA-ve dhe e Bashkimit Evropian.
-
-
Kush
ka lexuar programin e LDK-sė, kėtė qėndrim tė dr. Rugovės pėr njohje
formale tė pavarėsisė sė Kosovės ka mundur ta gjejė edhe aty. Sė
kėndejmi duhet thėnė se nė njė farė mėnyre ishte krijuar njė lloj
konsensusi nė bashkėsinė ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės.
-
-
Zatėn
tri parimet themelore tė Grupit tė Kontaktit, me tė cilat duket se
ėshtė pajtuar edhe Rusia, sipas tė cilave: 1. nuk ka kthim nė
gjendjen para vitit 1999; 2. nuk ka ndarje tė Kosovės, dhe; 3. nuk
ka bashkim tė Kosovės me ndonjė shtet apo union tjetėr, kanė lėnė tė
nėnkuptojnė kornizat brenda tė cilave do tė mund tė zgjidhej statusi
i Kosovės.
-
-
Prandaj, delegacioni i Kosovės nuk shkoi nė Vjenė pėr ta sjellė
pavarėsinė, por pėr tė biseduar rreth pozitės sė pakicave, e nė
mėnyrė tė veēantė, pėr pozitėn e serbėve tė Kosovės. Nga ky aspekt,
detyra e delegacionit tė Kosovės ishte qė ta mbronte platformėn e
tij pėr reformėn e pushtetit lokal, e qė bashkėsia ndėrkombėtare e
quan decentralizim, ashtu siē e quan edhe Beogradi. Nė konferencėn
me gazetarė tė mbajtur tė martėn, rreth orės 23.00, delegacioni i
Kosovės, nuk tha asgjė konkretisht se pse platforma e tij ishte mė
serioze, pse ishte mė e pranueshme pėr ndėrmjetėsuesit ndėrkombėtar?
-
-
A e ka
parasysh delegacioni i Kosovės se bisedimet nė Vjenė shėnuan vetėm
fillimin e jo fundin bisedimeve pėr decentralizimin nė Kosovė,
prandaj a e ka parasysh mundėsinė e taktizimeve serbe qė sė pari tė
nxjerrin njė pseudo-platformė, dhe pasi tė dėgjojnė platformėn e
shqiptarėve, tė ndėrtojnė njė platformė tjetėr, e cila do tė ishte
njė lloj platforme kompromisi ndėrmjet platformės sė tyre fillestare
dhe platformės sė Kosovės, e qė do tė ishte e kapshme edhe pėr
bashkėsinė ndėrkombėtare?
-
-
Kjo
pėr mė tepėr, pasi qė koncepti i decentralizimit qė ka bashkėsia
ndėrkombėtare, pėr aq sa unė e kam kuptuar saktė, ėshtė mė afėr
konceptit serb, sesa atij tė Kosovės. Ėshtė kėshtu pėr faktin se
termi decentralizim nga njė term denotativo-juridik, nė rastin e
Kosovės po bėhet term konotativo-politik, sepse nga njė term qė
pėrshkruan njė situatė apo gjendje juridike tė pushtetit lokal,
ashtu siē ėshtė edhe nė Konventėn Evropiane pėr autonominė e
pushtetit lokal, po merr gjithnjė e mė tepėr konotacione politike tė
njė lloj autonomie politiko-territoriale me baza etnike.
-
-
Pėrveē
kėtyre, delegacioni i Kosovės, para se tė entuziazmohet, pėrpara se
tė ngazėllehet, pėrpara se tė ekzaltohet, pėrpara se tė
vetėlavdėrohet, duhet tė sqarojė se ēka ofroi konkretisht pėr tė
shtatė sektorėt, pėr tė cilėt ėshtė biseduar nė Vjenė? A kanė
premtuar krijimin e komunave serbe, dhe a kanė premtuar kompetenca
shtesė pėr to? Nė kėtė kontekst, a ėshtė premtuar, apo sė paku a ka
rrezik qė kėto komuna tė krijojnė njė lidhje
horizontale-territoriale, nėpėrmjet tė tė cilės do tė injorohej
lidhja vertikale-institucionale?
-
-
Me
fjalė tė tjera, sa ka mundėsi qė tė pengohet krijimi de facto i njė
republika sėrbska, edhe pse jo me kėtė emėr, dhe ndoshta jo nė
variantin boshnjak, por nė kuptimin e rajonalizimeve mbi baza
etnike? Nėse i referohemi njė interviste tė Hashim Thaēit pėr njė
medium sllovak, sipas tė cilit, mund tė bisedohet pėr gjithēka,
pėrveē pavarėsisė, atėherė pėrgjigjet nė kėto pyetje duhet tė jenė
pozitive, kurse uniteti i pėrmendur nė konferencėn e sė martės me
gazetarė e delegacionit tė Kosovės, del se ėshtė unitet i keq,
unitet pėr tė realizuar misionin e linjės sė Tiranės/Kretės dhe asaj
udbasho-jugosllavokomuniste pėr bosnizimin e Kosovės.
-
-
Nė tė
kundėrt, delegacioni i Kosovės duhet tė heqė dorė nga entuziazmi
fillestar, nga vetėkėnaqėsia dhe vetėlavdėrimi dhe ti qaset me
seriozitetin mė tė madh substancės sė bisedimeve pėr decentralizimin
dhe ta ketė tė qartė se bisedimet rreth kėsaj ēėshtjeje pėrbėjnė
thelbin e gjithė procesit negociator ndėrmjet Prishtinės, bashkėsisė
ndėrkombėtare dhe Beogradit.
-
-
Ajo qė
dua tė them shkurt e shqip ėshtė: herėt ėshtė pėr vetėkėnaqėsi,
herėt ėshtė pėr entuziazėm, herėt ėshtė pėr ngazėllim, herėt ėshtė
pėr vetėlavdėrim, koha ėshtė pėr seriozitet, transparencė dhe
pėrgjegjėsi. Dhashtė Zoti qė tė kemi arsye tė kėnaqemi nė fund, tė
entuziazmohemi nė fund, tė ngazėllehemi nė fund. Deri atėherė ėshtė
njė rrugė e gjatė dhe me shumė tė papritura, driblingje, skena e
prapaskena, nga tė cilat Kosova mund tė dalė e pavarur, por gati si
Bosnja, por edhe e pavarur si Maqedonia.
-
-----------------------------------------------------------------
*Rexhep KASTRATI :
rexhepk2000@yahoo.com
|
|