|
-
Vjenė,
23 shkurt 2006 /TN /QIK
- Udhėheqėsi i bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit nė Vjenė,
diplomati austriak Albert Rohan thotė se plani i negociatave pėr
Kosovėn parashikon trajtimin e temave tė posaēme, siē janė:
decentralizimi, ruajtja e objekteve fetare serbe nė Kosovė, tė
drejtat e minoriteteve, ēėshtja e pronave, e cila, siē thotė, do tė
jetė shumė e vėshtirė.
-
-
Por sipas tij, mė vonė do tė debatohet
edhe pėr prezencėn e ardhshme ndėrkombėtare nė Kosovė, "sepse ajo
ėshtė e domosdoshme, pėr sigurinė dhe disa lėmi tjera", thekson
Rohan.
-
Duke folur pėr rezultatet konkrete tė takimit tė Vjenės, Rohan thotė
se "janė arritur edhe disa marrėveshje parimore".
-
"Arsimi fillor dhe i mesėm duhet tė mbetet nė duart e komunave.
Pėrbėrja e policisė duhet t'i pėrgjigjet pėrqindjes sė popullatės sė
njė komune. Jo tė gjitha komunat mund tė kenė spitale. Megjithatė,
tė gjitha kėto janė vetėm marrėveshje parimore", thekson diplomati
austriak pėr "Dojēe velen".
-
Ndėrkaq nė lidhje me marrėveshjen pėrfundimtare, Rohan tha se palėt
kanė prezantuar dy koncepte diametralisht tė kundėrta. "Njėri
koncept ēon drejt pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa tjetri synon ndarjen
e saj nė vija etnike, e ndoshta edhe ndarjen e Kosovės. Prandaj, sa
i arsyeshėm ėshtė vazhdimi i bisedimeve me 17 mars", tha ai.
-
Duke folur pėr qėndrimin pėrfundimtar tė bashkėsisė ndėrkombėtare
pėr statusin e Kosovės, Rohan thotė se synohet arritja e njė
marrėveshjeje tė pranueshme nga ndėrkombėtarėt dhe mes palėve nė
negociata. Nė tė kundėrtėn bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė marrė
njė vendim pėr ardhmėrinė e Kosovės, nėnvizon Rohan.
-
Sipas tij, nė Kėshillin e Sigurimit nuk janė qėndrimet e njėjta sa i
pėrket ardhmėrisė sė Kosovės, ndėrkohė qė Grupi i Kontaktit ėshtė
shumė homogjen, thotė Rohan.
-
Ndėrkaq pėr ardhmėrinė e Kosovės Rohan shpreson tė jetė "shumė,
shumė e mirė dhe e kėndshme".
-
"Shpresoj se edhe gjendja ekonomike do tė jetė stabile. Ne ishim nė
Bankėn Botėrore dhe kemi parė se vetėm rezervat e thėngjillit nė
Kosovė janė aq tė mėdha sa qė mbulojnė 50 pėrqind tė buxhetit tė
vendit pėr 70 vjetėt e ardhėshme. Pra unė jam i bindurpėr tė ardhmen
e mirė tė Kosovės", tha diplomati austrika Albert Rohan, zėvendės i
kryenegociatorit Marti Ahtisari.
|
|