|
22
shkurt 2006 /TN
Bisedė me udhėheqėsin e bisedimeve nė Vjenė, Albert Rohan.
Dojēe Velle, 22 shkurt 2006
/ Bahri Cani
Shumėkush nė Vjenė ishte e befasuar me atmosferėn e takimit mes
palės kosovare dhe asaj serbe. Nė tė gjitha vlerėsimet publike
atmosfera ėshtė quajtur konstruktive dhe e hapur. Nė fillim palėt
nuk i shtrinė dorėn njėra tjetrės, por mes tė dy konferencave pėr
shtyp edhe kjo ndodhi, ndonėse mė shumė ishte pėr fotoreporterė dhe
kamera televizive.
"Atmosfera nė bisedime ishte mbi tė gjitha kolegjiale, sepse nuk
ėshtė e domosdoshme qė njerėzit tė duhen mes vete dhe tė jenė shokė.
Gjatė takimit kishte njė atmosferė shumė e civilizuar, ku palėt
shpesh komunikonin mes vete", pohon Rohan.
Delegacioni kosovar ishte i pėrbėrė prej tė gjitha partive politike,
nė pozitė dhe opozitė. Qėndrimet e tyre nė takim ishin unike, tė
paktėn pėr opinion. Nė anėn tjetėr, brenda delegacionit serb, nė
radhė tė parė brenda serbėve tė Kosovės, kishte disa mosmarrėveshje
serioze edhe gjatė bisedimeve.
"Nuk pajtohem plotėsisht. Unė kam parė se dy bashkėkryetarėt e
delegacionit serb ishin unik mes vete.
Fjala ėshtė pėr kėshilltarėt e presidentit dhe kryeministrit tė
Serbisė, Leon Kojen dhe Sllobodan Samarxhiq. Ata ishin njė tandem i
pėrbashkėt. Mirėpo, qėndrimet e serbėve tė Kosovės ishte mė agresiv,
sepse ishin tepėr tė emocionuar.
Kjo
edhe shihej. Me Samarxhiqin dhe Kojenin mund tė bisedohet mė shtruar
edhe pėr ēėshtjet konkrete", pohon Rohan. Diplomati austriak nė
vazhdim shpjegon edhe planet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr
decentralizimin e pushtetit dhe ēėshtjet tjera praktike, si
parakusht pėr zgjidhjen e mėvonshme tė statusit tė Kosovės.
"Plani i negociatave parashikon trajtimin e temave tė posaēme, siē
janė: decentralizimi, ruajtja e objekteve fetare serbe nė Kosovė,
tė drejtat e minoriteteve, ēėshtja e pronave, e cila do tė jetė
shumė e vėshtirė dhe ku kemi tė bėjmė jo vetėm me pėrcaktimin e
pronave dhe borxheve, por edhe me pronėn shoqėrore. Mė pas duhet tė
debatojmė edhe prezencėn e ardhshme ndėrkombėtare nė Kosovė, sepse
ajo ėshtė e domosdoshme, pėr sigurinė dhe disa lėmi tjera", thekson
Rohan.
Plot dy ditė me radhė, palėt biseduan pėr disa segmente tė
decentralizimit tė pushtetit lokal. Janė arritur edhe disa
marrėveshje parimore. Arsimi fillor dhe i mesėm duhet tė mbetet nė
duart e komunave. Pėrbėrja e policisė duhet t'i pėrgjigjet
pėrqindjes sė popullatės sė njė komune. Jo tė gjitha komunat mund tė
kenė spitale. Megjithatė, tė gjitha kėto janė vetėm marrėveshje
parimore.
Sa
i pėrket marrėveshjeve pėrfundimtare, palėt kanė prezantuar dy
koncepte diametralisht tė kundėrta. Njėri koncept ēon drejt
pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa tjetri synon ndarjen e saj nė vija
etnike, e ndoshta edhe ndarjen e Kosovės. Prandaj, sa i arsyeshėm
ėshtė vazhdimi i bisedimeve me 17 mars.
"Nė
nivelin praktik unė e shoh mundėsinė e ndonjė qėndrimi tė
pėrbashkėt, sepse qėndrimet nuk janė tepėr tė largėta mes vete.
Mirėpo, kjo vlen vetėm pėr ēėshtjet praktike. Kur flasim pėr
ēėshtjen bazike, pra ardhmėrinė e Kosovės, mė duket se palėt ende
nuk janė tė gatshme pėr marrėveshje".
Rohan dhe pėrfaqėsuesi i posaēėm i OKB nė procesin e Kosovės, Marti
Ahtisari, kohėt e fundit kanė paraqitur mendime se pavarėsia ėshtė
njė prej mundėsive reale. Pra cili ėshtė qėndrimi pėrfundimtar i
bashkėsisė ndėrkombėtare?
"Ne
duam arritjen e njė marrėveshje tė pranueshme prej bashkėsisė
ndėrkombėtare. Duam njė marrėveshje mes palėve nė negociata, nė
qoftė se ėshtė e mundur. Nė tė kundėrtėn, bashkėsia ndėrkombėtare
duhet tė marrė njė vendim pėr ardhmėrinė e Kosovės", nėnvizon Rohan.
Mirėpo, as nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB nuk janė qėndrimet e
njėjta sa i pėrket ardhmėrisė sė Kosovės. Rusia, pėr shembull, po
pėrpiqet qė pėrmes Kosovės t'i zgjidhė disa probleme tė saja tė
brendshme. Pra edhe bashkėsia ndėrkombėtare nė kėtė moment duket e
pėrēarė.
"Nuk e besoj. Mė duket se Grupi i Kontaktit ėshtė shumė homogjen.
Ėshtė e mundur qė tė ketė disa dallime. Mirėpo, besoj se dėshira pėr
unitet brenda Grupit tė Kontaktit - si nė Uashington ashtu edhe nė
Moskė dhe vendet tjera - ėshtė aq e madhe sa qė ky unitet edhe do tė
ruhet", pohon Rohan, i cili ardhmėrinė e Kosovės e sheh si:
"Shpresoj shumė, shumė tė mirė dhe tė kėndshme.
Shpresoj se edhe gjendja ekonomike do tė jetė stabile. Ne ishim nė
Bankėn Botėrore dhe kemi parė se vetėm rezervat e thėngjillit nė
Kosovė janė aq tė mėdha sa qė mbulojnė 50 pėrqind tė buxhetit tė
vendit pėr 70 vjetėt e ardhshme. Pra unė jam i bindur pėr njė tė
ardhme tė mirė tė Kosovės".
|