|
- 22
shkurt 2006 /TN
-
Shkruan: Shaban PERAJ
-
-
Teksa
po ndiqja me interes tė madh ligjėratat e zhvilluara nga mysafirėt
e ftuar, nė lokalet e bibliotekės nė Ulqin, organizuar pėr kėtė
mbrėmje nga Qendra Nansen dialog e Podgoricės, me temė: Pozita e
shqiptarėve dhe zgjidhja e statusit shtetėroro- jurikdik tė Malit tė
Zi, mė tėrhoqi vemendjen thėnia nga udhėheqėsi i kėtij dialogu se
ligjėratat do tė mbahen nė gjuhėn serbe pėr hirė tė mjeteve tė
informimit.
-
-
Menjėherė lindi pyetja: po kush janė mjetet e informimit nė gjuhėn
serbe kėtu dhe tė cilave redaksi janė ata? Kjo pėr faktin se tė
gjithė gazetarėt e pranishėm ishin shqiptar nga ku nuk ka pasur as
edhe mė tė voglėn arsye tė veprohet nė atė mėnyrė. Megjithatė, ėshtė
e drejt e ēdokujt tė bėjnė thirrje ashtu si ia do zemra, por ajo qė
mė shqetėson ishte mėnyra e komunikimit tė udhėheqėsit tė kėtij
dialogu dhe nė pėrgjithėsi tė komunikimit intelektual brenda kesaj
familjeje me degėzimet dhe larminė intelektuale, konceptuale,
vizionare dhe saktėsimit tė pretendimeve pėr integrim tė shqiptarėve
drejt realizimit tė tė drejtave tė tyre optimale.
-
-
Aktualisht nė mjediset ku jetojmė e punojmė koncepti barazi e
plotė pėr ne shqiptarėt nė shoqėrinė malazeze ka marrė njė kahje
shumė tė imponuar ng media nė tėrsinė e saj dhe informacioni i
bollshėm pa fre, pa pėrgjegjėsi, se sa tė mirėkonceptuar si fenomen,
nė raportet e pėrditshme qė njerėzit kanė me njėri-tjetrin. Kėta soj
njerėzish vuajnė nga komplekse, andaj personat qė premtojnė nė
boshllėk mundohen qė kompleksitetin e tyre ta infiltrojnė nė burimin
e vitalitetit tė masės.
-
-
Kjo
ėshtė ajo qė i bėnė ta ndijėn vetėn inferior ndaj pjesėmarrėsve tė
kėtij dialogu, nė njė kohė qė nė tekstin e shpėrndarė pėr media
shkruan: Pas fjalėve hyrėse tė mysafirėve, publiku dhe
pėrfaqėsuesit e mediave me pyetjet dhe komentet e veta do tė kenė
mundėsi tė fillojnė diskutimin nė temėn... gjė qė nuk ndodhi ashtu.
Tė tillėt tė bėjnė tė mendosh e tė veprosh lirshėm e bindshėm,
bazuar mbi vėrtetėsi e argumente! Mungesa e debatit ia zbehu edhe mė
shumė vlerėn kėtij takimi (qė nuk ishte takim e qė mė tepėr i
ngjante njė vizite nė treg), nga ku qė nė kohėn e tranzicionit
sugjerohej pėr tė krijuar mundėsi pėr debate tė llojeve tė ndryshme.
-
-
Fatkeqėsia mė e madhe qėndron nė faktin se personat e tillė kanė
arritur tė depėrtojnė kudo nė mjediset njerėzore. Ata tė maskuar e
tė veshur me rroba tė reja arrijnė tė tėrheqin edhe vėmendjen e tė
tjerėve nga ku mundohen ti imitojnė e tė arrijnė nė shkallėt e tyre
tė larta. Tė tillė njerėz nuk njohin as dialog, as tolerancė, as nuk
dinė ēfarė do tė thotė tė respektohet njeriu, ndonėse herė pas here
ata arrijnė tė pushtojnė tryezat dhe karriget e tubimeve qė
thėrrasin pėr dialog, tolerancė dhe respektim tė humanizmit tė
njeriut.
-
-
Nė
kėtė temė me aktualitet tė posaēėm, angazhimi i tė ftuarve poashtu
ishte i mangėt nga fakti se edhe ligjėratat e tyre ishin nė gjuhėn
serbe, po ēka se prezenca e pjesėmarrėsve ishte 99.99% shqiptarė.
Para se tė organizohej ky dialog, ligjėruesit ėshtė dashur ta
kuptojnė mirė ambientin ku jetojnė e punojnė nga ku kultura ėshtė nė
radhė tė parė histori.
-
-
Ndaj
kėta kanė pasur pėr detyrė tė ruajnė llojin e vet dhe kryenaltėsinė
shqiptare duke iu bindur ligjeve tė vendit kudo qė tė jenė. Apo
ndoshta kanė menduar se po japin mend se si do tė zgjidhet problemi
i Malit tė Zi, shtet i pavarur e si do tė zhvillohet ai nėse flasin
me gjuhėn e tė tjerėve!? Kėto negativitete tė paraqitura, edhe nė u
dukshin nga njė kėndvėshtrim normal i raporteve tona, janė njė fakt
historik qė ne na pėrsėriten nė vazhdimėsi. I njėjti rrezik ėshtė
evident edhe sot dhe vazhdon tė veprojė duke ndryshuar cilėsi nė
krahasim me tė kaluarėn.
-
-
Mė nė
fund jemi tė detyruar qė tė gjitha ēėshtjet tona ti trajtojmė jo me
njė eufori ndjenjash, por nė kuadrin e parimeve tona si dhe nė
formėn e njė kontrate sociale.
|
|