|
Botuar:
E hėnė, 20 shkurt 2006 - 12:30 CET
Kėshilltari i
kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica, Sllobodan Samarxhiq, tha
se Beogradi ka shkuar nė takimin e Vjenės me njė qėndrim tė mirė.
Ky qėndrim
pėrfshin atė qė ėshtė dashur ti pėrgjigjet tezės sė pėrsėritur disa
herė nga Ahtisaari pėr parashikimin e tij pėr pavarėsinė e Kosovės.
I dėrguari i
OKB pėr bisedimet e statusit Marti Ahtisari paraqiti qėndrimet pėr
zgjidhjen e statusit tė Kosovės tė bazuar nė vullnetin e popullit
shumicė atje.
Qeveria e
Beogradit reagoi menjėherė ndaj kėsaj deklarate.
I dėrguari i BBC-sė
nė Vjenė Arbėr Vllahiu bisedoi me zotin Samarxhiq dhe fillimisht e
pyeti pėr komentet e palės serbe.
Zoti Samarxhiq:
Unė sapo e kam parė deklaratėn e qeverisė sonė dhe natyrisht se ajo
deklaratė e mirė. Mendoj se ajo pėrfshinė atė qė ėshtė dashur t'i
pėrgjigjet tezės disa herė tė pėrsėritur tė Ahtisaarit pėr atė
parashikimin e tij pėr pavarėsinė e Kosovės. Kjo nuk ėshtė detyrė e
tij dhe ai ka njė mandate krejtėsisht tjetėr. Ai kohė pas kohe mund
tė shikojė rekomandimet qė sekretari i pėrgjithshėm i ka dhėnė, kur
ia dha mandatin tė ndėrmjetėsojė nė kėto bisedime. Ai nganjėherė
humbet dhe jep deklarata tė pamenduara. Nėse ai e vazhdon kėtė,
mendoj se nuk mund tė jetė njeriu i duhur qė mund tė ndėrmjetėsojė
nė kėto bisedime.
BBC:
Cili
ėshtė programi i palės
serbe nė bisedime?
Zoti Samarxhiq:
Ne kemi njė program tė tėrė nė kėtė takim. Ne do tė bisedojmė pėr
shumė ēėshtje dhe nė veēanti do tė bisedojmė pėr decentralizimin nė
pėrgjithėsi. Secili do tė japė pikėpamjen e pėrgjithshme pėr
decentralizimin. Pėrveē kėsaj do tė bisedojmė edhe pėr temėn
qendrore, atė tė bartjes sė pėrgjegjėsive. Nė kėtė rrafsh se ēfarė
pėrgjegjėsish do tė kenė komunat e reja nė Kosovė dhe kėtu mendoj nė
komunat serbe. Kėrkesa pėr krijimin e komunave tė reja serbe nuk
ėshtė temė e kėtyre bisedimeve por i takon njė takimi tjetėr. Tani
do tė flasim pėr ēėshtjet e pėrgjithshme dhe pėr ndarjen e
pėrgjegjėsive.
BBC:
Sa e njihni programin e palės shqiptare nė
bisedime?
Zoti Samarxhiq:
Ky tekst na i ėshtė i njohur qė nga viti i kaluar. Nė tė pėrmblidhen
ato ide tė cilat janė nė kuadėr tė planit tė UNMIK-ut pėr qeverisjen
lokale. Nė tė ėshtė punuar pothuaj njė vit dhe u provua tė
realizohet pėrmes pilot-projekteve qė dėshtoi dhe ai u tėrhoq. Por
me planin e tashėm ka ide tė reja dhe tani nuk do ta diskutoja kėtė
sepse i takon biseidmeve nė tavolinė. Por nuk ka shumė pėrparime nė
tė. Ky natyrisht se ėshtė fillimi dhe ne paraqitemi me platformat
tona ashtu siē janė me qėllim qė t'i bindin tė dyja palėt pėr tė
drejtėn. Mendoj se argumentet janė nė anėn tonė.
BBC:
A prisni
rezultate nga takimi i Vjenės?
Zoti Samarxhiq:
Jo rezultate nuk besoj se do tė ketė. Rezultat ėshtė ajo qė ne po
takohemi se kemi filluar bisedimet dhe e kemi filluar njė temė shumė
tė rėndėsishme siē ėshtė pėrgjegjesia e komunave dhe nėse gjėrat
shkojnė sipas parashikimeve ne presim qė kjo tė vazhdojė dhe sė paku
po lėvizim nga vendqėndrimi.
|