|
-
21
shkurt 2006 /TN
-
-
Jeton Kelmendi
-
-
E diel, 19 shkurt. Ora 19.00. Lajmet e mbrėmjes nė KTV, pėr gati 10
minuta ma tėrhoqėn vėmendjen, gjė qė nuk ndodh shpesh. Nė pasditen e
sė dielės, rastėsisht kisha parė anėtarėt e Delegacionit tė Kosovės,
qė udhėtuan pėr nė Vjenė. Natyrisht, nė mbrėmje prisja ashtu si
shumė qytetarė tė Kosovės, mė shumė informacion rreth takimit tė
shumėpėrfolur tė Vjenės. Mbase, mund tė thuhet se po fillon njė kohė
tjetėr.
-
-
Nė masė tė madhe, KTV-ja pėrmbushi pritjet e mia. Me profesionalizėm
ofroi fillimisht atmosferėn dhe pėrgatitjen nė Vjenė, nga
kryeredaktori i saj qė atė natė ishte nė rolin e reporterit. Pasuan
kronikat pėr udhėtimin e Delegacionit tė Kosovės, deklaratat e
shefit tė UNMIK-ut, pas kthimit nga Nju Jorku e nuk munguan as
informacione shtesė pėr detajet e planit tė Prishtinės dhe atij tė
Beogradit, ashtu si edhe informacionet e tjera pėr ecurinė e
procesit deri nė takimin e Vjenės.
-
Nė orėn 19 e 30 doja
tė mėsoja edhe ndonjė hollėsi tjetėr. Kėsaj radhe nga transmetuesi
publik, RTK-ja. Mė kot. Njė ditė para takimit tė Vjenės, qė
konsiderohet fillimi serioz i bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar
tė Kosovės, proces qė aq shumė e kemi pritur tė gjithė, RTK-ja hap
edicionin me njė kronikė pėr dy shqiptarė shtetas tė Maqedonisė,
tė rrėmbyer ditė mė parė nė Irak. Plotėsisht pajtohem se fati i tyre
ėshtė rrėfim kryesor nė njė edicion lajmesh, por kronika nuk ishte e
atillė, qė jepte informacion tė ri pėr fatin e tyre. Thjeshtė,
protagonistė tė saj ishin familjarėt, tė cilėt shprehnin pikėllimin
e tyre.
-
-
Pas saj, pason njė kronikė tjetėr pėr raste tė dyshimit pėr
kontrabandė, pėr shkak tė bllokimit tė rrugės Kaēanik Shkup. Ide e
qėlluar, por temė e shtjelluar dobėt profesionalisht. E pas kėtyre
materialeve u transmetua kronika pėr udhėtimin e Delegacionit tė
Kosovės nė Vjenė (!?) dhe ajo pėr kthimin nė Kosovė tė Petersenit.
Asnjė informacion shtesė nuk i shoqėroi kėto kronika.
-
-
Asnjė raport pėrmbledhės pėr procesin qė solli kėtė takim,
pavarėsisht se RTK-ja mburret me teknikėn dhe stafin e saj
redaktorial dhe gazetaresk. Bile, nuk iu dėgjua zėri as tė dėrguarit
special tė RTK-sė nė Vjenė. E ēfarė pastaj mund tė pritej nga
redaktori pėrgjegjės pėr edicionin e sė dielės?!
-
-
Sikur tė kishin pak mė shumė njohuri politike kėta shefa do ta dinin
se takimi i Vjenės nuk ėshtė takim i thjeshtė protokollar, pėr tė
cilat RTK-ja ėshtė e pėrkushtuar. Sikur tė ishte e tillė, me siguri,
shkolla e njohur e RTK-sė, fatkeqėsisht, do ta rendiste tė parin nė
edicionin qendror. Dhe, sikur tė kishin sado pak njohuri gazetareske
kėta profesionistėdo tė dinin se ngjarjet nė edicionin e lajmeve
renditen sipas rėndėsisė.
-
-
Nė njė rast tė tillė nuk mund tė arsyetohet me faktin se
paralajmėrimi pėr Vjenėn ishte i pari HEADLINES. Pikėrisht pėr shkak
tė rėndėsisė sė lajmit, zbatimi i formulės: ngjarja qė shkon si
paralajmėrim i parė, transmetohet si kronikė e dytė apo e tretė, nuk
konsiderohet profesionale.
-
30 minuta tė
edicionit qendror tė lajmeve mjaftojnė tė shpalosin krejt
amatorizmin, qė karakterizon stafin redaktorial tė mediumit publik.
Nė fakt, nuk ėshtė ndonjė ēudi e madhe qė ndodh kėshtu. RTK-ja me
politikėn e saj tė emėrimit nė poste udhėheqėse ka dėshmuar shpesh
se ėshtė e zonja tu japė pozita vetėm atyre tė dėgjueshmėve,
pavarėsisht se ata nuk kanė bagazh dhe kredibilitet profesional, qė
tė bartin barrėn e pozitave nė tė cilat thirren.
-
-
Edicioni i sė dielės ishte vetėm shembull i zakonshėm. Nė njė medium
tė mirėfilltė publik, nga redaktori i cili bėn gabime tė tilla do tė
kėrkohej pėrgjegjėsi dhe ndaj tij do tė merreshin masa. Bazuar nė
praktikėn e deritashme njė gjė e tillė as qė mund tė pritet nė
rastin RTK-sė. Arsyetimi ėshtė i thjeshtė: tė tillė redaktorė u
duhen strukturave mė tė larta udhėheqėse tė RTK-sė, sepse me ta
ėshtė mė sė lehti tė manipulohet. Sidoqoftė, ajo qė mund tė pritet
ėshtė ndonjė reagim shumėfaqėsh i bordit tė RTK-sė, nė fakt i
drejtorit tė pėrgjithshėm.
-
-
Para disa ditėsh ky bord reagoi aq ashpėr ndaj mendimeve tė njė
qytetari tė thjeshtė, i cili ashtu si tė gjithė tė tjerėt, gėzon tė
drejtėn njerėzore tė thotė mendimin e tij pėr institucionin pėr
shėrbimin e tė cilit paguan ēdo muaj. Reagimi i bordit dukej aq
qesharak, aq i ulėt dhe aq joserioz. Madje, madje ishte njė bumerang
pėr vetė RTK-nė, sepse reagimi ishte shembull tipik qė ilustronte
filozofinė, se vetėm qė ėshtė i fajshėm mundohet tė japė arsyetime e
arsyetime dhe nė fund nuk thotė asgjė. Pėr fund do tė themi ēfarė
spo duron zanati i gazetarit. BRAVO RTK!!!
|
|