| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
KULTURĖ
|
|
| |
Njė libėr i
guximshėm: |
|
| |
Zhgėnjimi ballkanin,
i autorit
Shefqet
Dibrani |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
21
shkurt 2006 /TN
Nga Ilir Gjoka
-
-
Fillimisht i njohur si poet me poezitė dhe librat, pastaj si gazetar
mė vonė edhe si kritik letrar, sidomos me librin tij Libra dhe
mbresa (botoi
Instituti Shqiptar nė St. Gallen,
2005) i pranuar nga kritikėt si vepėr me peshė dhe vlerė, personi
pėr tė cilin po flasim ėshtė Shefqet Dibrani, autor edhe i librit mė
tė ri qė hynė nė zhanrin e publicistikės, qė e kompleton autorin nė
disa fusha tė shkrimit, poet, letrar, gazetar pėrkatėsisht
publicist.
-
-
Duhet
theksuar se Shefqeti ka qenė i njohur me shkrimet tija nė shumė tė
pėrditshme shqiptare sidomos me mendimet tija qė shumė kėnd e kanė
tunduar qė kanė shpreh njė tė vėrtetė tė hidhur. Kurse pėr kėtė
guxim ai shpesh ėshtė pėrpjekur tė bllokohet nga ata qė kanė ndier
vetėn tė ngacmuar. Mbase edhe autori, siē e thotė nė parathėnie, ka
paguar tagrin kėtij veprimi kritikues tė cilat kanė ngjallė
urrejtje tė paparė kundrejt autorit nga struktura e individė, si dhe
nga qarqet qė ka bashkėpunuar dhe bashkėrenditur mendimet e tija.
-
-
Aftėsia e publicistike e Dibranit u dėshmua sidomos me librin e tij
tė fundit tė titulluar Zhgėnjimi ballkanik, libėr ky qė
shprehė edhe njė guxim dhe trimėri tė autorit qė do ta emėroja si
guxim qytetar, apo trimėri civile. Kjo lidhet
drejtpėrsėdrejti me mendimet e shkrimet kronologjike tė kohės qė
lidhėn me temat e ndryshme, me fenomenet dhe ecuritė sociale,
politike e ekonomike nė Kosovė dhe mė gjerė.
-
-
I
lidhur ngushtė me vendlindjen e tij (Kosovėn), duke pėrcjell
ngjarjet dhe duke i hulumtuar ato deri nė thellėsi, ato njohuri nuk
i ndali vetėm pėr veti. Ai vendosi qė ato njohuri, kritika qė i bėn
devijimeve dhe fenomeneve negative nė shoqėrinė kosovare, ti shprehė
fillimisht nėpėrmjet shkrimeve tė tija tė botuara nė gazetėn
Illyria nė Nju Jork e mė pastaj edhe nė formė libri nga shtėpia
botuese Faik Konica me redaktor Nazmi Rrahmani.
-
-
Zhgėnjimi i Shefqetit trajton tema tė ndryshme qė lidhen me ngjarjet
kryesisht nė Kosovė duke i lidhur ato me ato nė Ballkan, politikėn
evropiane dhe atė amerikane.
-
-
Brenga
e tij lidhet sidomos me shumė fenomene tė deformuara qė pėrshkruajnė
situatėn dhe ngjarjet sidomos politike nė Kosovėn e pasluftės, e
sidomos tė viteve tė fundit. Ai pozicionohet nė krahun e sė
vėrtetės, puna e tij kishte pėr qėllim qė tė jetė njė kundėrshtar i
fenomeneve negative, qė sipas autorit, janė nė dėm tė proceseve
drejt qėllimit tė Kosovės pėr shtet tė pavarur dhe sovran.
-
-
Autori
nuk heziton tė kritikoj edhe krahun politik tė cilit me vite me
radhė i ka qėndruar besnik, mbase edhe sot ai kritikon, por edhe
pėrkrah mbase pėr atė kritika nuk ėshtė fyerje, porse njė element qė
shtynė proceset nė drejtime pozitive, pėr tė mirėn e pėrbashkėt.
Zhgėnjimi ballkanik fillon nė mėnyrė kronologjike, tė trajtimit tė
temave tė ndryshme qė nga 1 nėntori 2004 e deri nė shkrimin e fundit
nė libėr tė datės 25 qershor 2005.
-
-
Ky
libėr do tė ketė edhe pjesėn e dytė, vazhdimėsi e tė parit, qė
pritet tė dalė ditėve tė ardhshme.
-
-
Ilir
Gjoka,
Gjermani, shkurt 2006.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|