|
21
shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (21.02.2006) -
Intervistoi Arben Xhixho
Zėri i
Amerikės:
Zoti Haziri, a ranė palėt dakort pėr diēka
tjetėr, veē rifillimit tė biseidmeve mė 17 mars?
Lutfi Haziri:
Nė fakt ne sot kemi diskutuar qė disa nga kompetencat e komunave tė
Kosovės, qė parashihen nė gjendjen e pas statusit, tė barten dhe nė
mesin e tyre ka qenė arsimi, shėndetėsia, kultura, ēėshtjet
sociale. Bazuar nė dokumentin e delegacionit tė Kosovės, bartja e
tyre shton interesin e tė gjitha grupeve etnike qė bashkė me
pushtetin lokal tė udhėheqin, tė administrojnė me disa pėrgjegjėsi
qė janė pjesė e tė drejtės sė komunave dhe ashtu plani ynė ėshtė i
bazuar nė vlera qė i jep rėndėsi tė veēantė rolit tė qytetarit nė
vendim-marrje, ku grupet etnike mund tė pėrfitojnė dhe nė kėtė
kontekst mund ti realizojnė tė drejtat e tyre qė kanė tė bėjnė me
kėto fusha qė pėrmendėm mė lart.
Zėri i
Amerikės:
Dhe cila ishte pėrgjigjia e palės serbe
ndaj kėtij plani tė ofruar nga pala shqiptare?
Lutfi Haziri:
Dokumenti, si pjesė e tillė nuk ėshtė diskutuar. Kėrkesa jonė ka
qenė qė tė diskutohej axhenda e paraparė. Natyrshėm qė serbėt kanė
ardhur me njė platformė tė tyre, platformė e cila ėshtė bazuar nė
ndarjen e komuniteteve nė Kosovės, bazuar nė dizintegrim dhe nė
segregacion, pėrkundėr angazhimit tonė qė procesi i reformave nė
pushtetin lokal, qė janė mundėsi integrimi, mundėsi tė eliminimit tė
strukturave paralele nė Kosovė dhe krijon apo ndėrton vlera tė reja
nė vetėqeverisjen lokale nė Kosovė.
Dallimi ėshtė konceptual, dallimi ėshtė shumė i madh dhe gjatė
diskutimeve qė do tė ndodhin gjatė procesit tė reformės nė pushtetin
lokal, sigurisht qė ne do tė argumentojmė, do tė sqarojmė tė gjitha
ēėshtjet e nevojshme nė mėnyrė qė tė bindim tė gjithė faktorėt se
doklumenti i Prishtinės, dukumenti i institucioneve tė Kosovės ėshtė
dokumenti qė siguron funksionalitet, efikasitet dhe vendim-marrje nė
pushtetin lokal nė kėtė kontekst.
Zėri i
Amerikės:
A patėt ndonjė pikė tė pėrbashkėt ku ju dhe
pala serbe ishin dakord pėr diēka gjatė gjithė kėtyre temave qė
diskutuat?
Lutfi Haziri:
Nuk mund tė them qė kishte diēka tė pėrafėrt. Pėrkundėr diskutimeve
qė kanė ndodhur nė shtatė fusha specifike, ne paraqesim dy koncepte
krejt tė kundėrta dhe derisa pala kosovare dhe ne jemi treguar unikė
nė qėndrime dhe kemi paraqitur dokumentin e vetėm dhe me njė zė duke
argumentuar, tek pala tjetėr ka dallime mes anėtarėve tė
delegacionit, ka konfuzion nė kėrkesa dhe sigurisht nė proces e
sipėr do tė sqarohet, por ajo qė ėshtė e rėndėsishme platformat tona
dallojnė konceptualisht dhe do tė jetė e vėshtirė qė tė pėrafrohet
diēka nė kėtė kontekst, nė kėto ditėt e ardhshme.
Zėri i
Amerikės:
Si do ti karakterizonit ju bisedimet e
kėtyre dy ditėve?
Lutfi Haziri:
Mund tė them qė ėshtė njė angazhim serioz edhe i ndėrmjetėsuesit pėr
status, zotit Ahtisaari dhe delegacioni i Kosovės ka patur njė
qėndrim konstruktiv, njė qėndrim pozitiv dhe njė angazhim maksimal
pėr tė kontribuar nė pėrshpejtimin e procesit pėr status dhe po
ashtu delegacioni serb ėshtė angazhuar, por megjithatė unė mund tė
them qė ėshtė njė nisje qė premton se zgjidhja e statusit gjatė
kėsaj vere tė vonshme tė kėtij viti si e vetmja rrugė e mundshme pėr
tė hapur mundėsi tė zhvillimit tė procesit dhe implementimit tė tė
gjitha kėtyre kėrkesave qė janė tė nevojshme pėr tė gjithė qytetarėt
e Kosovės dhe pėr grupet etnike nė veēanti.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Haziri, nė bisedimet e tanishme nuk
ėshtė prekur ēėshtja e statusit, tė paktėn kėshtu ėshtė thėnė pėr
publikun, megjithatė ēėshtja qė ėshtė diskutuar, e drejta e
pakicave, shpesh herė ėshtė thėnė nga vėzhguesit se do tė jetė
thelbi i gjithė procesit tė mėtejshėm. Bazuar tek pėrvoja e kėtyre
dy ditėve, nga takimi i parė, sa tė vėshtitė e shihni pėr tė
ardhmen, ecurinė e procesit tė negociatave?
Lutfi Haziri:
Keni tė drejtė. Kėto dy ditė ėshtė diskutuar vetėm pėr aktivitete
specifike, qė pėrfshijnė tė drejtėn komunale, por statusi ėshtė
diēka e patejkalueshme, ku kemi tė bėjmė me rregullimin edhe tė
pushtetit lokal, edhe tė kompetencave tė tyre, sepse gjithēka ėshtė
e lidhur nė kontekst tė njė gjendjeje pa status.
Ne
e kemi qėndrimin tė qartė: njė Kosovė tė pavarur, e kemi idenė tonė
sesi mund tė implementohet dhe tė rregullohet procesi i
administrimit tė pushtetit lokal nė Kosovė nė tėrėsi, pėrderisa
platforma kėtė e ēon nė kontekst krejt tė kundėrt, tė kontrollit
territorial tė Kosovės dhe tė administrimit tė Kosovės, pėrmes
lidhjeve institucionale qė Beogradi parasheh.
Kėtu ėshtė ajo sfida mė e madhe tė cilėn bashkėsia ndėrkombėtare e
ka pretenduar edhe kėsaj here ta qartėsojė, me biseda tė
drejtpėrdrejta delegacionin serb, qė tė jetė konstruktiv, nė mėnyrė
qė ky proces ėshtė i lidhur me statusin nė tėrėsi dhe nuk ka
marrėveshje tė njėanshme.
Nuk
mund tė ketė marrėveshje tė njėanshme vetėm pėr decentralizim, apo
pėr probleme tė tjera qė diskutohen kėtu nė Vienė, por nė kuadėr tė
marrėveshjes pėr status do tė hyjnė nė paketė tė gjitha marrėveshjet
e tjera pėrcjellėse, qė do tė jenė pjesė e angazhimeve tona nė
gjendjen e pas statusit.
|