|
-
21 shkurt 2006 /TN
Mosmarrėveshjet dhe grindjet
nė grupin politik negociator tė Kosovės pėr udhėheqjen e
delegacionit, pėrfaqėsimin e partive dhe te pakicave dhe pastaj
thirrjet telefonike ne selinė e Marti Ahtisarit nė Vjenė, pėr tė
marrė leje pėr ta rritur numrin e anėtarėve tė delegacionit tregon
pėr jo seriozitetin dhe pėr tendencėn e vazhdueshme pėr ta imponuar
vullnetin e pakicės politike, pėrballė institucioneve.
-
-
Mehmet DASHAJ
-
-
Njė prej kushteve
kryesore qe po kėrkohet prej kosovarėve pėr tu pėrmbushur, nė
mėnyrė qė vendi i tyre tė radhitet ne mesin e shteteve te
pranuara dhe te legjitimuara, dhe pa dyshim, me e rėndėsishmja
ėshtė ndėrtimi i institucioneve legjitime, funksionale dhe
demokratike.
-
-
Nė ketė pikė
vazhdimisht po rrahė edhe presioni i organizmave ndėrkombėtare
gjatė takimeve me lidershipin kosovar.
-
-
Megjithėkėtė ne
vazhdimėsi organizma politike dhe individė tė legjitimuar nga
besimi i qytetarėve pėr tu marrė me ndėrtimin e institucioneve dhe
te shtetit po kėrkojnė krijimin e do farė forumeve dhe mekanizmave
parainstitucionale tė pėrfaqėsimit sikur Kosova te ishte nė fillet e
rrugės pėr ndėrtimin dhe pranimin e shtetit, e jo tash kur po
fillojnė tė diskutohen me grupin e kontaktit (tė vendosjes) dhe me
OKB-nė, pėr pėrgjegjėsitė qe duhet te marrė shteti nė pranim i
Kosovės pėrballė kėtyre mekanizmave.
-
-
Kėtė pa vetėdije dhe
egoizėm provincial po e shfrytėzojnė pėrfaqėsues te pakicave dhe
etniteteve te imagjinuara ne mėnyrė qe tė te jenė ne delegacione dhe
ne pėrfaqėsime tė rendit tė parė ku do te bisedohen konditat
politike te pranimit te shtetit tė Kosovės, sado qe nuk e kanė as
mbėshtetjen e kosovareve dhe as edukimin intelektual e profesional
pėr te marrė pėrgjegjėsi tė tilla nė emėr te Kosovės.
-
-
Krijimi dhe aprovimi i
delegacionit tė Kosovės pėr takimin e Vjenės ishte njė kthim ne
vaktin parahistorik tė shtetit tonė.
Mosmarrėveshjet dhe grindjet
nė grupin politik negociator tė Kosovės pėr udhėheqjen e
delegacionit, pėrfaqėsimin e partive dhe te pakicave dhe pastaj
thirrjet telefonike ne selinė e Marti Ahtisarit nė Vjenė, pėr tė
marrė leje pėr ta rritur numrin e anėtarėve tė delegacionit tregon
pėr jo seriozitetin dhe pėr tendencėn e vazhdueshme pėr ta imponuar
vullnetin e pakicės politike, pėrballė institucioneve.
-
-
Njėherit kėto lojėra dhe
akrobacione po krijojnė terren tė pėrshtatshėm qe pakicat etnike dhe
pakicat e imagjinuara tė sillen sikur ato janė te thirrura tė
marrinė pėrgjegjėsitė pėrball mekanizmave ndėrkombėtare pėr Kosovėn,
dhe po lėnė delegacionet e Kosovės pa ekspert tė fushave pėr te
cilat mbahen bisedimet. Ne rastin e takimit tė Vjenės pa ekspert tė
decentralizimit, kjo shkuarje nuk e di sa do ta ketė kapacitetin.
-
-
Nė kėto momente dhe
rrethana historike pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė e domosdoshme qė
tė akceptohet, se pėrveē grupit pėrfaqėsues politik, delegacionet
e Kosovės qe do te bisedojnė me mekanizmat ndėrkombėtare pėr
modalitetet e funksionimit tė shtetit tė ardhshėm te Kosovės duhet
tė udhėhiqen nga ministrat e fushave tė bisedimeve dhe tė pėrbėhen
nga ekspert tė atyre fushave.
Pėrndryshe mund te ndodh qė
zemėrgjerėsia dhe kapėrthurjet e tashme tė na rėndojnė si guri i sizifit nė rrugėtimin tonė pas pavarėsisė.
|
|