|
21
shkurt 2006 /TN
21 shkurt
2006 - ora: 09.03 /BBC -
Nė Vjenė, tė
martėn, me ndėrmjetėsim tė OKB-sė, vazhdojnė bisedimet dyditore
ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, pėr ēėshtjen e decentralizimit.
Ditėn e dytė
dhe tė fundit tė bisedimeve do tė diskutohen pėrgjegjėsitė nė fushėn
e drejtėsisė dhe atė tė policisė.
Tė dyja kėto
fusha thuhet se do tė mund tė shkaktojnė fėrkimet e para ndėrmjet
delegacioneve.
Kjo pėr
faktin e pėrgjegjėsive qė duhet tė kenė komunat nė kėto fusha.
Delegacionet
as nė ditėn e parė tė bisedimeve nuk janė pajtuar. Bisedimet, tė
hėnėn, u zgjatėn pėr njė orė mė shumė nga sa ishte paraparė, dhe
gjatė debatit u hapėn temat e shėndetėsisė, tė arsimit dhe tė
kulturės.
Burime nga
takimi thonė se ka patur shumė dallime nė qėndrimet e tė dyja palėve
dhe kanė shtuar se mosmarrėveshjet janė lidhur kryesisht me
konceptet e tyre pėr reformėn e pushtetit local.
Zyrtarėt
ndėrkombėtarė thuhet tė kenė ndėrhyrė pėr tė bėrė me dije se reforma
e pushtetit lokal duhet tė jetė funksionale, stabile dhe e
qėndrueshme ekonomikisht.
Pala
shqiptare thotė se ka arritur qė tė hartojė njė plan pėr reformėn e
pushtetit lokal, qė bazohet mbi tė drejtat e qytetarėve dhe qė u jep
mė shumė pėrgjegjėsi komunave tė reja nė njė, siē vlerėsohet, Kosovė
tė pavarur.
Ajo e
kritikon planin serb duke e cilėsuar atė si ndarės mbi baza etnike
dhe territoriale.
Pėrfaqėsuesit
serbė thonė ndėrkaq se plani i palės kosovare nuk ofron mė shumė tė
drejta pėr pakicėn serbe nė Kosovė.
Ata kanė
thėnė se duan mė shumė autonomi pėr serbėt e Kosovės dhe njė lidhje
tė posaēme me Beogradin zyrtar.
Por ajo qė
mund tė quhet pėrparim nė bisedimet qė filluan nė Vjenė, me
ndėrmjetėsimin e OKB-sė, do tė ishte fakti se tė dyja palėt janė
ulur pa komplekse pėrballė njėra-tjetrės.
Dita e parė e
takimit u cilėsua si shumė konstruktive dhe e dobishme por pa ndonjė
rezultat.
Megjithėse
vlerėsohet se takimi nė Vjenė nuk ka pėr qėllim arritjen e ndonjė
marrveshjeje pėrveē shkėmbimit tė pikėpamjeve ndėrmjet palėve nė
bisedime.
Takimi i
Vjenės shėnon fillimin e bisedimeve, qė do tė ēojė nė zgjidhjen e
statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
Bashkėsia
ndėrkombėtare sė fundi ka deklaruar se zgjidhja duhet tė kėrkohet nė
respektimin e vullnetit politik tė qytetarėve tė Kosovės.
|