|
-
20
shkurt 2006 /TN
-
-
Ismail KADARE
Paris (Francė), Mars 2000, drejtuar Kėshillit tė Evropės
-
-
Ėshtė e qartė pėr gjithkėnd se stabiliteti nė gadishullin ballkanik
varet nga dy faktorė kryesorė: e para, nga vetė popujt e Ballkanit,
e dyta, nga Evropa (mė saktė Evropa atlantike). As mendėsia
marksiste qė ekzalton vetėm rolin e popujve nė zgjidhjen e fatit tė
tyre, as mendėsia kolonialiste, qė bėn tė kundėrtėn, nuk
funksionojnė sot, sidomos nė Ballkan.
-
-
Ky
gadishull, sė shumti, mund tė konsiderohet pjesė e shtėpisė
evropiane, mė sė paku, oborri i kėsaj shtėpie. Edhe nė rastin e
fundit, pra edhe si oborr, ai duhet marrė seriozisht, ashtu siē
merren seriozisht qetėsia e rregulli i oborrit, nė qoftė se shtėpia
e kėrkon pėr vete atė. Kur fati i diēkaje varet nga dy palė,
mirėkuptimi ose moskuptimi i tė dyja palėve kthehet nė faktor bazė
pėr ecjen e gjėrave.
-
-
Ėshtė bėrė zakon tė thuhet se Ballkani nuk kuptohet nga Evropa. E
thonė kėtė evropianėt, por e thonė sidomos vetė ballkanasit. Nė kėtė
pohim tė kėtyre tė fundit ka njė fije dėshpėrimi, por mė shumė se
dėshpėrim ka koketėri, trill, madje, mendjemadhėsi tė fshehur. (Ne
jemi tė ēuditshėm, enigmatikė, askush s'na e merr vesh dot kokėn).
-
-
Nė
tė vėrtetė, planeti ynė ėshtė dhe s'ka si tė jetė veēse njė pazar
moskuptimesh midis zonave tė ndryshme, grumbujve tė popujve e shpesh
midis popujve fqinjė. Kėrkesa pėr njė mirėkuptim total ėshtė njė
kėrkesė naive, nė atė masė qė vajtimi pėr njė moskuptim total ėshtė
i tepruar.
-
-
Mospėrputhjet e orarit midis Evropės dhe Ballkanit nuk kanė nė bazė
kurrfarė enigme apo fataliteti. Ato janė rrjedhojė e njė fakti tė
thjeshtė e tragjik: kjo gjymtyrė e Evropės iu shkėput asaj pėr njė
periudhė pesėqindvjeēare. Pėrpjekja e gadishullit pėr kthim te
kontinenti mėmė nuk mund tė ishte pa dramacitet. Te popujt ballkanas
e kaukazianė tregojnė legjendėn e shqiponjės tė zėnė rob, e cila
arrin t'i shpėtojė robėrisė e tė kthehet prapė te familja e saj.
Mirėpo robėruesi i ka vėnė shqiponjės njė unazė nė kthetra.
-
-
Ėshtė kjo shenjė qė e bėn shpendin e arratisur tė huaj pėr racėn e
vet. Familja nuk e pranon mė shpendin e kthyer. Popujt ballkanas
qėndrojnė pėrpara portave tė Evropės pa mundur ta fshehin dot
shenjėn qė u ka lėnė nė trup e nė ndėrgjegje perandoria otomane.
-
-
Ata
kanė nostalgji pėr Evropėn, por bashkė me nostalgjinė ndiejnė
nervozizėm e zemėrim. Nervozizėm pėr fajet e tyre, qė s'duan t'i
pranojnė, zemėrim pėr harresėn e gjatė tė nėnės kontinentale:
Evropės. Evropa, gjithashtu, pėr njė kohė tė gjatė i ėshtė shmangur
pėrgjegjėsisė sė saj. Njė vargor moskuptimesh kanė shoqėruar
marrėdhėniet me gadishullin nė shekullin XX.
-
-
Popujt e Ballkanit nuk janė tribu qė grinden pėr gjėra pa kuptim,
siē kanė menduar pėr njė kohė tė gjatė shumė zyrtarė evropianė. E,
natyrisht, grindjet e tyre nuk e kanė patur atė kuptim tė lartė e
heroik, siē kanė dashur t'i jepnin vetė ballkanasit. E vėrteta
qėndron midis tė dyjave.
-
-
Nė
kėtė pikė jemi tė detyruar tė shikojmė qoftė edhe fare shkurt atė
periudhė 500-vjeēare, kur popujt e Ballkanit nga njėra anė dhe
Perandoria Otomane nga ana tjetėr sajuan bashkarisht njė nga
mashtrimet mė tė mėdha historike tė historisė sė vonshme tė
njerėzimit. Kohėt e fundit ėshtė bėrė zakon tė shfaqet njė farė
pėrēmimi, njėfarė ndjenje ngopjeje, madje njė farė tmerri sapo
pėrmendet historia e ballkanasve. Mendoj se ky ėshtė njė nga
keqkuptimet e rėnda tė gjėrave. Ėshtė pak a shumė e njėjta gjė sikur
neveria pėr njė krim, nė vend qė tė na shtyjė ta hapim pėr ta
shqyrtuar dosjen e krimit, tė bėjė tė kundėrtėn: tė na shtyjė ta
mbyllim.
-
-
Historia e rreme e ballkanasve ėshtė njė nga mjegullat qė nuk lejon
njohjen e tyre, rrjedhimisht ndihmon kaosin ballkanik. Kjo mjegull
historie ka qenė aleatja mė e mirė e kastave shoviniste ballkanike,
e nacionalizmave tė egra, e doktrinave monstruoze, pėr tė mos
pranuar, pėr tė shtypur, pėr tė gjymtuar, mundėsisht pėr tė zhdukur
"tjetrin".
-
-
Shpėrndarja e kėsaj mjegulle do t'i linte kėto kasta kriminale pa
veshje maskimi, pa psikoza ndihmėse dhe pa alibi. Pa u zgjatur nė
kėtė ēėshtje, mund tė thuhet shkurtimisht se otomanėt, nga njėra anė,
dhe ballkanasit nga ana tjetėr, krijuan dy motėrzime tė historisė,
tė dyja tė kundėrta e fare pak tė besueshme. As versioni otoman,
sipas tė cilit, perandoria i zbuti dhe i kultivoi ballkanasit
kokėfortė, e as versioni i kėtyre tė fundit, sipas tė cilit ata
paraqiten si popuj martirė, qė veē vringėllonin shpatat kundėr
pushtuesit, nuk i qėndrojnė tė vėrtetės.
-
-
Njė
version i tretė na e jep atė ēka ndodhur. Ėshtė e vėrtetė se popujt
e Ballkanit i bėnė qėndresė perandorisė, por po aq e vėrtetė ėshtė
se ata u bėnė pjesė e perandorisė, pra pjestarė nė trofetė, nė bėmat
dhe nė krimet e saj. Perandoria Otomane, njė nga strukturat
ushtarako-shtetėrore nga mė tė plotat qė ka njohur historia nuk mund
tė kuptohet pa popujt e Ballkanit dhe tė Kaukazit. Ata, mė shumė
ndoshta se vetė turqit, me tė cilėt gabimisht identifikohet shpesh
kjo perandori, ushqyen me energji e vunė nė lėvizje mekanizmat e
kėtij shteti kolosal.
-
-
Nė
shekujt XIX e XX, kur popujt e Ballkanit njėri pas tjetrit po
shkėputeshin nga perandoria, kur erdhi, pra, ora e kujtimeve, secili
nga kėta popuj nisi tė harronte atė pjesė tė historisė qė quhej "e
turpshme", domethėnė bashkėpunimin, dhe tė kujtonte veē pjesėn "heroike",
atė tė rebelimeve. Njė mal spekulimesh u krijua me kėtė rast. Pėr
kastat shoviniste ballkanase ishte shumė e lehtė krijimi i psikozave
pėr tė monopolizuar "heroizmin ballkanas" e pėr t'u lėnė
kundėrshtarėve tė tyre "turpin ballkanas". Mashtrimi historik u bė
kėshtu bazė e gjithė nacionalizmave nė Ballkan.
-
-
Fshehja e sė vėrtetės, e nisur nė fillim si njė dredhi e lejueshme
lufte nė emėr tė mbrojtjes sė interesave tė kombit, me kalimin e
kohės u kthye nė psikozė tė rėndė kundėr tė tjerėve. Sa mė tepėr qė
kalonin vitet, psikoza nacionaliste, tė ngurtėsuara nėpėrmjet
shkollės dhe edukimit, nga brezi nė brez u bėnė mė tė helmuara. U
harrua zanafilla e tyre si dredhi lufte ose dredhi e tregut (dredhi
e lejueshme, pėr tė fituar ca fusha ose ca kullota mė shumė) dhe ato
u zėvendėsuan nga njė bindje dhe njė vethipnotizim, se popujt e
tjerė nuk duhej tė kishin tė drejta normale.
-
-
Nga
kjo, tek ideja e krimit kundėr tė tjerėve, tek ideja e mbrapshtė pėr
tė shpėrngulur, djegur e masakruar tė tjerėt, nuk kishte veēse njė
hap. Pėr fatin e tyre tė keq dhe pėr turpin e tyre, njė pjesė e
ballkanasve e kapėrcyen atė kufi. Idetė nacionaliste, tė mbėshtetura
tani nga administratat, policitė, akademitė, pollėn doktrina tė egra
e ēnjerėzore, qė mund tė krahasoheshin me modelet mė tė kėqija qė
kishte pjellė njerėzimi.
-
-
Nė
kėtė pikė duhet patur kurajua pėr tė pranuar se ballkanasit, ata qė
ankoheshin me tė drejtė se kishin qenė pėr pesė shekuj viktima tė
njė perandorie tė errėt e tė prapambetur, u bėnė ata vetė mė tė
errėt e mė tė prapambetur se kjo perandori. Kur Evropa atlantike
vendosi tė ndėrhyjė nė Kosovė pėr tė ndaluar krimin shtetėror, nė
atė qė quhet "elitė kulturore", pati zėra qė e kundėrshtuan
ndėrhyrjen.
-
-
Zakonisht, ka qenė kultura ajo qė i kritikonte shtetet kur hezitonin
tė ndėrhynin pėr arsye morale. Ishte, me sa duket, hera e parė nė
historinė e Evropės e tė njerėzimit qė 19 kancelaritė e shteteve
evropiane kryen nė mėnyrė unanime njė aksion ushtarak, nė emėr tė
mbrojtjes tė tė drejtave tė njeriut. Mėdyshja e njerėzve tė kulturės
pėrballė kėtij unanimiteti tė kancelarive jep pėrshtypjen sikur kanė
ndėrruar vendet: kancelaritė kanė zėnė vendin e kulturės dhe
kultura atė tė kancelarive.
-
-
Konflikti ballkanik, ashtu siē nxiti nga njėra anė, njė veprim tė
tipit tė ri, qė i bėn nder Evropės, ashtu nga ana tjetėr, zbuloi
njolla tė errėta nė zgafellat e ndėrgjegjes sė saj. Ērrėnjosja e
krimit, si veprim dhe si ide bėhet kėshtu edhe mė e ngutshme, qoftė
nė gadishullin ballkanik qė e nxori krimin nė dritė, qoftė nė
hapėsirėn europiane qė mbante tė fshehtė nė qilaret e saj. Nga ky
pikėshikim mund tė thuhet se evropianėt, duke qenė tė pranishėm nė
dramėn e sotme ballkanase, krahas vendosjes sė rendit nė Ballkan,
kanė rastin qė, ashtu siē thoshte Aristoteli pėr spektatorėt e moēėm
tė theatrit antik, tė "spastrojnė veten nėpėrmjet mėshirės dhe
frikės".
-
-
2.
-
Roli aktiv i bashkėsisė ndėrkombėtare nė Ballkan ėshtė jo vetėm i
domosdoshėm, por edhe e vetmja zgjidhje e mundshme pėr shmangien e
njė tragjedie vrasėse e vetėvrasėse me pėrmasa kolosale. Sot pėr
sot, njė pjesė e ballkanasve nuk janė tė aftė tė zgjidhin disa nga
ēėshtjet e tyre themelore.
-
-
Gabimet dhe fajet e tyre, jo vetėm nuk i lėnė tė zhvillohen kėto
vende normalisht, por i ēojnė pashmangėsisht drejt njė konflikti tė
armatosur. Ndaj "evropianizimi i Ballkanit" ndonėse tingėllon si njė
formulė iluministe, e kapėrcen dukshėm atė dhe kthehet nė faktor
vendimtar pėr vendosjen e paqes nė gadishull dhe nė Evropė. Ky "evropianizim"
s'mund tė kryhet pa veprime qė disa herė mund tė ngjajnė arbitrare,
madje brutale, siē ka qenė ndėrhyrja e armatosur nė Bosnjė dhe nė
Kosovė.
-
-
Ajo
elitė politike e kulturore ballkanase, qė afishohet tepėr e fyer nė
ndjenjat e saj kombėtare nga ndėrhyrja arbitrare evropiane, me atė
kinse fyerje nuk fsheh veēse natyrėn e saj perverse dhe dėshirėn pėr
destabilizim tė pėrhershėm nė gadishull. Destabilizimi u volit
strukturave mafioze e shoviniste, nė shėrbim tė tė cilave elita
ballkanase ka kohė qė ėshtė vėnė me shumė zell.
-
-
Prandaj, i parė nga ky kėndvėshtrim, "patriotizmi ndėrballkanik" e
meriton nė kėtė rast maksimėn amerikane qė e cilėson si "streha e
fundit ku kėrkon tė fshihet ēdo horr". Ballkanasit, ndėrsa nuk e
meritojnė pėrbuzjen evropiane, meritojnė ndėrkaq arbitrazhin
evropian. Nga ana evropiane mbrojtėsit e doktrinės sė mosndėrhyrjes,
pėrherė e mė me vėshtirėsi e mbulojnė pėrēmimin e vjetėr kolonialist.
-
-
Duke treguar njė nderim tė tepruar pėr qeveritė e kėtyre shteteve,
ata dėshmojnė nė tė vėrtetė pėrbuzjen pėr fatin e popujve qė jetojnė
nėn kėto qeveri. Duke njohur tėrė vėshtirėsitė qė lejon mundėsia e
ndryshimit tė kufijve nė kohėn e tanishme, duke pritur, nė qoftė se
ėshtė e domosdoshme, kohė mė tė qeta e mė tė emancipuara, pėr
aplikimin e parimit tė madh tė vetvendosjes sė popujve, Evropa nuk
duhet gjithsesi, nė mėnyrė arrogante tė pėrpiqet tė varrosė kėtė ide
shpėtuese. Ajo ėshtė e vetmja ide ndėrtuese, qė na lejon tė shohim
dritėn e daljes nga tuneli.
-
-
Mbyllja e kėsaj drite ėshtė baraz me provokacionin mė tė rėndė qė
mund t'i bėhet njė populli: dekretin pėr heqjen e tė drejtės sė
lirisė. Asnjė popull nė botė nuk mund ta pranojė kėtė, e aq mė pak
njė popull nė Evropė. Pranimi i idesė sė lirisė vetėvendosėse,
pėrgatitja me durim e menēuri e saj, do tė jenė njė lehtėsim i madh
nė ndėrgjegjen e popujve tė Ballkanit.
-
-
Pa
kėtė lehtėsim janė tė pamundura hapat drejt uljes sė tensionit e
drejt paqes. Njė ide e tillė kėrkon pa dyshim luftėn pa mėshirė tė
ēdo lloj nacionalizmi. Pėr fat tė keq, dalja e popujve tė Ballkanit
prej tutelės sė dy perandorive: otomane dhe habsburgase pati si
shoqėrues, frymėzues dhe si ēimentim tė unitetit kombėtar pikėrisht
nacionalizmin. Shpesh herė ai u pėrzie e u bė njėsh me patriotizmin,
me idealizmin heroik, madje me idenė e emancipimit shoqėror.
-
-
Ai
u fut kaq thellė nė kulturėn politike e nė krejt kulturėn ballkanase
saqė sot, pėr ta shkulur ėshtė e domosdoshme tė gėrryhen thellė
shtresimet e tij qė kanė zėnė vend njėra sipėr tjetrės, ashtu si
suvatė e mureve tė vjetėr. E keqja ėshtė se kjo gėrryerje nė qoftė
se bėhet jo nė vendet e duhura, domethėnė jo atje ku ajo ekziston
vėrtet, mund tė prekė ngrehėn e njė kombi, duke rrezikuar shembje tė
tjera, pas tė cilave mund tė kemi katastrofa qė nuk i sjellin asgjė
tė mirė, as paqes, as stabilitetit nė Ballkan. Rreziku i luftės
kundėr nacionalizmit nė mėnyrė globale, sipas klisheve qė aplikohen
verbazi, pa shqyrtuar karakteristikat dhe rrethanat e ēdo vendi,
mund tė ēojė nė pėrfundime tė kundėrta me qėllimin e kėtij aksioni.
Pėr ta ilustruar kėtė me njė shembull tė thjeshtė, le tė kujtojmė
ngjarjet e vitit 1997 nė Shqipėri, kur ndėrtesa e shtetit shqiptar u
shemb.
-
-
Ndėrsa shoqėria dhe gjithė institucionet shtetėrore po tronditeshin
si pasojė e zhgėnjimit postkomunist, nė kohėn qė humbja e shpresės e
dėshpėrimi e kapluan tėrė popullin shqiptar, duke e shtyrė drejt
rrėnimit tė ēdo vlere morale, njė propagandė e verbėr, brenda dhe
jashtė Shqipėrisė, nė vend ta shuante i hidhte benzinė zjarrit tė
rrėnimit.
-
-
Shqiptarėt akuzoheshin pėr nacionalizėm dhe glorifikim tė vlerave
kombėtare, nė kohėn qė ata, tė sėmurė kolektivisht prej njė
kozmopolitizmi agresiv, pikėrisht kėto vlera po i shkelnin me kėmbė
nė mėnyrėn mė barbare. Ata ishin nė gjendjen e njė tė sėmuri qė po
kurohej nė mėnyrė tė mbrapshtė me barna tė kundėrindikuara. Ky
keqkuptim tragjik pėrfundoi me shembjen e vetė shtetit shqiptar, gjė
qė krijoi probleme tė rėnda pėr gjithė rajonin (emigrim masiv,
armata klandestinėsh, trafik njerėzish etj.).
-
-
Ndėrsa nė rastin e Serbisė dhe nė njė shkallė mė tė vogėl tė
Greqisė, ishte e nevojshme njė ndėrhyrje kulturore evropiane pėr tė
ulur ethet e nacionalizmit agresiv, nė rastin e Shqipėrisė duhej
bėrė e kundėrta: njė ndėrhyrje kulturore pėr rivendosje tė vlerave,
gjė qė do tė sillte njė inkurajim dhe njė farė shprese qė ky popull
tė kuptonte se jetėn duhej ta ndėrtonte nė atdheun e vet e jo nė
troje tė tė tjerėve.
-
-
Ky
dallim nė kėtė rast, midis prirjes nacionaliste dhe vetėglorifikimit
tė dy fqinjėve tė Shqipėrisė, dhe prirjes kozmopolite e anarkike tė
kėsaj tė fundit nuk e vė popullin shqiptar kurrsesi nė njė skajim tė
favorshėm. Rrėnimi anarkik nuk e nderon asnjė popull dhe historia
shpesh ka treguar se mohimi i atdheut nga njėra anė, ose glorifikimi
i sėmurė i tij, nuk janė veēse dy anė tė njė medaljeje, tė tillė qė
lehtėsisht mund tė kėmbehen me njėra-tjetrėn.
-
-
3.
-
Raporti me krimin ėshtė testi themelor pėr ēdo qytetėrim. Meqenėse
koncepti i krimit ėshtė mjaft i gjerė e i larmishėm, gjerėsi dhe
larmi qė ia ka dhėnė vetė historia e njerėzimit, e cila tani pėr
tani nuk mund as tė shpjegohet e as tė kuptohet pa tė, duhet tė
nėnvizojmė se ėshtė fjala kėtu pėr krimin e mirėfilltė, atė qė
qėndron nė bazė tė piramidės:
-
-
krimin qė derdh gjakun njerėzor. Grekėt e vjetėr ishin shumė tė
qartė kur e veēonin kėtė krim nga gjithė tė tjerėt. Dymijė e
pesėqind vjet mė parė nė "Orestian" e tij Eskili e ka pėrcaktuar si
gjėmėn mė tė palejueshme: daljen e gjakut njerėzor prej dejeve tė
njeriut, atė dalje pa kthim e pa riparim. Vrasje e njeriut prej
njeriut pėr ta ngrėnė. Vrasje pėr t'i marrė ushqimin.
-
-
Pėr
t'i marrė kullotėn, shtėpinė, gruan, tokėn. Vrasje pėr zhdukjen e
krejt njė race, njė populli. Nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė,
pavarėsisht nga stėrhollimi i racės njerėzore, tė gjitha krimet
bazike, (me pėrjashtim tė kanibalizmit) janė nė veprim. E vetmja
zbutje tani pėr tani ėshtė pėrpjekja serioze e njė grumbulli
shtetesh nė kontinentin europian e atė amerikan, pėr ta nxjerrė
krimin e mirėfilltė, sė paku atė qė varet nga makina shtetėrore, nga
praktika njerėzore.
-
-
Nė
kontinentin evropian kjo pėrpjekje u kundėrshtua e u sfidua haptas
nga njė pjesė e gadishullit ballkanik, kryesisht nga regjimi serb.
Dėnimi i kėtij regjimi e i krerėve tė tij si kriminelė nga
kancelaritė euro-atlantike ka qenė njė akt i madh emancipimi.
Mbrojtja e tij e drejtpėrdrejt ose e tėrthortė prej njė shtrese
intelektualėsh e politikanėsh, dėshmoi mė qartė se kurrė se krimi
mizor e vulgar nė planetin tonė ka qenė mbėshtetur nga mendimi
kriminal.
-
-
Shkulja e krimit tė mirėfilltė nė Ballkan e, krahas tij, goditja pa
kompromis e mendimit kriminal nė Evropė e nė botė, janė veprime qė
kėrkojnė ngut. Shkulja e krimit fillon nga dėnimi i tij. Dėnimi i
krimit fillon nga goditja e burimeve tė tij. Shėrimi prej
nacionalizmit tė sėmurė nuk ėshtė i pamundur nė Ballkan. Njė nismė e
UNESKO-s pėr rishikimin e historisė sė Ballkanit ka qenė njė ide e
mirė, por ajo ka mbetur e vetmuar e pa vazhdim. Procesi emancipues,
qė do t'i shtyjė popujt ballkanas drejt njohjes sė vetvetes, ėshtė
tepėr i rėndėsishėm. Tė njohėsh peshėn dhe rėndėsinė tėnde tė
vėrtetė, tė njohėsh peshėn dhe rėndėsinė e fqinjit tėnd, tė
ēlirohesh nga fantazmat, tė ēlirosh ndėrgjegjen nga rėndesa e kotė,
nga helmi revanshist, nga ėndrra tė marra e pa kuptim ėshtė fillimi
i vėrtetė i emancipimit.
-
-
Nga
njė pikėshikim i veēantė mund tė thuhet se drama e Serbisė sė sotme
ka ardhur ngaqė ky vend i vogėl i dha vetes sė vet njė rėndėsi qė
gjithsesi nuk e kishte, qoftė nga ana fizike, qoftė shpirtėrore. Pėr
tė kryer kėtė dhunim tė realitetit objektiv, Serbia krijoi e vuri nė
veprim makinėn e urrejtjes kundėr popujve tė tjerė. Pas urrejtjes,
dihet ē'vjen: agresioni dhe krimet. Ėshtė provuar tashmė nga
historia se hapėsirat greke, shqiptare, serbe, bullgare etj. mund tė
jetojnė natyrshėm pėrbri njėra-tjetrės.
-
-
Ky
nuk ėshtė njė urim moralizant, por pėrfundim i njė pėrvoje
pesėshekullore, kur ata jetuan e u mbajtėn nė kėmbė pikėrisht ngaqė
u ndodhėn pėrbri njėri-tjetrit nė kushte tejet tragjike. Prishja e
kėsaj tabloje, ideja e mbrapshtė se pėr tė jetuar vetė mė mirė, disa
nga popujt duhet tė shtypin, mundėsisht tė zhdukin popuj tė tjerė,
ėshtė nė bazėn e dramės ballkanase sot. Rivendosja e drejtpeshimit
shekullor ėshtė fillim i daljes nga drama.
-
-
Pėr
t'i ndihmuar ballkanasit Evropa atlantike duhet t'i ketė vetė tė
qarta disa gjėra bazike. Moskuptimi pėr njė kohė tė gjatė nga Evropa
i konfliktit midis shqiptarėve dhe serbėve (konflikt kryesor, pa
zgjidhjen e tė cilit nuk mund tė ketė paqe nė Ballkan) ka ndodhur
edhe pėr njė arsye tė thjeshtė, por themelore: njohja e gabuar e
peshės dhe e rėndėsisė sė dy popujve. Nėn njė trysni shurdhuese
propagandistike tė bėrė kryesisht nga Beogradi, nė opinionin publik,
madje edhe nė zyrat europiane u krijua klisheja e konfliktit midis
dy popujve me peshė krejtėsisht tė pabarabartė:
-
-
Serbia si vend i madh, vend kryesor, rrjedhimisht me tė drejtėn pėr
tė vendosur rend, Shqipėria e kundėrta: vend i vogėl, popull i
vogėl, problematik, rrjedhimisht i shenjuar pėr t'u mbajtur nė
pėrgjim. Kjo tablo e dhunshme, ky hipnotizim kėrkonte tė
pėrjetėsonte njė gjendje absurde, tė krijuar nga njė vendim absurd,
qė kishte vendosur ndarjen e njė vendi nė mbarim tė Luftės sė Parė
Botėrore. Natyrisht, ishte e lehtė tė zvogėloje gjer nė kockė
kufijtė e njė vendi, por ē'duhej bėrė me popullin shqiptar? Ishte
pikėrisht ai, populli shqiptar, qė iu mbeti nėpėr kėmbė zyrave
europiane. Ishte ai qė kėrkonte korrigjimin e tablosė.
-
-
Ishte kjo arsyeja qė, kur ai u shpall praktikisht "popull i ndaluar"
Evropa nuk u shqetėsua fort ngaqė ky popull ishte vėrtet i
besdishėm, si ēdo qenie e pastrehė. Gabimi bazik evropian duhej tė
qortohej pikėrisht nė kėtė pikė themelore: dy popujt nuk ishin me
pesha tė ndryshme, por ishin pothuajse tė barabartė qoftė nga ana
fizike, si numėr, qoftė nga ana kulturore. Ka qenė vėrtet kaq e
panjohur kjo e vėrtetė? Pėr publikun e gjėrė po, por ėshtė pak e
besueshme pėr specialistėt.
-
-
Njė
shfletim sado i pėrciptė i historisė do tė jepte tė dhėna tė tjera
pėr statusin e dy popujve nė konflikt. Nė shekullin XVII, kur
otomanėt, pasi e kuptuan se nuk mund tė sulmonin Evropėn pa ndihmėn
e ballkanasve, ata vendosėn ta joshin gadishullin, duke i dhėnė
postin e kryeministrit tė perandorisė, vezirit tė madh. Ky post pėr
gati njė shekull, nė formė dinastie iu dha shqiptarėve. Nė atė kohė
ata konsideroheshin dhe, me sa dukej ishin, njė ndėr popujt kryesorė
nė Ballkan, i tillė qė mund tė pėrfaqėsonte gadishullin. Me kalimin
e kohės, ky popull e humbi peshėn dhe rėndėsinė.
-
-
Megjithatė, mbeti trupi i tij dhe natyrisht ato qė ballkanasit nuk i
humbasin kurrė: kujtimet historike.
-
-
Kur, nė kushte krejtėsisht tė reja, shqiptarė e serbė rifilluan
konfliktin e lashtė, shtypja e tyre prej serbėve nuk mund tė ishte
veēse njė revansh, pėr fyerjen e gjatė e tė padrejtė, qė populli
serb kishte pėsuar nėn Perandorinė Osmane. Ky revansh nuk mund tė
ishte veēse i pėrkohshėm. Nė kėtė botė mund tė ndodhin gjithfarė
gjėmash, por ėshtė vėshtirė tė besohet qė njė popull ballkanas mund
tė thyhet nga njė tjetėr popull ballkanas. Kur popujt e gadishullit
tė bėhen tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė tė vėrtetė, kur ata tė kuptojnė
se i vetmi shans pėr ta ėshtė e kundėrta e konfliktit, ata do tė
vihen vėrtet nė rrugėn e shpresės.
-
-
4.
-
Ėshtė normale tė thuhet sot se Ballkani ka nevojė pėr Evropėn.
Ndėrkaq pyetja tjetėr: a ka nevojė dikush pėr Ballkanin, ose, mė
mirė, a mund t'i hyjė nė punė Ballkani Evropės, bėhet rrallė. Kjo
pyetje ka gjasė tė shoqėrohet me buzėqeshje ironike dhe me mendimin:
kush mund tė jetė i interesuar tė fusė djallin nė shtėpi?
-
-
Nga
dy perandoritė e fundit, qė patėn punė me ballkanasit: ajo e
Habsburgėve dhe ajo e otomanėve, ishte kjo e dyta qė, siē u tha mė
lart, e kapi qysh nė krye faktorin ballkanas, si faktor vital pėr
risimin e saj. Nė kėtė ide novatore e ēoi logjika ushtarake.
-
-
Duke qenė pėr mė shumė se dy shekuj shumė mė tė pėrparuar se Evropa
nga pikėpamja ushtarake, otomanėt erdhėn natyrshėm te shfrytėzimi i
minierės sė pashtershme ballkanase, ajo qė do t'i furnizonte me
oficerė, gjeneralė, me shpirt aventuroz, ambicie dhe marrėzi.
Habsburgėt aristokratė as qė mund ta duronin idenė qė nė elitėn e
tyre ushtarake, qė plakej ēdo ditė, tė futnin kėtė magmė tė nxehtė e
tė rrezikshme.
-
-
Ndėrkaq, maksima se Ballkani fillon nėn Vjenė, ndonėse e thėnė me
shpoti nėpėr sallonet e Evropės, pėrmbante nė vetvete njė realitet,
njė ngacmim mondan, njė qortim dhe pse jo, njė sugjerim qė nuk u mor
kurrė parasysh. Ideja e kundėrt, qė Evropa tė shfrytėzonte Ballkanin
si fer de lance kundėr Perandorisė Otomane ka qenė gjithashtu e
njohur dhe e vjetėr. Projekte kryqėzatash tė kryesuara nga papė, nga
prijės heronj ose aventurierė u braktisėn njėra pas tjetrės. Shkak
pėr kėtė ishte, me sa dukej, mosnjohja e thelbit tė marrėdhėnieve
Ballkan-Perandori.
-
-
Ato, siē u tha nė krye tė kėtij shkrimi, duke mos qenė konformiste
nuk ishin megjithatė aq heroike, siē mendohej. Dy luftėrat
ballkanike kundėr turqve nė fillim tė shekullit tonė, nuk ishin
veēse karikatura e njė premtimi tė gjatė, nga ato pėr tė cilat
thuhet "u mbars mali e polli njė mi". Nė krahasim me pėrplasjet e
vjetra pak a shumė epike, kėto dy luftėra pėrmbyllėse s'ishin veēse
njė razzia cubash pėr tė plaēkitur njė kalė tė rrėzuar tashmė.
-
-
Sado e habitshme tė duket, marrėdhėniet Evropė-Ballkan sot, duam apo
nuk duam ne, pėrsėritin diēka nga kjo lojė e vjetėr pasqyrash. Idenė
e vjetėr otomane pėr t'i pėrdorur brigjet shqiptare kundėr Evropės e
trashėguan sovjetikėt, madje, pikėrisht nė bazėn e vjetėr ushtarake
turke tė Vlorės (qė dikur kishte qenė romake), u bėnė gati tė
vendosnin raketat e tyre me mbushje bėrthamore. Sot, me sa duket,
Perėndimi do tė bėjė tė njėjtėn gjė.
-
-
Ballkani ėshtė gjithmonė tokė qė rrezikon, herė nga Perėndimi, herė
nga Lindja. Ndaj, kur flitet pėr tė nuk duhet harruar asnjė herė
ndarja e fajit: ēfarė i pėrket gadishullit, ēfarė i pėrket
kontinentit. Na pėlqen apo s'na pėlqen, nė politikėn e Evropės ndaj
Ballkanit do tė ketė patjetėr rikujtime tė vjetra, qoftė
romake-bizantine, qoftė otomano-habsburgase.
-
-
Nga
gjithė ky realitet mijėvjeēar ka mbetur ende ideja e paluajtshme,
ajo e arbitrazhit. Arbitrazhi evroatlantik, megjithė mungesat qė
mund tė ketė njė arbitrazh nuk ėshtė fyes, pėrkundrazi ėshtė
shpėtimtar pėr rajonin. Fakti qė ai ėshtė arbitrazhi i vendeve mė tė
pėrparuara demokratike tė kohės i jep legjitimitet pėrpara kėtyre
popujve tė lodhur, me fat kaq tė ashpėr, qė quhen ballkanas.
-
-
Pėr
tė ushtruar ndikimin e saj, pėr ta bėrė Ballkanin zonė pozitive, qė
mund ta furnizojė kontinentin jo vetėm me pasuri e plazhe, qė ai i
ka si rrallėkush, por edhe me energji njerėzore e kulturore, Evropa
duhet tė ēlirohet nga paragjykimet e fundit, qė ende ia errėsojnė
pamjen. Ajo duhet tė pranojė se nė gadishull janė krijuar realitete
tė reja, qė mė parė as qė mund tė mendoheshin. Pėr tė parė sa tė
thella janė ndryshimet mjafton shembulli i dy vendeve me konflikt
shekullor: Shqipėrisė dhe Jugosllavisė.
-
-
Shqipėria e gjerdjeshme: e izoluar, e ēmendur, staliniste,
antiperėndimore ėshtė kthyer nė njė nga zonat mė proevropiane tė
rajonit. Jugosllavia e gjerdjeshme, e hapur, properėndimore,
liberale ose mė saktė kinseliberale ka bėrė tė kundėrtėn: ėshtė
kthyer nė vend tė mbyllur, stalinist. Dy armiqtė e vjetėr kanė
ndėrruar kėshtu vendet. Askush nuk mund tė jetė i verbėr pėrpara
kėsaj. Popujt e Ballkanit gjatė historisė sė tyre tė gjatė kanė
krijuar njė drejtpeshim fizik dhe shpirtėror pėrbri njėri-tjetrit.
-
-
Nė
shekullin XX, pėr shkak tė keqkuptimeve politike tragjike ky
drejtpeshim u prish. Pėrpjekja pėr tė pėrjetėsuar tė keqen nė
Ballkan me anė tė doktrinave tė reja raciste, siē ėshtė pėr shembull
ajo e "rrezikut tė ekspansionit shqiptar", vjen nė kundėrshtim me
atė frymė qytetėruese europiane.
-
-
Nė
kohėn e krijimit tė shtėpisė evropiane, nė tė cilėn tė gjithė popujt
duhet tė zhvillohen natyralisht, tė krijosh ligje speciale pėr
kufizimin e lirisė dhe pėr zhvillimin harmonioz tė njė populli, ky
ėshtė njė kundėrsens historik e moral, pėr tė pėrdorur fjalėn mė tė
butė. Evropa, mbikėqyrėse e gadishullit nuk duhet kurrsesi tė bjerė
nė kurthin e intrigave e xhelozive tė ndėrsjellta ballkanase.
-
-
Nga
ana e tyre, popujt e Ballkanit pėrfundimisht duhet ta kuptojnė se,
ashtu siē shekuj mė parė shkuan bashkarisht drejt katastrofės, ashtu
sot bashkarisht do tė ecin drejt shpėtimit. Riskajimi i gadishullit
tė madh nė kontinentin mėmė do tė sjellė ndryshime tė ndjeshme pėr
tė gjithė. Vetėm atėherė mund tė thuhet se unaza dalluese nė
kthetrat e shkabės sė rikthyer nuk do tė jetė shenjė e ndarjes, por
e kujtimit tė njė brenge.
-
-
(Shkruar pėr Kėshillin e Evropės, Paris, mars 2000)
|
|