|
20 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (20.02.2006) -
Astrit Lulushi,
Uashington
Jo
rrallė pyesim veten se cila ėshtė prejardhja jonė? Ne mund tė njohim
prindėrit, prindėrit e prindėrve e pak me tej, por pėr shumė vetė
pas kėsaj ēdo pėrgjigje bėhet spekulluese. Shkencėtaret thonė se ēdo
qelizė e trupit tonė pėrmban njė mesazh nga tė parėt tanė. Ky mesazh
ndodhet nė ADN, material gjenetik qė trashėgohet nga brezi nė brez.
Brenda ADN-sė ėshte shkruar jo vetėm historia individuale, por
historia e mbarė njerėzimit.
Pėrparimet e fundit nė teknologjinė gjenetike po sjellin njė
ndryshim rrėnjėsor edhe nė mėnyrėn e tė menduarit veēanėrisht mes
arkeologėve, tė cilėt besojnė se e kaluara mund tė kuptohet vetėm
duke studiuar tė kaluarėn, megjithėse rezutlatet e studimeve
gjenetike tregojnė se edhe njeriu i sotėm ėshtė dėshmitar i
besueshėm i ngjarjeve tė sė kaluarės, ashtu siē janė heshtat,
sopatat e objektet zbukuruese vetjake tė zbuluara nė varret e
njerėzve tė lashtė.
ADN-ja e njeriu nuk vjetėrohet siē ndodh me faqet e letrės se librit
tė historisė; ajo nuk ndryshket, siē ndodh me armėt e zbuluar nga
arkeologet nė varret e lashta; ajo nuk gryhet nga era e shiu, e nuk
shndrohet nė rrėnoja nga zjarri e termetet. ADN-ja ėshtė udhėtar nga
lashtėsia qė jeton mes nesh, brenda nesh, nė trupin tonė.
Nė
vjeshtėn e vitit 1991, shtypi njoftoi me bujė se rastėsisht nė alpet
e Italisė ishte zbuluar skeleti i njė njeriu qė kishte jetuar 5350
vjet mė parė. Njoftimi menjėherė terhoqi interesimin jo vetėm tė
arkeologeve e antropologėve, por edhe tė shkencėtarėve gjenetikė,
pasi trupi i cili kishte qėndruar i ngrirė ne akull, larg ujit e
oksigjenit, qė konsiderohen si forca shkatėrruese tė ADN-sė, mund tė
pėrmbante mostra gjenetike. Pas punės ne laboratore tė ndryshme tė
botės, mė 1994, grupi i shkencėtareve tė kryesuar nga Bryan Sykes i
universitetit tė Oksfordit, botoi nė revistėn Science rezultatet e
kėrkimeve.
Befasues ishte jo vetėm fakti, qė tashmė shkencetaret kishin nė dorė
ADN-nė e nje njeriu mbi 5 mijė vjecar, por kjo ADN pėrputhej me atė
tė njė gruaje 30 veēare me banim ne Irlandė. Nė kėtė
rast,shkencėtaret krahasuan mitochondrian e njeriut 5 mije vjeēar me
mitochondrian e mostrave qelizore te marre nga pacientėt ne njė
spital. Mitochondria pėrbėhet nga struktura qė ekzistojnė ne ēdo
qelizė.
Ato
zenė vend jo nė berthamėn qelizore ku ndodhen kromozonet, por jashte
saj, nė citoplasėm. Shkencėtarėt e quajne mitochondrian njė
mini-kromozon, pasi e vecantja e saj ėshtė se ēdo njeri e merr atė
vetėm nėpėrmjet nėnės, ndryshe nga kromozonet e ADN-sė qė njeriu i
merr nga tė dy prindėrit, dhe ndryshe nga kromozoni Y, i cili
gjendet vetėm tek meshkujt dhe transmetohet nga i ati tek i biri,
nga brezi nė brez pa pėsuar asnjė ndryshim.
Kohėt e fundit, dy shkencėtarė amerikanė, gjenetistėt Spencer Uells
dhe Pierre Zallua, tė financuar nga revista Natonal Geographic
ndėrmorrėn njė projekt tė pa shembullt nė gjurmė tė kromzonit Y. Nė
kėtė kuadėr, ata kanė marrė nė shqyrtim njė shembull klasik; atė tė
fenikasve, popull i lashtė qė krijoi koloni nė mbarė brigjet e
mesdheut, por sot askush nuk e di me siguri se cilėt janė
pasardhėsit e tyre, popull qė thuhet se zhvilloi alfabetin modern,
por nga shkrimet e tyre asgjė nuk ka mbetur.
Shkencėtari Uells thotė se nuk ka asnjė dyshim nė fuqinė e teknikave
tė reja gjenetike pėr te kuptuar popujt e lashtė. "ADN-ja ėshtė si
njė libėr", i shpjegon ai njė pjesmarrėsi ne studim, qė behet gati
tė japi mostrėn e gjaku. "Gjatė shekujve, shumė njerėz tė ndryshėm
kanė ardhur e janė vendosur nė qytetin tuaj dhe gjaku juaj pėrmban
gjurmė tė ADN-sė sė tyre.
Analiza qė po bėjmė do tė na tregojė diēka rreth marrėdhėnieve tuaja
qė shkojnė pas me mijėra vjet". Tė njėjtin besim shpreh edhe kolegu
i tij, doktor Peirre Zallua, profesor pranė universitetit amerikan
tė Bejrutit nė Liban. Tė dy kėta shkencėtare nėn tė 40-at, duke
krahasuar ADN-nė e njerėzve tė sotėm me ADN-nė e eshtrave tė
zbuluara nė varret e lashta, shpresojnė tė gjejnė tė dhėna tė reja
pėr t'iu pergjigjur njė pyetjeje tė vjetėr: Kush ishin fenikasit?
Historianėt i quajnė ata Kananite kur flasin rreth kulturės sė tyre
qė hodhi bazat 5 mijė vjet para erės sonė nė brigjet e Libanit tė
sotėm. Nė vitin 1200 para erės sonė, ata dolėn si njė fuqi e madhe
politike e kulturore dhe greket e lashte filluan t'i quanin
"fenikas" "njerez tė kuq", pėr shkak te ngjyrės se njė cope tė
kushtueshme qė ata eksportonin. Fenikasit njiheshin si detarė tė
zotė, tregėtarė e eksplorues dhe ne vitin 900 para eres sone, ata
permenden si force mbizoteruese me koloni te shumta ne mbare
rajonin e mesdheut.Gjurme tė thella ata lanė edhe nė trojet illire.
Sipas njė legjende tė lashte te regjistruar nga Apollodori, Ilyrios,
themelues i Ilirėve, ishte i biri i Kadmusit dhe Harmonias. Legjenda
thotė se i ati i Kadmusit, Agenori, mbret i Fenikasve, i dha urdhėr
Kadmusit pėr tė gjetur motrėn , Europa, e cila ishte rrėmbyer nga
Zeusi. Kadmusi, i shoqėruar nga njė grup i zgjedhur luftėtarėsh
fenikas, u nis nė kėtė kerkim tė gjatė, por pa sukses.
Duke mos guxuar tė kthehej pa motrėn nė mbretėrine e atit tė tij,
Kadmus shkoi nė Boeti tė Greqise, ku themeloi qytetin e Tebės. Atje
ai u martua me Harmonian, bijėn e Ares, perėndi e Luftės dhe e
perėndeshės Afėrditė. Mė pas, orakulli I Tebės i tha Kadmusit qė tė
shkonte mes Enkeleasve qė ndodheshin nė luftė me fise tė tjera dhe
t'i ndihmonte ata. Pas fitores, enkeleasit e shpallen Kadmusin mbret
tė tyre. Gjatė kėsaj kohe, Kadmusit i lindi njė djalė qė ia vuri
emrin Ilyrios. Nė kete mėnyrė Ilirėt morrėn emrin e tyre, thotė
legjenda.
Nė
legjendėn e Kadmusit, Ilyrios lidhet ngushtė me gjarpėrin; ishte
gjarpėri qė u mbėshtoll pas trupit tė Illyrios menjėhere sapo lindi,
duke kaluar tek ai tė gjitha fuqitė e tij magjike. Filologjia
bashkėkohore pėrpiqet tė provojė se fjala "Illyrian" ėshte e lidhur
etimologjikisht me gjarpėrin. Studiuesi gjerman O.Gruppe ishte i
pari qė e krahasoi fjalėn "Illyrios" me fjalėn " erė, dredhon si
erė" dhe si rrenjė tė kėsaj fjale ai mori indo-evropianishten "el"
nga e cila rrjedh fjala "ngjalė".
Filologu slloven Karel Oshtir, arriti nė pėrfundimin se fjala
hitishte "Ilurjanka" pėr nje gjarpėr tė madh mitiologjik, kishte tė
njėjtėn prejardhje dhe ngjashmėria me fjalėn "Illyrian" dukej qarte.
Pėr prejardhjen e kėsaj fjale ekzistojnė edhe shpjegime te tjera.
Sipas studiuesve Julius Prokorny e Paul Kretschmer, ilirėt ishin
popull qė fillimisht banonin pranė lumit Iller, degė e Danubit pranė
qytetit Ulm nė Gjermaninė jugore dhe prej andej ata morren edhe
emrin. Njė tjetėr teori, paksa naive, e cila citohet shpesh, ėshtė
ajo sipas tė cilės, "Illyrian", mund tė shpjegohet me shqipen "i
lire". Studiuesi kroat Stipcevic thote se veēas nga kjo, ekziston
edhe ideja se fjala "Ilir" nuk ėshtė me prejardhje indo-evropiane,
por pellazgjike.
Ashtu si shumė legjenda tė tjera, duket se edhe legjenda e Kadmusit
pasqyron ngjarje tė cilat me tė vėrtetė kanė ndodhur. Arkeologėt dhe
historianėt, bazuar nė zbulime arkeologjike e tė dhėna historike e
gjuhėsore, kane arritur prej kohėsh nė pėrfundimin se deri nga
fundi i periudhes se bronxit midis rajoneve tė Ilirise jugore dhe
atyre tė Egjeut e tė Lindjes sė Aferme ka patur marrėdhenie tė
ngushta kulturore.
Si
provė e pranisė fenikase mes enkeleasve, studiuesit pėrmendin njė
numer sopatash prej bronxi tė tipit te ashtuquajtur albano-dalmate,
tė cilat ngjajnė me sopatat e zbuluara nė rajone tė Lindjes sė
Aferme. Gjithashtu disa studiues kėmbėngulin se emri i qytezes apo
fshatit Finiq nė Shqipėrinė jugore, ėshtė gjithashtu njė kujtesė e
pranisė se dikurėshme fenikase nė Ilirine e jugut.
Deri tani, shkencėtaret Uells e Zallua kanė arritur tė zbulojnė se
pėrbėrja gjenetike e libanezėve, veēanėrisht atyre pėrgjatė
bregdetit, ėshtė fenikase. Gjithashtu ėshtė arritur nė perfundimin
se pėrqindje tė ndryshme tė banoreve tė ishujve tė Maltės dhe
Sardenjės, Kartagjenės sė lashtė, Tunizisė, Gjibraltarit, Spanjės
dhe tė ishujve tė Egjeut janė me prejardhje fenikase.
Projekti Fenikas, qė filloi mė 2003 e pritet tė perfundoje rreth
viti 2009, po tėrheq tani edhe vemendjen e shkencėtarėve tė vendeve
ku fenikasit kanė lėnė gjurmet e tyre. Pėr shembull, shkencėtare tė
laboratorit tė biologjisė molekulare pranė "Universidad Complutens''
tė Madridid ne Spanjė dhe tė Institutit tė Transfuzionit tė Gjakut,
nė Shkup tė Maqedonise, kryen kėrkimet e para gjenetike me
pjesmarrjen e njė grupi tė gjėrė banorėsh nga rajone tė ndryshme tė
mesdheut.
Megjithėse studimi i tyre u perqendrua nė dallimet apo afrimet midis
banorėve tė Maqedonisė dhe atyre tė rajoneve nė shqyrtim, rezultatet
treguan se njė pjesė e tyre kishin pėrbėrje tė ngjashme gjenetike me
fenikasit.
Shkenca gjenetike ėshtė relativisht e re. Shkencėtaret thonė se
rezultatet e studimeve tė tilla nuk duhen trajtuar me naivitet e tė
merren si baza biologjike pėr klasifikime racore. Nė librin e tij
"7 bijat e Evės", Bryan Sykes e krahason gjenetiken e deritanishme
me majėn e njė aisbergu nga i cili vjen mesazhi i qartė se gjenet
jane trashėgimi nga njerėzit qė kanė jetuar para nesh, se ato
thjesht nuk u krijuan me lindjen tonė, por janė mbajtur para nesh
nga miliona individė gjatė mijėra brezave.
|
|