|
-
20 shkurt 2006 /TN
-
-
Shkruan: Faton Abdullahu
-
-
Multietniciteti
dhe nacionalizmi nė Kosovė
Cdo njėsi politike territoriale, qoftė shtet-komb, republikė
federative apo autonomi, pavarėsisht nga sistemi politik, shkalla e
zhvillimit, niveli i demokracisė dhe karakteristikat e tjera
shoqėrore, duhet ta ketė tė strukturuar njė tog tė veēantė vlerash,
idesh, ligjesh e identitetesh tė pranueshme pėr shumicėn e
popullsisė, tė cilat aktivisht qėndrojnė si bazė pėr t'i vėnė nė
funksion, por edhe si kahje pėr t'i drejtuar, veprimtaritė e
institucioneve shtetrore, si bazė dhe kahje pėr
vetė ekzistimin dhe legjitimitetin e tyre, prandaj edhe tė
legjitimitetit tė vetė shtetit.
-
-
Ato
janė tė qėndrueshme sepse mbrohen dhe kultivohen nga vetė shteti,
ato dinė edhe tė ngurtėsohen pėr kohė tė gjatė, por sado qė
ndryshimi dhe plotėsimi i tyre asnjėherė nuk bėhet me lehtėsi dhe pa
vėshtirėsi e probleme, ato janė tė ndryshueshme.
-
-
Zakonisht nė kohėn e lėvizjeve mė tė theksuara politike dhe
shoqėrore tė njė vendi, shtrohet nevoja imediate edhe pėr ndryshimin
dhe plotėsismin e tyre, me ē'rast vije edhe deri te ajo qė nė
shkencat politike ėshtė e njohur si "kriza e legjitimitetit" 1)
kurse nė rastin e kthesave tė mėdha krijohet edhe vakumi me
efekte paralizuese qė shtron nevojėn pėr legjitimitet plotėsisht tė
ri tė institucioneve, prandaj edhe detyra e re politike, kulturore,
kushtetuese dhe tjetėr, pėr ristrukturimin e njė togu tė ri, si bazė
e re, pėr legjitimitet tė ri shtetror.
-
-
Qė
nga pėrfundimi i luftės sė fundit, Kosova ende nuk po arrin ta
legjitimoj - njė tog vlerash dhe idesh tė kthyera nė ideologji
aktive funksionale dhe bashkėkohore, si bazė veprimi e orjentimi pėr
institucionet shtetrore - tė cilat do tė ishin tė pranueshme pėr tė
gjithė qytetarėt e saj, tė pranueshme dhe tė pakontestueshme pėr tė
gjithė fqinjėt, dhe pėr tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarėt.
-
-
Kjo
nuk do tė thotė se shqiptarėt e Kosovės, as edhe pas luftės sė
fundit, nuk kanė mundur ta sendėrtojnė asnjė ideologji pėr ta kthyer
atė si bazė nisėse pėr legjitimitet shtetror. Ajo nė njė mėnyrė
ekziston nė kėtė vend ėshtė krijuar mė heret dhe frymon e gjallė dhe
e bėn jetėn e saj tė veēantė, megjithėkėtė kjo jetė ėshtė jo rrallė
gjysmėklandestine. Ajo, sikundėr ka ndodhur tė shpeshtėn nė vendet e
ndryshme tė Evropės lindore postkomuniste, burim kryesor ka grupin e
caktuar etnik pėrkatėsisht bazohet tek vlerat e caktuara tė njė
kombi.
-
-
Ajo
gjithashtu ka karakter mobilizimi dhe rimobilizimi tė vlerave dhe
identiteteve tė pajtimit socio-kulturor dhe kocensusit politik dhe
nacional pėr shqiptarėt e Kosovės. Mirėpo kjo do tė thotė se e tillė
ēfarė ėshtė deri mė tani - ideologji pėr legjtimitet shtetror - nė
mėnyra tė ndryshme dhe tash e sa vite, kontestohet por edhe
refuzohet, mė sė shumti nga serbėt e Kosovės, pastaj nga Serbia dhe
nga njė pjesė jo e vogėl e ndėrkombėtarėve. Pse ėshtė kėshtu?
-
-
-
Kosova gjithmonė me legjitmitet vlerash dhe identitetesh tė huaja
-
-
Vėshtruar historikisht, legjitimiteti shtetror i institucioneve tė
pushtetit tė atyre shteteve pjesė e tė cilave Kosova ka qenė, kurrė
nuk ka qenė i karakterit etnik shqiptar, mė saktėsisht, kurrė nuk
ėshtė bazuar nė vlerat dhe identitetet e etnis shqiptare, si vlera
qė do tė determinoheshin nga kultura, tradita dhe memorja kolektive
shqiptare, nga idetė politike dhe konceptet aspiruese kombėtare, as
edhe nga simbolet kombėtare shqiptare, gjuha, mitet apo
karakteristika tė tjera tė ngjajshme.
-
-
Gjithmonė, cilatdo institucione shtetrore qė kanė funksionuar nė
Kosovė, nė periudha nga mė tė ndryshme e qė kanė ushtruar pushtet
aty ndaj qytetarėve tė Kosovės, nuk kanė qenė tė legjitimuara nga
baza etnike shqiptare, nga togu i vlerave dhe idetiteteve shqiptare.
-
-
P.sh nė Mbretėrinė SKS, sikundėr edhe nė Jugosllavinė e ashtuquajtur
e vjetėr, vlerat dhe identitetet pėrkatėse tė asaj kohe, qė bėheshin
pikėnisje pėr ti kthyer ato nė legjitimim shtetror tė
institucioneve tė pushtetit, janė bazuar nė 1) racėn e njėjtė, atė
tė sllavėve tė jugut, pjesė e tė cilės shqiptarėt nuk kanė qenė,
pastaj janė bazuar nė 2) gjuhėt e ngjajshme sllave (serbe, kroate
dhe sllovene) tė cilat ishin tė njė trungu e tė cilės nuk i takonte
shqipja dhe nė 3) vlerat dhe karakteristikat integruese tė
mbretėrisė (SKS) tė asaj kohe e cila ka qenė plotėsisht aliene pėr
shqiptarėt.
-
-
Pėr
dallim prej serbėve kroatėve dhe sllovenėve, asgjė e etnisė
shqiptare, asnjė vlerė apo identitet nuk ėshtė njohur e lėre mė tė
merret si njė nga shtyllat e bazės sė legjitimitetit shtetror qysh
nga viti 1918 e deri mė 1945. Pėrkundrazi ēdo gjė shqiptare nga tė
gjitha institucionet shtetrore ėshtė mohuar, por edhe ndėshkuar.
-
-
Mė
pas nė kuadėr tė Jugosllavisė komuniste, qė ishte gjithashtu shtet
multietnik i konstituar prej disa kombeve dhe kombėsive pjesė e tė
cilės ishte Kosova, pra edhe shqiptarėt, pėr kohė tė gjatė
legjitimiteti shtetėror, konstruktohej mbi ideologjinė komuniste, me
titizmin si degė e kėsaj ideologjie dhe me karakteristikat tjera tė
veēanta si, vėllazėrim bashkimin, si vlerė moralo politike,
vetėqevrisjen si sistem politik, mosinkuadrimin si qasje
gjeo-politike ndėrkombėtare.
-
-
Zyrtarisht, baza e kėsaj ideologjie nuk ishte etnia, por klasa.
Pavarėsisht nga ajo se sa e pranonin dhe e ndienin tė veten kėtė
ideologji, apo pavarėsisht nga ajo se sa e refuzonin atė, ajo si
legjitimitet shtetror funksiononte edhe nė Kosovė.
Institucionalisht, ku ishin tė pėrfaqėsuar edhe shqiptarėt,
imponoheshin vlerat e LNC, heronjėt e saj partizan, primati i
vlerave klasore ndaj atyre etnike, flamujt, stemat, festat shtetrore
dhe shumė ēka tjetėr qė shkonte me to.
-
-
Edhe nė kėtė periudhė etnia shqiptare, vlerat dhe identitetet e
ndryshme shqiptare, shpesh janė refuzuar, herė janė keqinterpretuar,
herė janė keqpėrdorur e shumė shpesh janė dėnuar dhe atė nė emėr tė
ideologjisė klasore dhe pėr kohė tė gjatė.
-
-
Participimi dhe pranimi i mundshėm i vlerave dhe identiteteve
shqiptare (mė hetueshėm pas vitit 1968) nė legjitimimin e
institucionet shtetrore nė jugosllavinė komuniste, megjithkėtė ėshtė
kufizuar me pozitėn juridike tė Kosovės si autonomi, (posaēėrisht nė
periudhėn 1945 -74) por edhe mė pas, pastaj me ideologjinė klasore e
cila, trashėgimit dhe vlerat etnike zyrtarisht i kualifikonte si tė
rrezikshme, sado qė i matte me kute jo tė njėjta, si dhe nga
aspiratat e nacionalizmit serb nė Kosovė i cili ishte i prirur tė
bashkėjetonte e bashkėvepronte funksionalisht me ideologjinė
komuniste jugosllave.
-
-
Pas
luftrave tė fundit qė shpėrbėn Jugosllavin, sado qė me intenzitetet
tė ndryshme tė gjitha kėto karakteristika bashk me komunizmin si
bazė u davaritėn, Ato janė refuzuar dhe nuk pranohen tash sa kohė si
vlera rentabile mobilizuese pėr kombet dhe shtetet e dala nga kjo
shpėrbėrje.
-
-
-
Kombėtarja nė multietnicitetin kosovar, si fetarja nė vetėqeverisjen
jugosllave
-
-
Pas
pėrmbysjes sė komunizmit, nė gjithė Ballkanin dhe mė gjėrė nė
Evropėn Lindore, kombėtarja triumfalisht u rikthye nė burim kryesor
tė vlerave dhe tė identiteteve tė reja. Ajo e kishte prirjen e
nevojshme tė integrimit shumė dimensional, sikundėr edhe forcėn e
lėvizjes sė proceseve jo vetėm politike. Kėshtu edhe pas
gjysmėshekulli, ideologjia komuniste nė lindje dhe liberalizmi nė
perėndim tė Evropės u treguan tė dobėta para forcave shpėrthyese tė
identiteteve nacionale, pėrkatėsisht tė nacionalizmave tė kombeve tė
ndryshme nė gjithė Evropėn Lindore.
-
-
Tė
dytės, pra liberalizmit demokratik, megjithėkėtė i shkoj pėr dore tė
vė raporte stabile dhe funksionuese me jo pak nacionalizma
evrolindor, por vetėm pasi qė ato u amortizuan me pėrmbushjen e
aspiratave tė veta, nė rend tė parė, krijimit tė shtetit komb dhe
pėrmbysjes sė komunizmit. Si rrjedhojė e kėsaj gjendjeje, pas
pėrmbysjes sė komunizmit, nga shtetet multietnike, u krijuan shumė
shtete kombe.
-
-
Edhe pėrkundėr raporteve pėr shumė ēka tė ngjajshme dhe jo pak
rrjedhave tė njėjta, Kosova nuk u bė shtet, por u kthye nė
protektorat ndėrkombėtar. Edhe pse mbeti e tillė, pėr institucionet
e reja tė pushtetit nė Kosovė, kėrkoheshin vlera dhe identitete tė
reja, thjesht kėrkohej legjitimitet i ri shtetror i dallueshėm prej
atij tė mėhershmit. Mirėpo pėrkundėr gjendjes nė terren, ku
shqiptarėt janė shumicė me rreth 90%, qasja e pasluftės ndaj
realitetit kosovar vazhdon tė jetė si ndaj njė vendi tė cilin
pėrqindja etnike e bėn atė multietnike, sikundėr ėshtė Bosnja,
Maqedonia, apo ndonjė tjetėr.
-
-
Nė
kėtė qasje tė ndėrkombėtarėve, nga pamundėsia qė ti njohin
shqiptarėt e Kosovės si shumicė shtetformuese, ata i barazojnė tė
gjitha etnit e Kosovės, pavarėsisht nga pėrqindja nė komunitete dhe
si rjedhojė qė nga paslufta ka njė mospranim deri nė refuzim tė
vlerave dhe identiteteve etnike nė tė gjitha institucionet e
pushtetit vendor nė Kosovė. Mė ilustrativet nė kėtė kontest janė
simbolet kombėtare. Tani nė Kosovė nuk njihet flamuri shqiptarė (as
ndonjė tjetėr) i cili faktikisht mund tė valvitet lirshėm kudo nė
Kosovė, por jo nė Kuvendin e Kosovės.
-
-
Nuk
intonohet as himni shqiptarė. Nuk mund tė vehen nė koridoret e
Kuvendit as edhe muralet qė u hoqėn, as ndonjė fotografi apo bustė e
Adem Jasharit apo Fehmi Aganit. Kombėtarja nė multietnicitetin
kosovar ėshtė bėrė si fetarja nė vetėqeverisjen jugosllave. Dita e
flamurit sot nė Kosovė ėshtė barazuar disi me ditėn e Bajramit
dikur.
-
-
Mund ta festosh ditėn e flamurit, por nuk mund ta ngrehėsh atė nė
Kuvendin e Kosovės, ashtu si dikur mund ta festosh nė familje ditėn
e Bajramit apo Krishtlindjen, por nuk mund tė ketė ditė pushimi pėr
kėtė festė, sepse shteti ishte ateist.
-
-
Pra
nė rastin e parė vlera kombėtare, pra flamuri si simbol, refuzohet
sepse institucioni nuk ka bazė etnike nė rastin konkret atė
shqiptar, sado qė ajo nuk ndalohet shprehimisht. Nė rastin e dytė
vlera fetare, refuzohet sepse shteti ngritet mbi parimet klasore
komuniste, dhe fetarja ėshtė inkopatibile me klasoren, sado qė nuk
ndalohet shprehimisht.
-
-
-
Tri
arsyet e multietnicitetit
-
-
Aktualisht multietniciteti ofrohet si vlerė dhe ide qė duhet ti
legjitmmoj institucionet shtetrore tė Kosovės. Ajo ofrohet si
bazė-projekt e njė ideologjie nė ndėrtim e veprim, ku tė gjithė
duhet tė jenė tė barabartė gjithkund dhe pėr gjithēka, me pėrpjekjen
e vazhdueshme, juridike e politike, (Rezolutėn 1244, Korrnizėn
Kushtetuese, etj) pėr ti kthyer tė gjithė nė komunitete, varėsisht
nga rasti tė vogla apo tė mėdha.
-
-
Nė
kėtė ofertė tė gjithė duhet tė jenė qytetarė tė barabartė dhe tė
gjithė pjestarė tė komuniteteve tė barabarta. Qėllimi aspirues ėshtė
tė zvogėlohet mundėsia pėr diskriminime dhe mospranimi i raportit
komb dhe minoritete. Pra jo mė si dikur nė ish Jugosllavinė e vjetėr
shumėetnia e kufizuar vetėm nė tri kombe (SKS), as klasa si nė
komunizmin jugosllav, as njė-etnia plus minoritetet si nė shumicėn e
vendev evro-lindore ku tashmė kemi relaksim tė raportit shumicė
pakicė, por multietnicitet si pikėsynim dhe si pikėnisje, me shumė
veēori unike.
-
-
Pėr
shkak tė pėrshtypjes sė krijuar pėr kohė tė gjatė pėr Ballkanin
pėrgjithėsisht, pra edhe pėr Jugosllavinė dhe Kosovėn, si vende tė
konflikteve ndėretnike, oferta e ndėrkombėtarėve pėr multietnicitet
si predispozitė pėr barazi pėr tė gjithė, ėshtė ngashėryese. Mirėpo
nė Kosovėn me mbi 90 pėrqind shqiptarė, cilat janė arsyet pse
ofrohet multietniciteti qė zakonisht nė njė vend tjetėr tė Evropės
apo gjetiu nuk do tė determinohej nga kjo pėrqindje e etnive qė ka
nė Kosovė.
-
-
E
para qė e determinon kėtė zgjedhje ėshtė pamundėsia e marrėveshjes
gjeo-politike mes fuqive tė mėdha pėr ta njohur Kosovėn si shtet tė
ri nė Evropė. Duket se pėr fuqitė e mėdha ėshtė mė lehtė tė mbahet
Kosova me status quo sesa tė paguhet ēmimi i mosmarrėveshjeve qė
mund tė rilindin ndėrmjet fuqive tė mėdha me rastin e vendosjes pėr
statusin e Kosovės.
-
-
E
dyta ėshtė mbetja krejt e veēant juridike dhe tjetėr e Kosovės nėn
Serbi, me ērast serbėt nuk shihen gjithmon vetėm si minoritet nė
Kosovė, por as shqiptarėt vetėm si shumicė me predispozita
shtetformuese. Dhe e treta ėshtė pėrpjekja qė me multietnicitet tė
mbrohen mė mirė tė drejtat dhe lirit e minoriteteve nė Kosovėn e
tillė ēfarė ėshtė pas luftės, sepse nė shtetet kombe tė Evropės
juglindore, minoritetet nė asnjė rast nuk kanė kaluar mirė sidomos
nė fazat fillestare tė konstituimit tė kėtyre shteteve.
-
-
-
Autonomia kulturore - ofertė pėr kosovarėt serb
-
-
Autonomia personale si njė nga format e autonomisė e cila zbatohet
nė shumė shtete tė Evropės perėndimore pėr minoritetet, nuk ėshtė e
mjaftueshme pėr kosovarėt serb. Autonomia territoriale si formė
tjetėr e njohur pėr ushtrimin e tė drejtave tė pakicave, ėshtė shumė
vėshtirė e mundshme por edhe shumė e rrezikshme tė zbatohet sepse
ajo automatikisht do tė thotė ndarje e Kosovės.
-
-
Nė
anėn tjetėr multietnicieti si ofertė pėr legjitimitet institucionesh
tė Kosovės, dhe si qasje pėr ti mbrojtur minoritetet, thjeshtė pėr
shumė ēka ėshtė i hershėm dhe e gjenė krejt tė papėrgaditur
ideologjinė shqiptare pėr shtetformim, apo thėnėn mė me saktėsi
nacionalizmin shqiptarė nė Kosovė. Pse mund tė konstatohet kėshtu?
-
-
Shumė nga nacionalizmat nė Evropėn perndimore janė ngjallur duke
pasur pėr qėllim ndrimin e pushtetit tė njė shteti p.sh nga monarkia
nė republikė pa i ndryshuar kufinjėt dhe pa krijuar shtet tė ri.
Ndėrkaq nacionalizmat e Evropės lindore janė ngjallur duke qenė
kundėr njė shteti pėrkatėsisht perandorie (Austo-Hungarisė dhe asaj
Osmane) me qėllim tė ndryshimit tė kufinjėve dhe krijimit tė njė
shteti tė ri, ku forca mobilizuese e identitetit etnik ka qenė
vendimtare.
-
-
Pėr
rrjedhojė nacionalizmat evrolindor, posaēėrisht ata juglindor nuk
kanė pėrvojė tė bashkėjetesės me vlerat e liberalizmit
evroperendimor, ku qytetari pavarėsisht nga etnia e tij bėhet vlerė
bazike e ideologjisė sė caktuar nė rastin mė tė mirė tė demokracisė
liberale. Nacionalizmi shqiptarė, maqedon, kroat, serb dhe ndonjė
tjetėr nė Evropėn juglindore, prijnė me kėtė mangėsi dhe mungesė
pėrvoje me liberal-demokracinė.
-
-
Bazuar nė pėrvojat e deritashme nacionalizmat e Evropės lindore,
kanė humbur nga agresiviteti, janė zbutur dhe kanė filluar tė
gėrshetohen sukseshėm me liberalizmin dhe demokracinė, atėherė kur u
janė pėrmbushur kėrkesat e tyre tė drejta.
-
-
Shembuj tė mirė janė nacionalizmi qek, sllovak, polak, bullgar,
estonian e ndonjė tjetėr. Prandaj nacionalizmi shqiptarė nė Kosvovė
do tė ketė mundėsi tė bashkėjetoj me liberalizmin dhe demokracinė
funksionalisht dhe do tė zbutet vetėm me bėrjen e Kosovės shtet.
-
-
Shqiptarėt nė Kosovėn e protektuar edhe po deshėn nuk kanė mundėsi
tė nxjerrin ligje kundėr serbėve apo kundėr minoriteteve tjera, por
ata kanė mundėsi tė mėdha tė mos i zbatojnė ligjet si duhet nėse
mendojnė se ato privilegjojnė minoritetet. Kėshtu do tė jetė
pėrderisa vlerat liberale tė cilat bashkėsia ndėrkombėtare po
mundohet ti ofroj pėr Kosovėn me multietnicitet, me decentralizim
apo edhe me ligje tė tjera, shqiptarėt mund ti shohin si pengesa
pėr pavarėsinė e Kosovės.
-
-
Oferta mė e mirė pėr kosovarėt serb duhet tė jetė autonomia e plotė
kulturore, krijimi i raporteve shumicė - pakicė sipas modeleve tė
shtetit komb nė pjesėt mė tė mėdha tė Evropės lindore.
-
-
Nga
kjo autonomi nė shtetin e Kosovės, serbėt do tė pėrfitojnė mė shumė
se qė fitojnė sot nga multietniciteti. Do tė jetė kėshtu thjesht
sepse nacionalizmi shqiptarė nė Kosovė do tė amortizohet me
pėrmbushjen e qėllimit tė tij, Kosovės sė pavarur dhe do tė jetė
kėshtu sepse fuqia e identitetit nacional, do tia lėshoj vendin
forcės sė padėshmuar ende tek ne, liberalizmit demokratik.
|
|