|
20 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (20.02.2006) -
Megjithėse nė bisedimet e
Vjenės nuk do tė diskutohet ēėshtja e statusit pėrfundimtar tė
Kosovės, qytetarėt e thjeshtė presin qė prej tyre tė ketė njė sinjal
pėr pavarėsinė, ndėrsa analistėt presin ballafaqime tė vėshtira mes
palėve me qėndrime diametralisht tė kundėrta.
Bisedimet e ndėrmjetėsuara nga Kombet e Bashkuara janė njė pėrpjekje
pėr tė zgjidhur njė nga mosmarrėveshjet e fundit mė problematike tė
lėna pas luftės sė pėrgjakshme nė Ballkan nė vitet 1990 ndėrsa mbarė
rajoni shpreson qė njė ditė tė jetė pjesė e Bashkimit Evropian.
Shqiptarėt qė pėrbėjnė 90 pėrqind tė popullėsisė prej 2 milion
banorėsh tė Kosovės kėrkojnė pavarėsi nga Serbia. Nga bisedimet
e Vjenės pres njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Mendoj se kemi
vuajtur pėr njė kohė tė gjatė. Pas kaq vuajtjesh ėshtė koha qė tė
zgjidhet statusi i Kosovės me pavarėsinė e plotė. Asgjė tjetėr nuk
ėshtė e pranueshme pėr ne, thotė Ise Borovci, pronar i njė
stende tregėtare nė Prishtinė.
Serbia megjithatė kėmbėngul qė tė ruajė kontrollin e saj nė disa
pjesė tė Kosovės qė ajo e konsideron si pjesė tė vetėn. Nė fshatin
e Graēanicės, Vlasimir Todiē thotė se nuk pret shumė nga bisedimet,
por cilido tė jetė rezultati ai ka nė plan tė qėndrojė: Nuk pres
shumė nga kėto bisedime. Amerikanėt, qeveria amerikane ka qėnė dhe
ėshtė shumė e qartė pėr atė qė kėrkojnė shqiptarėt. Rezultati do tė
jetė ai qė thonė Shtetet e Bashkuara Pavarėsinė pėr shqiptarėt!
Ajo qė kėrkoj unė ėshtė tė jetojė kėtu dhe tė kem njė jetė mė tė
mirė dhe kushte tė sigurta jetese, thotė zoti Todiē.
Analistėt thonė se bisedimet do tė jenė tė vėshtira, megjithėse
pritet shumė prej tyre. Ky ėshtė ballafaqimi i parė midis
shqiptarėve tė Kosovės dhe qeverisė serbe nė tė cilin tė dyja
delegacionet do tė masin realitetet politike ekzistuese, si dhe
ndikimin e tyre dhe tė forcave tė tyre politike, thotė Dukagjin
Gorani.
Tė
dyja palėt nuk kanė rėnė dakort lidhur me kompetencat qė duhet tu
lihen vendorėve. Pakica serbe kėmbėngul qė tė ketė kompetenca tė
gjera dhe lidhje tė veēanta me Beogradin. Diplomatėt e grupit tė
kontaktit kanė rėnė dakort pėr njė seri parimesh mbi tė ardhmen e
Kosovės. Kėtu pėrfshihet mos kthimi i vendit nėn regjimin serb, mos
ndarja sipas vijave etnike dhe mosbashkimi me asnjė vend tjetėr nė
rajon. //RD//
|