|
20 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (197.02.2006),
Ardita Simiēia
Koordinatori i Paktit
tė Stabilitetit Erhard Busek thotė se pėr Kosovėn beson tė ketė
ndonjė zgjidhje qė tė gėzojė mbėshtetjen e Beogradit. Nė njė
intervistė qė i dha koleges sonė Ardita Simiēia, zoti Busek foli
edhe pėr Shqipėrinė dhe tha gjithashtu se ka ardhur koha qė Pakti I
Stabilitetit tė mbyllė gradualisht funksionet e tij.
Zgjidhja e
ēėshtjes sė Kosovės nuk ėshtė aq e lehtė sa duan ta prezantojnė disa
politikanė, thekson Koordinatori i Paktit tė Stabilitetit. Duke
pasur parasysh qėndrimet tejet tė skajshme tė dy palėve nė diskutim,
thotė ai, ėshtė e pamundur tė thuhet se ēfarė zgjidhjeje mund tė
marrė procesi: "Problemi qėndron nė faktin qė shqiptarėt e Kosovės
janė tė bindur se pavarėsia ėshtė fakt i kryer.
Ndėrsa serbėt
kėmbėngulin se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė, pretendime kėto qė
shoqėrohen edhe me njė aureolė tė madhe mitesh. Unė personalisht jam
i bindur se nuk ka ndonjė zgjidhje qė do tė gėzojė mbėshtetjen e
Beogradit. Ekziston mundėsia e njė 'zgjidhjeje tė pamundur', pra qė
Beogradit ti imponohet njė zgjidhje. Kjo do tė ishte shumė
problematike, prandaj duhet qė negociatat pėr statusin e Kosovės ti
ofrojnė Serbisė perspektivėn e duhur."
Zoti Bushek
thekson se asnjė politikan serb nuk ėshtė i gatshėm tė marrė
pėrsipėr pėrgjegjėsinė e njė zgjidhjeje politike tė statusit tė
Kosovės. Por ai u bėn thirrje forcave reformatore nė Beograd tė
pėrpiqen me guxim pėr njė zgjidhje qė do tė ishte nė vetė interesin
e vendit tė tyre: "Tė gjitha palėt nė Serbi duhet tė ngrenė pyetjen
se ēfarė u intereson serbėve tani?
Ata duhet tė
kenė parasysh tė ardhmen, zhvillimin dhe prandaj politikanėt duhet
tė shohin mė tepėr nga e ardhmja e vendit tė tyre. Unė gjithmonė i
pyes: nėse Serbia do vėrtetė ta administrojė Kosovėn, a ėshtė nė
gjendje ta bėjė kėtė, apo kjo alternativė do tė krijonte konflikte
tė reja. Mendoj se e kaluara e tmerrshme qė pėrjetuam i jep
pėrgjigje kėsaj pyetjeje."
Procesi,
thekson zoti Bushek, do tė ndihmojė palėt tė pėrgatisin njė plan
pune pėr vitet e ardhshme, por ai e shikon si tė pamundur qė tė
arrijė brenda vitit 2006 nė njė zgjidhje pėrfundimtare tė statusit
tė Kosovės.
Koordinatori
i Paktit tė Stabilitetit i hodhi njė vėshtrim tė pėrgjithshėm tė
gjendjes nė rajon, duke theksuar se tė gjitha vendet e Evropės
Juglindore duhet tė shohin pėrparimin e tyre tė lidhur me
mbarėvajtjen e gjithė rajonit, pasi asnjė nga vendet individuale nuk
mund tė ecė nė mėnyrė tė pavarur. Nė njė ekonomi tė hapur globale,
thekson ai, ėshtė e pamundur tė tėrhiqen investitorė tė fuqishėm nė
vende me popullsi dhe fuqi ekonomike aq tė vogėl, sa ējanė vendet e
Evropės Juglindore.
Zoti Bushek
vlerėsoi pozitivisht bashkėpunimin e Shqipėrisė me Paktin e
Stabilitetit dhe programin e qeverisė sė kryeministrit Berisha nė
luftėn kundėr korrupsionit: "Bashkėpunimi me qeverinė e re tė
Shqipėrisė duket se po ecėn shumė mirė, veēanėrisht nė lidhjet me
Ministrinė e Brendshme dhe tė Drejtėsisė, gjithashtu edhe me
Ministrinė e Tregėtisė dhe tė Mbrojtjes." Zoti Busek shtoi se
administrata e kryeministrit Berisha ėshtė ende e re dhe se Pakti do
ti ndjekė me kujdes veprimet e saj pėr tė parė sa do tė zbatohet
programi i parashtruar.
Niveli
ekonomik i vendit, shtoi mė pas zoti Bushek, mbetet problematik.
Megjithėse Shqipėria ka pėrjetuar njė rritje ekonomike tė kėnaqshme
gjatė viteve tė fundit, ajo u fut nė ekonominė e tregut nga njė
nivel tepėr i ulėt, prandaj edhe vazhdon tė ndeshet me probleme mė
tė mėdha se vende tė tjera nė rajon. Vendi, shtoi ai, ka nevojė pėr
investime tė fuqishme nga jashtė, por kjo nuk ėshtė e lehtė tė
realizohet:
"Njė problem
i madh ėshtė se nganjėherė, komuniteti i biznesit nė Evropė harron
se Shqipėria ekziston. Prandaj po vazhdojmė fushatėn pėr tė sjellė
Shqipėrinė nė qendėr tė vėmendjes. Shqipėria ka njė numrė sfidash,
disa prej tė cilave mund tė zgjidhen edhe me ndihmėn e Paktit tė
Stabilitetit si furnizimi energjetik, njė kusht jetik pėr tėrheqjen
e investimeve."
Nė pėrfundim
tė diskutimit tė tij, zoti Busek vlerėsoi me nota pozitive rolin e
Paktit tė Stabilitetit, duke e cilėsuar atė si njė shembull i
bashkėpunimit tė suksesshėm transatlantik. Por ka ardhur koha, tha
ai, qė ky Pakt tė mbyllė gradualisht funksionet e tij: "E kam
filluar procesin pėr ti dhėnė fund Paktit tė Stabilitetit. Ideja
ėshtė qė pakti tė shkrihet dhe tu japė vendeve pėrgjegjshmėri
individuale. Tani po pėrpiqemi tė krijojmė njė plan pune qė
gradualisht vendet individuale tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsitė."
Ky proces,
thotė zoti Bushek, shėnon jo vetėm pėrmbushjen me sukses tė
funksioneve tė Paktit, por ėshtė gjithashtu tregues i pjekurisė qė
kanė arritur vendet e Evropės Juglindore, tė cilat do tė marrin
gradualisht pėrgjegjėsitė dhe e kanė provuar se janė tė pėrgatitura
tė ecin me kėmbėt e tyre. //ad//
|