|
-
18
shkurt 2006 /TN
-
-
Nė
prag tė fillimit tė bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės,
Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi (45), flet mbi pėrgatitjet e
delegacionit kosovar para Takimit tė Vjenės dhe tė ardhmen e Kosovės
e sheh si shtet sovran dhe tė pavarur, tė inkuadruar nė Bashkimin
Evropian. Trepca.net boton njė versionin tė zgjeruar nga intervista
e kryeministrit Kosumi dhėnė reporterit tė gazetės gjermane
Hamburger Abendblatt.
-
-
Intervistoi: Albert BISAKU
-
-
Pyetje:
z. Kryeministėr, tė hėnėn nė Vjenė pritet tė fillojnė
negociatat pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Sa ėshtė e
pėrgatitur qeveria juaj pėr kėto bisedime?
-
-
KOSUMI:
Kėsaj ēėshtje ne i jemi qasur me seriozitet tė veēantė dhe jemi
pėrgatitur mjaft mirė. Grupet punese kanė hartuar raportet e
kėrkuara dhe besoj se deri tani kemi zgjedhur strategjinė mė
pozitive tė mundshme. Ne shkojmė nė Vjenė jo tė taktizojmė, jo tė
negociojmė kohė tė gjatė pėr njė ēėshtje, por shkojmė nė Vjenė me
propozime konkrete pėr tė zgjidhur tė ardhmen politike tė Kosovės.
Qėllim i delegacionit tonė nė kėto bisedime ėshtė krijimi i Shtetit
tė Kosovės.
-
-
Pyetje:
Delegacioni shqiptar, i cili nė Vjenė do t`i mbrojė
interesat e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės, ėshtė shprehur se
asnjė zgjidhje tjetėr nuk do tė jetė e pranueshme, pos pavarėsisė.
Nė anėn tjetėr, Beogradi kundėrshton njė zgjidhje tė tillė dhe ėshtė
shprehur i gatshėm tė pranojė vetėm njė Autonomi tė zgjeruar pėr
Kosovėn brenda Serbisė. Si e shihni zgjidhjen e kėtij problemi?
-
-
KOSUMI:
Kur bisedojmė pėr statusin final tė Kosovės, nuk flasim si pėr njė
ēėshtje qė ėshtė nė treg, ku duhet tė bėhet pazar dhe duhet tė
gjendet njė mes pėr ēmimin e saj. Kur flasim pėr statusin final tė
Kosovės, flasim pėr fatin e mbi dy milionė njerėzve nė Kosovė dhe
nėse vendosim pėr fatin e dy milionė njerėzve nė Kosovė, atėherė
duhet tė pyetėn ata dy milionė njerėz.
-
-
Serbia
nuk ka asnjė tė drejtė tė vendos pėr statusin final tė Kosovės.
Beogradi mund tė negociojė me Prishtinėn dhe me Bashkėsinė
Ndėrkombėtare pėr relacionet e reja qė janė krijuar nė kėtė pjesė tė
Evropės, pėrfshirė kėtu edhe Kosovėn.
-
-
Beogradi ka tė drejtė tė mbrojė pozitėn e komunitetit serb nė
Kosovė, tė interesohet pėr tė dhe pėr trashėgimitė e tyre kulturore
dhe fetare. Edhe ne kemi tė drejtė dhe kemi interes tė bisedojmė pėr
marrėdhėniet e reja qė do tė kemi nė tė ardhmen mes Kosovės dhe
Serbisė.
-
-
Tė
gjitha kėto ēėshtje ne do t`i diskutojmė me Beogradin dhe do tė
arrijmė njė marrėveshje. Por mundėsia e vetme, qė popullit tė
Kosovės i siguron paqen, demokracinė dhe stabilitetin ekonomik ėshtė
pavarėsia dhe sovraniteti i Kosovės.
-
-
Pa
marr parasysh, nėse politikanėt serb kėtė e kundėrshtojnė ose jo.
Vetėm si shtet Kosovės do t`i hapen rrugėt pėr integrimin nė NATO
dhe Bashkimin Evropian. Kjo do t`ia lehtėsonte edhe Serbisė rrugėn
drejt BE-sė. Ky ėshtė edhe interesi i ynė i pėrbashkėt.
-
-
Pyetje:
Pra kosovarėt dėshirojnė tė krijojnė shtetin e tyre.
Besoni se qytetarėt dhe politikanėt e Kosovės mund tė dėshmojnė se
janė tė gatshėm tė menaxhojnė me vendin e tyre?
-
-
KOSUMI:
Unė besoj fuqimisht se disa herė deri mė tash, populli i Kosovės e
ka dėshmuar se jo vetėm e meriton, por ėshtė i aftė pėr tė menaxhuar
me vetveten dhe pėr tė menaxhuar me shtetin e vet. Para dhe gjatė
luftės kosovarėt kanė dėshmuar aftėsi rezisutese.
-
-
Menjėherė pas luftės, qytetarėt e Kosovės me kėmbėngulje vendosėn tė
kthehet nė vatrat e tyre, qoftė edhe tė shkrumbuara krejt. Tė
ndėrtojnė shtėpitė e tyre, tė punojė tokėn, tė ndėrtojnė fabrikėn e
re, tė marrin pjesė nė zgjedhje, tė ndėrtojnė institucionet
komunale, kuvendin, qeverinė, tė ndėrtojnė tė ardhmen e vet.
-
-
Gjitha
kėto janė argumente se ky popull mė tė vėrtetė ėshtė i aftė pėr tė
menaxhuar me shtetin e vet. Po ashtu dėshirojė tė shtojė se klasa
politike nė Kosovė dhe institucionet e pushtetit nė Kosovė qė gjatė
tėrė kohės janė krijuar nė bashkėpunim me Bashkėsinė Ndėrkombėtare,
me tė vėrtetė janė tė afta pėr tė menaxhuar me tė gjitha situatat
dhe pėr tė menaxhuar suksesshėm me shtetin e Kosovės.
-
-
Pyetje:
Kryenegociatori pėr statusin e Kosovės, Martti Ahtisaari,
ka kėrkuar nga tė dy palėt tė mos bojkotojnė proceset gjatė
bisedimeve.
-
-
KOSUMI:
Sa i pėrket anės kosovare, ne besojmė shumė nė kėtė proces. Ne e
ēmojmė shumė dhe jemi tė lumtur qė po ndodh ky proces. Ne do tė
investojmė tė gjitha kapacitetet qė kemi qė ky proces tė jetė i
suksesshėm. Edhe unė pajtohem me zotin Ahtisaari qė nuk duhet tė
ketė bllokime dhe bojkotime gjatė kėtij procesi.
-
-
Pyetje:
Kush do ta udhėheq delegacionin kosovar dhe si do tė
pėrfaqėsohen minoritetet nė kėto bisedime?
-
-
KOSUMI:
Nė bazė tė temave qė do tė diskutohen do tė jetė njė delegacion i
kombinuar nga pėrfaqėsues tė ministrive dhe ekspertė nga lėmitė
pėrkatėse. Grupi ynė negociator do tė drejtohet nga Ministri i
Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, pasi temė e takimit tė parė do tė
jetė decentralizimi, pra bartja e kompetencave nė pushtetin lokal.
-
-
Tė
emėruarit nuk janė pėrcaktuar nė bazė tė pėrkatėsisė etnike, por nė
bazė tė temave qė do tė diskutohen nė takim. Kėshtu qė bashkėpunimi
konstruktiv i secilit anėtarė pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike
ėshtė me vlerė tė pakontestueshme nė kėto bisedime.
-
-
Pyetje:
A i keni bėrė ndonjė ofertė serioze pėrfaqėsuesve tė
minoritetit serb tė Kosovės tė jenė pjesė pėrbėrėse tė kėtij
delegacioni?
-
-
KOSUMI:
Komunitetit serb nė Kosovė i kemi bėrė kėrkesė dhe ofertė serioze
tash e disa muaj qė tė jenė pjesė e delegacionit tė Kosovės.
Fatkeqėsisht, komuniteti serb dhe pjesa e madh e pėrfaqėsuesve tė
tyre politik janė pėrcaktuar tė jenė pjesė e delegacionit tė
Serbisė.
-
-
Pėr
mendimin tim, ky ėshtė njė gabim i madh. Por, duhet pasur parasysh
se politikanėt serbė tė Kosovės janė peng tė presioneve politike dhe
presioneve tė tjera qė vijnė nga Beogradi zyrtar, i cili me tė
gjitha mjetet pengon inkuadrimin e tyre nė institucionet tona
demokratike.
-
-
Pyetje:
Nė kėtė rast do tė thotė se Beogradi do t`i mbron
interesat e tyre. E vlerėsoni si vendim tė drejtė?
-
-
Kosumi:
Jo! Mendoj se nuk ėshtė vendim i drejtė. Unė besoj se ėshtė gabim
dhe kjo do tė ndikojė negativisht nė procesin e bisedimeve pėr
statusin final. Ta them edhe bindjen time politike, se Beogradi
asnjėherė nuk i ka mbrojtur interesat e serbėve tė Kosovės dhe se
Beogradi serbėt e Kosovės gjithmonė i ka pėrdorur si maskotė pėr
interesat e veta reale.
-
-
Sa
herė qė Beogradi ka thėnė se ėshtė duke i mbrojtur interesat e
vėrteta tė serbėve, ata pozitėn e tyre nė Kosovė gjithmonė e kanė
pasur mė tė vėshtirė. Kėshtu ka ndodhur me Milosheviqin, i cili tėrė
kohėn ka propaganduar se ėshtė duke i mbrojtur interesat e serbėve
nė Kosovė, ndėrsa nė atė kohė kur ai kėshtu thoshte, bėnte qė
konfliktet mes shqiptarėve dhe serbėve tė arrijnė nė kulm.
-
-
Pyetje:
Qė nga marsi i vitit tė kaluar jeni kryeministėr i
qeverisė sė pėrkohėshme tė Kosovės. Cilat kanė qenė sukseset dhe
cilat dėshtimet gjatė qeverisjes suaj?
-
-
KOSUMI:
Pėr shoqėritė qė janė nė tranzicion shumėdimensional mund tė ketė
shumė suksese, por edhe dėshtime. Kėshtu ėshtė rasti edhe me ne. Ne
jemi njė shoqėri totalisht nė tranzicion dhe vėshtirėsitė e sfidat
nė periudha tė tilla historike janė shumė tė mėdha. Si e tillė, ne
jemi shoqėri qė synon demokracinė, shtetin dhe modernizimin.
-
-
Prej
sukseseve unė do tė dalloja hapjen e procesit te bisedimeve pėr
statusin final, e cila ėshtė meritė e madhe e punės qė ka bėrė
qeveria e Kosovės qoftė nė planin e implementimit tė standardeve,
qoftė nė planin e krijimit tė njė baze stabile edhe pėr ekonominė,
pėr funksionimin e demokracisė, por edhe pėr forcimin e
marrėdhėnieve mes komuniteteve brenda Kosovės dhe marrėdhėnieve me
fqinjėt tanė.
-
-
Ky
ėshtė kryesuksesi. Ndėr planet qė nuk kemi arritur t`i realizojmė sa
duhet mund tė pėrmend dėshtimin e pilot-njėsisė komunale nė
Graēanicė, ku jeton njė pjesė e komunitetit serb, qė tė nxitur nga
Beogradi e bojkotuan kėtė nismė tė Qeverisė kosovare.
-
-
Pyetje:
Atėherė, deri ku ka arritur Kosova me pėrmbushjen e standardeve?
-
-
KOSUMI:
Ka arritur shumė. Rreth 70% tė asaj ēka shihet sot nė Kosovė ėshtė e
re, ėshtė e krijuar nė kėto pesė vjetėt e pasluftės, qoftė nė
objekte, qoftė nė institucione, qofte nė vlerat e tjera tė
demokracisė, politikės. Ky ėshtė njė progres tepėr i madh.
-
-
Mė tė
vėrtetė ėshtė e ēuditshme se si njė vend i vogėl nė njė kohė kaq tė
shkurtėr tė shėnojė rezultate kaq tė mėdha. Tė arriturat nė
standarde, Kėshilli i Sigurimit disa herė i ka vlerėsuar
pozitivisht. Edhe pse mė kritik, edhe ambasadori Kai Aide nė
raportin e tij i ka vlerėsuar pėrparimet qė janė bėrė nė Kosovė.
-
-
Nėse
marrim pėr bazė vlerat demokratike, ato ēka janė standardet mė tė
vėrtetė, atėherė mund tė themi se shoqėria nė Kosovė ėshtė
pėrafėrsisht e ngjashme me ato nė rajon. Nė disa fusha mund tė jemi
mė tė pėrparuar, nė disa fusha kemi vėshtirėsi mė tė mėdha. Pėr
shembull, Shėrbimi Policor i Kosovės (ShPK) ėshtė shėrbimi mė i
pakorruptuar nė tėrė rajonin, ndėrkohė qė nė fushėn e marrėdhėnieve
etnike duhet edhe shumė pėr t`u bėrė.
-
-
Pyetje:
Ku e keni fjalėn tek procesi i decentralizimit dhe tė drejtat e
minoriteteve, theksojmė se do tė jenė ndėr temat, tė cilat do ta
karakterizojė takimin e parė tė negociatave. Ēka mund tė ofrojė
pala kosovare nė kėtė drejtim?
-
-
KOSUMI:
Siē thashė mė parė, ne do tė shkojmė nė Vjenė pėr tė zgjidhur njė
ēėshtje. Kėshtu qė ne do tė ofrojmė maksimumin e gjithė atyre qė
duhet bėrė nė procesin e decentralizimit. Ne jemi tė interesuar qė
mbi konceptin e bartjes sė pushtetit prej qendrorėve tek ai lokal,
t`i bartim tė gjitha kompetencat, me tė cilat qytetarit tė njė
komune t`i mundėsohet tė ketė vendimmarrje tė drejtpėrdrejt. Ky
ėshtė koncepti ynė qė ofrojmė nė kėtė plan tė decentralizimit. Do tė
thotė, krijimi i mundėsive mė tė mira pėr qytetarin e Kosovės, qoftė
ai shqiptar, serb apo rom.
-
-
Pyetje:
Si
e vlerėsoni rolin e Gjermanisė nė Kosovė dhe ē`prisni nga politika e
jashtme gjermane nė tė ardhmėn?
-
-
KOSUMI:
Gjermania ka pasur dhe vazhdon tė ketė ndikim gjithnjė e mė tė madh
nė politikėn ndėrkombėtare dhe kjo ėshtė shumė pozitive. Nė Kosovė,
Gjermania ka luajtur gjatė tėrė kohės njė rol shumė tė veēantė, si
nė planin politik, diplomatik, ushtarak dhe ekonomik, pėrfshirė kėtu
edhe meritat e jashtėzakonshme nė arritjen e konsensusit pėr shumė
ēėshtje qė kanė tė bėjnė pėr Kosovėn nė Grupin e Kontaktit.
-
-
Unė po
ashtu dua tė theksojė edhe kontributin e ushtarėve tė Bundeswehrit,
tė cilėt qė nga qershori i vitit 1999 janė pjesė e forcave
shumėkombėshe tė NATO-s nė Kosovė (KFOR). Nė jugperėndim tė vendit
ku vepron brigada e tyre ėshtė krijuar njė besim i madh mes
qytetarėve dhe paqeruajtėsve dhe ata po bėjnė njė punė tė shkėlqyer.
-
-
Shikuar nė pėrgjithėsi, ushtarėt e KFOR-it janė mirėpritur nga
populli i Kosovės dhe prezenca e tyre ndikon pozitivisht jo vetėm nė
sigurinė e paqes nė Kosovės, por edhe nė shtetet tjera tė rajonit,
nė Maqedoni, Shqipėri, por edhe Serbi dhe Mal tė Zi. Dhe unė besoj
se roli i Gjermanisė nė Kosovė nė tė ardhmen do tė vij duke u
rritur.
-
-
Ne e
ēmojmė punėn dhe angazhimin e qeverisė gjermane pėr Kosovėn.
Popullin dhe qeverinė gjermane e falėnderojmė qė gjatė tėrė kohės e
kanė mbėshtetur dhe ndihmuar kėrkesėn pėr lirinė e popullit tė
Kosovės.
|
|