|
17 janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (16.02.2006),
Armand Mero
Presidenti
Alfred Moisiu deklaroi sot se Shqipėri duhet tė reagojė si njė vend
i kėrcėnuar direkt nga sėmundja e grupit tė shpendėve pavarėsisht
nėse deri tani ka apo jo shenja tė saj.
Kėto komente
kreu i shteti shqiptar i bėri gjatė mbledhjes sė Kėshillit tė
Sigurimit Kombėtar e cila u ndal nė shqyrtimin e situatės dhe masat
qė janė marrė nė rast tė shfaqjes sė gripit tė shpndėve edhe nė
vend. Ndėrkaq nesėr priten pėrgjigjet e analizave pėr njė rosė tė
dyshuar e cila u gjet e ngordhur nė Shėngjin.
Vala e dytė e
pėrhapjes sė gripit tė shpendėve e cila pėrfshiu nė njė kohė shumė
tė shkurtėr disa vende tė Europės, rajonin e Balkanit dhe fqinjėt e
Shqipėrisė e ka bėrė temė tė ditės kėtė cėshtje edhe kėtu.
Presidenti Alfred Moisiu tha sot se ky ėshtė njė problem aktual,
shumė i rėndėsishėm qė ka tė bėjė jo vetėm mė zhvillimin ekonomik
por direkt me jetėn e qytetarit.
Kreu i
shtetit mblodhi Kėshillin e Sigurimit Kombėtar pėr tė diskutuar
rreth masave dhe pėrgatitjeve tė vendit pėr tė pėrballuar pėrhapjen
e mundshme tė kėtij gripi. Ditėt e fundit ėshtė zgjeruar harta e
vendeve tė prekura nga sėmundja, duke iu afruar shumė edhe rajonit
tonė. Ngaqė bėhet fjalė pėr njė sėmundje qė vjen nga shpendėt, tė
cilėt shtegtojnė dhe vijnė nga rajone tė ndryshme tė botės, atėherė
ne duhet tė pranojmė dhe tė reagojmė si njė vend i kėrcėnuar direkt
nga sėmundja, pavarėsisht nėse deri tani ka shenja apo jo.
Presidenti
vlerėsoi masat e marra deri mė tani. Por sipas tij, duke u nisur dhe
nga eksperiencat e kaluara qė tė cilat kanė treguar se shumė nga
masat e parashikuara nė realiztet nuk kanė funksionuar ka kėrkuar
njė pėrforcim tė kontrolleve dhe njė fushatė mė te gjerė
sensibilizuese.
Nė raportin e
Ministrit tė Shėndetėsisė jepet njė prognozė dramatike se ēfarė mund
tė ndodhė nėse vendi ynė preket nga Pandemia e Gripit, gjė qė urojmė
shumė tė mos na ndodhė. Fakti se vende shumė pranė nesh, si Italia,
tė cilat kanė mundėsi shumė herė mė tė mėdha parandaluese pėr
sėmundjen, po marrin masa drastike kundėr importimit tė shpendėve
nga vendet e tjera, duhet tė na bėjė shumė mė tė prerė nė ndalimin e
importit dhe nė shtrėngimin e kontrollit doganor e kufitar.
Autoritetet
shqiptare praktikisht janė tė bindura qė Shqipėria nuk do tė mund tė
kursehet nga gripi i Shpendėve. Dje kryeministri Sali Berisha
deklaroi se parandalimi i virusit ėshtė i pashmangshėm, ndėrkohė qė
ka kėrkuar monitorim tė tė gjithė lagunave, zonave ujore dhe
territoreve tė vendit. Banka botėrore ka akorduar 5 milion euro pėr
mbrojtjen ndaj epidemisė sė gripit.
Alarmi rreth
kėsaj sėmundje ka dėshmuar deri tani se ka njė reagim tė shpejtė tė
popullatės ndaj cdo rasti tė dyshimtė. Pėr ēdo shpend tė gjetur tė
ngordhur sinjalizohen menjėherė autoritetet. Aktualisht Instituti I
Kėrkimeve veterinare po kryen analizat e njė rose tė gjendur tė
ngordhur nė Shėngjin, pėr shkak tė dyshimeve se mund tė jetė e
infektuar. Specialistėt premtojnė se nesėr do tė ketė njė pėrgjigje
tė saktė. //rd//
|