|
17 janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (16.02.2006),
Intervistoi: Laura Konda
Zėri i
Amerikės:
Zoti Ministėr, ju sot i jepni fund vizitės
zyrtare nė Shtetet e Bashkuara nė kuadrin e Takimit tė Kartės sė
Adriatikut. Cila do tė thonit se ishte e reja takimit tė kėtij viti?
Besnik
Mustafaj:
Siē mė thonė dy koleget e mija kroate dhe maqedone, takimi i A-3-it
kėsaj here ishte i njė niveli shumė tė lartė, krahasuar me mė tė
mėparshmet. Atmosfera pritėse e Departamentit tė Shtetit dhe e
institucioneve amerikane ishte shumė vlerėsuese nė pėrgjithėsi. Pra,
kjo ėshtė njė e re e krahasuar me njė kohė kur unė nuk ka qenė.
E
dyta, unė synova dhe jam shumė i lumtur tė pohoj se arrita qė kėsaj
ardhjeje nė Washington e cila ishte nė kuadrin e njė organizate
shumėpalėshe, pra tė Kartės sė Adriatikut, ti jepja edhe dimension
bilateral, sepse pata edhe takime tė nivelit shumė tė lartė, qoftė
nė Departamentin e Shtetit, qoftė nė Kongres, nė Dhomėn e
Pėrfaqėsuesve, pata njė takim shumė tė ngrohtė dhe shumė tė dobishėm
me Guvernatorin e Floridės, me zotin Xheb Bush. Dmth. e reja ishte
dimensioni bilateral.
Zėri i
Amerikės:
Pas takimit me Nėnsekretarin amerikan tė
Shtetit Nicholas Burns dhe pasi morėt mendimet e tij dhe tė
zyrtarėve tė tjerė amerikanė me tė cilėt u takuat, a do tė ishte
realiste tė thuhej se Shqipėria mund tė anėtarėsohet nė NATO nė njė
deri nė dy vjetėt e ardhshėm?
Besnik
Mustafaj:
Jo. Nuk shtrohet ky kalendar, qė tė jem i sinqertė, ne jemi pjesė e
njė grupi, e njė treni, pra tė gjithė bashkė do tė shkojmė, pra
bashkė me miqtė tanė kroatė dhe maqedonas. Por unė mund tė them me
njė siguri shumė tė madhe se takimi qė patėm me Kėshilltarin e
Presidentit Bush pėr Sigurinė Kombėtare, zotin Stivėn Hadli, ishte i
tillė, qė ne na jep besim tė plotė se nė Samitin e 2008-ės
Shqipėrisė do ti vijė ftesa pėr anėtarėsim nė NATO, ēka ėshtė njė
kalendar realist edhe nė pėrputhje me ēka mbetet pėr tu bėrė nė
Shqipėri.
Zėri i
Amerikės:
Megjithėse siē thoni ju, ėshtė e
parakohėshme tė flitet pėr njė datė anėtarėsimi, ēfarė pėrfitimesh
konkrete do tė kishte Shqipėria nė se do tė anėtarėsohej nė NATO?
Bensik
Mustafaj:
Pėrfitimet janė tė shumta dhe nuk janė tė reja, pra nuk mbetet pėr
ti artikuluar unė pėr herė tė parė; por bėrja pjesė nė kėtė familje
tė madhe tė NATO-s, qė janė vendet demokratike dhe tė fuqishme, do
tė thotė ti japė Shqipėrisė nė rol mė tė madh ndėrkombėtar pėr
paqen dhe stabilitetin nė botė; siguria kombėtare shqiptare tė jetė
pėrfundimisht nė duar tė palėkundura, si tė thuash, afirmimi i
potencialit dhe i parimeve mbi tė cilat mbėshtetet tashmė zhvillimi
i ardhshėm i Shqipėrisė tė jetė tashmė pa kthim prapa.
Kėshtu qė, integrimi nė NATO nuk ėshtė njė ēėshtje thjesht
materiale, nuk ėshtė njė ēėshtje programesh tė caktuara thjesht nė
njė moment, apo nė njė moment tjetėr, nuk ėshtė ēėshtje vetėm e disa
stėrvitjesh tė ushtrisė sonė me ushtri tė tjera, nuk ėshtė vetėm
pjesėmarrje e Shqipėrisė nė pėrbėrje tė NATO-s nė Afganistan, apo nė
njė vatėr tjetėr tė nxehtė, por ėshtė konfirmim i njė identiteti tė
ri politik tė Shqipėrisė.
Zėri i
Amerikės:
Ju thatė se ishit nė Florida, ku u takuat
me guverantorin e shtetit, Xheb Bush. Ēfarė synonte ky takim me
guvernatorin e Floridės?
Besnik
Mustafaj:
Unė do tė ndalem tek aspekti i rėndėsisė qė mund tė ketė Florida pėr
Shqipėrinė. Unė pata njė bisedė shumė tė ngrohtė, njė bisedė shumė
tė gjerė, njėkohėsisht, qė zgjati pothuajse njė orė, dhe qė nė thelb
reflektoi njė nevojė qė ndjejmė ne pėr tė thithur eksperiencėn dhe
financimet nga shteti i Floridės nė fusha tė tilla, siē ėshtė
turizimi, infrastrukutra, industria agro-ushqimore.
Ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė tė ketė njė mik si Xheb
Bush, ti themi gjėrat siē janė dhe ajo qė mė bėn tė kthehem shumė
optimist nė Tiranė, ėshtė atmosfera mirėkuptuese qė gjeta tek
guvernatori Bush, pėr projektet e ardhshme tė zhvillimit tė
Shqipėrisė.
Synimi ynė ėshtė i dyfishtė. E para, ne tė ballancojmė njė
zhballancim qė ekziston midis njė niveli shumė tė mirė tė
shkėmbimeve politike qė kemi me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, me
njė ekzistencė skeletike, do tė thoja pa ngurrim, tė biznesit
amerikan nė Shqipėri dhe ne duhet tė arrijmė qė prezenca e biznesit
amerikan tė jetė e atij niveli sa ēėshtė edhe prezenca dhe
mirėkuptimi politik. Ne kėtė do ta bėjmė, ėshtė njė punė nė vazhdim,
ėshtė njė punė nė interes tė tė dyja vendeve.
Shoh njė mirėkuptim tė madh tė administratės amerikane pėr kėtė
shqetėsim qė ne ngrejmė. Mendoj se roli qė po luajnė SHBA edhe
aktualisht pėr statusin final tė Kosovės, i jep edhe njė vizion
shumė mė tė gjerė prezencės amerikane nė Shqipėri dhe e bėn si tė
thuash, perspektivėn mė tė realizueshme.
Zėri i
Amerikės:
Tė qėndrojmė pak tek statusi pėrfundimdtar i Kosovės.
Gjatė kėtij viti tepėr tė rėndėsishėm pėr pėrcaktimin e kėtij
statusi, cili do tė jetė roli strategjik qė do tė luajė Shqipėria?
Besnik
Mustafaj:
Shqipėria do tė ketė njė rol qė e ka tė formuluar tashmė. Ne do tė
jemi aktivė, por jo aktorė, ēka do tė thotė se sidomos nė situatėn e
krijuar pas vdekjes sė presidentit Rugova, Kosova dha njė provė tė
madhe pjekurie; klasa politike dha njė provė pjekurie. Por kjo nuk e
pakėson rolin e Shqipėrisė, pėr tė sqaruar sė paku para komunitetit
ndėrkombėtar se statusi final i Kosovės duhet tė jetė vetėm
pavarėsi, me kusht, apo garanci, le tia lemė kėtė lojė gjuhėsore
formuluesve tė termave.
Zėri i
Amerikės:
Pėr ēfarė kushtesh dhe garancie ėshtė
fjala?
Besnik
Mustafaj: Kushtet dhe garancitė kryesore janė mosndryshimi i
kufijve tė Kosovės, mosndarja e saj, mosbashkimi i saj as me njė
pjesė tė ndonjė vendi tjetėr, as edhe me njė vend tjetėr dhe sidomos
respektimi i tė drejtave tė komunitetit serb dhe i tė drejtave tė
komuniteteve tė tjera minoritare nė Kosovė, qofshin ata serbė, turq,
etj.
Kėshtu qė kėto kushte, tė cilat nuk cėnojnė thelbin e pavarėsisė sė
Kosovės, tė shpjegohen qartė edhe nga ne, pėrpara komunitetit
ndėrkombėtar, se me kėtė pavarėsi, pra tė prodhohet stabilitet dhe
jo destabilitet. Dhe tė gjitha format shantazhiste qė pėrdor
Beogradi pėr gjoja destabilitetin qė mund tė krijojė njė Kosovė e
pavarur, nuk qėndrojnė dhe nuk pėrputhen me realitetin.
Zėri i
Amerikės:
Ditėt e fundit qeveria spanjolle i kėrkoi
Shqipėrisė tė luajė njė rol nė Konferencėn Islamike pėr ēėshtjen e
reagimit tė shkaktuar nga botimi i karikaturave tė profetit Muhamed.
A u shtrua kjo kėrkesė edhe nė bisedimet me zyrtarėt kėtu nė
Washington?
Besnik
Mustafaj:
Kjo temė u prek edhe nė bisedimet qė pata me Nėnsekretarin e Shtetit
Burns, edhe me gruvernatorin Bush, qė tė jem i sinqertė. Tė dy kanė
njė perceptim, ēka do tė thotė qė administrata amerikane ka njė
perceptim shumė tė drejtė mbi natyrėn sekulariste tė islamit
shqiptar. Ne do tė vazhdojmė tė luajmė atė rol qė kemi luajtur pėr
tė pėrcjellė mesazhe tolerance nė pėrgjithėsi, edhe ndaj rajoneve
myslimane.
Nuk
ėshtė njė mision qė na ėshtė kėrkuar ne, por ėshtė njė shkėmbim
opinioni, qoftė, edhe nga miku im spanjoll, Ministri i Jashtėm
Muratinos; dhe ne do tė vazhdojmė tė jemi pėrcjellės tė atij mesazhi
qė pėrputhet me vetė natyrėn e shoqėrisė shqiptare, qė pėrputhet me
parimet tona kushtetuese, qė pėrputhet edhe me filozofinė e
modernitetit me tė cilėn po synon tė hyjė Shqipėria.
|