|
17
shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (17.02.2006),
Intervistoi: Isabela
Ēoēoli,
Uashington
Ish diplomati
i mirėnjohur amerikan, Morton Abramowitz, tani studjues nė
fondacionin Century, thotė se pavarėsia ėshtė zgjidhje e
pazėvendėsueshme pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, ėshtė
realitet i ri si rezultat i kushteve tė krijuara nė terren, qė do
tu shėrbente mė mirė interesave tė Serbisė qė ta pranonte. Ish
diplomati amerikan theksoi gjithashtu si domosdoshmėri tė
padiskutueshme pėr shtetin e Kosovės qė tė bėjė praktikė tė jetės
sė pėrditėshme respektimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave.
Zėri i Amerikės:
Ambasador Abramowitz ju sapo jeni kthyer nga njė
vizitė nė Kosovė. Sa e pėrgatitur ėshtė Prishtina pėr bisedimet me
Beogradin pėr statusin pėrfundimtar?
Morton Abramowitz:
Pėr herė
tė parė kthehem mjaft optimist pėr situatėn atje. Jam mė shumė
optimist pėr ēfarė po bėn komuniteti ndėrkombėtar por edhe pėr ēfarė
po bėn vetė Kosova. Vdekja e Dr. Rugovėn ishte humbje e madhe, por
kjo situatė u kapėrcye relativisht shpejt dhe nė mėnyrė paqėsore.
Ky ėshtė njė faktor pozitiv.
Unė jam mė i interesuar se
si do tė procedojmė pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Jam mė
optimist, sė pari sepse Shtetet e Bashkuara dhe anėtarėt kryesorė tė
grupit tė kontaktit janė gjithnjė e mė tepėr dakord se pavarėsia
ėshtė zgjidhja pėrfundimtare. Ky ėshtė njė nga qėllimet e procesit
tė kėtij viti.
Ndėr synimet e tjera janė
garantimi i drejtave tė pakicave, pėrfshirė mbrojtjen e pronės.
Prandaj, pėr mendimin tim, negociatat do tė pėrqendrohen mė pak nė
pavarėsinė e Kosovės se sa nė kushtet e tjera qė kanė tė bėjnė me
formimin e njė shteti, si kujdesi pėr pakicat, pėr tė siguruar
funksionimin e tij. Jam mjaft optimist dhe i kėnaqur qė procesi po
ecėn nė drejtimin e duhur dhe me rėndėsi tė jashtėzakonėshme ėshtė
krijimi i shtetit funksional tė Kosovės.
Zėri i Amerikės:
Pėr
mendimin tuaj, a ka bėrė mjat udhėheqja kosovare pėr tė plotėsuar
kėrkesat e komunitetit ndėrkombėtar pėr trajtimin e pakicave?
Morton Abramowitz:
Jo. Nė
asnjė mėnyrė. Ata duhet tė bėjnė shumė mė tepėr. Gjatė
negociatave, jo vetėm qė duhet tė pėrcaktohen kriteret e mbrojtjes
tė tė gjitha pakicave, jo vetėm atyre sėrbe, por udhėheqja kosovare
duhet ti bėjė ato praktikė tė jetės sė pėrditėshme tė Kosovės. Kjo
nuk ėshtė e lehtė, nuk mund tė bėhet me shpejtėsi, do tė duhet njė
kohė e gjatė pėr tia arritur kėsaj, por udhėheqja duhet tė tregojė
qartė se ky ėshtė objektiv pėr tė cilin Kosova ėshtė totalisht e
angazhuar. Mendoj se kjo ende nuk ka ndodhur.
Zėri i Amerikės:
Ambasador Abramowitz, shqiptarėt dhe sėrbėt qendrojnė nė pozita
diametralisht tė kundėrta pėr sa i pėrket statusit pėrfunditar tė
Kosovės. Shqiptarėt kėrkojnė pavarėsinė, (Abramowitz: Kjo ėshtė e
pazėvendėsushme) gjė qė serbėt nuk e pranojnė. Si mund tė pajtohen
qendrimet e tyre?
Morton Abramowitz:
Parimisht, udhėheqja serbe, Kryeministri Koshtunica dhe Presidenti
Tadiē, ka shumė pak tė ngjarė qė tė bien dakord pėr kushte qė do ti
hapnin rrugėn pavarėsisė sė Kosovės. Zoti Nikoliē, udhėheqėsi i
radikalėve sėrbe, ka thėnė kohėt e fundit se Kosova do tė
konsiderohet teritor i pushtuar pėr njė kohė tė pacaktuar dhe njė
ditė do ti kthehet pėrsėri Sėrbisė.
Kjo ėshtė njė pikpamje me
tė cilėn jo tė gjithė serbėt janė dakord. Pėr mendimin tim kjo nuk
ėshtė aspak e realizueshme, ėshtė njė deklaratė destruktive pėr njė
shtet dinjitoz dhe tė pėrparuar serb. Kjo ėshtė formulė e tė
kaluarės.
Pėr fat tė keq, udhėheqja
serbe nuk e shikon me realizėm gjendjen aktuale dhe ka mentalitetin
e shekullit tė 19-tė. Gjendja nė terren ka ndryshuar nė mėnyrė tė
pakthyeshme, pjesėrisht pėr shkak tė Millosheviēit, por jo vetėm pėr
shkak tė Millosheviēit.
Sigurisht qė unė do tė
dėshiroja tė arrihej njė zgjidhje pėrmes negociatave me tė gjitha
elementet e nevojshme pėr ta bėrė Kosovėn shtet tė sukseshėm. Nuk
mendoj se kjo ka tė ngjarė tė ndodhė pėr arsyet qė unė pėrmenda. Do
tė dėshiroja qė kjo tė ndodhte,... por unė jam skeptik,... nuk besoj
se do tė ketė njė zgjidhje tė tillė,... ky ėshtė thjesht mendimi im.
Zėri i Amerikės:
Atėhere, a do tė ishte e drejtė tė presupozonim se statusi
pėrfundimtar i Kosovės do tė ishte i detyruar nė njė farė mase, nė
qoftė se jo plotėsisht?
Morton Abramowitz:
Besoj se
po. Nuk e di se si do tė pėrfundojė procesi, por e marr me mend se
do tė kemi tė bėjmė me diēka qė do ta miratojė Kėshilli i Sigurimit
i Kombeve tė Bashkuara. Se ēfarė do tė jetė dhe si do tė trajtohet
nuk e di. Mbetet pėr tu parė.
|