|
17 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (17.02.2006),
Nga Ilir Ikonomi
Grupi
Ndėrkombėtar i Krizave, njė organizatė prestigjioze qė pėrpiqet pėr
parandalimin e konflikteve, rekomandoi nė njė raport tė botuar sot,
qė komuniteti ndėrkombėtar tė jetė i pėrgatitur pėr tė imponuar njė
pavarėsi pėr Kosovėn se sa tė pėrpiqet tė sheshojė mosmarrėveshjet
midis Prishtinės dhe Beogradit dhe tė dalė me njė zgjidhje tė
paqartė.
Raporti
botohet ndėrkohė qė nė Vjenė pėrgatiten tė fillojnė bisedimet pėr
statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Nė raportin e tij, Grupi
Ndėrkombėtar i Krizave thotė se ēėshtja kryesore nė procesin e
statusit pėrfundimtar ėshtė krijimi i njė Kosove e cila tė ketė
mundėsitė mė tė mėdha pėr stabilitet dhe zhvillim tė qendrueshėm.
Grupi
Ndėrkombėtar i Krizave e thotė qartė qė nė fillim se, megjithėse njė
marrėveshje midis Beogradit dhe Prishtinės do tė ishte teorikisht e
dėshirueshme, do tė kishte shumė pak tė ngjarė qė qeveria serbe tė
pranonte vullnetarisht njė pavarėsi pėr Kosovėn, qoftė edhe tė
kufizuar. Prandaj, komuniteti ndėrkombėtar dhe sidomos i dėrguari i
posaēėm i OKB-sė Marti Ahtisari, duhet tė pėrgatiten pėr mundėsinė e
imponimit tė pavarėsisė pėr Kosovėn.
Raporti e
pranon se imponimi mund tė jetė diēka e dhimbėshme nga pikpamja
diplomatike dhe nė vėshtrimin afatshkurtėr, por do tė ishte mė mirė
se sa pėrpjekjet pėr tė ngushtuar diferencat midis Prishtinės dhe
Beogradit me njė zgjidhje tė paqartė. Kjo, thuhet nė raportin e
Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, nuk i shmang pėrgjegjėsitė nga ana e
shumicės shqiptare. Ata duhet tu ofrojnė tė drejta serbėve dhe
pakicave tė tjera nė tė paktėn tre aspekte: nė institucionet
qendrore, nė decentralizimin dhe nė trashėgiminė fetare e kulturore.
Njė
marrėveshje pėr decentralizimin, e cila do tė ndėrmjetėsohej nga
ekipi i Ahtisarit, thuhet nė raport, do tė zbatohej pastaj nėn
mbikqyrjen ndėrkombėtare pėr njė periudhė trevjeēare, siē u veprua
me Marrėveshjen e Ohrit nė Maqedoni. Negociatorėt e Prishtinės,
rekomandon Grupi Ndėrkombėtar i Krizave, duhet qė tė fillojnė
gjithashtu pa vonesė bisedimet e drejtpėrdrejta me Kishėn Ortodokse
Serbe nė Kosovė lidhur me mbrojtjen e saj dhe tė objekteve tė saj
fetare. Vetėm pasi tė jetė arritur kjo, Grupi i Kontaktit mund tė
fillojė lėvizjet zyrtare dhe tė bashkėrenduara drejt njohjes sė
pavarėsisė sė Kosovės.
Paketa e
pavarėsisė qė komuniteti ndėrkombėtar do tė vendosė pėr Kosovėn,
thuhet nė raportin e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, duhet ta shohė
me pėrparėsi zhvillimin e saj shoqėror dhe ekonomik. Megjithėse njė
rezolutė e Kėshillit tė Sigurimit do tė ishte jetike pėr ta vėnė
Kosovėn nė njė kurs pavarėsie nga Serbia, ēdo mision i ri
ndėrkombėtar nė Kosovė do tė ishte e pėlqyeshme qė tė bazohej mbi
njė marrėveshje me shtetin e ri. Kjo prani ndėrkombėtare, thotė
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave, duhet tė ketė mė pak kompetenca se sa
ajo qė ka patur nė Bosnje Pėrfaqėsuesi i Lartė.
Institucionet
e Bashkimit Evropian me tė drejtė theksojnė se duan njė Kosovė e
cila tė trajtohet nė shumicėn e aspekteve si njė vend normal, ku
politikanėt pėrgjigjen para elektoratit tė tyre. Por ka njė zonė,
thotė raporti, ku komuniteti ndėrkombėtar duhet tė shikojė mundėsinė
pėr njė ndėrhyrje mė tė madhe dhe kjo ėshtė Kosova veriore, sidomos
Mitrovica, ku strukturat paralele serbe i bėjnė sfidė UNMIK-ut dhe
sidomos qeverisė. Nėse inkorporimi i kėsaj pjese do ti lihej
qeverisė sė re tė Kosovės, kjo do tė ēonte nė shpėrthimin e dhunės.
Zgjidhja mė e arėsyeshme do tė ishte krijimi atje i njė autoriteti
kalimtar.
Grupi
Ndėrkombėtar i Krizave rekomandon nė raportin e tij qė i dėrguari i
posaēėm Ahtisari ti drejtohet qysh nė fillim OKB-sė me propozimin
pėr tė imponuar njė pavarėsi me kushte, nėse shqiptarėt e Kosovės
kanė bėrė me vetėdije oferta tė arėsyeshme ndaj pakicave.
Gjithashtu, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave i rekomandon Grupit tė
Kontaktit qė tė pėrgatitet pėr tė treguar rrugėn se si mund tė bėhet
e pavarur Kosova dhe se si mund tė vihej kjo nė zbatim nė rast se
Beogradi refuzon, pasi shqiptarėt tė kenė bėrė oferta serioze lidhur
me pakicat. //rd//
|