|
16 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (15.02.2006) -
Armand Mero
Nė
Shqipėri policia arrestoi pas urdhrit tė prokurorisė sė Tiranės ish
deputeten socialiste Luiza Hoxha e cila deri para disa muajsh ishte
nė postin e Drejtoreshės sė Postės shqiptare. Ajo u prangos nėn
akuzėn e vjedhjes dhe shpėrdorimit tė detyrės, pasi nga hetimet ka
rezultuar se ka shitur sasira tė mėdha pullash dhe blloqe pullash
duke shkaktuar njė dėm qė llogaritet nė miliona euro.
Zonja Hoxha ėshtė aktualisht dhe anėtare e komitetit drejtues tė
Partisė socialiste. Kanė qenė muajt e fundit nė krye tė postave
shqiptare kur drejtoresha e atėhershme Luiza Hoxha ka vendosur tė
kryejė njė shitje masive tė pullave. Bėhet fjalė pėr periudhėn
qershor Korrik tė vitit tė kaluar, qė politikisht koincidon me
ndėrrimin e pushteteve nė Shqipėri.
Ish-deputetja socialiste e Vlorės, e legjislaturės 1997-2001 dhe
anėtarja aktuale e Komitetit drejtues tė partisė socialiste ka
lidhur kontratė me njė subjekt privat duke realizuar, sipas
njoftimeve tė policisė shqiptare shitjen e njė sasie tė
konsiderueshme pullash dhe blloqesh pullash.
Ende nuk ėshtė dhėnė njė shifėr e saktė e kėtij transaksioni, por
burime pranė hetuesve shpjegojnė se bėhet fjalė pėr miliona euro tė
cilat nuk kanė pėrfunduar nė arkėn e shtetit. Sipas njoftimit tė
policisė dėmi i shkaktuar ėshtė I konsiderueshėm.
Hetimet duket se kanė nisur nga njė denoncim i drejtuesve tė rinj tė
postave shqiptare. Verifikimet e bėra kanė vėrtetuar dyshimet dhe
sot nė orėt e para tė mėngjesit policia ka trokitur nė banesėn e
Hoxhės nė njė nga ndėrtimet e reja nė Tiranė.
Asaj i janė vėnė menjėherė prangat nėn akuzėn e vjedhjes dhe
shpėrdorimit tė detyrės. Njė akuzė e cilė nėse provohet edhe nga
gjykata, parashikon disa vjet heqje lirie. Policia ka ekzekutuar
urdhrin e prokurorėve tė krimit ekonomik tė kryeqytetit dhe masa
ishte njohur mė parė edhe nga gjykata.
Emri i Luiza Hoxhės u bė i njohur mė sė shumti gjatė trazirave tė
marsit 1997 nė Vlorė. Ajo u akuzua hapur nga opozita e atėhershme
pėr pėrfshirjen e saj nė sulmet ndaj ndėrtesės sė shėrbimeve sekrete
tė Vlorės apo siē ėshtė deklaruar pėr njė kohė tė gjatė, edhe nė
keqtrajtimin e disa punonjėsve tė kėtij shėrbimi.
|