|
16 shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (15.02.2006) -
Njė ndėrmjetės i Bashkimit
Evropian takohet sot nė Podgoricė me udhėheqės tė Malit tė Zi pėr tė
paraqitur udhėzimet e organizatės pėr referendumin pėr pavarėsi.
Forcat politike nė Mal tė Zi kanė patur mosmarrėveshje lidhur me
faktin nėse kjo republikė duhet tė mbetet nė bashkimin me Serbinė,
apo tė bėhet e pavarur.
Dje, i dėrguari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajcak tha se
organizata evropiane do tė sugjeronte qė referendumi tė quhej i
miratuar nėse pro tij shpreheshin tė paktėn 55 pėr qind e
pjesėmarrėsve. Njė tjetėr alternativė e Bashkimit Evropian, do tė
ishte, qė tė paktėn 41 pėr qind e votuesve tė regjistruar, tė
votonin pro pavarėsinė.
Zoti Lajcak tha dje se vendet qė aspirojnė tė anėtarėsohen nė
Bashkimin Evropian duhet ti marrin seriozisht sugjerimet e tij.
Parashikohet qė Mali i Zi nėse fiton pavarėsinė, tė kėrkojė
anėtarėsim nė Bashkimin Evropian.
|