|
16
shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (15.02.2006) -
Keida Kostreci
inistri i
Jashtėm i Shqipėrisė Besnik Mustafaj tha se sfida kryesore pėr
qeverinė ėshtė lufta kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.
Ministri Mustafaj, i cili ndodhet kėto ditė nė Shtetet e Bashkuara
pėr takimin e Kartės sė Adriatikut, falenderoi angazhimin e
Washingtonit pėr integrimin euro-atlantik tė vendeve tė Ballkanit.
Duke folur pėr Kosovėn, zoti Mustafaj u shpreh se negociatat duhet
tė mbyllen brenda vitit dhe se qėndrimi i Shqipėrisė ėshtė pėr
pavarėsi plotė pėr Kosovėn.
Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė e bėri tė qartė qė nė fillim se nga
orientohet politika e jashtme e vendit tė tij.
Tani kemi kryeqytet Brukselin dhe Washingtonin
Zoti Mustafaj ndodhet nė Shtetet e Bashkuara, sė bashku me homologet
e tij nga Kroacia dhe Maqedonia, nė kuadėr tė bisedimeve pėr Kartėn
e Adriatikut.
Mund tju them se ėshtė njė moment fatlum, sepse metropoli nuk na
thėrret se jemi zėnė me njėri-tjetrin, pra nuk kemi luftė, por na
thėrret qė tė na zgjerojė mė tepėr rrugėn drejt integrimit.
Zoti Mustafaj vuri nė dukje bashkėpunimin e shkėlqyer midis
Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara, por shprehu dėshirėn qė ky
bashkėpunim tė zgjerohet edhe nė fushėn ekonomike.
Duke u ndalur nė problemet e vendit tė tij, Zoti Mustafaj tha se
vėmendja kryesore e qeverisė ėshtė pėrqendruar nė luftėn kundėr
korrupsionit, qė ai e cilėsoi si njė problem kombėtar qė pengon
zhvillimin. Por krahas kėsaj, shtoi ai, vendi ka njė sfidė edhe mė
tė vėshtirė.
Ėshtė sfida e luftės kundėr krimit tė organizuar. Ne jemi tė
vendosur qė tė mos lejojmė qė Shqipėria tė tranzitojė, apo tė
eksportojė krimin e organizuar drejt vendeve demokratike.
Lufta kundėr krimit tė organizuar, tha ai, nuk mund tė jetė e
suksesshme, nėse nuk kėputen lidhjet e tij me politikėn.
Duke folur pėr Kosovėn, Ministri Mustafaj shprehu bindjen e
Shqipėrisė se statusi pėrfundimtar i saj do tė jetė pavarėsia.
Shqiptarėt si shumicė, tha ai, duhet tė marrin pėrgjegjėsitė qė u
takojnė.
Dhe
pėrgjegjėsia themelore ėshtė garantimi i tė drejtave tė serbėve dhe
minoriteteve tė tjera, tė krijojė klimėn e nevojshme pėr kthimin e
tė shpėrngulurve dhe objektet fetare tė ndjehen tė mbrojtura dhe
tė garantuara. Kjo duhet tė jetė njė nga kushtet qė
duhet ta shoqėrojė pavarėsinė e Kosovės.
Ai
shtoi se Kosova nuk duhet tė ndryshojė kufijtė, nuk duhet tė
coptohet dhe duhet tė ketė njė prani ndėrkombėtare civile dhe
ushtarake.
|