|
16
shkurt 2006 /TN
Zėri i Amerikės (15.02.2006) -
Intervistoi: Laura Konda
Pėr tė marrė
pjesė nė takimin e Kėshillit tė Sigurimit qė u zhvillua dje nė New
York ishte edhe Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi. Zėri i
Amerikės e intervistoi kryeministrin Kosumi pėr emisionin Ditari:
Zėri i Amerikės:
Zoti Kosumi, kjo ėshtė hera e parė qė njė
kryeministėr i Kosovės merr pjesė nė takimin e Kėshillit tė
Sigurimit, si e vleresoni ju faktin e pjesėmarrjes tuaj nė kėtė
takim?
Kryeministėr
Bajram Kosumi:
Ishte njė takim mjaft i mirė. Ishte hera e parė, siē e thatė edhe
vetė, dhe ėshtė njė hap i vogėl pėrpara, por shumė i rėndėsishėm pėr
Kosovėn. Pėr herė tė parė, Kosova zyrtarisht prezantohet nė
Kėshillin e Sigurimit, kur diskutohet dhe debatohet pėr Kosovėn dhe
tani e tutje, sa herė qė tė flitet pėr Kosovėn nė Kėshillin e
Sigurimit, Kosova do tė jetė prezent dhe unė besoj se kjo, dita e
djeshme, ėshtė njė derė e vogėl pėr vendin e Kosovės nė OKB nė tė
ardhmen.
Zėri i
Amerikės:
Nė fjalėn qė mbajti dje Presidenti i
Serbisė, Boris Tadiē, propozoi qė ēdo vendim rreth statusit tė
Kosovės tė shtyhet pėr 20 vjet. Si do ta komentonit ju kėtė propozim
tė tij?
Kryeministėr
Bajram Kosumi:
Dje pati fjalime shumė tė mira nė Kėshill tė Sigurimit dhe unė do tė
dalloja pėr herė tė parė faktin se atje ėshtė folur shumė hapur dhe
pa ekuivoke pėr pavarėsinė e Kosovės si njė opsion jo vetėm real,
por edhe si njė opsion qė do tė llogaritet gjithėsesi; pėr herė tė
parė anėtarė tė Kėshillit tė Sigurimit e kanė bėrė kėtė debat atje.
Kjo ka rėndėsi historike pėr procesin qė ėshtė duke ndodhė nė
Kosovė. Ėshtė njė ndihmesė shumė e madhe pėr procesin.
Presidenti serb nuk ofroi ndonjė mundėsi tė re pėr procesin nė
Kosovė, por zgjatja e procesit tashmė nuk ka sot asnjė pėrkrahės.
Zgjatje e procesit do tė thotė ngecja e tij nė vend; kjo ėshtė diēka
qė nuk mund tė ndodhė dhe as nuk do tė ndodhė. Grupi i Kontaktit
tashmė e ka thėnė fatmirėsisht qėndrimin e vet, se zgjidhja e
statusit final tė Kosovės duhet tė pėrfundojė nė vitin 2006 dhe
qeveria e Kosovės dhe Kosova e pėrkrah fuqimisht kėtė parim tė
Grupit tė Kontaktit.
Zėri i
Amerikės:
Raporti i paraqitur nga Sekretari i
Pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Annan ishet kritik pėrsa i pėrket
plotėsimit tė standarteve dhe pikėrisht pėrsa i pėrket krijimit tė
njė shteti ligjor nė Kosovė. Me ēfarė masash konkrete do tė
reflektojė qeveria e Kosovės pėr pėrmbushjen e kėrkesave tė
bashkėsisė ndėkombėtare?
Kryeministėr
Bajram Kosumi:
Unė jam takuar edhe me Sekretarin e Pėrgjithshėm Kofi Annan dhe kam
diskutuar edhe lidhur me kėto ēėshtje. Ka disa fusha, pėr tė cilat
ka disa vėshtirėsi nė implementimin e standarteve nė Kosovė, por unė
kam e siguruar Sekretarin e Pėrgjithshėm, por edhe tė gjithė
ambasadorėt e tjerė nė Kėshillin e Sigurimit, se nė ato fusha ne do
tė punojmė me pėrkushtim tė madh qė tė arrihet edhe njė progres edhe
mė i madh.
Shteti ligjor nė Kosovė ėshtė ēdo ditė e mė shumė, mė i qėndrueshėm
dhe mė i mirė dhe ne kemi arritur qė nė gjashtė vjetėt e pas luftės,
nga njė vend i luftės, nga njė vend i shndėrruar nė ferr, tė
krijojmė njė vend qytetar, njė vend ku sundon ligji, shteti, rendi e
tė tjera. Edhe nė takimet qė pata me anėtarė tė tjerė tė Kėshillit
tė Sigurimit, i kemi diskutuar kėto ēėshtje dhe unė i kam siguruar
ata se Kosova ėshtė e aftė, ėshtė e pėrgatitur tė hyjė nė njė fazė
tė re tė funskionimit si shtet, ti marrė tė gjitha pėrgjegjėsitė
kushtetuese, ndėrkombėtare, pėr tė funskionuar si njė shtet normal.
Zėri i
Amerikės:
Nė rastin e njė Kosove tė pavarur, ēfarė
garancish institucionale do tė siguroheshin pėr serbėt e Kosovės?
Kryeministėr Bajram Kosumi: Ēėshtja e komunitetit serb nė Kosovė,
ėshtė njė ēėshtje nė tavolinė, duke u shqyrtuar dhe janė duke u
shqyrtuar mundėsitė e garantimit afatgjatė tė tė drejtave tė tyre
kushtetuese.
Ne
edhe deri mė tash kemi ofruar garanci tė tilla nė dokumentet
themelore tė Kosovės, siē ėshtė korniza kushtetuese dhe ligje tė
tjera; edhe nė tė ardhmen jemi tė gatshėm pėr tė punuar dhe pėr tė
ofruar edhe zgjidhje tė tjera, garanci tė tjera pėr implementimin e
tė gjitha dokumenteve tė tjera ndėrkombėtare, veēanėrisht ato tė
Kopenhagės, pėr minoritetet. Ne jemi tė gatshėm tė garantojmė
implementinin e tė gjitha atyre dokumenteve. Po ashtu shpresoj se
gjatė procesit tė statusit final ne do tė arrijmė edhe disa
marrėveshje qė kanė tė bėjnė edhe me komunitetin serb, siē ėshtė
ruajtja e trashėgimisė kulturore dhe fetare serbe.
Njė
segment i decentralizimit prek edhe interesat e komuniteteve tė
vogla etnike, e tė tjera. Nė tė gjitha kėto fusha, nje jemi nė
gjendje tė garantojmė realizimin e ēdo kėrkese tė komunitetit serb
qė paraqet interes real pėr ta me tė vėrtetė. Por tė gjitha kėto, me
kusht qė tė gjitha zgjidhjet qė bėhen pėr komunitetin serb, si dhe
pėr komunitete tė tjera, tė jenė pjesė e sistemit tė pushtetit dhe
tė mos jenė pengesė e funksionalizimit tė sistemit nė Kosovėn e re.
Zėri i
Amerikės:
Njė nga ēėshtjet pėr tė cilat shqiptarėt
dhe serbėt nuk bien dakord ėshtė decentralizmi. Si mendoni se do tė
realizohet nė praktikė decentralizmi nė Kosovė?
Kryeministėr
Bajram Kosumi:
Ėshtė e vėrtetė. Ka dy koncepte pėr decentralizmin: koncepti i
Beogradi dhe ai Prishtinės. Koncepti i Beogradit ėshtė ai vjetri,
decentralizimi i territorit, ndarja e territoreve, krijimi i
territoreve tė pastra etnike, i qyteteve etnike, i fshtrave etnike,
i korridoreve etnike, e tė tjera e tė tjera. Ky koncept ka sjellė
deri disa luftra dhe ai ėshtė i diskredituar.
Pėrveē disa politikanėve nė Beograd, askush tjetėr nuk e pėrkrah
kėtė koncept. Koncepti i Kosovės ėshtė njė koncept evropian, ėshtė
decentralizim i pushtetit, ku nė qendėr tė decentralizimit ėshtė
qytetari i Kosovės, mundėsia qė qytetari i Kosovės tė ndikojė sa mė
shumė me votėn e vet, tė ndikojė sa mė shumė nė organizimin e jetės
sė pėrditshme, e tė tjera.
Ky
ėshtė koncepti qė do tė triumfojė, koncepti qė ka pėrkrahje dhe
besoj se procesi i decentralizimit edhe nė Kosovė nė tė ardhmen do
tė mbėshtetet mbi kėtė koncept evropian qė ėshtė kultivuar nė
Prishtinė.
|