|

16 shkurt 2006 /TN
E mėrkurė, 15 shkurt 2006 / BBC - Kryeministri i
Kosovės, Bajram Kosumi, i ka thėnė BBC-sė se me pjesėmarrjen e njė
udhėheqėsi kosovar nė takimin e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė po
hapet dera pėr vendin e Kosovės nė OKB.
Zoti Kosumi, qė ėshtė edhe kryeministri
i parė i Kosovės qė merr pjesė nė takimet e KS-sė ka thėnė se ka
kėrkuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė dhe ambasadorėt e
vendeve anėtare tė KS-sė qė ta pėrkrahin Kosovėn nė procesin e
zgjidhjes sė statusit politik tė saj.
Ai ėshtė shprehur i gatshėm qė tė takojė
udhėheqėsit mė tė lartė shtetėrorė tė Serbisė pėr tė zgjidhur
problemet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.
Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me
kryeministrin Kosumi pas takimi ttė KS tė OKB-sė dhe fillimisht i
kėrkoi tė jap njė vleėrsim pėr takimin
Kosumi: Nuk ka asnjė dyshim qė
ėshtė njė hap i vogėl pėrpara pėr Kosovėn, por njė hap me rėndėsi
shumė tė madhe.
Pėr herė tė parė Kosova merr pjesė nė
mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit ku diskutohet pėr Kosovėn.
Ky ėshtė hapi i parė por vendimtar pėr
faktin se tani e tutje sa herė qė tė flitet pėr Kosovėn ajo do tė
jetė e pranishme aty vetė.
Unė besoj se kjo ėshtė dera e vogėl pėr
vendin e Kosovės nė tė ardhmen nė OKB.
Po ashtu ato qė janė diskutuar nė KS
janė shumė inkurajuese. KS i ka dhėnė njė pėrkrahje tė fuqishme
procesit tė vendosjes pėr statusin pėrfundimtar dhe unė do ta kisha
theksuar faktin se pėr herė tė parė nė KS ėshtė folur hapur se
pavarėsia e Kosovės ėshtė njė prej opsioneve tė mundshme, se ėshtė
opsion real dhe duhet tė llogaritet nė tė.
BBC: Zoti kryeministėr ju keni
patur takime tė shumta gjatė qėndrimit nė neė York dhe veē tjerash
keni biseduar edhe me sekretarin e pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi
Annan. Ēfarė thatė dhe ēfarė ju thanė?
Kosumi: Jam takuar me pothuaj tė
gjithė ambasadorėt e KS tė OKB-sė.
Dhe veē takimeve me shumicėn e
ambasadorėve tė vendeve anėtare tė pėrhershme tė KS-sė, kam patur
edhe njė drekė pune me ambasadorėt tė shtruar nga ambasadori i
Danimarkės, pėr nder tė zotit Jessen-Petersen dhe timin.
Nė tė gjitha kėto takime ėshtė diskutuar
pėr procesin nė Kosovė, kurse nė veēanti unė kam hapur tema qė kanė
qenė objekte shqetėsimi edhe pėr sekretarin e pėrgjithshėm edhe pėr
KS-nė nė pėrgjithėsi.
Unė e kam siguruar sekretarin e
pėrgjithshėm dhe ambasadorėt e KS-sė se nė ato pika shqetėsimi, nė
ato fusha ku nuk ka njė pėrparim tė duhur ne do tė punojmė mė shumė
dhe tė arrijmė pėrparime si dhe do tė krijojmė tė gjitha kushtet pėr
tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
Poashtu kam kėrkuar, sidomos nga
sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, qė tė pėrkrah
fuqimisht, ashtu siē ka bėrė edhe deri mė tash, procesin si dhe ta
pėrkrahė Kosovėn nė kėtė fazė pėr tė pėrfunduar procesin, pėr ta
pėrmbyllur njė kaptinė tė historisė dhe tė hapim njė kaptinė tė re
atė tė pėrparimeve dhe tė integrimeve evropiane tė Kosovės.
BBC: Kryeministėr Kosumi, nė
KS tė OKB-sė ka patur shumė fjalė rreth tė drejtave tė njeriut e nė
veēanti tė pakicave.
Me gjasė ju keni takuar edhe presidentin
serb Boris Tadiq, i cili ka paraqitur pikėpamjen serbe pėr Kosovėn.
Ēfarė biseduat ju sė bashku dhe cili ėshtė komenti juaj pėr
qėndrimin e KS-sė pėr tė drejtat e pakicave nė Kosovė?
Kosumi: Nė tė gjitha takimet qė
kam patur dhe edhe gjatė debatit nė KS ėshtė hapur njė prej
ēėsthjeve kryesore ajo e pozitės sė pakicave e nė veēanti tė serbėve
tė Kosovės.
Unė i kam siguruar bashkėbiseduesit e mi
se bashkėsia serbe nė Kosovė ka disa vėshtirėsi, se qeveria dhe
shumica nė Kosovė ka mirėkuptim pėr vėshtirėsitė me tė cilat
pėrballet bashkėsia serbe.
Qeveria ėshtė e angazhuar qė tė debatojė
me bashkėsinė serbe dhe tė krijojė besimin e saj nė proces.
Por poashtu ne do tė punojmė me shumicėn
shqiptare qė tė ketė njė mirėkuptim shumė mė tė madh pėr bashkėsinė
serbe dhe tė jetė shumė mė zemėrgjėrė pėr kėtė bashkėsi dhe tė japim
garanci tė plota se edhe bashkėsia serbe do tė jetė e barabartė, se
qytetarėt serbė tė Kosovės do tė jenė tė barabartė me qytetarėt e
tjerė tė Kosovės dhe nė kėtė mėnyrė do tė realizojnė dhe do tė
arrijnė tė krijojnė vizionin e tyre nė shtetin e ardhshėm tė Kosovės.
BBC: Do tė thotė se ju jeni tė
hapur pėr biseda tė drejtpėrdrejta me pėrfaqėuesit serbė pėr tė
zgjidhur ēėshtjet qė janė cilėsuar si tė interesit tė pėrbashkėt?
Kosumi: Unė e kam pohuar se jam i
gatshėm tė takohem me udhėheqėsit mė tė lartė tė Serbisė pėr tė
diskutuar ēėshtjet mes Kosovės dhe Serbisė.
Unė edhe njėherė e them shprehimisht se
kam qenė i kėnaqur qė e kam takuar presidentin e Serbisė, zotin
Tadiq kėtu nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Kjo ėshtė shumė e
rėndėsishme pėr Kosovėn dhe procesin dhe ėshtė shumė sinjifikative
edhe pėr procesin e ardhshėm.
|