|
- 16 shkurt 2006 /TN
-
-
James
DOBBINS,
ish emisar i SHBA-ve pėr Ballkanin
E enjte, 16. shkurt, 2006 / Evropa e lirė
-
-
EVROPA E LIRĖ :
Pėrfaqėsuesit
e Prishtinės dhe Beogradit do tė takohen javėn e ardhshme pėr tė
diskutuar ēėshtjen e decentralizimit nė Vjenė. A besoni se vendimi
pėr statusin e Kosovės mund tė merret deri nė fund tė kėtij viti?
-
JAMES DOBBINS :Mendoj
se mundet, edhe pse mendoj se proceset e kėtilla zgjasin mė tepėr se
sa parashihen nė fillim. Prandaj nuk do tė befasohesha nėse ky
proces vazhdon edhe nė vitin tjetėr.
-
EVROPA E LIRĖ :
Kosova
e zgjodhi Fatmir Sejdiu president tė ri. Si mund tė ndikojė ky fakt
nė procesin negociatave?
-
JAMES DOBBINS :
Rugova kishte njė legjitimitet tė madh, do tė thoja,
pėr shkak tė historisė sė tij tė gjatė nė mbėshtetje tė pavarėsisė
dhe metodave jo tė dhunshme. Por ai nuk ishte veēanėrisht i
vendosur, apo njė njeri karizmatik. Ėshtė e mundur qė trashėgimtari
i tij do tė shfaqė mė shumė gatishmėri pėr t'i marrė vendimet e
nevojshme.
-
EVROPA E LIRĖ :
Diplomati
i lartė britanik, zoti John Sawers u tha serbėve tė Kosovės se
pavarėsia ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn. Kjo deklaratė
shkaktoi reagime tė ashpra te politikanėt udhėheqės nė Beograd. A
mendoni se deklaratat e zotit Sawers paraqesin njė test para
fillimit tė dialogut nė Vjenė?
-
JAMES DOBBINS :
Mendoj se komentet e zotit Sawers paraqesin
konsenzusin e gjerė brenda bashkėsisė ndėrkombėtare. Kuptohet qė
pėrkufizimet e sakta pėr njė pavarėsi tė tillė mbeten tė pėrcaktohen
dhe kjo nė masė tė madhe ėshtė pjesė e negociatave tė vėshtira.
Shqiptarėt do tė dėshirojnė sa mė pak kushtėzime tė mundshme.
Bashkėsia ndėrkombėtare do tė kėmbėngulė nė garancat dhe nė
mbrojtjet pėr minoritetet. Pra, do tė jenė negociata tė vėshtira,
por besoj qė komentet e zotit Sawers me siguri paraqesin njė
konsenzus mė tė gjerė.
-
EVROPA E LIRĖ :
Diplomatėt
janė dakord se nuk ka njė zgjidhje pėr Kosovėn, e cila do t'i
kėnaqte tė dyja palėt.
-
JAMES DOBBINS :
Mendoj se qėllimi ėshtė qė tė gjejmė njė zgjidhje qė
do tė jetė e qėndrueshme. Kjo nuk nėnkupton domosdoshmėrisht se
zgjidhja duhet plotėsisht tė pėrkrahet nga tė dyja palėt. Unė
megjithate mendoj se bashkėsia ndėrkombėtare do tė bėjė pėrpjekje qė
rezultati, nėse plotėsisht nuk do tė mund tė mbėshtetet nga pala
serbe, atėherė tė paktėn tė jetė i pranueshėm nga ajo. Por ndoshta
nuk do tė jetė e mundur qė tė arrihet njė zgjidhje, e cila do tė
pėrkrahej plotėsisht nga tė dyja palėt.
-
-
EVROPA E LIRĖ :
Presidenti
i Rusisė Vladimir Putin ka bėrė thirrje pėr tė shmangur, siē ka
thėnė ai, standardet e dyfishta nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės.
A janė drejtuar kėto mesazhe pėr opinionin rus, apo e pasqyrojnė
synimin e Rusisė qė zgjidhja pėr Kosovėn tė mos krijojė presedencė?
-
-
JAMES DOBBINS :
Mendoj
se rusėt janė tė brengosur pėr presedencėn dhe pėr vėshtirėsitė qė
do tė krijoheshin nė situatat tjera, me tė cilat pėrballen. Por
mendoj se ata gjithashtu e kuptojnė se ēdo njėra nga kėto situata ka
elementė tė veēantė, prandaj qasja duhet tė jetė e ndryshme, e jo
thjesht nė bazė tė parimeve uniforme, qė kryesisht nuk zbatohen nė
situata tė kėtij lloji.
-
EVROPA E LIRĖ :
Afera Mlladiq e ka vėnė Beogradin nėn njė presion tė
madhe dhe ia vėshtirėson edhe mė shumė pozicionin nė prag tė
bisedimeve. Ambasadori amerikan nė Beograd, zoti Michael Polt tha se
durimit po i vjen fundi dhe mund tė pasojnė konsekuenca reale.
-
-
JAMES DOBBINS :
Po. Mendoj se bashkėsia ndėrkombėtare nė masė po e
humb durimin pėr mos arrestimin dhe mos sjelljen para drejtėsisė tė
krye tė dyshuarve pėr krime lufte nga Tribunali i Hagės, tė cilėt
janė arratisur njė kohė tė gjatė. Prej tyre, Ratko Mlladiq dhe
Radovan Karaxhiq janė mė tė njohurit.
-
-
EVROPA E LIRĖ :
Zoti Dobbins, ju keni njė pėrvojė tė gjatė dhe shumė
tė vlefshme nė Ballkan. Ēfarė do tė ishte kėshilla juaj kryesore pėr
negociatat qė po vijnė, durimi apo pėrdorimi i forcės diplomatike
pėr gjetjen e zgjidhjes. Cila ėshtė pėrvoja juaj nga Ballkani?
-
-
JAMES DOBBINS :
Mendoj se presidenti Ahtisaari ėshtė mirė i
kualifikuar pėr detyrėn qė ka marrė. Ai duhet t'i konsultojė tė
gjitha palėt. Mendoj se ai duhet tė inkurajojė palėn shqiptare dhe
serbe qė tė flasin me njėra tjetrėn, por kjo ndoshta nuk do tė
tregohet e mundshme. Madje, edhe nėse flasin me njėri tjetrin, ato
ndoshta nuk do tė mund tė arrijnė njė marrėveshje. Por nė fund, ai
duhet tė marrė vendim, ai duhet tė vendosė se ēfarė do t'i
rekomandojė Kėshillit tė Sigurimit lidhur me statusin e Kosovės.
Ėshtė e qartė se ai nuk do tė rrėmbehet nė gjykimin e vet. Ai do tė
flasė me tė gjitha palėt dhe do tė pėrpiqet tė vijė deri tek njė
zgjidhje, e cila do t'i marrė parasysh shqetėsimet legjitime tė tė
gjithėve.
-
|
|