| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Lajmet e ditės
(2) |
|
|
|
|
|
|
|
|
15 shkurt 2006 /TN /QIK
Pėrmbajtja:
-
Goldberg:
SHBA-tė mbėshtesin Presidentin Sejdiu dhe Kosovėn
-
Presidenti
Sejdiu pėrshėndet vendet e Kėshillit tė Sigurimit pėr qėndrimin
pro pavarėsisė sė vendit tonė
-
Kapēan: Kina
dhe Rusia do tė shpenzojnė energji dhe kredi pėr tė bllokuar
pavarėsinė e Kosovės
-
Bashkarisht
do tė sfidohen pengesat nė rrugėn e pavarėsisė, tha Sejdiu nė
njė takim me kreun e Ipeshkvisė
-
Vritet njė
grua serbe nė veriun e Mitrovicės - katėr tė arrestuar
-
Kuvendi
miratoi buxhetin e ART-sė pėr kėtė vit
-
Forcat e
sigurimit afgan kanė arrestuar njė komandant taliban
-
Edhe 3
persona janė vrarė nė protestat e sotme nė Pakistan
-
Jordani ka
dėnuar me vdekje 9 militantė tė Al Kaidės
-
Nė Kolumbi
ėshtė zbuluar njė varrezė masive me 21 trupa njerėzish
-
Ushtarėt
izraelitė kanė vrarė njė palestinez nė Bregun Perėndimor
|
|
|
-
Goldberg: SHBA-tė mbėshtesin Presidentin Sejdiu dhe Kosovėn
-
-
Prishtinė,
15 shkurt
2006
-
Filip Goldberg, shef i Zyrės amerikane nė Prishtinė, i ka dhėnė
mbėshtetjen e SHBA-ve Presidentit tė ri, Fatmir Sejdiu dhe Kosovės.
-
Nė njė takim tė zhvilluar sot me diplomatin amerikan, Presidenti
Sejdiu e vlerėsoi si "mysafir tė jashtėzakonshėm" zotin Goldberg.
-
-
Ai tha se shefi
i misionit amerikan solli mesazhet e qeverisė amerikane pėr
mbėshtetjen e vazhdueshme tė Kosovės, tė institucioneve tė saj dhe
tė vetė
-
-
Presidentit.
Sejdiu tha se e ka falėnderuar z.Goldberg pėr punėn e madhe tė
SHBA-ve qė kanė bėrė nė Kosovė, si para luftės, gjatė dhe pas saj,
ndėrsa e ka falėnderuar edhe pėr angazhimet e tashme nė nivelet
ndėrkombėtare, nė Grupin e Kontaktit (GK) dhe nė Kėshillin e
Sigurimit (KS).
-
"E falėnderojmė veēanėrisht pėr takimin e fundit tė KS, z. Bolton qė
udhėhoqi debatin nė Kėshillkin e Sigurimit, nė raportimet qė
bėheshin pėr Kosovėn, prandaj e ēmojmė posaēėrisht pėr respektimin e
vullnetit tė popullit pėr pavarėsi dhe natyrisht nė pjesėn e ndihmės
qė do tė na jepet edhe nė mbarėvajtjen e proceseve tė tjera", tha
Sejdiu.
-
Goldberg, i cili kishte ardhur pėr ta pėrgėzuar Presidentin e ri,
ritheksoi pėrkushtimin e SHBA-ve pėr procesin e pėrcaktimit tė
statusit final tė Kosovės.
-
Diplomati amerikan tha se takimi i parė i bisedimeve javėn e
ardhshme nė Vjenė pėr decentralizimin, "ėshtė njė ēėshtje
jashtėzakonisht e rėndėsishme".
-
"Unė mendoj se, nė bazė tė asaj qė mė informoi Presidenti, Kosova
ėshtė shumė mirė e pėrgatitur pėr kėto bisedime", tha Goldberg,
ndonėse, siē tha, ka mbetur edhe shumė punė pėr pėr t'u bėrė, "nė tė
gjitha ēėshtjet pėr tė ndėrtuar njė qeveri demokratike, pėr tė
ndėrtuar njė ekonomi qė funksionon dhe qė u ofron njerėzve vende tė
punės dhe veēanėrtisht nė ēėshtjet ndėretnike", u shpreh shefi i
Zyrės amerikane Filip Goldberg.
-
-
-
Presidenti
Sejdiu pėrshėndet vendet e Kėshillit tė Sigurimit pėr qėndrimin pro
pavarėsisė sė vendit tonė
-
-
Prishtinė,
15 shkurt 2006
- Presidendti Fatmir Sejdiu ka mirėpritur angazhimin e anėtarėve tė
Kėshillit tė Sigurimit pro pavarėsisė sė Kosovės. Kėtė deklaratė ai
e bėri pas takimit me Xhulio Terci, drejtor politik nė Ministrinė e
Jashtme tė Italisė, tė cilin e falenderoi pėr qėndrimin edhe kėtij
vendi pro zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės si vend i pavarur.
-
Presidenti tha se nė kėtė takim pėrgėzues ka marrė mesazhe tė
drejtpėrdrejtė urimi nga ministri i Jashtėm Xhankarlo Fini dhe
qeveria italiane nė mbėshtetje tė Presidentit dhe tė institucioneve
tė Kosovės.
-
"Ne besojmė nė njė qėndrim tė pėrbashkėt tė mbėshtetjes sė vullnetit
politik tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi, njė Kosovė tė cilėn ne
e duam bashkė e qė do tė jetė demokratike, tė ofrojė shansa tė jetės
sė pėrbashkėt pėr tė gjithė qytetarėt e saj pa dallim etnie dhe njė
Kosovė si e tillė qė do tė pėrgatitet tė rrugėtojė shumė shpejt nė
integrimet euro-atlantike", tha Sejdiu.
-
-
Diplomati
italian Xhulio Terci tha se takimi ishte fokusuar nė rėndėsinė e
procesit tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės.
-
"Ne nė Romė mendojmė se ėshtė plotėsisht e rėndėsishme qė tė dyja
palėt tė negociojnė seriozisht, hapur me qėllim tė gjetjes sė
zgjidhjeve reale pėr ēėshtjet konkrete", tha ai.
-
Ndėrkaq Presidenti mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit e cilėsoi si
rrjedhė korrekte qė respekton vullnetin e popullit shumicė nė Kosovė.
"Mirėpres angazhimet e tė gjithė atyre qė dhanė dje nė
-
-
Kėshillin e
Sigurimit pėr tė mbėshtetur opsionin real tė pavarėsisė sė Kosovės,
qė ėshtė opsion konform vullnetit politik tė popullit tė Kosovės",
tha ai.
-
Nė kėtė kontekst ai tha se edhe vendi ynė ka obligime qė duhet tė
vazhdojė me realizimin e tyre, dhe "posaēėrisht nė ēėshtjen e
standardeve, pėr tė cilat qeveria e Kosovės ėshtė shumė e angazhuar".
-
Anėtari i Grupit Negociator Veton Surroi, qė mori pjesė nė kėtė
takim bashkė me koordinatorin Blerim Shala, tha se nė tė gjitha
instancat, "posaēėrisht nga shtetet e rėndėsishme tė Grupit tė
Kontaktit nė mėnyrė tė pėrhershme po na pėrsėritet pėrmbushja e
standardeve, ngecja posaēėrisht nė sferėn e rendit e tė ligjit,
zbatimit tė atyre qė janė funksione demokratike".
-
-
-
Kapēan: Kina dhe
Rusia do tė shpenzojnė energji dhe kredi pėr tė bllokuar pavarėsinė
e Kosovės
-
-
Pragė, 15 shkurt
2006
-
Rusia dhe Kina pėr shkaqe tė politikės sė brendshme nuk mbėshtesin
pavarėsinė e Kosovės, duke iu frikėsuar precedentit, tha pėr radion
"Evropa e lirė", analisti Ēarls Kapēan, drejtor nė Kėshillin pėr
Marrėdhėnie me Jashtė.
-
Sipas tij, Moska ka parasysh Kaukazin dhe Ēeēeninė, ndėrsa Pekini
zyrtar ballafaqohet me sfidėn e disa konflikteve etnike dhe me
kėrkesat pėr pavarėsi tė disa pjesėve.
-
Megjithatė Kapēan nuk beson se Kina dhe Rusia do tė shpenzojnė shumė
energji dhe kredi tė veta pėr tė bllokuar pavarėsinė e Kosovės. Ai
tha se si pėr Moskėn ashtu dhe pėr Pekinin mė e rėndėsishme ėshtė tė
ruajnė marrėdhėniet e mira me Perendimin.
-
"Nėse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian insistojnė pėr
pavarėsinė e Kosovės, nuk besoj se Pekini ose Moska do ta bllokojnė
njė kėrkesė tė tillė.
-
-
Ato nuk do tė
jenė tė entuziazmuara me kėtė opsion, por do tė befasohesha nėse nė
Kėshillin e Sigurimit do ta kundėrshtonin, pėr ta detyruar
Perendimin qė zgjidhjen ta gjejė duke tejkaluar organizatėn botėrore",
tha Kapēan.
-
-
-
Bashkarisht do
tė sfidohen pengesat nė rrugėn e pavarėsisė, tha Sejdiu nė njė takim
me kreun e Ipeshkvisė
-
-
Prishtinė, 15
shkurt
- Bashkarisht do tė sfidohen pengesat nė rrugėn e pavarėsimit tė
vendit, - vlerėsoi presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu, pas takimin
me ipeshkvin e Kosovės Imzot Zef Gashi, nga i cili ka marrė sot
mbėshtetjen e kishės katolike. Presidenti Sejdiu tha se ishte i
kėnaqur pėr mezashet pėrgėzuese dhe mbėstetėse tė shkėlqesisė sė tij
Imzot Zef Gashit.
-
"Imzot Gashi mė pėrcolli mezashe mbėshtetėse tė Ipeshkvisė sė kishės
katolike shqiptare, pėr punėn tonė qė na pret dhe qė ėshtė nė
pėrputhshmėri me vizionin tonė tė pėrbashkėt, pėr ardhmėrinė e
Kosovės sė pavarur", tha z.Sejdiu.
-
Ai shprehu falėnderimet e tij, pėr tė gjitha angazhimet qė kanė
pasur deri tash dhe qė do tė vazhdojnė njėsojė edhe nė tė ardhmen tė
kishės katolike. Presidenti Sejdiu kujtoi edhe me kėtė rast "peshėn
e madhe tė humbjes", sė dy njerėzve tė mėdhenj nė kėtė periudhė, tė
Presidentit Rugova, dhe poashtu tė Imzot Mark Sopit, tė cilėt tha,
kanė lėnė njė boshllėk tė madh nė kėtė fazė kaq tė nevojshme pėr
Kosovėn.
-
-
"Por, poashtu
ėshtė njė garancė e madhe se bashkarisht do tė sfidojmė edhe tė
gjitha ato pengesa qė mund tė kemi, qė janė njė pjesė e objektivės
nė jetėn tonė tė pėrdisthme pėr tė ndėrtuar njė Kosovė tė lirė,
demokratike, ku secili qyetar do tė shprehė lirshėm ndjenjat e veta
shpirtėrore", tha ai, duke shtuar se kisha katolike ėshtė njė nga
bartėsit e rėndėsishėm tė kėtij procesi.
-
Imzot Zef Gashi, qė shoqėrohej nga Dom Lush Gjergji dhe tė Dom Shan
Zefi, tha se kishte kėnaqėsinė qė tė viztonte pėr herė tė parė dhe
njėkohėsisht tė uronte Presidentin e ri, z.Sejdiu, pas largimit nga
jeta tė Dr.Ibrahim Rugovės, ndėrsa i uroi, punė "tė mirė e tė mbarė"
pėr popullin e Kosovės.
-
-
-
Vritet njė grua
serbe nė veriun e Mitrovicės - katėr tė arrestuar
-
-
Mitrovicė, 15
shkurt
2006
-
Policia ka arrestuar katėr persona tė dyshuar pėr vrasjen e njė
gruaje serbe mbrėmė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.
-
-
Zėdhėnėsi i
policisė sė UNMIK ut Lari Miler thotė se gruaja 61-vjeēare ishte
ende gjallė kur policėt arritėn nė shtėpinė e saj, por viktima vdiq
gjatė rrugės pėr nė spital.
-
Bėhet fjalė pėr Danka Kompiroviqin, e cila jetonte vetėm, ndėrkohė
pėrjashtohet mundėsia qė vrasja tė ketė motive etnike. Organet
hetimore besojnė se motivi i vrasjes ėshtė grabitja.
-
Sipas policisė personat e arrestuar janė me pėrkatėsi joshqiptare.
-
-
-
Kuvendi miratoi
buxhetin e ART-sė pėr kėtė vit
-
-
Prishtinė, 15
shkurt
2006
-
Kuvendi i Kosovės miratoi sot me shumicė votash buxhetin e
Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacionit (ART-ja), pas njė
debati dhe njė shtyerjeje prej gati dy muajsh.
-
-
Kėrkesa pėr
miratimin e buxhetit tė ART-sė ėshtė paraqitur nga Komisioni
Parlamentar pėr Buxhet, ndėrsa opozita ka kundėrshtuar miratimin e
kėtij buxheti me dyshimin se ART-ja, e cila asnjėherė nuk ka
raportuar para Kuvendit, qoftė edhe pėr shpenzimet buxhetore dhe tė
hyrat e saj.
-
Sipas deputetit Zef Morina, qė u ndėrlidh nė ēėshtjen se ka apo jo
tė drejtė ART tė heqė antenat e operatorit serb Mobtel, ky operator
ka vepruar ilegalisht. Ai tha se gjatė kohės sa ishte ministėr
kishte siguruar informacione tė cilat thonė se ai nuk ėshtė
licencuar asnjėherė nga UNMIK-u, por nga kryeadministratorėt i ishte
lejuar tė vepronte nė Prishtinė dhe Mitrovicė, ndėrsa kur kėsaj
kompanie i ishte kėrkuar tė raportonte pėr tatime, kishte refuzuar
dhe qė atėherė funksionimi i saj kishte filluar tė konsiderohej
ilegal.
-
-
Ai tha se
Mobtel-i shfrytėzonte frekuencat e interferuara nga baza ruse e
KFOR-it nė aeroportin e Prishtinės.
-
Mė pas duke kėrkuar kthimin nė temė, tė ēėshtjes sė miratimit tė
buxhetit tė ART-sė nga kryekuvendari Daci, deputetja Nekibe Kelmendi
kėrkoi qė ēėshtja tė procedohej me votim dhe qė buxheti i pavarur i
ART-sė, prej mbi 6 milion euro i siguruar nga licenca pėr operatorin
e dytė mobil do tė mbesin nė bankė derisa nuk vendoset ndryshe pėr
ēėshtjen e licencės sė tij.
-
-
Me 53 vota pėr
dhe 31 kundėr, deputetėt miratuan buxhetin e ART-sė pėr kėtė vit.
Ndėrsa, ēėshtja e interpelancės me ministren Melihate Tėrmkolli, qė
ishte ftuar nga deputetėt e PDK-sė, ėshtė shtyrė pėr seancėn e
fundit tė kėtij muaji.
-
-
Sipas vendimit
tė kryesisė tė gjithė ministrat dhe Kryeministri mund tė ftohen tė
paktėn njėherė nė muaj pėr interpelancė, nė kėtė rast nė orėn e parė
tė sesionit tė punimeve seancės sė fundit mujore tė Kuvendit.
-
-
-
Forcat e
sigurimit afgan kanė arrestuar njė komandant taliban
-
-
Kabul, 15 shkurt
2006
Forcat e sigurimit afgan kanė arrestuar komandantin taliban tė njė
distrikti nė provincėn Gazni, nė lindje tė vendit, Mulla Nazer Shah,
sė bashku me dy shoqėruesit e tij tė dyshimtė pėr ndezjen e njė
shkolle, ka bėrė tė ditur sot (e mėrkurė) policia, njofton Rojter.
Po nė kėtė njoftim bėhet e ditur se po sot 150 trupat e para
ushtarake britanike tė luftės kanė arritur nė jug tė Afganistanit,
ku pritet se do tė vendosėn nė kėtė rajon rreth 3.300 trupa
britanike.
-
-
-
Edhe 3 persona
janė vrarė nė protestat e sotme nė Pakistan
-
-
Peshevar,
Pakistan, 15 shkurt
2006
Edhe tre persona, nga tė cilėt njė i djalė i ri, janė vrarė nė
protestat e sotme (e mėrkurė) tė dhunshme nė Pakistan kundėr
karikaturave tė profetit Muhamed, tė botuara nė gazetat perėndimore,
bėjnė tė ditur zyrtarėt e sigurimit, njofton Ropjter.
-
-
Djaloshi ėshtė
vrarė nga njė plumb, qė e goditi atė nė kokė nė protestat e qytetit
veriperėndimor Peshevar, por nuk ėshtė e qartė nėse kanė shtėnė
policia apo protestuesit. Njė burrė ka humbur jetėn kur njė shtyllė
elektrike ka rėnė mbi tė gjatė protestave nė Peshevar.
-
-
Personi i tretė
ėshtė vrarė gjatė shkėmbimit tė zjarrit ndėrmjet policisė dhe
studentėve protestues nė kompleksin universitar tė Penxhabit nė
qytetin Lahore. Kėto protesta u zhvilluan njė ditė pas protestave tė
djeshme tė dhunshme nė Lahore, ku u vranė dy persona.
-
-
-
Jordani ka
dėnuar me vdekje 9 militantė tė Al Kaidės
-
-
Aman, 15 shkurt
2006
Jordani ka dėnuar sot (e mėrkurė) me vdekje nėntė militantė tė Al
Kaidės, nga tė cilėt katėr syresh nė mungesė, ndėr tė cilėt Abu
Musab al-Zarqavi, pėr organizimin e sulmeve me lėndė kimike kundėr
caqeve qeveritare dhe amerikane, njofton Rojter. Ata janė shpallur
fajtorė pėr planifikimin e sulmeve tė penguara nė prill 2004.
-
-
-
Nė Kolumbi ėshtė
zbuluar njė varrezė masive me 21 trupa njerėzish
-
-
Bogota, Kolumbi,
15 shkurt
2006
Nė
Kolumbi ėshtė zbuluar njė varrezė masive, nė tė cilėn gjendeshin 21
trupa njerėzish qė mendohet tė jenė vrarė nga njėsitet paramilitare,
kanė bėrė tė ditur autoritetet, njofton BBCWorld.
-
-
Varreza ėshtė
zbuluar nė rajonin Cienaga, qė kultivon banane dhe gjendet nė
bregdetin karibean. Zyrtarėt besojnė se vrasjet kanė ndodhur
ndėrmjet viteve 2002 dhe 2003.
-
-
-
Ushtarėt
izraelitė kanė vrarė njė palestinez nė Bregun Perėndimor
-
-
Xhenin, 15
shkurt
2006
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė sot (e mėrkurė) njė palestinez, i
cili po u afrohej atyre me njė revole lodėr, duke u bėrtitur se
duhet tė shkojnė nga fshati, kanė bėrė tė ditur banorėt vendės, tė
cilėt kanė thėnė gjithashtu se palestinezi ishte mentalisht i sėmurė,
njofton Rojter.
-
-
Burimet
ushtarake izraelite kanė thėnė se incidenti ka ndodhur pasi njė
turmė e palestinezėve ishte tubuar rreth njė ndėrtese nė fshatin
Kabatija afėr qytetit Xhenin, ku kishin filluar tė hedhin gurė.
Ushtarėt kanė vėrejtur njė person tė armatosur dhe kanė shtėnė nė tė.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|