|
15
shkurt 2006 /TN
Intervistoi:
Gjekė Gjonaj
Besnik Mustafaj u lind mė 23 shtator 1958 nė Bajram Curri. Nė vitet
1979-1982 ka mbaruar studimet pėr Gjuhė dhe Letėrsi frėnge, nė
Universitetin e Tiranės. Nė periudhėn 1983-1991 ishte profesor i
Letėrsisė nė Universitetin e Tiranės. Detyrėn e Ambasadorit tė
Jashtėzakonshėm dhe Fuqiplotė tė Republikės sė Shqipėrisė nė Francė
e ushtroi nė vitet 1992-1997. Deputet i Parlamentit Shqiptar pėr
katėr mandate. Pėrfaqėsues i Partisė Demokratike.
Mustafaj, pėrveē angazhimeve nė politikė, ėshtė edhe shkrimtar i
njohur. Ėshtė autor i shumė librave dhe publikimeve nė fushta e
poezisė dhe estetikės. Pėrveē shqipes, njeh frėngjishten, italishten
dhe anglishten.
PYETJE:
Zoti Mustafaj.
Zoti ministėr mė lejoni, tju pyes ēfarė humbjeje ėshtė pėr Kosovėn
vdekja e presidentit tė saj Dr. Ibrahim Rugova ?
B. Mustafaj:
E ndiej veten tė mbushur me dhimbje, sepse bota shqiptare nė njėqind
vjetėt e fundit nuk ka humbur personalitet mė tė rėndėsishėm se
Ibrahim Rugovėn dhe pėrmasat e kėsaj humbjeje natyrisht se mua mė
shkaktojnė dhimbje.
Pėr mė tepėr kam
patur njė miqėsi tė vjetėr 15 vjeēare tė drejtpėrdrejtė me
presidentin Rugova, por njėkohėsisht e ndiej veten shumė optimist
pėr tė ardhmen e Kosovės, sepse pėrfundimisht ai iku para kohe, por
iku duke lėnė mbrapa njė klasė politke tė pjekur, njė klasė politike
legjitime, e cila gjendet nėpėr institucione, gjendet nė parlamentin
e zgjedhur nė mėnyrė tė ligjshme, gjendet nė qeverinė e zgjedhur nė
mėnyrė tė ligjshme.
Pra, kjo ėshtė
njė lehtėsim i madh dhe nga ana tjetėr ekziston njė kornizė
kushtetuese, ka njė numėr dokumentesh shtetėrore qė pėrcaktojnė edhe
procedurėn pėr zgjedhjen e presidentit tė ri. Pra, gjithēka ėshtė nė
rrugė tė mbarė qė negociatatat tė mos ngadalėsohen dhe statusi final
i Kosovės, qė do tė jetė pavarėsia, tė pėrcaktohet sa mė shpejt.
PYETJE:
A mendoni se pas
vdekjes sė presidentit Rugova mund tė vijė tek ndonjė farė vakumi
politik, kam parasysh kėtu vazhdimin e negociatave pėr zgjidhjen e
statusit final tė Kosovės?
B. Mustafaj:
Unė jam i bindur qė nuk do tė ketė vakum, sepse institucionet janė,
njerėzit qė do ta bėjnė punėn janė, eksperiencė kanė, pjekuri kanė,
kthjelltėsinė e mendjes e kanė. Gjithēka ėshtė e pėrgatitur nė
mėnyrė qė tė mos ketė vakum. Nė anėn tjetėr, po tzi lexosh me
vėmendje tė gjitha pėrshėndetjet e kreyetarėve tė shteteve, apo tė
ministrave tė jashtėm tė vendeve qė do tė vendosin pėr tė ardhmen e
Kosovės, tė gjithė deklarojnė se negociatat nuk do tė ngadalėsohen.
PYETJE:
Si e shihni
vazhdimin e negociatave pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės pa
presidentin dr. Ibrahim Rugova?
B. Mustafaj:
Pėr mua garancia se gjithēka do tė shkojė mirė qėndron tek vetė
stabiliteti i institucioneve tė Kosovės, i Parlamentit, i Qeverisė,
i presidentit tė ri qė do tė zgjedhet. Institucionet e Kosovės, pra,
kanė stabilitet. Nė demokraci funksionohet me institucione dhe jo me
individė. I gjithė rezultati pėrfundimtar pėr tė mirėn e Kosovės
ėshtė vazhdimėsi apo rezultat i punės sė Presidentit tė Kosovės, dr.
Ibrahim Rugova.
PYETJE:
Nga deklaratat
zyrtare tė lidershipit kosovar vėrehet qartė se Shqipėria nė fazėn e
ardhshme tė negociatave pėr statusin final tė Kosovės mund tė luajė
njė rol tė rėndėsishėm. A do ta mbėshtesė Shqipėria tėrėsisht kėtė
proces?
Mustafaj:
Qeveria shqiptare dhe krejt institucionet e Shqipėrisė do ta
mbėshtesin tėrėsisht kėtė proces me ēkado qė tė kenė nevojė
institucionet e Kosovės. Ne jemi shumė aktiv dhe do tė jemi akoma mė
aktiv. Sė pari, do tė bėhemi pjesė e shpjegimit tė realitetit tė
Kosovės me tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė.
Sė dyti bėhemi
pjesė ndikuese, aq sa na takon, mbi faktorin shqiptar nė Kosovė qė
tė jetė bashkėpunues me faktorin ndėrkombėtar, i gatshėm tė
negociojė me sinqeritet me Beogradin dhe tė jetė kompakt me
qėndrimet brenda grupit negociator. Veē kėsaj, ne po ashtu jemi nė
fazėn e pėrgatitjeve tė njė bashkėpunimi tė ri me Qeverinė e Kosovės
pėrmes realizimit tė programeve tė ndėrsjella. Sepse njė nga
standartet qė duhet tė plotėsojė Kosova dhe qė e bėn tė merituar
pavarėsinė ėshtė edhe funksionimi normal dhe efikas i qeverisė.
PYETJE:
Nė kėto momente
tė dhimbjes, cili do tė ishte mesazhi Juaj popullit tė Kosovės,
respektivisht ēka i duhet kėtij populli nė kėto momente pikėllimi
dhe cila ėshtė detyra kryesore e klasės plolitike nė Kosovė ?
B. Mustafaj:
Nė kėto momente pikėllimi, popullit tė Kosovės i duhet qėndrueshmėri
shpirtėrore e fortė dhe unitet, nė mėnyrė qė tė mbėshtesė grupin
negociator, qė do tė vazhdojė tė njėjtėn Platformė tė cilėn e kishte
pėrgatitur presidenti Rugova. Detyra kryesore e klasės politike nė
Kosovė ėshtė e dyfishtė. Tė negociojė pėr tė arritur ėndrrėn qė kanė
shqiptarėt e Kosovės dhe qė prodhon stabilitet pėr gjithė rajonin,
qė ėshtė pavarėsia dhe njėkohėsisht tė mbajė nėn kontroll emocionet
e shoqėrisė kosovare.
PYETJE:
Dua tju
rikujtoj se disa politikanė dhe analistė shqiptarė, jo vetėm nė
Kosovė por edhe nė Shqipėri, madje edhe nė Mal tė Zi, e kanė
kundėrshtuar deklaratėn tuaj tė mėparshme se "Kosova duhet tė gėzojė
pavarėsinė e kushtėzuar". Ju lutem, mė sqaroni se ēfarė nėnkuptoni
ju me termin "pavarėsi e kushtėzuar"?
B. Mustafaj:
Kjo do tė thotė qė tė gjitha ato deklarime qė klasa politike e
Kosovės i bėn, tzi bėjė me sinqeritet. Dhe unė jam i bindur se ėshtė
e sinqertė kur deklaron se do tė respektojė minoritetet, se nuk do
tė lejojė coptimin e Kosovės, se do tė pranojė praninė ndėrkombėtare
pėr disa kohė.
Tė gjitha kėto,
edhe pėr tzi dhėnė garanci tė plotė komunitetit ndėrkombėtar, se do
tė bėhet njė shtet serioz, se do tė bėhet njė shtet demokratik, se
do tė bėhet njė shtet me standarte tė denja pėr tzu pranuar nė
familjen europiane. Tė gjitha kėto do tė shkruhen si kushte tė
vėrteta nė procesin e negocimit dhe tė marrin formė dokumentare, ēka
e forcon bashkėpunimin e shtetit tė ardhshėm tė Kosovės me
komunitetin ndėrkombėtar, qė ėshtė garanti i kėtyre negociatave.
PYETJE:
I qėndroni
besnik ende tezės suaj "pavarėsi e kushtėzuar"?
B. Mustafaj:
Unė,
qė ditėn qė kam pranuar tė bėhem ministėr i Jashtėm dhe deri nė kėtė
ēast, qė jemi bashkė kėtu nė Prishtinė, eci me idenė se detyra e
diplomacisė ėshtė tė fitojė kohė brenda tė realizueshmes. Unė
e kam thėnė dhe e pėrsėris, se pavarėsia ėshtė e panegocueshme,
kushtet janė tė negocueshme. Po kushte do ketė.
PYETJE:
Ju lutem tė
kthehemi pak tek rrjedhat politike nė Mal tė Zi. Cili ėshtė niveli i
aktual i bashkėpunimit politk dhe ekonomik nė mes tė dy vendeve
fqinje?
B. Mustafaj:
Marrėdhėniet diplomatike dhe ekonomike midis Shipėrisė dhe Malit tė
Zi janė shumė korrekte, janė shumė tė mira. Kryeministri Berisha,
njė nga vizitat e para qė ka bėrė si kryeministėr, e ka bėrė nė Mal
tė Zi. Ne jemi nė kontakte tė vazhdueshme me Qeverinė e Malit tė Zi
pėr dy arsye.
E para sepse
jemi fqinjė, e dyta - se Nė Mal tė Zi ka njė minoritet substancial.
Njė minoritet i cili ka arritur disa tė drejta, por ka nevojė qė ato
tė drejta tė zgjerohen, tė thellohen, tė pasurohen, nė pėrputhje me
standartet ndėrkombėtare. Dhe pėr fatin e minoritetit shqiptar nė
Mal tė Zi, ėshtė treguar shumė pozitiv fakti se edhe ky minoritet
vepron brenda institucioneve.
Pra, ėshtė njė
minoritet konstruktiv pėr stabilitetin e Malit tė Zi, ėshtė njė
minoritet me mendėsi moderne, sepse nuk kėrkon jashtė institucioneve
tė drejtat e veta, qė atyre u takojnė. Dhe ne, sė shpejti, nė prag
tė referendumit qė pritet tė zhvillohet pėr pavarėsinė e Malit tė Zi,
brenda gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti, do tė hapim edhe njė
zyrė diplomatike nė Podgoricė, nė mėnyrė qė ne tzi kemi, edhe
diplomatikisht, marrėdhėniet akoma mė tė drejtpėrdrejta.
PYETJE:
Pushteti malazez
ėshtė deklaruar pėr mbajtjen e referendumit pėr pavarėsinė e Malit
tė Zi. A do ta mbėshtesė qeveria shqiptare ripėrtėritjen e shtetit
malazez?
B. Mustafaj:
Qeveria shqiptare mbėshtet tė drejtėn pėr referendum. Nuk mbėshtet
asnjėrėn nga dy versionet. Pėr qeverinė shqiptare ka dy - tri
elemente thelbėsore. E para ėshtė e drejta e tė gjithė qyetarėve tė
Malit tė Zi qė tė zhvillojnė njė refendum. Por pėr ne, si fqinjė,
ėshtė thelbėsore qė ky referendum tė zhvillohet me transparencė dhe
me standartet demokratike. Nuk ėshtė thelbėsore "pro"-ja apo "kundėr"-ja",
por ėshtė thelbėsore qė gjithēka tė zhvillohet me transparencė dhe
nė pėrputhje me standartet demokratike, nė mėnyrė qė tė mos ketė
destabilitet nė Mal tė Zi. Destabiliteti i bėn keq Malit tė Zi, i
bėn keq Serbisė dhe mbi tė gjitha i bėn keq minoritetit shqiptar
atje.
PYETJE:
Besoj se jeni nė
dijeni pėr statusin qė gėzojnė shqiptarėt nė Malit tė Zi, andaj unė
do tzju pyes se ēfarė u duhet shqiptarėve tė kėsaj republike pėr tė
arritur tė drejtat qė atyre u takojnė nė bazė tė standarteve
ndėrkombėtare ?
B. Mustafaj:
Jemi nė dijeni tė kėrkesave tė shqiptarėve nė Mal tė Zi. Pėrpiqemi
qė ato tzi shtrojmė edhe nė takimet diplomatike qė kemi me qeverinė
e Malit tė Zi. Askush mė mirė se shqiptarėt e Malit tė Zi nuk e din
se ēfarė u mungon. Nuk jemi ne nga jashtė qė do tzua themi nga
Tirana se ēfarė tė drejtash u takojnė. Ata vetė e dinė se ēfarė tė
drejtash u takojnė.
Ata vetė
kontribuojnė pėr zgjerimin e hapėsirės ligjore qė kėto tė drejta tė
thellohen. Ata vetė bėjnė presion nė Qeverinė e Malit tė Zi, qė tė
tė respektojė angazhimet e veta ndėrkombėtare, pa tė cilat nuk do tė
mund ta meritojė pavarėsinė. Dhe ne do tė vazhdojmė tė jemi, si tė
thuash, edhe njė mbėshtetje e institucioneve tė Malit tė Zi nė
pėrgjithėsi, domethėnė njė mbėshtetje e njė fqinji, por edhe e
forcave politke dhe e pėrfaqėsuesve tė komunitetit shqiptar.
PYETJE:
Sa bashkėpunojnė
politikanėt shqiptarė nga Mali i Zi me Tiranėn zyrtare?
B. Mustafaj:
Gjithmonė ka vend pėr mė shumė. Pėrfaqėsuesit shqiptarė nė
institucionet shtetėrore tė Malit tė Zi, duke patur mbėshtetjen e
ligjeve tė Malit tė Zi, duke patur mbėshtetjen edhe tė Shqipėrisė
dhe tė komunitetit ndėrkombėtar, natyrisht do ta pėrmirėsojnė
detyrėn e madhe, sepse ėshtė mision tė pėrfaqėsosh njė minoritet nė
njė shtet. Ėshtė nė tė mirėn e Malit tė Zi qė shqiptarėt tė kenė sa
mė shumė tė drejta, sepse duke patur sa mė shumė tė drejta ata janė
mė prezent, janė mė konstruktiv nė ndėrtimin e njė ambienti
demokratik nė Mal tė Zi.
PYETJE:
A keni menduar
ndonjėherė se kur mund tė vini nė Mal tė Zi, pėr tzu takuar me
vėllezėrit tuaj shqiptar?
B. Mustafaj:
Unė do tė vijė sė shpejti, zyrtarisht, nė Mal tė Zi.
PYETJE:
Dhe pyetja e
fundit, z. ministėr, mė thuani cilat janė objektivat kryesore tė
diplomacisė shqiptare?
B. Mustafaj:
Diplomacia shqiptare pėr gjashtė muajt qė vijnė ka tri kolona tė
mėdha pune. E para ėshtė marrėveshja pėr asocim-stabilizim,
domethėnė ēuarja pėrpara e procesit nė integrimin europian, ndjekja
me vėmendje dhe mbėshtetja e procesit tė pavarėsimit tė Kosovės nė
nivel diplomatik ndėrkombėtar dhe e treta ėshtė natyrisht ndjekja me
vėmendje e zhvillimeve nė Mal tė Zi.
|