|
15
janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (14.02.2006),
Astrit
Lulushi,
Uashington
Ilaēi i ri Suten kundėr kancerit nė stomak.
Kėto ditė
doli nė qarkullim njė ilaē i ri pėr trajtimin e dy lloje kanceresh.
Ilaēi ėshtė prodhim i laboratorit farmaceutike tė firmės Pfizer nė
La Jolla tė Kalifornisė.
Ilaēi nė
formė kapsule quhet Sutent dhe konsiderohet si njė zhvillim tepėr i
rėndėsishėm nė luftėn kundėr kancerit. Firma Pfizer sapo siguroi
miratimin e Agjencisė sė ushqimeve dhe ilaēeve pėr shpėrndarjen e
kėtij ilaēi, qė merret njė herė nė ditė nga pacientėt me kancer nė
stomak dhe nė veshka.
Doktor Ēarls
Baum i firmės Pfizer thotė se disa pacientė kanė 2 vjet qė trajtohen
me ilaēin e ri Sutent, dhe se pa kėtė ilaē, ata sot ndoshta do tė
figuronin tė vdekur.
Ilaēi Sutent
bėri qė tumori tek kėta pacientė tė zvogėlohej 50 pėrqind, duke
kufizuar ose bllokuar furnizimin me gjak tė qelizave kanceroze, dhe
pa shkaktuar dėmtim tė pėrherėshėm tė organeve dhe tė palcės sė
kurrizit siē ndodh shpesh nė rastet e trajtimit me kimoterapi ose me
reze.
Doktor Baum
thotė se ilaēi qė merret njė herė nė ditė godet drejt pėrdrejt
qelizat kanceroze pa prekur qelizat e shėndosha, siē ndodh nė rastet
e ilaēeve kimoterapike tė cilat shkatojnė ērregullime nė stomak,
diarre dhe simptoma tė tjera.
Megjithatė,
ilaēi Sutent nė formė kapsule ka raste qė shkakton tė vjella dhe
pakėson numrin e qelizave tė gjakut, probleme tė cilat mund tė
kapėrcehen.
Doktor Baum
thotė se puna pėr zhvillimin e kėtij ilaēi nė laborator filloi 10
vjet mė parė dhe para pak ditėsh doli nė farmaci.
Pra Sutent
trajton dy lloje kanceresh, atė tė stomakut dhe tė veshkave, por
shkencėtarėt besojnė se ky ėshtė vetėm fillimi. Studime janė duke u
kryer edhe pėr ilaēe tė tilla tė ngjashme edhe kundėr kancerit tė
gjirit, kancerit tė mushkėrive dhe kancerit tė zorrėve.
Doktor Baum
thotė se ilaēe kapsulė pėr trajtimin e kėtyre lloj kanceresh ka tė
ngjarė tė jenė gati nga fundi i kėtij viti ose fillimi i vitit tė
ardhshėm.
Dieta me pak yndyrna nuk ul rrezikun e kancerit tė gjirit.
Vazhdimisht
thuhet se ngrėnja e ushqimeve me pak yndyna ėshtė mirė pėr
shėndetin. Por njė studim nė shkallė tė gjėrė mes grave tregon se
diteta me pak yndyrna nuk pakėson rrezikun e prekjes nga kanceri i
gjirit, kanceri i zorės sė trashė apo sėmundjet e zemrės.
Xhoane Menard
ėshtė njė prej 48 mijė grave qė morri pjesė nė studimin mbi dietėn
me nivel tė ulėt undynash dhe pėr tė parė se si ndikon kjo lloj
diete nė parandalimin e sėmundjeve.
Shpresoja qė
ushqime tė tilla do tė ndihmonin nė parandalimin e sėmundjeve tė
zemrės dhe ndoshta tė ndonjė lloj kanceri, thotė pjesmarrėsja nė
studim.
Fatkeqėsisht,
studimi solli tė tjera tė dhėna, qė u botuan nė revistėn e shoqatės
amerikane tė mjekėsisė.
Ne i
shikojmė kėto tė dhėna si tė pa mjaftueshme, prandaj tani pėr tani
ne kėshillojmė qė tė gjitha gratė pas periudhės sė menopauzės tė
fillojnė njė dietė me nivel tė ulėt yndyrnash me qėllim pėr
pakėsimin e rrezikut tė prekjes nga kanceri i gjirit, thotė Ross
Prentice, njė nga autorėt e studimit.
Doktor
Prentice thotė se e njėjta kėshillė duhet ndjekur edhe pėr sėmundjet
e tjera si kanceri i zorės sė trashė dhe sėmundjet e zemrės. Ai dhe
kolegėt e tij pranė qėndrės Fred Hutchinson nė Seatle pėr studime nė
fushėn e kancerit dhe shkencėtarė nga shume institucione tė tjera
analizuan tė dhėnat shėndetėsore tė rreth 50 mijė grave pėr afro 8
vjet. 50 pėrqind e kėtyre grave pėrdornin dietė frutash, perimesh
dhe nėnprodukte drithtrash, ushqime tė njohura pėr nivel tė ulėt
yndyrnash, ndėrsa 25 mijė gra tė tjera pėrdorinin dietė tė zakonshme.
Pėr shembull,
disa gra qė para studimit kishin pėrdorur dietė ushqimore me nivel
tė lartė yndyrnash dhe gjatė studimit pėrdorėn ditetė me pak yndyrna,
vunė re njė pakėsim 20 pėrqind tė rrezikut tė kancerit tė gjirit.
Pėrsa i pėrket sėmundjeve tė zemrės ky rrezik u pakėsua dukshėm,
thotė doktor Prentice.
Megjithatė,
ky studim nuk provoi qė dieta ushqimore me pak yndyrna i mbron gratė
nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrėve apo nga sėmundjet e zemrės.
Por doktor Prentice thotė se u vunė re disa prirje qė dieta me pak
yndyrna ėshtė e mirė pėr shėndetin, prandaj ato gra qė janė nė kėtė
dietė duhet ta vazhdojnė atė.
|