|
15
janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (14.02.2006),
Keida
Kostreci
Njė zyrtar i lartė i
qeverisė amerikane lė tė kuptohet se nėse Shqipėria bėn pėrparim tė
mjaftueshėm gjatė dy viteve tė ardhshme, mund ti hapen dyert pėr
anėtarėsim nė NATO. Nėnsekretari i Shtetit Nicholas Burns, nė
komente pėr Zėrin e Amerikės, shprehu mirėnjohjen pėr bashkėpunimin
e Shqipėrisė me aleancėn. Duke folur pėr Kosovėn, ai e pranoi se
negociatat do tė jenė tė vėshtira, por shtoi se status-quoja nuk
mund tė vazhdojė. Ndėrkohė Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Besnik
Mustafaj shprehu besimin se integrimi i Shqipėrisė nė NATO ėshtė nė
rrugė tė mbarė:
Nėnsekretari
i Shtetit Nicholas Burns, shprehu mirėnjohje pėr kontributin e
vendeve tė kartės sė Adriatikut nė misionet e NATO-s nė Kosovė,
Afganistan dhe Irak. Duke u ndalur tek Shqipėria, zoti Burns i tha
Zėrit tė Amerikės, se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnė Shqipėrinė
nė rrugėn e saj tė integrimit.
Shpresojmė
qė Shqipėria tė jetė nė gjendje qė tė plotėsojė kriteret pėr
anėtarėsim nė NATO gjatė kėtij viti. Qeveria e Shqipėrisė po punon
intensivisht. Ne e falenderojmė qeverinė e Shqipėrisė pėr gjithė
mbėshtetjen qė ka dhėnė pėr misionet ushtarake tė NATO-s dhe
shpresojmė qė tė bėhet pėrparim i mjaftueshėm gjatė njė ose dy
vjetėsh qė do tė na jepte mundėsinė qė tė kishim lajme edhe mė tė
mira.
Zoti Burns
tha se sfidat kryesore pėr Shqipėrinė janė ato me tė cilat janė
pėrballur tė gjitha vendet qė janė anėtarėsuar nė aleancė 10 vitet e
fundit:
Suksesi i
lirisė politike dhe demokracisė, zgjedhje tė lira dhe tė ndershme,
lufta kundėr korrupsionit dhe aftėsimi i ushtrisė pėr tu
pėrshtatur me standardet e NATO-s. Kėto janė sfida tė vėshtira qė
nuk mund tė kapėrcehen nė njė javė, po ne mendojmė se qeveria ėshtė
serioze nė punėn e saj dhe po bėn tė gjitha pėrpjekjet. Vendet tona
kanė njė miqėsi tė ngushtė dhe shpresojmė qė kėto marrėdhėnie tė
pėrmirėsohen edhe mė tej.
Ministrat e
jashtėm tė tre vendeve tė Kartės sė Adriatikut, Shqipėria, Maqedonia
dhe Kroacia, patėn dje njė takim tė shkurtėr edhe me Sekretaren e
Shtetit Kondoliza Rajs. Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Besnik
Mustafaj, i cili u takua dje edhe me Kėshilltarin e Presidentit
Bush pėr Sigurimin Kombėtar Steven Hadley, tha s se integrimi i
Shqipėrisė nė NATO ėshtė nė rrugė tė mbarė.
E
rėndėsishme ėshtė se ne integrimin e Shqipėrisė nė NATO e shohim si
komplementar me integrimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian,
domethėnė tė gjitha forcat janė tė mobilizuara pėr tė realizuar ato
reforma qė kanė tė bėjnė me luftėn kundėr korrupsionit, kundėr
krimit tė organizuar dhe krijimin e njė mjedisi demokratik tė plotė
nė Shqipėri. Nė kėtė mėnyrė dy integrimet arrijnė njė qėllim.
Duke folur
pėr shpresat e tij pėr pėrparimin nė drejtim tė integrimit
euro-atlantik pėr kėtė vit, zoti Mustafaj theksoi se njė arritje u
realizua me siglimin e marrėveshjes pėr asociim-stabilizim nė
Bashkimin Evropian.
Jemi tė
sigurtė qė brenda gjashtė-mujorit tė parė ta nėnshkruajmė
marrėveshjen dhe njėkohėsisht nė samitin e ardhshėm tė NATO-s tė
ēelim mė qartė perspektivat e ftesės sė Shqipėrisė pėr nė
NATO.
Nėnsekretari
amerikan i shtetit Nikolas Burns tha se Shtetet e Bashkuara kanė
njė politikė aktive pėr rajonin e Ballkanit qė ka si qėllim ti
ndihmojė kėto vende, qė e ardhmja e rajonit tė jetė paqja,
stabiliteti dhe demokracia. Ai foli pėr Zėrin e Amerikės pėr
ēėshtjen kryesore tė pazgjidhur nė rajon, Kosovėn.
Negociatat
ndėrkombėtare pėr statusin e Kosovės kanė filluar. Kėto janė
negociata shumė tė vėshtira dhe komplekse dhe nuk do tė jenė tė
lehta, por ne mendojmė se status-quoja nuk mund tė vazhdojė nė
Kosovė, kur 90 pėr qind e popullsisė janė shqiptarė. Kėshtuqė ne
shpresojmė qė udhėheqja shqiptare tė jetė e bashkuar dhe qė tė
garantojnė serbėt e Kosovės se tė drejtat e tyre do tė mbrohen dhe
qė ata tė mund tė jetojnė atje. Shpresojmė gjithashtu qė qeveria
serbe ti shohė seriozisht kėto negociata.
Ministri i
jashtėm i Shqipėrisė Besnik Mustafaj po vazhdon vizitėn nė
Uashington. Ai largohet nga Shtetet e Bashkuara ditėn e enjte.
|