| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Lajmet e ditės |
|
|
|
|
|
|
|
|
14 shkurt 2006 /TN /QIK
Pėrmbajtja:
- Presidenti i
Kosovės merr pėrkrahjen e Britanisė dhe Gjermanisė
- Oli Rehn
shpreson se Kosova do tė vazhdojė ta ndjekė veprėn e Rugovės dhe
tė respektojė parimet e tij
- Server thotė se
nuk do tė ishte asgjė e jashtėzakonshme tė kesh dy shtete qė
flasin shqip
- Nė Kuvendin e
Kosovės zhvillohet debati me akuza dhe kundėrakuza pėr qendrėn
protokollare nė Gėrmi
- Ministri Veliu
dhe homologu i tij Pollozhani nesėr nėnshkruajnė protokollin e
Programit ekzekutiv pėr bashkėpunim
- Zyrtarėt thonė
se nuk ka shenja tė gripit tė shpendėve nė vendin tonė
- Deklaratė e
Majkėll O'Rejllit, koordinator i mbrojtjes sė ish kryeminstrit
Haradinaj
- Sot mbahet njė koncert i Agora
Latrin Jazz Quartet nga Amerika
- Nė pėrleshjet nė
Haiti ėshtė vrarė tė paktėn njė person
- Dėnohen me
vdekje 2 tė rinj australianė pėr kontrabandim tė 8.2 kg heroinė
nė Bali
- Nė pėrkujtimin e
ish-kryeministrit Rafik Hariri nė Bejrut marrin pjesė 500 mijė
libanezė
- Sadami dhe 7 tė
bashkakuzuarit e tij protestojnė me grevė urie
- Paqja pozitive
dhe paqja negative - Edita Kuēi Ukaj (opinione)
|
|
|
-
Presidenti i Kosovės merr pėrkrahjen e Britanisė dhe Gjermanisė
-
-
Prishtinė,
14 shkurt 2006
- Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu priti nė takime tė veēanta
shefin e Zyrės britanike nė Prishtinė, Dejvid Blant dhe atė tė Zyrės
gjermane Eugen Volfart qė kishte tė karakter pėrgėzimi dhe njohės.
-
-
Presidenti Sejdiu fillimisht takoi diplomatin britanik gtė cilin e
falėnderoi vendin e tij pėr angazhimet rreth Kosovės dhe vazhdimin e
mbėshtetjes sė mėtejshme tė Britanisė.
-
Nga ana e tij zoti Blant premtoi pėrkrahjen e mėtejshme tė Britanisė
pėr pėrfundimin e suksesshėm tė procesit tė statusit gjatė kėtij
viti.
-
"Angazhimi qė ka bėrė Britania e Madhe pėr Kosovėn nė gjithė
periudhėn e mėparshme dhe tani, si dhe gatishmėria qė tė vazhdohet
me njė angazhim tė tillė, do tė ndihmojė qė Kosova tė pėrshpejtojė
proceset e saja rreth aspektit tė definimit tė statusit politik",
tha z. Sejdiu
-
Shefi i Zyrės britanike shprehu gatishmėrin e bashkėpunimit tė
Britanisė me Kosovėn nė mėnyrė qė procesi i statusit tė pėrfundojė
me sukses brenda kėtij viti. Ai njoftoi se ka sjellė mesazhin e
Kryeministrit britanik, Toni Bler pėr zgjedhjen e Fatmir Sejdiut nė
postin e Presidentit tė Kosovės dhe pėrkrahjen e tij pėr vendin
tonė.
-
Nė lidhje me deklarimet e radikalėve serbė, Blant tha se ky ėshtė
njė moment shumė i rėndėsishėm nė Kosovė, andaj do tė ketė zėra nga
jashtė, por ai mė tė rėndėsishėm e vlerėsoi deklaratėn e qartė
tė Grupit tė Kontaktit nė Londėr:
-
"Grupi i Kontaktit e ka bėrė mjaft tė qartė se nuk do tė ketė ndarje
tė kufijve ekzistues dhe vetė Xhon Sauers e theksoi se nėse ndonjėra
palė e pėrdor dhunėn, atėherė ajo nuk do t'i bėjė ndonjė favor
bashkėsisė ndėrkombėtare".
-
Ndėrkaq nė takimin me shefin e Zyrės gjermane, Eugen Volfrah,
Presidenti Sejdiu tha se kishte shprehur kėnaqėsinė e tij pėr
ofertėn e madhe qė tė vazhdohet me bashkėpunimin e veēantė tė zyrės
dhe shtetit gjerman pėr tė nxitur dhe inkurajuar proceset e
rėndėsishme nė Kosovė.
-
"Kėrkuam njė mbėshtetje tė vazhdueshme pėr vullnetin e popullit tė
Kosovės qė ėshtė pavarėsia, duke u kthyer nė tė njėjtėn kohė nė
evokim tė falėnderimit pėr tė gjitha ato qė Gjermania ka bėrė pėr
Kosovėn dhe pėr popullin e saj deri tash", tha z.Sejdiu.
-
-
Ai me kėtė rast theksoi praninė e
komunitetit tė madh tė shqiptarėve nė Gjermani qė kanė mbajtur
Kosovėn gjallė, por siē tha, janė edhe faktor i rėndėsishėm qė
lidhin ura miqėsie me popullin gjerman.
-
Presidenti tha se nė proceset e mėtejshme pret njė mbėshtetje tė
fuqishme tė Gjermanisė pėr zhvillimin e proceseve demokratike nė
kulturė, ekonomi dhe nė sferat e tjera.
-
Nga ana e tij, diplomati gjerman Volfart tha se zgjedhja e
Presidentit Sejdiu nė krye tė Kosovės ka qenė hap i rėndėsishėm pėr
vendin dhe njė hap i rėndėsishėm pėr negociatat pėr statusin e
Kosovės dhe e siguroi pėr mbėshtetje.
-
"I sigurova Presidentit Sejdiu pėrkrahjen e plotė tė Gjermanisė nė
rrugėn paqėsore dhe demokratike pėr gjetjen e njė zgjidhjeje tė mirė
dhe tė qėndrueshme tė statusit duke siguruar demokracinė,
prosperitetin dhe lirinė e lėvizjes pėr tė gjithė banorėt e Kosovės
dhe pėr ardhmėrinė e tyre dhe familjeve tė tyre", tha z.Volfart.
-
Po ashtu diplomati gjerman tha se ka ofruar mbėshtetje edhe pėr
arsimimin jo vetėm pėr nivelin universitar, por pėr tė gjitha
niveleve pėr ndėrtimin e njė ardhmėrie tė sigurt nė Kosovė.
-
Njėherit ai shprehu gatishmėrinė tė ofrojė ndihma pėr nevojat shtesė
nė hapat e ardhshėm tė sistemit ligjor, si nė hartimin e Kushtetutės
sė re apo elementet pėr tė. "Ne gjithmonė jemi tė gatshėm pėr tė
mbėshteture tė gjitha qytetarėt e Kosovės, Presidentin dhe ekipin
tij nė kėta hapa nė kohėn e rėndėsishme qė po vjen pėr Kosovėn ", u shpreh Eugen Volfart.
-
-
-
Oli Rehn shpreson se Kosova do tė
vazhdojė ta ndjekė veprėn e Rugovės dhe tė respektojė parimet e tij
-
-
Bruksel, 14 shkurt 2006
- Komisioneri pėr zgjerim Oli Rehn ka pėrgėzuar Fatmir Sejdiun pėr
zgjedhjen e tij nė postin e Presidentit tė Kosovės duke i siguruar
pėrkrahjen e vazhdueshme tė BE sė.
-
"Dua qė tė shfrytėzoj kėtė rast qė ta siguroj atė me pėrkrahjen e
vazhdueshme tė BE sė, veēanėrisht nė kėtė kohė kur bisedimet pėr
pėrcaktimin e statusit tė ardhshėm tė krahinės janė nė zhvillim e
sipėr. Kosova, sikurse edhe pjesa tjetėr e Ballkanit Perėndimor, ka
njė perspektivė tė qartė evropiane.
-
-
Ėshtė e qartė se negociatat lidhur me
statusin e saj final janė ēėshtjet mė sfiduese politike pėr
rajonin", shprehet Rehn nė mesazhin e tij tė urimit.
-
"Ne po mbėshtesim procesin e statusit dhe jemi tė pėrkushtuar pėr
njė zgjidhje tė qėndrueshme pėr krijimin e njė Kosove tė mirėfilltė
demokratike dhe multiethnike.
-
-
Shpresoj se Kosova do tė vazhdojė ta
ndjekė veprėn e Rugovės dhe tė respektojė parimet qė ai i ka ndjekur
gjithmonė kėrkimin e gjetjes sė zgjidhjeve paqėsore pėr problemet e
vėshtira me tė cilat po ballafaqohet", thotė nė fund tė mesazhit tė
urimit Oli Rehn.
-
-
-
Server thotė se nuk do tė ishte asgjė e
jashtėzakonshme tė kesh dy shtete qė flasin shqip
-
-
Uashington, 14 shkurt 2006
- Insistimi i Beogradit nė zbatimin e rezolutės 1244 tė Kombeve tė
Bashkuara nuk do tė thotė se pavarėsia e Kosovės ėshtė pėrjashtuar.
-
-
Me rezolutėn 1244 parashihet njė
rezolutė e re dhe njė status i ri i Kosovės, ndėrkaq pavarėsia
gjithsesi do tė jetė njė nga opsionet, thotė Daniel Server, drejtor
i Nismės ballkanike nė Institutin amerikan tė Paqes.
-
Sipas Serverit, pavarėsia e Kosovės mund ta destabilozonte Serbinė,
por statusi i pazgjidhur i Kosovės i forcon pozicionet e Partisė
Radikale dhe tė nacionalizmit ekstrem nė Serbi.
-
-
Mirėpo, nė njė afat mė tė gjatė,
analisti Server beson se zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės do ta
stabilizonte Serbinė, ndonėse, sipas tij, mund tė ketė edhe trazira.
-
Nė konstatimin e gazetarit se me pavarėsinė e Kosovės do tė
krijoheshin dy shtete shqiptare nė Evropė, Server thotė se "kjo nuk
do tė ishte precedent unik.
-
-
"Keni dy shtete nė Evropė, popujt e tė
cilave flasin gjermanisht - Austrinė dhe Gjermaninė", thotė Server,
duke shtuar se nuk do tė ishte asgjė e jashtėzakonshme tė kesh dy
shtete qė flasin shqip.
-
-
Server shprehu mendimin se Grupi i
Kontaktit do ta zgjidhė ēėshtjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės,
duke e trajtuar si rast unik qė nė planin ndėrkombėtar nuk do tė
mund tė pėrdoret si precedent.
-
Nė Kuvendin e Kosovės zhvillohet debati me akuza dhe kundėrakuza pėr
qendrėn protokollare nė Gėrmi
-
-
Prishtinė, 14 shkurt
2006 - Kuvendi i Kosovės nė mbledhjen e sotme nė rend dite ka
pasur vetėm njė pikė tė rendit - shqyrtimin e projektit pėr
ndėrtimin e Qendrės Administrativo Protokollare nė Gėrmi tė
Prishtinės, qė ėshtė vėnė me kėrkesė tė Partisė reformiste Ora.
-
-
Deputeti i kėtij subjekti Gazmend
Muhaxheri e cilėsoi si projekt privat tė kreut tė Kuvendit, Nexhat
Daci. Sipas tij, nuk ekziston vendimi i Kryesisė sė Kuvendit pėr
Qendrėn nė Gėrmi, ndonėse ndėrtimi i saj kushton 3 milionė euro,
para kėto qė janė marrė nga buxheti i Kosovės.
-
-
Gjithashtu Muhaxheri e akuzoi Dacin edhe
pėr keqmenaxhime tė tjera financiare. Akuzave tė Muhaxherit i ėshtė
pėrgjegjur sekretari t i Pėrgjithshėm i Kuvendit Isa Demaj, por
gjatė diskutimit tė tij
deputetėt e PDK sė braktisėn sallėn.
-
Nė vazhdim debati mori edhe karakter fyes, ndėrsa diskutimet
vazhduan me polemika e replika ndėrmjet deputetėve tė Ora-s qė
akuzonte, dhe debutetėve tė LDK-sė qė u vunė nė mbrojtje tė
Kryekuvendarit Daci.
-
Shefi i Grupit parlamentar tė PDK-sė, Jakup Krasniqi kėrkoi qė tė
ndėrpriten akuzat dhe tė formohet njė komision parlamentar pėr hetim
tė ēėshtjeve.
-
Akuzat e grupit ORA drejtoheshin ndaj kryeparlamentarit Daci dhe
sekretarit tė Kuvendit, Isuf Demaj se vendimi i tyre nė bashkėpunim
pėr ndėrtimin e Qendrės Protokollare-Administrative nė Gėrmi ėshtė
marrė pa lejen e Kryesisė sė Kuvendit.
-
Sekretari i Kuvendit Isuf Demaj, i ėshtė kundėrpėrgjigjur akuzave me
ofrimin e dėshmive tė Kuvendit, duke pėrjashtuar mundėsinė qė
vendimmarrja pėr ndėrtimin e Qendrės Protokollare-Administrative dhe
tė shpenzimeve buxhetore pėr vitin e kaluar, tė jetė bėrė 'krye nė
veti'. Ndėrsa, nuk pėrjashtuar ndonjė lėshim tė mundshėm nė
kompletimin e dokumenteve.
-
"Vendimi parimor pėr rindėrtimin apo ndėrtimin e qendrės nė Gėrmi
ėshtė marrė nė mbledhjen e Kryesisė mė 6 maj 2003. Aty ėshtė marrė
vendimi pėr renovimin e sallės sė mbledhjes plenare, por qė atėherė
ka qenė njė qeveri koalicioni tė gjerė", tha Demaj.
-
Nė atė mbledhje ishte vendosur edhe pėr riparimin e disa objekteve
tė tjera, si qendra nė Blinajė, tė cilėn aktualisht e shfrytėzojnė
pjestarėt e TMK-sė.
-
Qendra ndėrtohet pėr pritje tė personaliteteve qė vijnė nė Kosovė,
pėr pritje nė takime.
-
Deputeti i Ora-s, Gazmend Muhaxheri dhe njėherit anėtar i Kryesisė
sė Kuvendit, akuzoi kryekuvendarin Daci edhe pėr "nepotizėm,
bajraktarizėm, mashtrime" etj, qė sipas tij e varfėruar buxhetin e
Kosovės me mbi tre milionė euro.
-
Ai tha se z.Daci ka futur nė lojė edhe Kuvendin Komunal tė
Prishtinės, qė lejen pėr ndėrtimin e qendres e ka dhėnė 6 muaj pas
fillimit tė punimeve.
-
Fadil Geci, nga LDK-ja, i ėshtė kundėpėrgjigjur akuzave, tė cilat i
quajti fushatė mediale dhe politike tė ORA-s, tė bėra sė bashku me
kryetarin e saj Veton Surroi.
-
-
"Ai ėshtė kolaboracionist i regjimit tė
Millosheviqit" dhe "njė politikan egoist e mashtrues", tha Geci,
duke ia drejtuar kėto akuza Surroit. Kundėr kėtyre akuzave reagoi
Veton Surroi, duke i quajtur tė "panjerėzishme dhe jo reale". Ai
bėri thirrje qė tė kursehet "dinjiteti i Kuvendit tė Kosovės".
-
Nė mbrojtje tė akuzave tė bėra nė adresė tė kryekuvendarit kanė
diskutuar edhe shumė deputetė tė tjerė tė LDK-sė, si Lulzim Zeneli,
Ramadan Kelmendi etj.
-
Jakup Krasniqi, shef i Grupit parlamentar tė PDK-sė duke
kundėrshtuar kėtė debat akuzash tha se PDK-ja ka kėrkuar qė tė
formohet njė komision parlamentar hetimor nė mėnyrė pėr tė
ndėrprerė, sipas tyre, "nepotizmin, diferencimin politik etj".
-
Depuetetja Gjylnaze Syla e AAK-sė, tha se nė Kuvend duhet tė bėhen
ndryshime nė menaxhimin e financave, por edhe nė ēėshtje tė tjera ku
mund tė ketė hapėsirė dyshimi pėr keēpėrdorime. Seanca i vazhdoi
punimet pasdite pas njė pushimi tė gjatė.
-
-
-
Ministri Veliu dhe homologu i tij
Pollozhani nesėr nėnshkruajnė protokollin e Programit ekzekutiv pėr
bashkėpunim
-
-
Prishtinė, 14 shkurt
2006 - Nesėr, mė 15 shkurt, nė Shkup do tė bėhet kėmbimi i
protokolleve tė Programit ekzekutiv pėr bashkėpunim nė mes tė
Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės tė Republikės sė Maqedonisė dhe
Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė tė Kosovės.
Nėnshkrimin e Programit do ta bėjnė Ministrat Agim Veliu dhe Aziz
Pollozhani.
-
Ministri Veliu ka deklaruar se bashkėpunimi nė lėmin e shkencės
ėshtė me prioritet pėr MASHT, ndėrkaq qė tė dyja palėt kanė vendosur
qė tė zhvillojmė marrėdhėnie tė ndėrsjella dhe bashkėpunim tė
drejtpėrdrejt shkencor dhe arsimor midis institucioneve kėrkimore,
institucioneve tė arsimit, institucioneve dhe asociacioneve
shkencore nėpėrmes lidhjes sė kontratave midis partnerėve pėrkatės.
-
-
"Nė kuadėr tė programit nacional tė
proklamuar nga Presidenti Rugova pėr ngritjen e shkencės nė Kosovė,
ne po vazhdojmė bashkėpunimin me Ministrinė e Arsimit tė Maqedonisė
dhe z. Pollozhani, me tė cilin po nėnshkruajmė protokolon e
marrėveshjes pėr bashkėpunim", deklaroi z. Veliu.
-
MASHT dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencės e Maqedonisė do tė
nxisin shkėmbimin e punėtorėve shkencorė dhe specialistėve pėr
qėndrime studimore, kėrkime shkencore, njohje me hulumtime shkencore
dhe pėr shkėmbim pėrvojave, si dhe pjesėmarrjen nė konferenca,
kongrese dhe forume tė tjera shkencore tė cilat mbahen nė IRJ tė
Maqedonisė dhe nė Kosovė.
-
Programi Ekzekutiv parasheh qė palėt do tė nxisin formimin e
komisioneve tė pėrbashkėta tė ekspertėve nė fusha tė ndryshme
arsimore me interes tė pėrbashkėt.
-
Me rastin e nėnshkrimit tė Programit ekzekutiv pėr bashkėpunim me
MASH tė Republikės sė Maqedonisė do tė zhvillohet takim me Kryetarin
e Parlamentit tė Maqedonisė, Lupēo Jordanovski dhe me Nėnkryetarin e
Qeverisė sė Maqedonisė Musa Xhaferi, ndėrkaq qė do tė mbahet
konferencė pėr media me rastin e nėnshkrimit.
-
-
-
Zyrtarėt thonė se nuk ka shenja tė
gripit tė shpendėve nė vendin tonė
-
-
Prishtinė, 14 shkurt
2006 - Pas evidentimit tė ngordhjes sė disa shpendėve nė
lokacione tė ndryshme tė Kosovės dhe pas daljes nė terren tė
inspektorėve tė Agjencisė sė Veterinės dhe Ushqimit tė Kosovės (AVUK),
ėshtė konstatuar se mė 13 shkurt nė fshatin Mramor tė Prishtinės
ispektorėt kanė gjetur 7 pula tė ngordhura.
-
-
Pasi janė marrė mostrat e tyre pėr t'u
bėrė ekzaminimet pėrkatėse nė laboratorin e Veterinarisė, rezultatet
kanė qenė negative dhe nuk ka shenja tė gripit tė shpendėve. Po
ashtu janė marrė edhe dy raste tė tjera tė pulave tė ngordhura nė
fshatin Gjurgjicė dhe 12 nė fshatin Orllat tė Drenasit, sikundėr
edhe me mostrat e dy pėllumbave tė ngordhur nė afėrsi tė ndėrtesės
sė OSBE sė dhe ėshtė konstatuar se nuk ka shenja gripi. Vetėm gjatė
ditės sė djeshme janė bėrė analizat nė 23 raste dhe asnjėri syresh
nuk ėshtė i dyshimtė.
-
Zėvendėsministri i Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Tomė
Hajdari tha nė njė takim me gazetarė se ekspertėt veterinarė janė
duke e pėrcjellė me vėmendje situatėn nė terren dhe gjendja ėshtė
nėn kontroll. Hajdaraj bėri tė ditur se nė kuadėr tė masave shtesė
pas njoftimeve pėr rastet e reja tė Aviano Influencės nė disa shtete
tė rajonit, Ministria ka marrė masa pėr ndalimin e importeve edhe
nga vendet e tjera anėtare tė BE sė ku ėshtė lajmėruar gripi i
shpendėve. Aktualisht ndalimi i importeve ėshtė bėrė edhe nga
Italia, Bullgaria, Greqia dhe Sllovenia.
-
Ndalimi pėr tė gjitha kategoritė e shpendėve tė gjalla, pėrfshirė
edhe ato ekzotike, ėshtė nė fuq edhe nga e gjithė bota, me qėllim qė
tė parandalohet kjo pandemi. Ndėrkohė nė tė gjithė territorin e
Kosovės ėshtė ndaluar tregtia e shpendėve tė gjalla dhe shitja e
tyre nėpėr tregjet e Kosovės.
-
-
-
Deklaratė e Majkėll O'Rejllit,
koordinator i mbrojtjes sė ish kryeminstrit Haradinaj
-
-
Prishtinė, 14 shkurt
2006 - Sot mbahet konferenca statusore nėn udhėheqjen e
gjykatėsit Brydensholt, nė tė cilėn do tė shqyrtohet progresi i
pėrgatitjeve pėr gjykim.
-
Kjo konferencė nuk ka tė bėjė me ēėshtjen qė gjendet para dhomės sė
apelit, e qė ka tė bėjė me lejimin e aktivitetit politik publik.
-
Vendimi mbi kėtė ēėshtje pritet tė merret nė tė ardhmen e afėrt,
thuhet nė njė deklaratė tė Majkėll O'Rejlli, koordinator i mbrojtjes
sė ish kryeministrit Ramush Haradinaj.
-
-
- Sot
mbahet njė koncert i Agora Latrin Jazz Quartet nga Amerika
-
-
Prishtinė, 14 shkurt
2006 - Sot nė orėn 19:00 nė Sallėn e Kuqe
tė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė mbahe njė koncert nė tė cilin
do tė bėhet njė prezantim kulturor i Zyrės sė SHBA ve nė Prishtinė.
Agora Latrin Jazz Quartet ėshtė njė grup i muziktarėve tė rinj
kreativė dhe shumė tė talentuar qė janė veēanėrisht tė interesuar
pėr shkėmbimet kulturore - si nga aspekti muzikor ashtu edhe mes
njerėzve.
-
- Ata janė
zgjedhur pėrmes njė audicioni nė Qendrėn Linkoln nė Nju Jork pėr tė
pėrfaqėsuar muzikėn bashkėkohore amerikane nė njė turne
ndėrkombėtare tė sponsoruar nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Zėvendėsja e zyrtarit pėr marrėdhėnie me publikun tė Zyrės sė SHBA
ve nė Prishtinė, Uendi Kolls thotė se muziktarėt "inkorporojnė
elementet e xhazit tradicional nė kompozimet e tyre origjinale, si
dhe 'world music', e sidomos ritmet e Brazilit verilindor.
-
- Mbi tė
gjitha, ata dėshirojnė qė tė ndėrlidhen me mėnyrėn se si e pėrjeton
publiku kėnaqėsinė e muzikės, pa marrė parasysh se a e konsiderojnė
ata veten ithtarė tė xhazit tradicional apo jo".
Koncerti ėshtė i hapur dhe hyrja ėshtė falas pėr publikun.
-
-
-
Nė pėrleshjet nė Haiti ėshtė vrarė tė
paktėn njė person
-
-
Port-o-Prins, Haiti, 14 shkurt
2006 - Tė paktėn njė person ėshtė vrarė dhe disa tė tjerė
janė plagosur nė pėrleshjet nė Haiti, qė janė rrjedhojė e tensioneve
lidhur me rezultatetet e zgjedhjeve tė sė martės sė kaluar, njofton
BBCWorld.
-
-
Protestuesit kanė ndezur barrikadat nė
rrugė dhe kanė pushtuar njė hotel. Ata kanė kėrkuar tė shpallet
fitues kandidati tyre presidencial, Rene Preval. Dėshmitarėt kanė
thėnė se trupat paqeruajtėse kanė hapur zjarr nė ajėr.
-
-
-
Dėnohen me vdekje 2 tė rinj australianė
pėr kontrabandim tė 8.2 kg heroinė nė Bali
-
-
Denpasar, Indonezi, 14 shkurt
2006 Njė gjykatė indoneziane u ka shqiptuar sot (e martė)
dy tė rinjve australianė dėnimin me vdekje nėn akuzėn pėr
kontrabandim tė 8.2 kg heroinė nė ujėdhesėn Bali, njofton Rojter.
-
-
Dėnimi i tyre mund tė tendosė
marrėdhėniet me Kanbera. Aktivistėt e grupit indonezian tė
antinarkotikėve kanė brohoritur brenda gjykatores: Urra! Rroftė
gjykatėsit! kur ėshtė lexuar verdikti i gjykatės.
-
-
-
Nė pėrkujtimin e ish-kryeministrit Rafik
Hariri nė Bejrut marrin pjesė 500 mijė libanezė
-
-
Bejrut, 14 shkurt 2006
Njė masė prej pesėqindmijė libanezėsh u mblodhėn sot (e martė) nė
qendėr tė Bejrutit pėr tė pėrkujtuar atentatin e para njė viti
kundėr ish-kryeministrit tė vendit Rafik Hariri, njofton Rojter.
-
-
Hariri dhe 22 persona tė tjerė qenė
vrarė mė 14 shkurt 2005 nė njė atentat me bomba. Pėr zbardhjen e
ēėshtjes po punon njė grup hetuesish ndėrkombėtarė. Nė atentat ishin
pėrzier disa ish-funksionarė tė shėrbimit sekret libanez.
-
-
-
Sadami dhe 7 tė bashkakuzuarit e tij
protestojnė me grevė urie
-
-
Bagdad, 14 shkurt 2006
Ish-diktatori irakian, Sadam Husein, ka deklaruar sot (e martė)
para trupit gjykues nė procesin gjyqėsor ndaj tij nė Bagdad se ai
dhe shtatė tė bashkakuzuarit me tė janė nė grevė urie qė prej tri
ditėsh nė shenjė proteste ndaj trajtimit qė u ėshtė bėrė.
-
-
Tė akuzuarit nuk e pranojnė aktakuzėn qė
ka lidhje me masakrėn e 148 personave nė Duxhail nė vitin 1982. I
pari qė dha dėshmi nė seancė ishte njė ish-oficer i shėrbimeve tė
zbulimit qė dėshmoi pas njė perdeje.
-
-
Pala e akuzės ka thirrur pėr tė dhėnė
dėshmi dhe njė tjetėr zyrtar tė lartė tė shėrbimeve tė zbulimit si
dhe ministrin e kulturės nė kohėn e Sadamit.
-
-
-
Opinione
Paqja
pozitive dhe paqja negative
-
-
Shkruan: Edita Kuēi Ukaj
-
Fillimi i negociatave pėr zgjedhjen e statusit politik tė Kosovės
mbetet kushti i fundit qė rajoni ta pėrmbyll njė fazė tė zhvillimeve
politike dhe jo vetėm politike tė karakterizuara me dhunė, luftėra
dhe gjakderdhje.
-
-
Nė mėnyrė qė pas kėsaj gjendjeje tė
krijohen kondita tė mira tė paqes, mbetet fundamentale qė shoqėritė
e Ballkanit tė zhvillojnė demokracinė dhe paqen pozitive, duke
shmangur ēdo segment tė dhunės nga shoqėria.
-
-
Sidomos nė kėtė rast korrupsionin, i
cili mund tė konceptohet si dhunė implicite, sepse nė mėnyrė tė
tėrthortė lėndon qytetarėt e shumtė. Rajoni po hynė nė njė epokė tė
re, ku duhen angazhime dhe ide demokratike e vlera tė mirėfillta
perėndimore.
-
Pak fjalė pėrdoren dhe keqpėrdoren sa fjala paqe, ndoshta pėr arsye
tė pėrshtatjes nė politikė teknologji, ekonomi, turizėm, arsim,
industri, mendojnė shumė teoricienė qė merren me paqen, etj.
-
-
Paqja mund tė manipulohet dhe tė
keqpėrdoret nė aspekte tė ndryshme politike, shumė gjėra mund tė
servohen "nė emėr tė paqes". Duke u nisur nga abuzimi qė i bėhet
kėsaj fjale, studiuesi i njohur i cili merret me shkencė pėr paqe
dhe konflikte, Johan Galtung, zhvillon disa teori pėr fenomenet e
paqes dhe dhunės. Ai mendon se definimi i paqes nuk ėshtė i thjesht.
Dhe shton se pėr t'u diskutuar ideja e paqes, duhet tė fillohet nga
tri principe tė thjeshta:
-
1. Termi "paqe" duhet tė pėrdoret pėr qėllime sociale sė paku gojore
nga shumica.
2. Kėto qėllime sociale ndoshta janė komplekse dhe tė vėshtira, por
jo tė pamundshme tė arritshme.
3. Duhet tė mbahet valide, qė deklarimi i paqes ėshtė mungesė e
dhunės.
-
-
Paqja pozitive dhe negative
-
Jemi nė kohėn kur dy konceptet e paqes dhe luftės, janė nė epiqendėr
tė politikave ndėrkombėtare, tė mediave dhe debateve nga mė tė
shumtat. Duke u nisur nga ky kontekst, teorinė qė studiojnė shkenca
pėr paqe dhe konflikte, me njė pėrfaqėsues norvegjezin Johan Galtung,
thonė ekzistojnė dy lloje tė paqes:
-
1. Paqja negative. Koncepti nė fjalė pėrdoret nė ato raste kur ėshtė
bėrė njė zgjidhje e konfliktit, por jo deri nė fund, kur mungon
dhuna direkt dhe nuk ėshtė rajoni nė gjendje lufte (rasti i Kosovės,
Bosnjės, Maqedonisė).
-
2. Paqja pozitive ėshtė kur konflikti tėrėsisht ėshtė i zgjedhur dhe
nuk ka as dhunė e as tensione, madje as shans pėr tension.
-
Kosova pas luftės ishte nė gjendje tė paqes negative, ku dhunė
direkt nuk ka ekzistuar dhe gjendje lufte nuk ka pasur. E njėjta gjė
vlen edhe pėr shumė vende nė rajon. Por qė tė formėsohet Paqja
pozitive, nė pėrkim tė plotė me shoqėritė e zhvilluara perėndimore,
lypset njė zhvillim i plotė i demokracisė dhe atė nė gjitha
segmentet.
-
Duke i kontekstualizuar mendimet e Johan Galtungut, nė gjendjen e
pėrgjithshme nė rajonin e Evropės Juglindore, atėherė shohim qartė
se predominon paqja negative, me parashenja tė kultivimit drejtė
paqes pozitive, pėr tė cilėn duhet sforcohet dhe tė zhvillohet
demokracia e mirėfilltė.
-
Dimensionet e dhunės
-
Ekzistojnė shumė lloje tė dhunės, mund tė definohen sė paku gjashtė
dimensione tė rėndėsishme tė dhunės, tė cilat direkt prekin dy
konceptet e lartshenuara. Dhuna ėshtė ajo qė e rrit distancėn mes
potenciales dhe aktuales, qė e ndalon shuarjen e kėsaj distance.
Dhuna ėshtė kėtu e definuar nga arsyeja e diferencės mes potenciales
dhe aktuales, mes ēka kish me qenė, me atė ēka ėshtė tani.
-
Nėse njė person ka vdekur nga tuberkulozi nė shek. XIX, atėherė kur
kishte qenė e pashmangshme tė parandalohet, do tė ishte e natyrshme.
Por nėse njė person vdes nga kjo sėmundje sot, me tėrė medicinėn e
sotme, atėherė dhuna ėshtė prezent nė bazė tė definimit.
-
-
Ose, arsyeja e njerėzve qė vdesin sot
nga tėrmetet nuk analizohen nė terme tė dhunės, por nėse nė tė
ardhmen, do tė mund tu shmangen tėrmetet kėso vdekje mund tė shihen
si rezultat i dhunės. Me fjalė tė tjera, kur potenciali ėshtė mė i
lartė se aktualja, dhe kur nuk ekziston mundėsia e parandalimit,
atėherė nuk ka dhunė, por kur gjenden mekanizmat parandaluese,
atėherė dhuna kemi dhunė prezentė.
-
Mė tutje nė pėrsiatjet e tij pėr kėto dy koncepte dhe derivimet qė
dalin nga to, Galtung i shpjegon dallimet mes llojeve tė dhunės.
-
Dallimi i parė, sipas tij duhet tė fokusohet mes dhunės fizike dhe
psikike. Dhuna fizike ėshtė nė trup p.sh rrahja, dhunimi, tortura
etj, kurse dhuna psikike ėshtė nė shpirt si p.sh. tradhtimet,
gėnjeshtrat, kėrcėnimet etj.
-
Dallimi i dytė, ai e analizon nė kontekstin e afrimit tė influencės
negative dhe pozitive nė shoqėri. Ky dimension ndėrlidhet me
propagandėn e caktuar e cila mund tė ēojė deri te dhuna. Shembuj tė
rasteve tė tilla kemi pėrplot nė shoqėritė ende tė paemancipuara.
-
Dallimi i tretė, sipas tij qėndron nė dimensionet fizike tė
shoqėrisė, siē janė prishjet e ndėrtimeve, shkatėrrimet e gjėrave tė
rėndėsishme kulturore, etj. Nėse ndodhin kėso shkatėrrimesh, sipas
teoricienit nė fjalė, kemi dhunė. Shembull tipik pėr kėtė rast
mbetet marsi i 2004 nė Kosovė, nė tė cilėn u dėmtuan sa e sa objekte
pa asnjė arsye. Kjo flet pėr psikozėn e popullit, qė Galtung e
ndėrlidh me paqen negative.
-
Dallimi i katėrt, sipas tij pėrqendrohet te gjendja sociale. Nė kėtė
rast subjekti pėrjashtohet nga dhuna. Shembull pėr kėtė do tė ishte
vdekja nga uria. Nėse lejon njė shoqėri njė gjė tė kėtillė, atėherė
nė mėnyrė implicite kemi dhunė apo paqe negative. Shmangia e vdekjes
nga uria ėshtė pjesė e paqes pozitive.
-
Dallimi i pestė mbetet nė nivelin teorik. Sipas tij dhuna mund tė
jetė qėllimore dhe joqėllimshme.
Dallimi i gjashtė ėshtė tradicional dhe ndėrlidhet mes dy niveleve
tė dhunės, dhuna prezene dhe ajo qė mund tė vjen.
-
Pastaj kemi edhe dhunė personale dhe strukturale: kur njė burrė e
rrah gruan e vet, kjo ėshtė dhunė personale. Kurse njė miliona burra
i rrahin gratė e veta, kjo ėshtė dhunė strukturale. Kur dicka nė
shoqėri p.sh. dhuna ndaj gruaja bėhet e zakonshme, atėherė shoqėria,
pas njė kohe fillon kėtė dukur ta bėjė pjesė e kulturės e traditė
dhe shoqėrisė, si p.sh. nė vendet e islamike tė Lindjes, nė Pakistan
e Afganistan.
-
-
Galtung thotė se nė njė shtet, rajon apo
popullsi atėherė kur nuk ka pasur paqe tė gjatė me dekada tė tėra,
nuk mund tė ketė stabilitet tė qėndrueshėm, sepse shoqėritė janė tė
ngarkuara dhe ēdo herė mund t'ia nisin tensionet (kjo ėshtė dhunė
strukturale).
-
-
Shembull ilustrativ mund tė jetė kriza
qė pėrshkon vendet e Lindjes sė Mesme, pėr arsye se tėrė rajoni, nė
njėfarė mėnyre, ėshtė i mėsuar me konflikte, dhunė dhe luftėra
(dhuna strukturale, kur dhuna behėt diēka e natyrshme), prandaj
ėshtė tepėr e vėshtir qė tė arrijė paqja e pėrhershme, nė mėnyrė qė
rajoni tė stabilizohet pėrgjithėsisht.
-
Arritja e Paqes
-
Galtung jep rekomandime pėr rajone nė krizė, qė dėshirojnė tė kenė
paqe pozitive (konflikti duhet tė jetė i zgjidhur tėrėsisht, jo
dhunė dhe as tensione, nė asnjė formė shkruan ai). Duhet qė nė rajon
tė mbizotėroj mė sė paku njė apo dy dekada tė tėra paqe e
pėrhershme, kėshtu qė kur tė arrihet kjo, rajoni mund tė formėsoj
njė shoqėri tė pjekur, pra do tė ketė paqe pozitive, me tė gjitha
parakushtet e domosdoshme pėr tė eliminuar tensionet.
-
-
Pra nėse arrihet paqja negative sikundėr
nė Lindjen e Mesme, sė paku 10 20 vjet, atėherė shanset janė shumė
reale qė paqja, jo vetėm si teori, por si praktikė tė bėhet pjesė e
mendėsisė, e mbarė shoqėrisė, me njė qėndrueshmėri delikate.
-
Ēėshtja si e tillė ndėrlidhet natyrshėm me dhunėn, luftėn,
konfliktin. Nėse gjėrat e kėtilla ndodhin shpesh bėhen tė natyrshme,
prandaj edhe nuk e pengojnė aspak shoqėrinė, sepse nuk mendojnė fare
pėr paqe tė qėndrueshme e demokraci stabile, ngase dhuna bėhet pjesė
e sistemit tė mendėsisė, qė nė njė formė apo nė njė tjetėr, e bėjnė
shoqėrinė apo shoqėritė e varura.
-
-
Shoqėritė e Europės Juglindore, nė
tėrėsi me qindra vite nuk kanė qenė nė gjendje tė stabilizojnė njė
paqe pozitive. Ka pasur vazhdimisht konflikte, luftėra ndėretnike,
ndėrfetare e ndėrqytetore. Si rezultat e gjithė kėsaj as nė shek.
XXI nuk kemi ende paqe pozitive, nė tėrėsi nė Ballkan, nė kėtė rajon
ėshtė vėshtir tė arrihet paqja pozitive; duhet sė paku tė kėtė njė
periudhė tė gjatė nė gjendje paqėsore, qė tė garantohet paqja e
qėndrueshme nė rajon.
-
-
Vetėm atėherė do tė sendėrtohet njė
rajon i modelit perėndimor. Ndėrsa shtetet nė paqe, pa konflikte, pa
tensione tė brendshme, tė stabilizuara, janė treguese mė i qartė se
nuk hyjnė nė luftė. Njė gjė e tillė mund tė ndodh vetėm kur ka
pėrmasa globale, siē ėshtė tashmė rreziku nga terrorizmi radikal
islamik.
-
==========
(Autorja ka pėrfunduar studimet pėr shkenca pėr Paqe dhe Konflikte
dhe tash ndjek Marrėdhėniet Ndėrkombėtare nė Malmė tė Suedisė).
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|