|
14
janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (13.02.2006),
Keida Kostreci
Shtetet e Bashkuara shprehėn tė hėnėn angazhimin e tyre ndaj
konsolidimit tė demokracisė dhe paqes nė vendet e Ballkanit
perėndimor dhe vlerėsuan bashkėpunimin me vendet e Kartės sė
Adriatikut. Nė takimin ministror tė zhvilluar nė Departamentin e
Shtetit, ku morrėn pjesė ministrat e jashtėm tė Shqipėrisė, Kroacisė
dhe Maqedonisė Nėnsekretari amerikan i Shtetit pėr Ēėshtjet
Politike, Nicholas Burns, theksoi se Uashingtoni do ti ndihmojė
aktivisht kėto vende pėr integrimin nė strukturat euro-atlantike.
Nėnsekretari Burns foli pėr rėndėsinė qė kanė pėr Shtetet e
Bashkuara marrėdhėniet me vendet e Kartės sė Adriatikut dhe rajonit
nė pėrgjithėsi:
Kėto vende janė shumė tė rėndėsishme pėr Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara kanė njė politikė aktive pėr rajonin e Ballkanit
qė ka si qėllim ti ndihmojė kėto vende, nė mėnyrė qė e ardhmja e
rajonit tė jetė paqja, stabiliteti dhe demokracia
Duke ritheksuar angazhimin pėr integriminin euro-atlantik tė vendeve
tė Kartės sė Adriatikut, zoti Burns vlerėsoi kontributin e tyre nė
Kosovė, Afganistan dhe Irak:
Dua tė falenderoj ministrat pėr kontributin e madh tė tyre pėr
aleancėn, pėr suksesin tonė nė Kosovė dhe nė Afganistan dhe nė
pėrpjekjet aktuale tė NATO-s pėr sukses nė Irak.
Pas
konferencės zoti Burns tha se sfidat kryesore pėr Shqiprėrinė dhe
pėr integrim nė NATO, janė ato me tė cilat janė pėrballur tė gjitha
vendet qė janė anėtarėsuar nė aleancė 10 vitet e fundit:
Suksesi i lirisė politike dhe demokracisė, zgjedhje tė lira dhe tė
ndershme, lufta kundėr korrupsionit dhe aftėsimi i ushtrisė pėr tu
pėrshtatur me standardet e NATO-s. Kėto janė sfida tė vėshtira qė
nuk mund tė kapėrcehen nė njė javė, po ne mendojmė se qeveria ėshtė
serioze nė punėn e saj dhe po bėn tė gjitha pėrpjekjet. Vendet tona
kanė njė miqėsi tė ngushtė dhe shpresojmė qė kėto marrėdhėnie tė
pėrmirėsohen edhe mė tej.
Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Besnik Mustafaj tha se integrimi i
Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian dhe NATO, plotėsojnė njėra tjetrėn.
Procesi i intergrimit nė NATO ėshtė komplementar me procesin e
integrimit nė Bashkimin Evropian dhe duke qenė komplementarė kėto dy
procese integrimi, kanė mobilizuar gjithė energjitė e shoqėrisė pėr
tė luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe pėr tė reformuar
shoqėrinė.
Zoti Mustafaj foli pėr rėndėsinė e opinionit publik nė kėtė drejtim.
Ne tani po
shohim se vėrtet mbėshtetja e opinionit publik ėshtė e domosdoshme
pėr procesin e integrimit, sepse pėr tė qenė realistė lufta kundėr
krimit tė organizuar dhe korrupsionit ėshtė shumė e dobishme pėr
shoqėrinė, por shpesh herė e huton opinionin publik
Ministrat e jashtėm tė Kartės sė Adriatikut patėn njė takim edhe me
Sekretaren e Shtetit Condoleezza Rice.
|